Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar sërish kryetarin e saj, Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ditën e sotme.
Glauk Konjufca, i cili e shpalli nominimin e Kurtit për kryeministër, e ka cilësuar atë si kryeministër më të suksesshëm dhe të më votuarin nga populli në historinë e demokracisë parlamentare.
“Jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e transformimit social dhe demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të republikës, Albin Kurti”, ka thënë Konjufca.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka akuzuar partitë opozitare se duan ta bllokojnë shtetin vetëm për të dobësuar Albin Kurtin.
“Verdikti i popullit në zgjedhjet e shkurtit nuk ishte të ecim vetëm, por të ecim së bashku me partnerin tonë në një koalicion demokratik. U refuzuam. Refuzimi në demokraci nuk është fundi i botës, prandaj ne u përgatitëm që pjesa tjetër e opozitës do ta bënin qeverinë. Ata refuzuan ta bëjnë edhe qeverinë. LVV-në nuk e lanë, vetë nuk deshën ta bëjnë, prandaj qytetarët me të drejtë pyesin se çka duan ata me të vërtetë. Ata duan të bllokojnë gjithçka që më pas bllokimi i shtetit të duket si dobësim i LVV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme dhe antishtetërore. Për këtë qëllim ata kanë treguar se janë në gjendje të shkojnë deri në humnerë. Ta sakrifikosh shtetin që Albin Kurti të dalë keq. Përmes kësaj maskarade po mendojnë se e rrisin mbështetjen në popull”, është shprehur ai.
Tag: konjufca
-

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti i nominuar për kryeministër nga Vetëvendosja
-

Dështon qeveria “Konjufca 1”, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën, ku 56 deputetë vetouan pro, 4 abstenuan dhe 53 votuan kundër. Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votën e deputetëve të opozitës për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa tha se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit.
Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër. Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës, ku nga Dimal Basha u propozua Besnik Bislimi. Konjufca ishte i mandatuari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën. Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e obliguar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes.
Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kujtojmë se zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95 për qind, LDK-ja me 18.27 për qind dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. Që nga shkurti, Kosova është zhytur në një krizë të thellë politike dhe prej 10 muajsh nuk ka arritur dot që të krijojë një qeveri dhe e ka lënë vendin në ‘vend numëro’. Faktori ndërkombëtarë ka bërë thirrje herë pas here për kapërcim të krizës. -

Nuk votohet Konjufca, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër i Kosovës dhe për ta bërë kabinetin qeveritar.
Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Pro Konjufcës votuan 56 ,kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan./vizionplus.tv
-

Nuk ka Qeveri të re në Kosovë! “Rrëzohet” Konjuca, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. I mandatuari për kryeministër i Kosovës, Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Për votuan 56, kundër 53 dhe katër abstenime.
Glauk Konjufca është figura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, që provon të formojë Qeverinë. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Më 26 tetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë. LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Pas dështimit për formimin e Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare. Tashmë mbetet në dorën e presidentes Vjosa Osmani që të shpallë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./ZËRI -

Konjufca dështon në formimin e qeverisë së re të Kosovës, hapet rruga për zgjedhje të reja
Parlamenti i Kosovës nuk ka votuar as në seancën e sotme formimin e qeverisë së re, këtë herë me kryeministër të propozuar Glauk Konjufcën.
Konjufca prezantoi kabinetin e ri qeveritar në rast se do të votohej, por ai nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për krijimin e institucioneve të reja.
Ai arriti të marrë vetëm 56 vota pro, ndërsa deputetët e tjerë, sikurse edhe kishin paralajmëruar më herët, nuk votuan për formimin e qeverisë.
-

Dështon edhe Glauk Konjufca, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Edhe Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër. Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Pro Konjufcës votuan 56, kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan.
-

Kosovë, nis seanca për zgjedhjen e qeverisë së re/ Konjufca prezanton kabinetin: Ta kursejmë vendin nga dy palë zgjedhje
Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund krizës disa mujore ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës.
Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme.
Për miratimin e Qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit.
“Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje për formimin e qeverisë sonë.
Arritjet tona megjithatë nuk janë të vogla ndërkohë gjatë këtij mandati. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti. Të nderuar kolegë jemi në fazën e mandatarit të dytë për krjimin e qeverisë. Me këtë animositet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re vendi ka të sigurt vetëm thellimin e krizës aktuale. Përmes themelimit të kësaj qeverie sot synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë. Synojmë të kursejmë Kosovën nga dy zgjedhje dhe do ishte arrogancë ta conim vendin në zgjedhje.
Patëm zgjedhje në shkurt dhe më pas zgjedhje lokale. Nëse bëjmë zgjedhje të reja edhe në dhejtor, kush na garanton se do i shmangim zgjedhjet në mars. Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye. Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”, u shpreh Konjufca.
-

Nuk ka “Qeveri Konjufca”, Kosova drejt zgjedhjeve të reja/ Dështon seanca e zgjedhjes së Kryeministrit
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit qeverisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.
Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votë për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa ka thënë se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit. Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër.
Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës. “U shkarkua” Dimal Basha e “u ngarkua” Besnik Bislimi.
Konjufca ishte mandatari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën.
Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e detyruar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes.
Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95, LDK-ja me 18.27 dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. -

Votimi i qeverisë në Kosovë, Konjufca prezanton kabinetin. Tregon postin që do të ketë Kurti
Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës. Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme. Për miratimin e qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit.
“Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje për formimin e qeverisë sonë.Arritjet tona nuk janë të vogla ndërkohë gjatë këtij mandati. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti. Të nderuar kolegë jemi në fazën e mandatarit të dytë për krjimin e qeverisë. Me këtë animositet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re vendi ka të sigurt vetëm thellimin e krizës aktuale. Përmes themelimit të kësaj qeverie sot synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë. Synojmë të kursejmë Kosovën nga dy zgjedhje dhe do ishte arrogancë ta conim vendin në zgjedhje.
Patëm zgjedhje në shkurt dhe më pas zgjedhje lokale. Nëse bëjmë zgjedhje të reja edhe në dhejtor, kush na garanton se do i shmangim zgjedhjet në mars. Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye.
Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”.
-

Kosovë/ Konjufca kërkon mbështetjen për formimin e Qeverisë, nesër seanca e jashtëzakonshme në Kuvend
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në orën 14:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, në orën 11:00 do të zhvillohet një seancë tjetër për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.
I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka deklaruar se synon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë një ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Megjithatë, gjasat duken minimale që Lëvizja Vetëvendosje të arrijë të krijojë ekzekutivin në përpjekjen e dytë.
Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
LVV-ja fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar numrat e mjaftueshme në Kuvend për të formuar qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.