Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim të rëndësishëm me banorët e Konispolit, në një atmosferë të mbushur me energji dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare.
Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi lidhjen e tij personale dhe politike me këtë zonë:“Unë këtu vij me zemër, jam çdo vit dhe do të jem çdo vit. Kam 17 vjet që flas publikisht për Konispolin, për fshatrat e tij, për nevojën që kjo zonë të ketë më shumë vëmendje institucionale dhe mediatike.”
Në mesazhin e tij politik, Bido u ndal veçanërisht te rëndësia e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të zonës në Parlament:
“Nëse nuk zgjedhim ashtu siç duhet, ekziston risku të mbetemi pa një deputet të zonës. Vota për partitë e vogla, edhe kur përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, është votë e çuar dëm, sepse sistemi nuk ua jep atyre mundësinë të fitojnë mandat. Dhe për pasojë, Konispoli mbetet pa zë, pa përfaqësim.”
Ai theksoi se njohja e territorit dhe e problematikave të tij është themeli i çdo angazhimi:
“Mund t’i rendis një më një 13 fshatrat e bashkisë së Konispolit, sepse i kam vizituar të gjitha. Mund të flas për rrugën e Janjarit që ka nisur të shtrohet, për potencialin turistik të Ninatit, për sfidat e Markatit, të Shalësit, të Dishatit e të Vërvës, për investimet që duhen në Mursi, Xarrë, Shendelli e Vrinë, për problemet me ujin në Çiflik dhe në Konispol. E di ku është ‘Bregu i Koçit’ dhe çfarë i mungon.”
Në fund, Bido bëri një thirrje të qartë:
“Të trokasim derë më derë në çdo fshat të bashkisë. T’i themi çdo qytetari se për të pasur zgjidhje, duhet më parë të kemi një zë që i njeh këto rrugë dhe këto halle. Dhe ky zë do të jetë aty, vetëm nëse vota nuk shpërdorohet.”
Tag: konispolit
-

Bido në Konispol: Zëri i kësaj zone nuk duhet të mungojë në Parlament
-

Tanush Çaushi: Shtëpitë historike në Konispol drejt rrënimit – VIDEO
Alarm për shtëpitë historike të Konispolit. Nga Ing.Tanush ÇaushiRrugëtimi im drejt Konispolit këtë herë kishte një domethënie të veçantë. I rritur në këtë qytet, mbaja mend me krenari historinë dhe kulturën e tij të pasur.Kur vendosa të rikthehem për një vizitë, nuk e prisja që ky udhëtim do të më sillte kaq shumë mallëngjim dhe pikëllim. Kisha dëgjuar për gjendjen e keqe të shtëpive historike të qytetit, por ajo që pashë me sytë e mi, më la pa fjalë.
Shtëpitë e Takajve, Plakajve dhe shumë familjeve të tjera të mëdha të Konispolit, të cilat përfaqësojnë më shumë se një shekull histori dhe traditë, janë lënë në mëshirë të fatit. Kur kalova pranë tyre, muret e krisura dhe çatitë e rrëzuara flisnin për një neglizhencë dhe harresë që i ka mbuluar. Dikur simbole të krenarisë dhe historisë së qytetit, tani janë në prag të rrënimit.
Një vështrim nga brendaVendosa të hyj brenda një prej këtyre shtëpive – shtëpia e Alush Takës. Kur hapa derën e vjetër, një valë emocionesh më pushtoi. Pjesa perëndimore e saj ishte pothuajse e rrëzuar, ndërsa çatia mezi qëndronte. Çdo hap që hidhja mbi dyshemenë e pluhurosur më kujtonte lavdinë e dikurshme të kësaj shtëpie, zërat dhe hapat e njerëzve që dikur e banonin. Muret e plasaritura mbanin ende shenjat e një kohe të kaluar, të një jete të mbushur me histori dhe krenari. Çdo dhomë kishte diçka për të treguar – një fragment historie, një kujtim të largët.Kujtimet që flenë në mureShtëpia mbante shenjat e një kohe kur Konispoli ishte një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike. Çdo dhomë tregonte një histori, një kujtim të largët të një jete plot dinamizëm dhe rëndësi. Por tani, këto kujtime janë në rrezik të zhduken përgjithmonë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe fondeve të nevojshme për restaurim.Thirrje për veprimËshtë koha që Ministria e Kulturës dhe pushteti lokal të veprojnë për të ruajtur këto pasuri të rëndësishme. Nuk mund të lejojmë që trashëgimia jonë të shkatërrohet dhe të harrohet. Këto shtëpi përfaqësojnë më shumë se thjesht ndërtesa; ato janë simbol i historisë dhe krenarisë sonë. Nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, këto ndërtesa do të vazhdojnë të degradojnë, dhe me to do të humbasë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.Përfundimi i trishtuarKur u largova nga Konispoli, ndjeva një ndjesi të thellë humbjeje. Një pjesë e rëndësishme e historisë sonë është në rrezik të zhduket. Është detyra jonë të luftojmë për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre shtëpive historike, për të siguruar që brezat e ardhshëm të mund të mësojnë dhe të krenohen me trashëgiminë e tyre. Nëse nuk veprojmë tani, nesër mund të jetë tepër vonë. Thërras Ministrinë e Kulturës dhe pushtetin lokal të ndërmarrin masa konkrete për restaurimin dhe ruajtjen e këtyre ndërtesave historike, për të ruajtur identitetin dhe historinë e Konispolit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit përfitojnë nga skema e ABZHR
699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit janë shpallur fitues në skemat mbështetëse të qeverisë për mbarështimin e dhive, dhenëve dhe bletëve.
Mbështetja financiare synon të zhvillojë më tej sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në këto zona me potencial të lartë rural dhe bujqësor.
Sipas të dhënave zyrtare, mbështetja është shpërndarë si më poshtë:103 fermerë nga Saranda
137 fermerë nga Finiqi
203 fermerë nga Delvina
256 fermerë nga KonispoliKy program për mbështetjen e blegtorisë dhe bletarisë pritet të sjellë rritje të ndjeshme në prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke ndihmuar fermerët në sfidat e tyre të përditshme.