Tag: konispolit

  • Zjarri i madh në Markat të Konispolit, banorët largohen me urgjencë nga shtëpitë

    Zjarri i madh në Markat të Konispolit, banorët largohen me urgjencë nga shtëpitë

    Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.

    Banorët janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë në kushte të vështira.
    Zjarri ka nisur ditën e djeshme në fshatin Ninat, por shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, së bashku me banorët, arritën ta neutralizonin pas ndërhyrjes intensive gjatë gjithë natës. Megjithatë, sot vatra është riaktivizuar në zonën e Markatit, duke marrë përmasa të rrezikshme për jetën dhe pronën.
    Aktualisht në terren janë angazhuar zjarrfikësja e Konispolit, e Finiqit dhe ajo e Sarandës, si dhe dy mjete të Forcave të Armatosura. Po ashtu, në ndihmë kanë shkuar efektivë të Policisë së Sarandës, ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në lartësinë e kodrave, dhe shuarja po kryhet me mjete rrethanore.
    Situata mbetet e rënduar. Zjarri po vijon të përhapet për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga banorët dhe për largimin e përkohshëm të të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve nga banesat.

    Top Channel

  • Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

    Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

    Një zjarr i madh masiv është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.

    Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa. Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.

    Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja e Fibiqitm njëherazi edhe dy të ushtrisë.

  • Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat

    Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat

    Një zjarr i madh masiv është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.

    Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa. Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.

    Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja e Fibiqitm njëherazi edhe dy të ushtrisë.

  • Përplasja me Ramën për shkarkimet, kryebashkiaku Dule: Në Konispol s’ka vend për frikë, kush punon s’preket

    Përplasja me Ramën për shkarkimet, kryebashkiaku Dule: Në Konispol s’ka vend për frikë, kush punon s’preket

    Pas debatit që ka patur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Konispolit, Erges Dule, për shkarkimet e drejtorëve e administratorëve, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
    Erges Dule, në një reagim në Facebook, ka sqaruar edhe diskutimin sa i përket largimit të drejtorëve.
    Sipas kryebashkiakut të Konispolit, kjo është një nismë pozitive, por Erges Dule ka theksuar se nuk do të shkarkojë nga detyra asnjë punonjës që ka bërë punë të mirë.
    Në një takim me Kryeministrin disa ditë më parë, kryebashkiaku i Konispolit refuzoi urdhrin e Ramës duke thënë se janë të aftë. Ndërsa Rama iu përgjigj duke i thënë që ta jepte ai dorëheqjen.
    Reagimi i plotë i Erges Dules:
    Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.
    Kjo është një nismë për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bërë ndriçim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj. Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!

  • “Janë të aftë, nuk i heq” – Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna….

    “Janë të aftë, nuk i heq” – Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna….

    Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama.
    Sipas Report TV, për këtë ai ka patur dhe debat me kryeministrin Rama.
    Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”.
    Nga ana tjetër, kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

  • Vazhdon vala e dorëheqjeve, largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë! Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

    Vazhdon vala e dorëheqjeve, largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë! Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

    Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vazhdon pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.
    Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës. Mesohet se kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës.
    Por, një ngërç po krijohet në Bashkinë e Konispolit. Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, dhe për këtë ka patur debat me Kryeministrin Rama.
    Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.
    Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.

  • Tentoi të grabiste një banesë në Markat të Konispolit, plagoset me armë zjarri 44-vjeçari me precedent penal

    Tentoi të grabiste një banesë në Markat të Konispolit, plagoset me armë zjarri 44-vjeçari me precedent penal

    Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 7 korrik, në fshatin Markat të Konispolit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Saimir Haxhi, një emër i njohur për drejtësinë dhe me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se ka tentuar të grabisë një banesë në zonë. Gjatë natës, ai është qëlluar me armë gjahu (çifte), duke mbetur i plagosur në pjesën e pasme të trupit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Fillimisht, i plagosuri është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar më pas në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim të specializuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit

    Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit

    Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit
     
    Një lajm i trishtë ka prekur sot banorët e fshatit Ninat dhe më gjerë: pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Fejzo Hasani, një njeri i dashur dhe i respektuar në komunitet.
     

     
    Fejzo Hasani lindi dhe u rrit në fshatin Ninat të Konispolit. Njeri punëtor, i urtë dhe i dashur me të gjithë. I pranishëm në jetën e përditshme të fshatit, ai ishte shembull i përkushtimit familjar dhe vlerave të forta njerëzore. Kujtimet për të mbeten të gjalla në zemrat e atyre që e njohën nga afër — fqinjët, miqtë dhe bashkëfshatarët.
     
    Vitet e fundit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Fejzo Hasani u detyrua të largohej nga vendlindja për të jetuar pranë fëmijëve të tij në Athinë, ku fatkeqësisht edhe mbylli sytë përgjithmonë.
     
    Ai la pas 3 djem dhe 1 vajzë, të cilët, me dhembje, do ta përcjellin për në banesën e fundit, duke përmbushur amanetin e tij për t’u prehur në tokën e shenjtë të fshatit Ninat, atje ku prehen rrënjët e jetës dhe kujtimeve të tij.
     
    Prehu në paqe, Fejzo. Kujtimi yt do të mbetet i gjallë në zemrat tona.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Bashkë me të atin tentoi të vriste 58 vjeçarin, kapet teksa priste autobusin e Konispolit

    Bashkë me të atin tentoi të vriste 58 vjeçarin, kapet teksa priste autobusin e Konispolit

    Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.
    Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
    Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.
    Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, njoftoi policia.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shtuan të njajtat burime.

  • Tentoi të vr!ste fqinjin me sëpatë, kapet kur do hipte në autobusin e Konispolit

    Tentoi të vr!ste fqinjin me sëpatë, kapet kur do hipte në autobusin e Konispolit

    Është arrestuar edhe autori tjetër i tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 40 vjeçari, i cili në bashkëpunim me të atin tentuan të vrisnin me sëpatë një 58 vjeçar, u kap në momentin që po hipte në autobusin e Konispolit. Kështu ka dështuar përpjekja e tij për t’u arratisur në shtetin grek.
     
    “Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
     
    Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.
     
    Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” – njofton Policia për rastin, që dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb