Tag: konispolit

  • “Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

    “Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

    Konispoli, porta jugore e Shqipërisë dhe djepi i agrumeve shqiptare, do të shndërrohet më 6 dhjetor 2025 në një skenë të madhe festive, ku aroma e mandarinave, ngjyrat e panairit dhe ritmi i kulturës lokale do të krijojnë një atmosferë unike mes traditës dhe turizmit.
     
    “Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol, i kthyer tashmë në një nga aktivitetet më karakteristike të rajonit, organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Konispol dhe Butrint Management Foundation, duke synuar promovimin e agrumeve, artizanatit, gastronomisë dhe trashëgimisë kulturore të zonës.
     
    Ky festival pritet të jetë një magnet për vizitorë nga gjithë jugu i Shqipërisë, Saranda, Finiqi, Konispoli, Delvina, por edhe nga Greqia e afërt, duke e forcuar rolin e Konispolit si destinacion turistik dhe kulturor.
     
    Axhenda Zyrtare e Festivalit të Mandarinës 2025 – “Agrume dhe Diell”
     
    🕚 11:00 – Hapja e Festës
     
    Vendndodhja: Plantacioni i Agrumeve
     
    Pritja e të ftuarve dhe fjalë përshëndetëse nga përfaqësues institucionalë.
    Atmosferë festive mes aromës së agrumeve dhe dekorit tradicional.

    Në skenën pranë panairit:
     
    Recitime dhe performanca artistike nga fëmijët e zonës, një prezantim i brezit të ri që ruan dhe përcjell identitetin kulturor të Konispolit.

    🕛 12:00 – Vjelja e Përbashkët e Mandarinave
     
    Një aktivitet simbolik dhe i dashur për pjesëmarrësit, që u jep mundësinë të prekin nga afër punën, traditën dhe historinë e bujqve konispolatë.

    🕒 13:00 – Konkursi i Vjelësve
     
    Vendndodhja: Zona e Panairit

    Peshimi i agrumeve të mbledhura.
    Shpallja e vjelësit më të mirë dhe ndarja e një çmimi simbolik që nderon mjeshtërinë dhe pasionin e punës në plantacione.

    🕞 13:30 – “Shije nga Zonjat e Konispolit”
     
    Një nga momentet më të shumëpritura, ku tradita e kuzhinës vendase vjen në pah përmes:

    Degustimeve të gatimeve tipike të Konispolit.
    Panairit me produkte artizanale dhe përpunime të agrumeve.
    Koncert me këngë dhe valle tradicionale, duke krijuar atmosferën e një feste të vërtetë popullore.

    Pranë plantacionit të agrumeve:

    Performancë nga Grupi i Valleve të Konispolit.
    Koncert i këngëtarit Gëzim Kaso me orkestër.

    Vizitë në Kishën e Mursisë

    Eksplorim i trashëgimisë historike, arkitekturës dhe rrëfimit kulturor të zonës.

    🕓 14:00 – Lëvizja drejt Kalasë Trekëndore
     
    Një udhëtim drejt monumentit emblemë të Konispolit, prej ku hapen pamje impresionuese të gjirit, fshatrave dhe plantacioneve të agrumeve të shtrira si një tapet i artë mesdhetar.

    🕟 14:30 – Tavolina e Dialogut & Drekë Tematike “Agrume dhe Diell”
     
    Vendndodhja: Kalaja Trekëndore

    Panair me produkte vendore dhe artizanale.
    Diskutim mbi sfidat dhe potencialet e bujqësisë, turizmit dhe bashkëpunimit ndërsektorial.Dreka tematike:

    Shefi i njohur Genti Skendaj përgatit një menu të veçantë, të qëndrueshme dhe të frymëzuar nga produktet e territorit — një përzierje mjeshtërore mes shijes tradicionale dhe kreativitetit modern.

    🕕 16:00 – Mbyllja e Eventit
     
    Një përmbyllje festive me interpretim artistik dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe vizitorët.

    Një Festë që Lartëson Identitetin dhe Shijen e Konispolit
     
    “Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” nuk është vetëm një aktivitet kulturor, por një pasqyrë e shpirtit të Konispolit: punës, traditës, shijes së agrumeve, mikpritjes së ngrohtë dhe harmonisë së natyrës me njerëzit.
    Ky event synon të:

    Nxisë turizmin gjithëvjetor në zonë.
    Promovojë prodhimet tipike dhe ekonominë lokale.
    Forcojë identitetin kulturor dhe historik të Konispolit.
    Krijojë ura bashkëpunimi mes institucioneve, biznesit dhe komunitetit.

    Me panoramat e tij të mrekullueshme, gastronominë e pasur dhe traditën shekullore të agrumeve, Konispoli është gati të mirëpresë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar një eksperiencë që nuk harrohet lehtë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     
  • “Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit  nga përmbytjet do dëmshpërblehen

    “Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit nga përmbytjet do dëmshpërblehen

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido është shprehur se lajmet që flasin për mandarinat e prodhuara në Konispol si të konaminuara nga pesticide, nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm i organizuar mediatik. Bido thotë se ky sulm është i orkestruar nga ata grosistë të cilët kanë për qëllim futjen në Shqipëri të mandarinave të importuara nga jashtë. 
    Bido foli gjithashtu dhe për përmbytjet duke thënë se çdo shtëpi e dëmtuar dhe çdo familje do të dëmshpërblehet edhe për bagëtitë e ngordhura. 
    “Dua ta nis nga një sulm i padrejtë tregtar për mandarinat veçanërisht për mandarinat e Konispolit. Një sulm i orkestruar mediatikisht, një sulm që ka prodhuar që ne të kemi mandarina më shumë sesa 100 lekë në tregje ndërkohë që fermerëve u kërkohet që t’i sheshin me më pak se 40 lekë. Një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara dhe organizojnë sulme mediatike me gjasë që këto mandarina kanë dalë me pesticide. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide. Duhet të veprojmë përmes organeve shtetërore dhe veçanërisht duke deklaruar të vërtetën  madhe që ky është një sulm që i bëhet këtyre fermerëve. Ka ardhur çasti që për të gjitha produktet që janë të subvencionuara nga vendet e tjera më vlera shumë herë më të mëdha me subvencionimet që vijnë tek ne, ne të vendosim traun në doganë në mënyrë që të mund të shitet produkti vendas në këtë kohë. 
    Do të dëmshpërblehen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, të gjithë krerët e ngordhura si dhe bletaria e zonës. Është e nevojshme të kemi më shumë vëmendjen në këtë drejtim për ullinjtë dhe bizneset e dëmtuara. Këtë herë opozita bojkotoi dhe flamurin. Në ditën e flamurit nuk kishte asnjë nga opozita që të merrnin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Ka shumë gjëra që mund të bojkotojmë por është kulmi i anormalitetit që të bojkotohet flamuri shqiptar”, tha Bido. 
     
  • “Braktisje nga qeveria”/ Berisha ndan videon: Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti

    “Braktisje nga qeveria”/ Berisha ndan videon: Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti

    Fermerët e Konispolit po përballen me dëme të mëdha pas motit të keq që ka goditur vendin, ndërsa ndihen të braktisur nga institucionet shtetërore. Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfaq plantacionet e mandarinave të përmbytura, ku pemëtaria duket nën ujë në gjendje katastrofale.
    Postimi i tij shoqërohet me dixhiturën: “Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti, të braktisur nga qeveria.”

  • Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO

    Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO

    Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria
     
    Në Konispol, aty ku çdo vjeshtë aroma e mandarinave mbush ajrin, këtë vit mbretëron heshtja. Degët janë të mbushura plot, por tregu është bosh. Pas një lajmi të përhapur në disa portale, që akuzonte produktin për mbetje pesticide, fermerët janë gjendur përballë një krize të paprecedentë.
     
    ARJOL SHERO – FERMER DHE GRUMBULLUES
     
    “Unë, për shembull, kam pesë vjet që nuk grumbulloj pa analiza. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me marketet Lidl në Europë. Ata vijnë, marrin mostrat në çdo parcelë, në çdo fermer, bëjnë analizën dhe në bazë të analizës bëjnë tërheqjen e produktit. Deri sot unë kam bërë mbi 100 analiza për sivjet dhe të gjitha janë të përkryera.Në analiza del tek-tuk ndonjë karencë e lartë, por jo pesticide të ndaluara. Janë preparate të lejuara, por që ndonjëherë nuk janë në afatin kohor të vjeljes. Ne, në bashkëpunim me fermerët, vendosim datën e saktë për vjelje.Atëherë nga lindi ky sulm ndaj nesh? Nga mediat. Doli një lajm që manderina e Konispolit ishte me pesticide. Po mirë, në cilin treg u kap ajo manderinë? Ku u ble? Ku është marrë mostra? Duhet gjendur gjurmëshmëria përmes AKU-së. Ne kemi dokumente, jo fjalë.”
     
    Fermerët thonë se lajmet e pabazuara kanë shkaktuar panik te tregtarët dhe kanë ngrirë eksportet. Ndërkohë që analizat laboratorike, sipas tyre, dëshmojnë të kundërtën.
     
    LULZIM ZEJNO – FERMER, KONISPOL
     
    “Kam të gjitha analizat e bëra në laborator të çertifikuar në Itali. Problemi është se nuk kemi treg. Për momentin tregu është zero.Pse? Për propagandën që është bërë se manderina e Konispolit është me pesticide. Urdhëroni analizat – të gjitha në rregull. Laboratori është italian, parametrat perfektë.Manderina jonë është super për vendin, për Kosovën, për Evropën. Prodhimi im është 50 deri 60 tonë, por s’kam shitur asnjë kokërr. Parcela është emergjente, frutat janë gati për t’u hequr nga dega sepse po tejpjekin.Ajo manderinë që hanë fëmijët e mi, atë manderinë do hanë edhe njerëzit në Shqipëri e në Evropë. Por nëse çmimi bie nën 500 lekë, ne jemi nën kosto. Punojmë kot. Presim nga Zoti, sepse për momentin jemi të bllokuar.”
     
    Mungesa e tregut dhe pasiguria kanë futur në ankth qindra familje që jetojnë vetëm nga agrumet. Frutat, ndonëse të cilësisë së lartë, po kalben në degë, ndërsa në depot e grumbullimit askush nuk vjen të blejë.
     
    ANDREA PELLA – PËRFAQËSUES I LABORATORIT
     
    “Kemi bërë analiza në 200 fermerë deri tani dhe të gjitha kanë dalë të pastra. Pa asnjë problem. Nuk ka asnjë rast me pesticide të ndaluara. Produkti është i sigurt për konsum.”
     
    Ndërkohë që laboratorët flasin për standarde të larta dhe cilësi të padiskutueshme, përfaqësuesit e pushtetit vendor paralajmërojnë se dëmi i krijuar nga paniku mediatik mund të jetë afatgjatë.
     
    ERGEST DULE – KRYETAR I BASHKISË KONISPOL
     
    “Situata e tregtimit të agrumeve nuk është e favorshme. Qarkulloi një lajm për mbetje pesticide dhe për kthim nga eksporti, por kjo nuk është e vërtetë. Unë vetë e kam verifikuar në sistemin e raportimit të BE-së dhe nga 1 deri në 30 tetor asnjë ngarkesë nga Shqipëria nuk është kthyer.Fermerët tanë kanë bërë analiza për çdo parcelë, diçka që s’është bërë kurrë më parë. Kjo tregon përkushtim dhe përgjegjësi. Por një lajm i pabazuar mund të dëmtojë një ekonomi të tërë bujqësore.Kjo mund të jetë edhe një lojë e grumbulluesve për të ulur çmimet. Ndaj bëj thirrje që të kontrollohen farmacitë bujqësore dhe importet e preparateve, jo të rëndohen fermerët me analiza që kushtojnë deri në 200 euro. Ata prodhojnë, paguajnë, dhe në fund mbeten pa treg.”
     
    Në Konispol, mandarina është simbol i jetesës. Por këtë vjeshtë, ky simbol po rrezikon të kthehet në falimentim për fermerët. Në degë qëndrojnë frutat e pjekura, si dëshmi e një pune të ndershme dhe e një sistemi që ende nuk ka mësuar si të mbrojë prodhuesin e vet. Në Konispol janë rreth 1 milion pemë mandarina dhe prodhimi i këtij viti arrin rreth 60 mijë tonë, me një vlerë që shkon deri në 30 milionë euro.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës.

    Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari. Pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty. Aty edhe ka lindur Osman Taka. Një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

    Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën. Thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte “xhumanë”, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy gra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë, e me fytyrë të mbuluar sipas traditës. Këto dy gra ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë.

    I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah.

    Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

    Për këtë turp Osmani do të merrte hak.

    Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi. Komandanti me gjithë ushtarët, do të ruheshin me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit, do të vriten.

    U tha dhe u bë. u ruajt radha. Trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

    Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani, për t’i çuar porosi komandantit në Janinë.

    Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë gruan konispolite. Çoji selam nga Osman Taka i Konispolit!

    Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

    Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë. Vazhdoi kështu deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

    Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki. I dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës, që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.Ushtarët e pritën: – Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. – Unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!– Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. – Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!

    Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë.

    Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”.

    Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin. U folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

    Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës. Pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

    Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme.

    Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit, për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

    “Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë. Burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë. Ajo tha: Po ky është rrap. Nuk kam parë burrë si ky. I hjeshëm, trim, elegant. Nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist. Ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

    Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut:

    “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari.

    Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.

    * Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    VALLET SHQIPTARE, PJESË E RËNDËSISHME E TRADITËS DHE KULTURËS SONË

  • Historia e dhimbshme e Osman Takës…

    Historia e dhimbshme e Osman Takës…

  • Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vrasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës

    Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vrasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës

    Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.

    Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

    Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë për t’i parë fytyrën.

    Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe morrë vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku dhe katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ta u la i gjallë për t’i çuar porosi kryekomandantit në Janinë.

    Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri.- Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar si Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët. Trupat turke u versulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos dhe një luftëtar i Osman Takës, atë tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.

    Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen Xhemilen ndërsa kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Beu, i cili si pjesë obligative kishte të pyeste të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë. – Osman Taka kërkoi diçka të çuditshme. Kërkoi një sofër dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që e quanin “Vallja e Burrave të Konispolit”. Ai tha se kërkon orkestrën e Braho Salametit.

    Kërkesa iu plotësua dhe magjia filloi. Osmani si një vallëtarë elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente bukur, fascinoi të pranishmit sa që gruaja e Hasan Beut, Xhemilja tha që nuk kishte parë të tillë div, artist, i cili ishte i lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe të tjerët. Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit beut duke i thënë se është mëkat të varet ky njeri me këta burra.

    Ajo u zotua se do të ndryshojë fermanin në Portën e Lartë për t’i falur ata dhe u ngjit në podiumin e varjes ku kërkoi vallen të luhej përsëri, e që Osmani do e kërcente edhe më me krenari dhe me virtuozitet. Vallen e Burrave të Konispolit, një valle që fisnikroi krenarinë e moralit dhe që i shpëtoi jetën një njeriu, valle kjo që emrin tani mban Vallja e Osman Takës.

  • Trashëgimia e Konispolit, shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vendim të qeverisë

    Trashëgimia e Konispolit, shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vendim të qeverisë

    Trashëgimia e Konispolit, shpallet ansambël arkitektonik urban me vendim të qeverisë

    Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me një vendim të veçantë të qeverisë, duke marrë një status që përtej vlerësimit krijon edhe mundësinë për mbrojtjen dhe restaurimin e banesave karakteristike që po shkojnë drejt rrënimit.
    Qyteti që ruan një trashëgimi të pasur urbane dhe kulturore, shquhet për ndërtesat dykatëshe, të ndërtuara në gur e të skalitur me mjeshtëri, rrugicat me kalldrëm, oborret me funksion mbrojtës dhe organizimin e lagjeve me emra fisesh të hershëm. Të gjitha këto i japin Konispolit fizionominë e një qyteze të vjetër tregtare me jetë të zhvilluar qytetare.
    Sipas arkeologut dhe studiuesit Halil Shabani, statusi i ri është një mundësi për të mos lejuar që kjo trashëgimi të humbasë.
    “Besoj se e gjithë kjo është vendosur mbi një trashëgimi shumë të hershme. Konispoli daton që nga periudha e paleolitit të vonë me shpellën e Kreshmoit, pasuar nga Çuka e Aetoit në antikitetin iliro-epirot, në antikitetin e vonë me vendbanimin e Bregut të Sterrës ose Haurëzi, dhe në mesjetë banorët u ngjitën në shtatë kodrat ku është sot Konispoli. Mendoj se ne duhet të merremi të paktën me këto që i kemi në gjendje për restaurim, me arkitekturën e banesave. Kemi 7 banesa me status të veçantë të trashëgimisë kulturore dhe pothuajse janë gati më rrënim e sipër të gjitha, përveç shtëpisë më në gjendje të Shqfqet Haxhiut.”, shprehet Halil Shabani, arkeolog studiues.
    Ndër banesat më të rëndësishme të qytetit, veçohen ato të familjes Taka, përshirë edhe banesën e valltarit legjendar të Çamërisë, Osman Taka, një figurë ikonike e traditës çame. Edhe kjo shtëpi, si shumë të tjera, ka nevojë për ndërhyrje restauruese.
    Shkëlqim Shero, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të Konispolit, thekson se mungesa e promovimit e ka lënë Konispolin jashtë hartës turistike deri tani.
    “Nuk është bërë asnjë lloj promovimi dhe ka turistë shumë të rrallë që shkëputen nga Ksamili kur koha është e papërshtatshme për plazh. Vijnë edhe vizitorë të rrallë që i tërheq vendi lir, kalojnë nga Greqia për në Shqipëri. Këtu kemi resurse kulturore, qytetare e arkeologjike, përfshi shpellën e Kreshmoit, një vendbanim 26 mijëvjeçar i dëshmuar tashmë nga arkeologët shqiptarë e amerikanë.”, shprehet Shrro.
    Situata është po aq shqetësuese edhe jashtë Konispolit. Në fshatrat e zonës së Çamërisë si Markat dhe Ninat, ndodhen 36 banesa të tjera të shpallura monumente kulture, përfshirë Kullën e Janit, banesat e Xhevat Resulit, Zeqo Mustafajt, Sino Shabanit dhe Veledin Hamitit të gjitha në prag të rrënimit. Ndërtesat, të njohura për strukturën me harqe guri, hajate të hapura, kalldrëme dhe objekte mbrojtëse të nëndheshme, janë të pabanuara dhe të pambrojtura.
    Statusi i Ansamblit Arkitektonik Urban sipas specialistëve i jep Konispolit njohje zyrtare si zonë me vlera të veçanta historike dhe kulturore, duke mundësuar edhe mbrojtje ligjore më të fortë, restaurim dhe rivitalizim me fonde publike apo në bashkëfinancim me pronarët si dhe promovim si destinacion turistik.

    Top Channel

  • Vijon zjarri në fshatin Markat të Konispolit, terreni i thepisur vështirëson punën për shuarjen e flakëve

    Vijon zjarri në fshatin Markat të Konispolit, terreni i thepisur vështirëson punën për shuarjen e flakëve

    Zjarret në jug të vendit vijojnë të mbeten shqetësim pavarësisht vënies nën kontroll të vatrave që kërcënonin fshatra.

    Aktualisht, dy vatra aktive janë raportuar pranë fshatit Markat, bashkia Konispol, konkretisht në vendet e quajtura Pllakoti dhe Kokotraf. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri po djeg sipërfaqe me pemë frutore dhe ullinj, ndërsa forcat zjarrfikëse të Konispolit dhe banorët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
    Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit për mjete të rënda, shuarja po kryhet me mjete manuale, duke përdorur pompa uji të mbajtura me krah.

    Top Channel

  • Zjarri në Markat të Konispolit, bluzat e bardha të Batalionit të Mbështetjes pranë qytetarëve në terren

    Zjarri në Markat të Konispolit, bluzat e bardha të Batalionit të Mbështetjes pranë qytetarëve në terren

    Mjekë dhe infermierë ushtarakë të Batalionit të Mbështetjes ishin dje në terren për t’u gjendur pranë qytetarëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore në Konispol për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Markatës.

    Ministria e Mbrojtjes shprehet se ‘përkushtimi i tyre është një shembull i mbështetjes gjithëpërfshirëse që Forcat e Armatosura ofrojnë në situata emergjente.’
    Zjarri në këtë zonë shkaktoi djegien e një banese duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.
    Në terren u angazhuan zjarrfikësja e Konispolit, e Finiqit dhe ajo e Sarandës, si dhe dy mjete të Forcave të Armatosura. Po ashtu, në ndihmë kanë shkuar efektivë të Policisë së Sarandës, ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në lartësinë e kodrave, dhe shuarja po kryhet me mjete rrethanore.
     
    Top Channel