Tag: konispoli

  • Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

    Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

    Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet më të mëdha të verës
     
    Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në jug të vendit, ku më të goditurat rezultojnë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Konispol. Të dhënat zyrtare zbulojnë një bilanc dramatik, me dëme të mëdha në banesa, ullishte, pyje dhe blegtori.
     
    Në Delvinë, janë regjistruar 16 banesa të djegura, një kishë dhe 5 automjete të përpirë nga flakët. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe kanë shkatërruar plot 69,965 rrënjë ullinj. Humbjet nuk kanë munguar as në blegtori, me 30 dele, 3 mushka, 45 hektarë pyje dhe 622 kosherë bletësh të zhdukur nga zjarri.
     
    Në Finiq, dëmet janë po aq të mëdha: janë shkatërruar 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish, ndërsa flakët kanë dëmtuar 35 mijë rrënjë ullinj, 4 mijë vreshta dhe drurë frutorë, si dhe kanë shkaktuar humbjen e 9 gjedheve dhe 330 kosherëve të bletëve.
     
    Edhe Konispoli nuk ka shpëtuar. Flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre dhe 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj, 100 drurë frutorë, si dhe duke shkaktuar humbjen e 10 deleve dhe 10 kosharëve bletësh.
     
    Aktualisht ka përfunduar vetëm procesi i evidentimit të dëmeve, ndërsa data e fillimit të dëmshpërblimeve për familjet e prekura ende nuk është caktuar.
     
    Megjithëse kryeministri ka premtuar dëmshpërblim për çdo humbje, mbetet e paqartë nëse ky premtim do të zbatohet plotësisht apo do të ndiqet VKM-ja e vitit 2012, e cila parashikon kompensim vetëm për banesat dhe pajisjet elektro-shtëpiake.
     
    Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër çdo zhvillim mbi procesin e dëmshpërblimeve në zonat e prekura nga zjarret.
     
    Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Presidenti Begaj viziton Vermoshin: Shqipëria, befasuese nga Konispoli në Vermosh

    Presidenti Begaj viziton Vermoshin: Shqipëria, befasuese nga Konispoli në Vermosh

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vizituar zonën turistike të Vermoshit, në qarkun e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet “befasuese nga Konispoli deri në Vermosh”.
    “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, shkroi Begaj.

    Vitet e fundit, Vermoshi është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara turistike, jo vetëm për klimën e freskët malore, por edhe për adhuruesit e alpinizmit. Investimet në rikualifikimin urban, rindërtimin e rrugëve dhe ndërtimin e Qendrës së Turizmit kanë transformuar tërësisht qendrën e fshatit.
    Shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, janë kthyer në bujtina mikpritëse, duke i dhënë zonës pamjen e bujtinave alpine zvicerane. Vendosur në një luginë akullnajore, në 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi mbetet fshati më i madh dhe një prej perlave të Alpeve Shqiptare.

  • Vendimi/ Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban

    Vendimi/ Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban

    Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një njoftimi publik vuri në pah rëndësinë e këtij vendimi.
    Konispoli, i njohur për arkitekturën karakteristike me gurë të punuar, rrugicat me kalldrëm, lagjet me emra fisesh dhe banesat tradicionale që datojnë në shekujt XIX dhe XX, tashmë hyn zyrtarisht në hartën e zonave të mbrojtura si pasuri e trashëgimisë kombëtare.
    “Në këtë qytet të vogël, por me identitet të fortë urban dhe kulturor, gjenden gjurmë të pazarit të dikurshëm dhe vendbanime antike në Qafën e Ktismave. Konispoli ka qenë një vatër e rëndësishme rezistence dhe kulture kombëtare. Ky status i ri do të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e qytetit përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja.
    Shpallja e Konispolit si ansambël arkitektonik është realizuar falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe bazohet në Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Kjo nismë synon të garantojë ruajtjen afatgjatë të pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta kulturore e historike.
    Ky vendim pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe investime në Konispol, duke e kthyer atë në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë thesaret e trashëgimisë shqiptare.

  • Konispoli shpallet ansambël historik, vendimi i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre

    Konispoli shpallet ansambël historik, vendimi i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre

    Nga Julia Vrapi
    Vendimi për shpalljen ansambël historik i hap rrugën mbrojtjes dhe restaurimit të Konispolit, që përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të vendit. Konispoli me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur ansambël arkitektonik urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Lajmin e bëri të ditur Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. “Konispoli shpallet ansambël historik! Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si ansambël arkitektonik urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.
    Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë. Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë”, shprehet ministri Gonxhja. Ministri i MKEI-t shton më tej se ky vendim vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta.
    Inspektimi për evidentimin e vlerave 
    Vendimi për shpalljen e qytetit të Konispolit si ansambël arkitektonik urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore u bë me dije një ditë më parë, por në muajin qershor specialistët e IKTK-së bënë një inspektim për evidentimin e vlerave kulturore.  Fokusi i kësaj vizite ishte: zhvillimi urban, objektet përfaqësuese të arkitekturës vernakolare, si dhe teknikat tradicionale ndërtimore të ruajtura ndër vite. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehej se materialet e grumbulluara shërbenin për studime të mëtejshme me synim propozimin e deklarimit të interesit kulturor të qytetit të Konispolit. Konispoli njihet gjithashtu për një trashëgimi kulturore të pasur siç është qyteti antik i Çukës së Ajtoit ose trashëgimia e shumë objekteve arkeologjike dhe monumenteve historike.
    Inspektimi i specialistëve të IKTK-së në Konispol për evidentimin e vlerave kulturore vjen në vijim dhe të atyre më parë, që janë bërë në objekte monument kulture dhe qendra historike. IKTK u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është institucion kombëtar i specializuar shkencor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
     
  • Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Historik – një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore
     
    Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një njoftimi publik vuri në pah rëndësinë e këtij vendimi. 
     
    Konispoli, i njohur për arkitekturën karakteristike me gurë të punuar, rrugicat me kalldrëm, lagjet me emra fisesh dhe banesat tradicionale që datojnë në shekujt XIX dhe XX, tashmë hyn zyrtarisht në hartën e zonave të mbrojtura si pasuri e trashëgimisë kombëtare.
     
    “Në këtë qytet të vogël, por me identitet të fortë urban dhe kulturor, gjenden gjurmë të pazarit të dikurshëm dhe vendbanime antike në Qafën e Ktismave. Konispoli ka qenë një vatër e rëndësishme rezistence dhe kulture kombëtare. Ky status i ri do të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e qytetit përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja.
     
    Shpallja e Konispolit si ansambël arkitektonik është realizuar falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe bazohet në Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Kjo nismë synon të garantojë ruajtjen afatgjatë të pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta kulturore e historike.
     
    Ky vendim pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe investime në Konispol, duke e kthyer atë në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë thesaret e trashëgimisë shqiptare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture

    Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

    Lajmin e ka bërë të ditur Blendi Gonxhja, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit

    Postimi i plotë:
    Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

    Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë.
    Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë.
    Ky vendim vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta.

  • Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, ministri Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture

    Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, ministri Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit.
    Postimi i plotë

    Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

    Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë.
    Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë.
    Ky vendim vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta.

  • Konispoli shpallet Ansambël Historik, miratohet plani për mbrojtjen e zonës

    Konispoli shpallet Ansambël Historik, miratohet plani për mbrojtjen e zonës

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit, Ansambël Arkitektonik Urban.

    Ky vendim u mor pasi Konispoli është qytet me vlera të veçanta historike dhe kulturore, e në këtë mënyrë i hapet rrugë mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

    “Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë. Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë. Ky vendim vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta”, njofton Gonxhja.

  • Gonxhja: Konispoli shpallet Ansambël Historik

    Gonxhja: Konispoli shpallet Ansambël Historik

    Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

    “Ky vendim i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë”, shkroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një publikim në rrjetet sociale.

    Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë. Banesat e tij tradicionale, datojnë në shek. XIX-XX. Në të ka gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri dhe lagje me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave.

    “Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë”, u shpreh ministri Gonxhja, sipas të cilit, vendimi i sotëm vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta./atsh/KultPlus.com

  • Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore