“Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Shfaqja teatrore “Zullulandi” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë në mbrëmjet e datave 30 dhe 31 tetor, si dhe 1 dhe 2 nëntor. Regjia dhe dramatizimi Endri Çela dhe në role në shfaqjen teatrore janë aktorët: Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.
Shfaqja vjen në skenë nga regjisori Endri Çela, i cili më parë ka treguar se qasja e tij me gjithë veprën e Faik Konicës ka qenë e hershme. Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian. Shfaqja “Zullulandia” mbështetur mbi motivet e Faik Konicës që rikthehet në skenën teatrore është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, që u shfaq premierë në maj këtë vit.
Tag: konicës
-

Shfaqja “Zullulandia” punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm
-

Sherri me grushta mes Luigj Gurakuqit dhe Faik Konicës
Faik Konica dhe Luigj Gurakuqi kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në revistën “Albania”. Por pas shpalljes së Pavarësisë, rrugët e tyre u ndanë. Madje, sikurse tregon Sej Vllamasi në kujtimet e tij, mes tyre ka pasur edhe një sherr fizik ku u zunë me grushta në Durrës.Në vitin 1922, ky sherr do të rikthehej në vëmendje në diskutimet që bëheshin në parlamentin shqiptar. Temë u bë kur diskutohej për caktimin e një deputeti të Vatrës së SHBA-së në parlamentin shqiptar.
Vatra në atë kohë drejtohej nga Konica. Si rrjedhojë, deputetët gjatë diskutimeve nuk mungojnë t’i bëjnë “gjyqin” Konicës. U fol për disa kritika që ai kishte bërë ndaj shqiptarëve në shtypin e huaj.Në këto diskutime, evidentohet edhe elementi i sherrit që kishte bërë me Luigj Gurakuqin. Ky i fundit, merr fjalën dhe del në mbrojtje të Konicës. Evidentoi rolin e tij në çështjen shqiptare.
“Po zotnij! Jemi zanë e mund të zihemi prapë. Por gjithmonë ball për ball e jo me sharje prapa kurrizit. Zihja personale nuk do më shtrëngojë kurrë të harroj shërbimet e tija”, u shpreh Luigj Gurakuqi duke i dhënë fund këtij debati.
ObserverKult
Lexo edhe:
FAIK KONICA: MALLI I ATDHEUT
Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj. Të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.
Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon. S`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën. E, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur. I shenjtë mall e dashuri e shenjtë. Kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshë jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…
ObserverKult
-

“Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm në Teatrin Eksperimental
“Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela shfaqja teatrore “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. “Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa.
Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian. Shfaqja vjen në skenë me aktorët Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.
Shfaqja teatrore do të jetë në skenë në datat 18, 20 dhe 21 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” te “ArTurbina” në Tiranë. Më herët regjisori Endri Çela ka treguar se qasja e tij me gjithë veprën e Faik Konicës ka qenë e hershme. Pas kësaj shfaqje teatrore që është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe rikthehet tre mbrëmje në skenë për publikun, në vijim programi artistik i teatrit do të sjellë të tjera shfaqje. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 ai vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. -

Kur Faik Konica zemërohej me mbretin Zog, por Fan Noli e bindi që të ndryshojë mendim
NGA: AURENC BEBJA, FRANCË
Mbreti Zog mori pasuritë e Shqipërisë – Ministri Konica thjesht i kujton ato
Ndër botimet e Uashingtonit, vetëm numëratori telefonik i jep tani Faik Bej Konicës një titull zyrtar. Ashtu siç u fut për herë të parë në vitin 1921, edhe numri aktual përmend : “F. Konica, ministër shqiptar”.
Drejtoria diplomatike e hoqi atë nga lista e saj në qershor 1939. Sepse kur trupat e Musolinit kaluan Adriatikun atë prill dhe larguan mbretin Zog nga Tirana, Britania vazhdonte të ndiqte zbutjen (qetësimin e marrëdhënieve) dhe në këtë rast Shtetet e Bashkuara me sa duket ndoqën shembullin. Në çdo rast, pasi Duçe shkriu kurorën shqiptare me atë italiane dhe shfuqizoi shërbimin e jashtëm të Zogut, Departamenti i Shtetit njoftoi Konicën se njohja e tij ishte tërhequr.
Në Shqipëri Konica pati qenë pronar, studiues dhe politikan. Ai i rafinoi dialektet e vrazhda të shqipes në gjuhën e parë letrare të vendit të tij. Dhe me peshkopin Fan S. Noli, Patriark i Kishës Ortodokse Shqiptare, tani në Boston, ai ndihmoi në krijimin e republikës së pas-Versajës, e cila i dha fund 500 viteve të sundimit osman.
Diplomatët ballkanikë i vlerësojnë Konicës rolin kryesor në bërjen e aventurierit fantastik Zog një monark pas prishjes së sundimit republikan të fiseve primitive, baritore të Shqipërisë. Konica nuk bën asnjë mohim. Dikur një “bon vivant” dhe zot i një legate të vendosur në hotelin Mayflower, por tani një burrë i lodhur e i moshuar, ai vëzhgon muret e rreshtuara me libra të apartamentit të tij modest e beqar dhe thotë : “Jam dënuar për mëkatet e mia.”
Krijuesi i mbretit Konica jeton në mënyrë të thjeshtë pa makinë apo shërbëtor, me mjete personale të plotësuara herë pas here me kontribute nga Vatra, organizata kulturore e 40.000 shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Përveç telegrameve të nxituara të dërguara në Stamboll dhe Paris gjatë rrugës nga Tirana, Konica nuk ka dëgjuar asgjë nga Zogu që nga arratisja e tij nga italianët.
Nga ajo arratisje vetë Zogu nxori një fitim të madh. Ai shtoi rezervën e arit prej 350.000 dollarësh të Thesarit Shqiptar në pasurinë e tij të madhe personale, të depozituar më parë në bankat zvicerane dhe angleze. Ai tha atëherë se ari do të ndihmonte shërbimin e jashtëm të Shqipërisë të mbante gjallë shkëndijën e pavarësisë. Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe grupi i tyre prej 37 personash kanë tani një apartament në Ritz në Londër dhe një pronë në fshat në Ascot, marrë me qira Lord Patmore, vëllait më të madh të Sir Stafford Cripps.
Një zëdhënës i bashkatdhetarëve që organizojnë një lëvizje për pavarësinë shqiptare në Londër së fundmi ka njoftuar këshillat e Konicës mbi udhëheqjen dhe synimet. Në një përgjigje të shquar për vlerësimin e sinqertë të monarkut të tij dhe të vetes së tij, si dhe për vështrimin që jep në rrjetat e shtrira të politikës ballkanike, Konica u përgjigj :
“Ju e dini mendimin tim për inkoherencën e tij pompoze dhe prirjen e tij për tradhti. Zogu më dukej një përzierje kurioze e dy personazheve shekspiriane, domethënë Dogberry dhe Iago. Por peshkopi Noli, të cilin e vizitova kohët e fundit në Boston, ia doli të shkundte skepticizmin tim. Noli beson se Zogu mund të ketë mësuar në shkollën e fatkeqësisë dhe, nëse mbështetet nga qeveria britanike, mund të luajë ende një rol të rëndësishëm si një simbol për pavarësinë e Shqipërisë. Shumica e anëtarëve të Vatrës besojnë se një grup që kombinon Peshkopin Noli, Zogun dhe mua do të ishte efektiv në miratimin bindshëm popullor.”
Ndërsa pret paqen që do të rregullojë fatin e vendit të tij, Konica udhëton mes shqiptarëve këtu, punon me intervale mbi historinë e vendit të tij dhe mbledh materiale për P. T. Barnum – kredon e showman-it të të cilit ai e konsideron mishërimin e filozofisë moderne dhe të cilin e fut në një listë me Poe dhe Franklin si tre amerikanët më të mëdhenj.
-

“Nuk do të më tretë dheu, nëse…” Letra e Fan Nolit, drejtuar Enver Hoxhës për Konicën
Mes 544 letrave të sjella në librin “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një botim i shtëpisë botuese “Erik”, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi, është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës, një pjesë e të cilave është botuar në të përditshmen DITA.
Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit:
“Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”,
Botimi jep më pas se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946): “Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”.
Por Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.
Më tej lexojmë t’i ketë shkruar Sejfulla Malëshovës: “Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”.
As Malëshova nuk i ktheu përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.
o.p. / dita