Tag: konfliktuar

  • Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 21:27

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit. Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.

  • Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në…

    Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në…

    Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre.
    Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.
    Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg.
    Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

    Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

    Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë.

    Mësohet se disa persona janë konfliktuar tek vendi i quajtur Rrapi në Ujin e Ftohtë, në ambientet e një hoteli.

    Janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta.

    Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

    Dyshohet se kemi të plagosur, sipas burimeve brenda Policisë së Vlorës.

  • Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

    Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

    Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku një vëzhgues ka goditur anëtarin e kësaj KZAZ-je.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se janë konfliktuar mes tyre përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike.
    Si pasojë është shoqëruar në polici shtetasi R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
    “Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
    Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë”, njofton policia.
    Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit./Opinion.al

  • Konflikt mes dy familjeve në Has për motive pronësie, plagosen dy persona…

    Konflikt mes dy familjeve në Has për motive pronësie, plagosen dy persona…

    Në fshatin Tpla, dy familje janë konfliktuar në Has mesditën e sotme. Një shtetas me familjarët e tij është konfliktuar për motive pronësie me një shtetas tjetër dhe familjarët e tij.
    Për pasojë janë dëmtuar dhe po marrin mjekim në spitalin e Hasit një çit bashkëshortësh. Policia po vijon më tej me veprimet proceduriale lidhur me personat e përshirë.
    “Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.’

  • Konflikt për pronën mes dy familjeve në Has, plagosen çifti i bashkëshortëve

    Konflikt për pronën mes dy familjeve në Has, plagosen çifti i bashkëshortëve

    Dy familje janë konfliktuar në Has mesditën e sotme. Në fshatin Tpla, një shtetas me familjarët e tij është konfliktuar për motive pronësie me një shtetas tjetër dhe familjarët e tij.
    Për pasojë janë dëmtuar dhe po marrin mjekim në spitalin e Hasit një çit bashkëshortësh. Policia po vijon më tej me veprimet proceduriale lidhur me personat e përshirë.
    “Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
    Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.”- njofton policia.
    Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

  • Ngjarja te Ali Demi/ Policia njoftim zyrtar, në kërkim babë e bir (Emrat)

    Ngjarja te Ali Demi/ Policia njoftim zyrtar, në kërkim babë e bir (Emrat)

    Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ditës së martë ku pas një konflikti mes disa personave u thye dhe xhami i një ambienti që përdorej nga një subjekt elektoral. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit Lorenc Telhallari, 24 vjeç dhe Arjan Telhallari, 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e martë, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër.
    “Pas konfliktit, shtetasi Lorenc Telhallari është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenci, dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet pranë zonës së konfliktit”, thuhet në njoftim.
    Policia thotë po punon për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Kujtojmë që ngjarja ndodhi në zonën e Ali Demit në Tiranë pranë një lokali dhe pranë zyrave të një subjekti elektoral por që duket se nuk kishte lidhje me çështje politike. Edhe subjekti elektoral PSD reagoi mbi ngjarjen duke thënë se asnjë anëtar apo simpatizant i saj nuk u përfshi në konflikt dhe se situata nuk kishte të bënte me aktivitetin e partisë por ishte konflikt mes personave të tjerë në rrugë.
    Njoftimi i policisë
    “Shpallen në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftim.

  • Tiranë/ Sherri në ambientet e zyrës elektorale, policia shpall në kërkim 2 persona

    Tiranë/ Sherri në ambientet e zyrës elektorale, policia shpall në kërkim 2 persona

    Pas sherrit të ndodhur dje në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet, ku për pasojë u dëmtua me sende të forta  xhami i një zyre elektorale në këtë zonë, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 persona.
    Sipas asaj që bën të ditur policia fillimisht 24-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta në një lokal në rrugën “Ali Demi” me një person tjetër.
    Pas këtij konflikti 24-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe është rikthyer më pas me babanë e tij 67 vjeç gjithashtu i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka pasur armë me vete.
    Ata kanë kërkuar në zonë, personin me të cilin ishte konfliktuar i riu dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.
    Policia njofton se po punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave.
    “Shpallen në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka pasur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, shpallen në kërkim babë e bir

    Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, shpallen në kërkim babë e bir

    Policia ka zbardhur incidentin e ndodhur dje në Tiranë, pranë zyrave të PSD.

    Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim babë e bir, konkretisht shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç.
    Sipas hetimeve dy shtetasit janë konfliktuar për motive të dobëta. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.
    “U shpallën në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Sherr mes vëllezërve, nxirren armët e zjarrit

    Sherr mes vëllezërve, nxirren armët e zjarrit

    Dy vëllezër janë konfliktuar dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur sonte në Fier-Seman të njësisë administrative Gradishtë Divjakë teksa motivet mbeten ende të paqarta.
    Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar fillimisht me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

    Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur. Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.
    Shënjestër është bërë dhe një mjet i parkuar në anë të rrugës si dhe tenda e një lavazhi. Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën ndërsa në pyetje po merren edhe persona të tjerë dëshmitarë të ngjarjes.