Tag: konfliktit

  • Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

    Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

    Emanuel Shkëmbi është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti me dy punonjëset në hotelin e tij në Borsh, nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri. Gjithashtu edhe babai i tij është vënë nën hetim pasi ka goditur një person tjetër. Nën hetim është vënë edhe një person tjetër që ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    Njoftimi i policisë: 
    Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.
    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.
    Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.
    Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
    – 1 armë zjarri tip Pistoletë.– 1 krëhër Pistolete.– 8 fishek 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.

  • Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

    Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

    Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

    Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

    Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    •E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    •A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    •P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

    Top Channel

  • Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

    Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

    Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.
    Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    “Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.
    Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.

  • Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, arrestohet 37-vjeçari! Qëlloi me armë zjarri gjatë konfliktit, katër të tjerë të shpallur në kërkim

    Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, arrestohet 37-vjeçari! Qëlloi me armë zjarri gjatë konfliktit, katër të tjerë të shpallur në kërkim

    Me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, kapet e vihet në pranga një 37-vjeçar.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit.
    Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në konflikt.
    Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.
    Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
    Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

    Top Channel

  • Papa Leo: Nuk duhet t’i dorëzohemi konfliktit dhe armëve!

    Papa Leo: Nuk duhet t’i dorëzohemi konfliktit dhe armëve!

    Pas lutjes së Engjëllit në Castel Gandolfo, Papa Leo shënoi Solemnitetin e Ngjitjes në Qiell të Marisë, duke ia besuar lutjen e tij për paqe ndërmjetësimit të saj. Ai theksoi se Maria “vuan për të këqijat që i prekin fëmijët e saj, veçanërisht të vegjlit dhe të dobëtit”. Gjatë shekujve, shpjegoi Papa, ajo ka zbuluar afërsinë e saj me ata që janë në nevojë përmes mesazheve dhe shfaqjeve.

    I sapoardhur nga tragjedia e luftës më të përgjakshme që bota kishte parë ndonjëherë – Lufta e Dytë Botërore – Papa Piu XII shpalli dogmën e Ngjitjes në Qiell në vitin 1950.

    Ai shkroi: “Ka arsye për të shpresuar që të gjithë ata që reflektojnë mbi shembullin e lavdishëm të Marisë do të jenë gjithnjë e më të bindur për vlerën e jetës njerëzore.” Papa Piu vazhdoi duke shprehur shpresën e tij që bota nuk do ta shihte më kurrë, “kasaphanën e jetës njerëzore përmes luftës”.

    Papa Leo theksoi se si fjalët e paraardhësit të tij mbeten të rëndësishme edhe sot.

    “Mjerisht ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes në rritje të dhunës në botë – një dhunë gjithnjë e më e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj çdo impulsi të njerëzimit.”

    Por, theksoi Papa, nuk duhet ta humbasim shpresën. Ai përsëriti se Zoti është më i madh se mëkati njerëzor dhe çdo dhunë me të cilën përballemi.

    “Nuk duhet t’i dorëzohemi dominimit të konfliktit dhe armëve”, sepse me Marinë, e dimë se Zoti vazhdon të na ndihmojë. Papa Leo argumentoi se vetëm nëpërmjet mëshirës së Zotit, “mund ta rizbulojmë rrugën e paqes”.

  • Samiti Trump-Putin në Alaskë, a po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

    Samiti Trump-Putin në Alaskë, a po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

    Takimi i ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Alaskë ka ngjallur shqetësime të thella në Ukrainë dhe në mbarë botën. Vendndodhja, një territor që Rusia ia shiti SHBA-së 158 vjet më parë, shihet si një simbolikë e rëndë nga analistët e CNN-it. Sipas tyre, kushtet e samitit e favorizojnë aq shumë Moskën, sa është e vështirë të pritet një marrëveshje që nuk dëmton rëndë interesat e Ukrainës.
    Propozimi i Putinit, i cili iu paraqit të dërguarit të Trumpit, Steve Witkoff, parashikon që Ukraina të lëshojë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, pjesa më e madhe e të cilit tashmë është nën pushtim rus, si dhe gadishullin e Krimesë, të aneksuar ilegalisht në 2014-ën.
    Donbasi, zemra e konfliktit
    Donbasi, një rajon i gjerë industrial në Ukrainën lindore, ka qenë në qendër të konfliktit që nga viti 2014. Atëherë, rebelët e mbështetur nga Rusia pushtuan ndërtesa qeveritare në të gjithë rajonin, duke lënë pjesë të Luhanskut dhe Donetskut në duart e separatistëve. Pak para pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022, Putini njohu zyrtarisht të ashtuquajturat “Republikat Popullore” të Donetskut dhe Luhanskut, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
    Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e çdo lëshimi territorial. Ai ka deklaruar se vendi i tij “nuk do t’i japë tokë pushtuesit”, duke e bërë të qartë se pozicioni i Kievit mbetet i palëkundur ndaj sovranitetit territorial. /CNN/

  • Zbulohet vendi dhe dita e takimit Trump- Putin. Bloomberg flet për shkëmbim territoresh: Dy rajonet që po diskutohen

    Zbulohet vendi dhe dita e takimit Trump- Putin. Bloomberg flet për shkëmbim territoresh: Dy rajonet që po diskutohen

    Donald Trump ka thënë se javën e ardhshme do të takohet me Vladimir Putinin për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe se një përfundim i konfliktit më shumë se tre vjeçar do të duhet të përfshijë “disa shkëmbime territoriale”.

    Trump tha se planifikon të takohet me presidentin rus të premten e ardhshme në Alaskë. Ai e njoftoi vendndodhjen në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social.
    Më herët gjatë ditës, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se takimi “do të ishte bërë më herët, por mesa duket ka marrëveshje sigurie që fatkeqësisht njerëzit duhet t’i bëjnë”.
    Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se “do të ketë disa shkëmbime territoriale për të mirën e të dyve” Ukrainës dhe Rusisë dhe se kjo çështje do të diskutohet së shpejti, por nuk dha detaje të mëtejshme.
    Bloomberg raportoi të premten se marrëveshja mund të vulosë disa nga fitimet territoriale të Putinit në Ukrainë, duke ngrirë në praktikë vijat e frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia. Putini ka pretenduar katër rajone ukrainase në tërësi, megjithëse një pjesë e madhe e tyre mbetet nën kontrollin ukrainas.
    Zyrtarë amerikanë dhe rusë po punonin mbi një marrëveshje sipas së cilës Rusia do të ndalte ofensivën në këmbim të koncesioneve territoriale – një propozim politikisht i ndjeshëm në Ukrainë, tha Bloomberg.
    Komentet e Trump-it erdhën pasi kryeministri i Polonisë tha se një “ngrirje” e konfliktit mund të jetë pranë, pas një bisede me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili ka komunikuar me Trump dhe liderë evropianë ditët e fundit.
    “Ka disa sinjale, dhe ne kemi gjithashtu një intuitë, se ndoshta një ngrirje e konfliktit – nuk dua të them fundi, por ngrirja e konfliktit – është më afër se sa e largët,” tha Donald Tusk në një konferencë shtypi. “Ka shpresa për këtë.”
    Tusk tha se Zelenskyy ishte “shumë i kujdesshëm, por optimist” për armëpushimin, raportoi Reuters. Ukraina dëshiron që Polonia dhe vende të tjera evropiane të luajnë një rol në planifikimin e armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare të paqes, shtoi ai.
    Trump më parë ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar me Putinin kokë më kokë, pa parakushte, përfshirë negociata të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskyy-t, duke nxitur frikën se Ukraina mund të lihet jashtë kornizës së negociatave për një armëpushim të mundshëm.
    Nëse samiti ndodh, do të ishte samiti i parë SHBA-Rusi që nga viti 2021, kur ish-presidenti Joe Biden u takua me Putinin në Gjenevë.
    Zelenskyy ka reaguar duke biseduar me liderë evropianë, përfshirë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilët janë ura të rëndësishme komunikimi me Trump-in.
    I dërguari amerikan Steve ëitkoff kishte propozuar një takim trepalësh me Trump, Putinin dhe Zelenskyy-n, por Kremlini e kishte injoruar këtë sugjerim, tha këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, duke theksuar se ishte “i fokusuar në përgatitjet për një takim dypalësh me Trump-in në radhë të parë”.
    Putini ka thënë se nuk është gati të takohet me Zelenskyy-n, edhe pse Kremlini pretendon se përgatitjet për një samit dypalësh me Trump-in javën e ardhshme janë duke u zhvilluar.
    “Unë nuk kam asgjë kundër në përgjithësi, është e mundur, por duhet të krijohen disa kushte për këtë,” tha Putini për një takim me Zelenskyy-n. “Por fatkeqësisht, ende jemi larg krijimit të këtyre kushteve.”
    Muajin e kaluar, Trump i dha Putinit një ultimatum për të rënë dakord për armëpushim ose për t’u përballur me sanksione dytësore, me afatin e vendosur për këtë të premte. Ky afat dukej ende në fuqi pavarësisht planeve për samitin, megjithëse Shtëpia e Bardhë nuk ka thënë se çfarë masash dytësore mund të zbatojë.
    Këtë javë, Trump vendosi një rritje prej 25% të tarifave ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, duke veçuar një nga mbështetësit ekonomikë të Moskës – një lëvizje për të cilën Nju Delhi u ankua se ishte e padrejtë dhe selektive.
    Trump u irritua publikisht me Putinin muajt e fundit, ndërsa lufta ka hyrë në vitin e tretë dhe Putini vazhdon të hedhë raketa dhe dronë çdo natë mbi qytetet ukrainase, pavarësisht pretendimit të Trump-it se ai mund të arrinte një marrëveshje brenda 24 orëve nga marrja e postit të presidentit.
    “Putini … flet mirë dhe pastaj bombardojnë të gjithë në mbrëmje,” tha Trump muajin e kaluar. “Pra, ka pak problem aty.”

    Top Channel

  • Siri, gjendet mozaiku i rrallë që paraqet luftën e Trojës

    Siri, gjendet mozaiku i rrallë që paraqet luftën e Trojës

    Një mozaik 120 metra katrorë i zbuluar në Siri portretizon skena nga lufta epike e Trojës me Greqinë, konfliktit legjendar i më shumë se 2000 viteve më parë, është më i “rralli” i gjetur ndonjëherë për shkak të gjendjes së shkëlqyer që ndodhet.

    Vepra e ndërtuar 1600 vite më parë është e zbukuruar me ushtarë me shpata dhe mburoja, bashkë me emrat e tyre si dhe portete të Amazonave të bukura e të forta që luftonin së bashku me ta. Amazonat ishin një racë femrash të bukura luftëtare në mitologjinë greke, të cilat shtriheshin në territorin e Ukrainës së sotme.

    Mozaiku u gjet së fundmi në Rastan, Sirinë veriore, distrikt që qeveria mundi ta merrte nga duart e rebelëve në vitin 2018 pas vitesh të tëra lufte, një vit pasi grupet e armatosura u përpoqën të shisnin copa të veprës duke e nxjerrë në platformat sociale.

    Arkeologët kanë nxjerrë vetëm 20 metra të mozaikut nga një ndërtesë që dikur mund të ketë qenë një banjë publike, por kërkimet vazhdojnë.

    Mozaiku është gjetja më e rëndësishme arkeologjike në Siri që prej fillimit të konfliktit në vend, rreth 11 vite më parë. Në secilin ndarje të tij ndodhen gurë të vegjël shumëngjyrësh në trajtë katrore, me madhësi rreth 1 cm./tvklan.al

  • Detaje nga sherri në Vlorë/ Plagosi me thikë dy persona, u dëmtua edhe vetë, arrestohet 32-vjeçari

    Detaje nga sherri në Vlorë/ Plagosi me thikë dy persona, u dëmtua edhe vetë, arrestohet 32-vjeçari

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy lagjë të ndryshme të qytetit. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se falë pamjeve filmike u bë e mundur zbardhje e plotë e sherrit dhe arrestimit të autorit. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari i identifikuar, si Indrit Halili, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. 32-vjeçari është konfliktuar fizikisht në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy persona të ndryshëm, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me thikë. Këta të fundit, ndodhen në spitalin e qytetit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi: 
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
    Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.
    Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.
    Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Blutë e Vlorës njoftuan fillimisht se Kristi Kostandini dhe Indrit Halili janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, e më pas janë qëlluar me thika./ZËRI

  • Kremlini akuzon: BE-ja po punon shumë për ta portretizuar Rusinë si ‘mishërim të djallit’

    Kremlini akuzon: BE-ja po punon shumë për ta portretizuar Rusinë si ‘mishërim të djallit’

    BE-ja po e demonizon Rusinë në mënyrë që të vazhdojë konflikti në Ukrainë, pasi Brukseli ende nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta shtypur Moskën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Në maj, BE-ja miratoi instrumentin prej 150 miliardë eurosh të Veprimit për Sigurinë për Evropën (SAFE) për të mbështetur anëtarët që janë të gatshëm të investojnë në mbrojtje. Ky veprim erdhi si pjesë e një nisme më të madhe për ndërtimin e forcave ushtarake që filloi në bllok pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë në shkurt 2022 me qëllim kundërshtimin e asaj që ajo e percepton si ‘kërcënimi rus’. Moska i ka hedhur poshtë pretendimet se synon të sulmojë vendet e NATO-s si “të pakuptimta”, duke thënë se politikanët perëndimorë po kërkojnë të trembin popullsitë e tyre për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake.

    Në një intervistë me gazetarin Pavel Zarubin të publikuar të dielën, Peskov tha se BE-ja “po krijon një armik për vete, duke bërë një punë të fokusuar dhe profesionale si në shoqërinë e vet ashtu edhe jashtë vendit, me qëllim që ta portretizojë Rusinë si djallin e mishëruar… me qëllim që të sigurojë vazhdimin e konfliktit, me qëllim që ta shtypë Rusinë”.

    Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se në BE po zhvillohen diskutime “rreth asaj se kush do të paguajë për festën”.

    Më herët këtë javë, disa vende të BE-së hodhën poshtë një plan të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që vendet anëtare evropiane të NATO-s të blinin armë amerikane për Ukrainën.

    “Falë Zotit, ekstaza anti-ruse dhe militariste nuk ka mbështetje universale” në bllok, tha Peskov.

    Moska ka paralajmëruar kundër furnizimit të armëve perëndimore në Ukrainë, duke argumentuar se ato vetëm sa e zgjasin konfliktin dhe rrisin rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

    Në intervistë, Peskov vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin “ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për ta çuar zgjidhjen ukrainase në një rrugë paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Rusia ka deklaruar se është e gatshme të negociojë paqen me Ukrainën, megjithëse ka akuzuar Kievin dhe mbështetësit e saj perëndimorë se nuk janë të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë që adreson shkaqet rrënjësore të konfliktit.