Tag: konfliktit

  • Plagosja me thikë në Bilisht/ Zbardhet dinamika e konfliktit, dyshohet se dy grupet u zunë për paratë e siguruara nga kontrabanda e mallrave

    Plagosja me thikë në Bilisht/ Zbardhet dinamika e konfliktit, dyshohet se dy grupet u zunë për paratë e siguruara nga kontrabanda e mallrave

    Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.

    Policia bën me dije se janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar dy të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”; si dhe shtetasi me iniciale Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Njoftimi:
    U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
    Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
    Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
    Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
    4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
    Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
    Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy të proceduar

    Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy të proceduar

    Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.
    Njoftimi i Policisë: 

    U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

    Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.

    Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
    Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
    4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
    Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
    Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Plani i Trump për paqen në Gaza, Berisha: Hap rrugën për përfundimin e konfliktit

    Plani i Trump për paqen në Gaza, Berisha: Hap rrugën për përfundimin e konfliktit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar planin e Donald Trump për arritjen e paqen në Gaza.

    Berisha tha se kjo do t’i hapte rrugë përfundimisht konfliktit atje.
    “Drejt paqes në Gaza. Plani i Paqes i Presidentit Trump drejt konkretizimit.
    Zbatimi i këtij plani të miratuar në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu hap rrugën për përfundin e konfliktit, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga pushtimi i Gazës dhe vendosjen e paqes.
    Netanyahu i kërkoi të falur Katarit për sulmin ajrëor në Doha. Qeveria, vendet arabe të rajonit dhe disa vende tjera si Turqia, Pakistani, Indonezia përshëndetën lidershipin e Presidentit Trump dhe përpjekjen e tij të sinqertë në përfundimin e konfliktit në Gaza.
    Në emër të Partisë Demokratike të Shqiperisë përshëndes këtë arritje të madhe diplomatike të Shtëpisë së Bardhë dhe uroj që plani i Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Gaza të shërbejë si projekt për një paqe të qendrueshme në rajon”, shkruan Berisha.

    Top Channel

  • Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kukës pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari, pranga edhe nipit

    Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kukës pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari, pranga edhe nipit

    Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në rastin e datës 05.09.2025, rreth orës 21:00, në lagjen nr. 5, Kukës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit H. A. (nga të shtënat nuk pati të dëmtuar), specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës finalizuan operacionin “Episodi”.

    Gjatë operacionit u ndalua autori i dyshuar, i identifikuar menjëherë pas ngjarjes, shtetasi F.(U.) D., 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Gjithashtu, u arrestua djali i motrës së 47-vjeçarit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Detaje nga vrasja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

    Detaje nga vrasja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

    Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me armë zjarri. Viktima është shtetasi Piro Prroni, banues prej vitesh në Tiranë.

    Raportohet se autor i ngjarjes është Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i viktimës.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm që zgjaste prej më shumë se 10 vitesh.

    Shkak për rikthimin e konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave, i cili ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Kjo ka rikthyer tensionet mes palëve për pronësinë e parcelave të tokës.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar çdo provë dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

  • Apel i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

    Apel i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

    Papa Leo XIV lëshoi ​​një apel të fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

    “Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, vuri në dukje Papa në fjalimin e tij javor drejtuar besimtarëve në Vatikan.
    “Lutem që të lirohen të gjithë pengjet, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht e drejta ndërkombëtare humanitare”, vuri në dukje ai.

    Papa nuk e përmendi Izraelin apo lëvizjen islamiste palestineze Hamas, por shtoi se e drejta ndërkombëtare parashikon “detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë”.
     

  • Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

    Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

    Bota E Mërkurë, 27 Gusht 2025 21:44
    Papa Leo XIV ka një apel të fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.
    ”Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, vuri në dukje Papa në fjalimin e tij javor drejtuar besimtarëve në Vatikan. ”Lutem që të lirohen të gjithë pengjet, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht e drejta ndërkombëtare humanitare”, vuri në dukje ai.

    Papa nuk e përmendi Izraelin apo lëvizjen islamiste palestineze Hamas, por shtoi se e drejta ndërkombëtare parashikon “detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë”.

  • VD- Kërcënoi me armë zjarri punonjëset, arrestohet pronari i hotelit në Himarë, e pëson edhe babai i tij

    VD- Kërcënoi me armë zjarri punonjëset, arrestohet pronari i hotelit në Himarë, e pëson edhe babai i tij

    Pamje nga vendngjarja

    HIMARË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj punëtorëve të hotelit të tij në Borsh. Blutë bëjnë me dije se 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi ka pasur një konflikt verbal me dy punonjëse të hotelit, shtetaset A.O. dhe R.O., nënë e bijë, të cilat i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Lidhur me ngjarjen, është vënë nën hetim edhe babai i tij, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve. Gjithashtu procedim penal ka nisur edhe për një person tjetër, i cili ka fshehur armën pas konfliktit. Autoritetet sekuestruan në cilësi të provës materiale, 1 armë zjarri tip Pistoletë, 1 krëhër Pistolete dhe  8 fishek 9mm. 

    Njoftimi:
    Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.
    Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.
    Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.
    Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.; • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu

    Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu

    Policia e Himarës ka arrestuar pronarin e një hoteli në Borsh pasi ka kërcënuar me armë dy punëtoret e tij. Në pranga u vu 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi.
    Gjatë konfliktit verbal me punëtoret në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, 26-vjeçari i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë.
    Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi A.Sh, babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo, si dhe një shtetas tjetër, P. B., 76 vjeç, që fshehu armën pas konfliktit.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, i ati rrahu një tjetër. Arrestohet 34-vjeçari

    Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, i ati rrahu një tjetër. Arrestohet 34-vjeçari

    Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.
    Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    “Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.
    Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.