Tag: konflikti

  • Sherr mes të miturve në Durrës, njëri plagoset me thikë

    Sherr mes të miturve në Durrës, njëri plagoset me thikë

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 09:20
    Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.
    Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

    Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

    Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Çfarë po ndodh tek Komuna e Parisit? Kërcet grushti mes taksistëve, dyshohet se..

    Çfarë po ndodh tek Komuna e Parisit? Kërcet grushti mes taksistëve, dyshohet se..

    Një sherr ka ndodhur mes disa taksistëve në Komunën e Parisit mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
    Newsbomb mëson se pas një konflikti verbal mes dy taksistëve, këta të fundit janë përfshirë në një konflikt me grushte.
    Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të shuar konfliktin.
    Më pas duket se gjakrat janë ulur dhe konflikti është shuar.
    Ende nuk dihen arsyet pse çuan në konfliktin mes dy taksistëve.

  • Tiranë – Plagosje me armë zjarri gjatë një konflikti; identifikohet autori i dyshuar, Policia vijon kërkimet

    Tiranë – Plagosje me armë zjarri gjatë një konflikti; identifikohet autori i dyshuar, Policia vijon kërkimet

    Në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës është njoftuar për një ngjarje të ndodhur në rrugën “Ramadan Citaku”, ku 40-vjeçari Marilen Jata, është plagosur në këmbë pas një konflikti.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës kanë organizuar menjëherë veprimet hetimore në terren, duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit Fatmir Frroku, 36 vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, shtetasi M. J., 40 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Konflikti nisi në…/ Detaje nga atentati në Shkodër, automjeti qëllohet në ecje, identifikohet autori

    Konflikti nisi në…/ Detaje nga atentati në Shkodër, automjeti qëllohet në ecje, identifikohet autori

    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
    Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.
    Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
    Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
    Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
    Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi. Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri. Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.

  • Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku është qëlluar me armë drejt një automjeti pas një konflikti mes disa personave.
    42-vjeçari Edison Tirana ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës me dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara me sende të forta.Lexo edhe :Related Posts
    “Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta”, njofton policia.

    Si ndodhi konflikti
    Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për parakalimin me makinë, ku nga Dogana e Hanit të Hotit dhe deri në Koplik dy personat kanë qenë në një “garë” në rrugë, e cila ka përfunduar me plumba.
    Gjatë sherrit, 42-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët më pas kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt automjetit të tij.
    Në vendngjarje janë angazhuar forcat “Shqiponja” dhe patrulla të shumta policie, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

  • Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

    Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
    Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty.
    Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.
    Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
    Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.
    Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
    Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
    Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
    Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri.
    Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur

  • Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një 30-vjeçar

    Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një 30-vjeçar

    foto ilustruese

    VLORË- Një 30-vjeçar është plagosur pas një konflikti për motive të dobëta mes disa personave në Vlorë. 30-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personat e tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat. Nuk dihen detaje, nëse ishte një konflikt i momentit apo jo, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj
    Njoftimi:
    Vlorë/Informacion paraprak
    Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

  • Plagosje me thikë në Vlorë, 30-vjeçari përfundon në spital pas një konflikti

    Plagosje me thikë në Vlorë, 30-vjeçari përfundon në spital pas një konflikti

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç. I riu ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas njoftimit zyrtar, Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që mund të jenë përfshirë në konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Muharremi: Konflikti politik e ka bërë shoqërinë më të papërgjegjshme

    Muharremi: Konflikti politik e ka bërë shoqërinë më të papërgjegjshme

    Këshilltari bashkiak i PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ndërsa debatohej për sjelljen e politikës karshi qytetarëve, ai theksoi se kjo vjen për shkak të konflikteve.
    Siaps tij politikanët nuk duhet të jenë më kaq shumë konfliktuale, duhet të jenë më konstruktivë.
    Pjesë nga politik:

    Muharremi: Kjo lloj konflikti politik është arsyeja pse shoqëria është e pandërgjegjshme, për të cilën ne duhet të kemi reagime të caktuara. Kjo nuk është vetëm prej shoqërisë, por si pasojë e mosbesimit që vjen që nëse unë protestoj është se çfarë më vjen mbrapsh. Nga eksperienca ime jetësore, PS është e vetmja që nuk e ka çuar punën deri tek ZH-ja, por deri te D-ja. Nëse ne arrijmë që klasa politike të jetë bashkëbiseduese, le ta shprehë kundërshtari. Pra nëse qytetari merr pjesë në jetën kolektive nuk e kupton nëse e ke mirë apo jo. Sot jemi në kushet kur progresi është i jashtëzakonshëm. Nëse do të kemi këtë politikë konfliktuale, kur ti nuk i ke kartonat për t’i rrëzuar.
    Pamno: PS sot me forcën e kartonit mbylli parlamentin, si ti qasemi.
    Muharremi: Duhet të jemi konstruktivë.

  • Kanosën me armë zjarrin fqinjin gjatë një konflikti, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

    Kanosën me armë zjarrin fqinjin gjatë një konflikti, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

    Një konflikt mes fqinjësh në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me kërcënime me armë zjarri. Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, të dy të dyshuar për kanosje me armë ndaj fqinjit të tyre.

    Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tafilica”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit M. B., 37 vjeç, dhe A. G., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri pistoletë fqinjin e tyre, shtetasin E. K..

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit M. B., ndërsa 22-vjeçari A. G. është në kërkim.

    Dyshohet se ky i fundit, sapo ka parë forcat e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

    Policia po vijon punën për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e armës së zjarrit.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme ligjore.