Tag: konflikteve

  • Presidenti Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

    Presidenti Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes. 
    Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh: “Askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj, dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë”. 
    “Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, shtoi Trump. 
    Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial. 

  • Lista me shtetet më paqësore në botë për 2025, ku renditen Kosova dhe Shqipëria?

    Lista me shtetet më paqësore në botë për 2025, ku renditen Kosova dhe Shqipëria?

    Organizata ndërkombëtare e ekspertëve, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) të këtij viti.

    Bëhet fjalë për renditjen e 163 vendeve, e cila u bë në bazë të të dhënave mbi gjendjen e paqes në secilin prej 163 vendeve, mbi ekonominë e tyre dhe mbi mënyrën se si (nuk) po zhvillohen shoqëritë paqësore.

    Arsyeja për këtë është se konfliktet e mëdha janë në nivelin e tyre më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

    Përveç kësaj, siç është konstatuar, gjithnjë e më shumë shtete po militarizohen për shkak të tensioneve gjeopolitike në rritje, prishjes së aleancave tradicionale dhe pasigurisë ekonomike në rritje.

    “Aktualisht ka 59 konflikte aktive, më shumë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tre më shumë se vitin e kaluar. Zgjidhja e konflikteve është në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit. Numri i konflikteve që përfunduan me një fitore të qartë ka rënë nga 49% në vitet 1970 në 9% në dekadën e dytë të shekullit të 21-të. Përveç kësaj, numri i konflikteve që përfunduan me marrëveshje paqeje ishte 23% në vitet 1970, ndërsa në dekadën e dytë të shekullit të 21-të ishin 4%”, tregoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnei

    U vu re se konfliktet po ndërkombëtarizohen gjithnjë e më shumë, duke e bërë zgjidhjen e tyre më të vështirë.

    Konkretisht, 78 vende janë të përfshira në konflikte përtej kufijve të tyre.

    E gjithë kjo ka rezultuar në përkeqësimin e nivelit global të paqes me rreth 0.36%, që është rënia e 13-të e nivelit të paqes në 17 vitet e fundit.

    Sipas GPI-së, Islanda është ende vendi më paqësor në botë – ajo është renditur e para që nga viti 2008.

    Ndër dhjetë vendet e para janë edhe Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda.

    Shqipëria renditet e 52-ta ndërsa Kosova e 63-ta.

    Rusia është në fund të listës, në vendin e 163-të. Kjo është hera e parë që është emëruar vendi më pak paqësor në botë në këtë raport. /Telegrafi/

  • Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

    Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

    Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie.
    Mësohet se i arrestuari është shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.
    “Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
    Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.
    Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.
    Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Trump: “Parandalova shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë, shpëtuam jetë”

    Trump: “Parandalova shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë, shpëtuam jetë”

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, ka rikthyer vëmendjen tek roli i tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. Ai përmendi se nën administratën e tij janë shpëtuar miliona jetë, duke listuar disa prej konflikteve të mëdha që u zgjidhën, përfshirë rastin e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij ishte rreziku i një “shpërthimi” të luftës.“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente,” deklaroi Trump gjatë intervistës.Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë theksuar më parë rëndësinë e përpjekjeve për parandalimin e një konflikti të ri në rajon, me Osanin që ka deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.Roli amerikan në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan mbetet një temë aktuale, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë në fokusin e komunitetit ndërkombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, ka rikthyer vëmendjen tek roli i tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. Ai përmendi se nën administratën e tij janë shpëtuar miliona jetë, duke listuar disa prej konflikteve të mëdha që u zgjidhën, përfshirë rastin e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij ishte rreziku i një “shpërthimi” të luftës.“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente,” deklaroi Trump gjatë intervistës.Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë theksuar më parë rëndësinë e përpjekjeve për parandalimin e një konflikti të ri në rajon, me Osanin që ka deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.Roli amerikan në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan mbetet një temë aktuale, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë në fokusin e komunitetit ndërkombëtar.