Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët e Cërrikut.Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur për “Paketën e Maleve”, e cila sipas tij do mundësojë që shtetasit të investojnë në prona dhe më pas të zotërojnë një dëshmi nga Këshilli Bashkiak.
Rama sqaroi se popunohet që të mundësohet lëshimi i dëshmisë së deklarimit nga Këshili Bashkiak që kjo tokë e punuar i përket këtij shtetasi, e nuk do krijohen konflikte me shtetas të tjerë për pronësinë, pasi gjithçka do jetë e deklaruar në shtet.“Paketa e Maleve, ku ne kemi bërë hap të rëndësishëm sa i përket pronësisë. Duke u dhënë mundësinë të gjithë ata që kanë prona por s’kanë dokumente, e në ato territore nuk e kanë pranuar ligjin 701, e ndërkohë ligji i ri kërkon shumë për t’u zbatuar, se nënkupton që gjithë kufitarët duhet të pranojnë që kjo është prona jote , e ka nga ata kufitarë që nuk përgjigjen. Do japim mundësinë gjithë atyre që investojnë në këto toka, me një dëshmi nga Këshilli Bashkiak, të hyni në marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro vetëm, të bëjnë investimet e tyre, e në momentin që bëjnë investimin, ta regjistrojnë si tokën e tyre.
Të njëjtën koncept tek toka e punuar. Ju keni certifikatën e përdorimit, e keni si fermerë por jo në hipotekë, ndërkohë toka juaj prodhon në mënyrë të vazhdueshme. Po punojmë që të njëjtën gjë të bëjmë për këtë pjesë, që Këshilli Bashkiak të japë dëshminë që kjo tokë po punohet, e që i përket filanit. Pra, nuk ka konflikte”, tha Rama.
Tag: konflikte
-

“Paketa e Maleve”, Rama: Këshilli Bashkiak do lëshojë dëshminë që toka ju përket ju, s’do ketë më konflikte
-

Konfliktet në komunitet po zbehin fqinjësinë e mirë
Fqinjësia e mirë, një tiparet me të cilin shqiptarët krenoheshin duket se po humbet për shkak të urbanizimit të vendit.“Edhe pse nga viti në vit problemet në komunitet kanë ardhur në ulje, sërish ato vijojnë të jenë prezente në popullsinë shqiptare. Të dhënat nga uniformat blu tregojnë se konfliktet me motive të dobëta që përfshijnë parkimin, problemet me ambientet e përbashkëta apo edhe konflikte (përplasje) të vogla mes banorëve janë ato që dominojnë në problematikat e komunitetit, ndërsa pjesa tjetër i referohet problemeve për çështjet e pronësisë”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
“Dinamika e konflikteve është e natyrave të ndryshme. Numri i konflikteve nga viti në vit ka ardhur në ulje. Për këtë tremujor janë rreth 5500 konflikte të evidentuara nga strukturat policore, ku dominojnë konflikte për motive banale dhe që nga konfliktet në ambienteve përbashkëta të banimit, prania e depozitave të ujit, zënia e hapësirave publike, apo zënka të momentit i bashkangjiten ato të konflikteve të pronësisë”, tha Gazment Shehu, shef i Sektorit të Policisë në Komunitet, Policia e Shtetit.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi afro 10% më pak problematika në komunitet, por ajo që vihet re nga strukturat e policimit është se sezoni veror sjell edhe një rritje të konflikteve, dhe kryesisht për çështjen e parkimeve.
“Sezoni turistik, rritja e fluksit të mjeteve, qytetarëve sjell një problematikë të shtuar të Policisë së Shtetit dhe trend rritës të këtyre konflikteve”, tha Shehu.
Qarqet e mëdha janë ato që regjistrojnë edhe më shumë probleme, por në 93% të rasteve konfliktet zgjidhen me marrëveshje pa kaluar çështja në organet e tjera hetimore. Më pak konflikte regjistrohen në Kukës, Gjirokastër e Berat.
“Qarku i Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Durrësit. konflikte të cilat gjenerojnë vepra, që përfshihen në Kodin Penal, deri 7 % e natyrës së konflikteve përfundojnë për hetime proceduriale nga strukturat e policisë”, tha Shehu.
Konfliktet në komunitet po përfshijnë të gjitha grupmoshat, që nga adoleshentët, të rinjtë e deri tek të moshuarit.
Tv Klan