Tag: konflikte

  • Vrasja e Besmir Kumrisë! Banorët e fshatit: U bënë njerëzit si bagëti! Kishin konflikte për tokën

    Vrasja e Besmir Kumrisë! Banorët e fshatit: U bënë njerëzit si bagëti! Kishin konflikte për tokën

    Besmir Kumria dhe fqinjët

    DIVJAKË-Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës, ku si pasojë e një konflikti, 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat.
    Në lidhje me krimin kanë folur edhe banorët e fqinjët e familjeve në konflikt, të cilët janë shprehur se viktima ishte një njeri i qetë, jo konfliktual dhe punëtor. Në banor i zonës ka deklaruar se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.
    “Besmir Kumrian e kam djalin e mbesës. Nuk di gjë për vijën e ujit. Ne morëm vesh që u qëllua në lokal nga një njeri i panjohur. Ishte djalë i mirë dhe punëtor, por nuk po dimë gjë se u bënë njerëzit si bagëtia”, tha e afërmja e viktimës.
    “Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd kurrë”, shprehet fqinji.
    “Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë. Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë.”,- ushpreh një nga fqinjët.
    Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI

  • I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës, pronari: S’kam konflikte me askënd!

    I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës, pronari: S’kam konflikte me askënd!

    Një lokali në Rrugën e Durrësit në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse gjatë natës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ku lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse te lokalit.
    Policia njofton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
    Lokali është në pronësi të Arbër Sinanit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
    Gazetarja Dorjana Bezat mëson se Sinani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Tritol në hyrjen e një lokali në Tiranë, pronari: S’kam konflikte!

    Tritol në hyrjen e një lokali në Tiranë, pronari: S’kam konflikte!

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    TIRANË- Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në rrugën e Durrësit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të Arbër Sinanit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Teksa hetimet kanë nisur, pronari i lokalit ka deklaruar në Polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij.
    “Nuk e di kush mund ta ketë bërë, s’kam konflikte me askënd,”- mësohet të jetë shprehur pronari i lokalit në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që raportohet se i riu nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Por ka dyshime se tritoli është vendosur pas konflikteve dhe përplasjeve që Sinani ka pasur konflikte për trafikun e drogës në Gjermani. 
    Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal për trafikun e lëndëve narkotike. Ndërsa ende po hetohet, dy kamera sigurie që janë në lokal, nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e autorëve që kanë vendosur tritolin.
    Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera përreth për të ndihmuar grupin hetimor.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • EMRI/ Iu vendos tritol në lokal, zbardhet dëshmia e pronarit: S’kam konflikte

    EMRI/ Iu vendos tritol në lokal, zbardhet dëshmia e pronarit: S’kam konflikte

    Tiranë – Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin në pronësi të shtetasit Arbër Sinani, në Rrugën e Durrësit.

    Pronari i lokalit ka deklaruar në polici se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.
    Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë.

    Mësohet se Sinani nuk figuron person me precedent penal në Shqipëri.
    Ai prej disa kohësh ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në paligjshmëri dhe përplasjet me persona të tjerë për drogën, mund të jetë motivi për vendosjen e eksplozivit.
    Dy kamera që ka lokali, nuk kanë DVR çka e bën të vështirë punën për hetuesit për identifikimin e aktorëve të dyshuar. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor./vizionplus.tv

  • Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

    Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

    Pronari i lokalit, të cilit iu tritol në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në lokalin e tij.
    Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë. Raportohet se në Shqipëri ai nuk figuron me precedentë penalë.
    Sinani prej disa kohësh ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në paligjshmëri dhe përplasjet me persona të tjerë për drogën, mund të jetë motivi për vendosjen e eksplozivit.
    Dy kamera që ka lokali, nuk kanë DVR çka e bën të vështirë punën për hetuesit për identifikimin e aktorëve të dyshuar. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera për t’i ndihmuar grupin hetimor.

  • Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e maskuar! Pronari: S’kam konflikte

    Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e maskuar! Pronari: S’kam konflikte

    PAMJE NGA NGJARJA

    VLORË-Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Tritoli u vendos në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhanit. Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Pronari i biznesit para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar./ZËRI

  • E qëlluan tri herë me pistoletë, flet 36-vjeçari i plagosur në Durrës: Më kanë ngatërruar, s’kam konflikte

    E qëlluan tri herë me pistoletë, flet 36-vjeçari i plagosur në Durrës: Më kanë ngatërruar, s’kam konflikte

    Arbër Goreja, 36-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Fllakë të Durrësit ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjera. Para hetuesve 36-vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh personin që e qëlloi me armë zjarri.
    Goreja është shprehur se një makinë tip “Ford” me portobagazh i është afruar dhe një person i ka qëlluar tri herë me pistoletë. Sakaq, 36-vjeçari mësohet se ka marrë një plumb në brinjë.

    Sipas burimeve, 36-vjeçari ka shkuar i plagosur në komisariat dhe i ka kërkuar policëve që ta dërgojnë në spital për ndihmë mjekësore, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
    “Isha duke ardhur nga Fllaka për në Durrës. Në një moment mu afrua një makinë Ford i bardhë me portobagazh. Në ecje e sipër më erdhi paralel dhe më qelloi tri herë me pistoletë. Mua me kapi një plumb në brinjë.
    Fillimisht nuk e kuptova pasi trupi ishte i ngrohtë. Më pas më nisi dhimbja. U tremba dhe me shpejtësi erdha në komisariat.
    Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk e njihja personin që më qëlloi. Unë nuk kam konflikte të kalura me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër.”-tha ai.

  • Tritol automjetit të mjekes në Tiranë, pronarja e makinës mohon të ketë konflikte

    Tritol automjetit të mjekes në Tiranë, pronarja e makinës mohon të ketë konflikte

    Një sasi tritoli shpërtheu sot në orën 4 të mëngjesit, në një makinë që ndodhej në parkingun e një spitali privat në Qytetin Studenti.
    Policia bëri të ditur se automjeti është në pronësi të Matilda Kajas, e cila punon si mjeke në spitalin privat.
    Kjo e fundit, në deklarimet e saj në polici, mohoi të ketë konflikte. Sipas saj, personat të cilët vunë tritolin mund të kenë pasur shënjestër spitalin dhe jo atë vetë.

    Ndërkohë, kamerat e sigurisë tregojnë se autori i maskuar e vendosi eksplozivin në gomën e parë të automjetit dhe më pas është larguar në rrugicat e lagjes.
    /vizionplus.tv

  • “Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

    “Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier.

    Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar nga “dora” e kryebashkiakes, duke thënë “se kur ishte burrë në dorë të burrave, Roskoveci ishte copë-copë”.
    “Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.
    E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskovec, copë-copë”, tha Rama.

    Top Channel

  • Atentati në Tiranë/ “Ishim në festë dhe po shkonim drejt shtëpisë”, zbardhet dëshmia e badigardit: S’kam konflikte, nuk dallova asgjë të dyshimtë

    Atentati në Tiranë/ “Ishim në festë dhe po shkonim drejt shtëpisë”, zbardhet dëshmia e badigardit: S’kam konflikte, nuk dallova asgjë të dyshimtë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të një nate më parë, ku pas një atentati mbetën të plagosur katër persona.

    Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë  në pyetje sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.
    Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

    Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.
    Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.
    Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.

    Top Channel