Tag: konflikte

  • VIDEO/ Shpërthimi në Vlorë, flet e moshuara me djalin të dënuar: Nuk kam konflikte me njeri

    VIDEO/ Shpërthimi në Vlorë, flet e moshuara me djalin të dënuar: Nuk kam konflikte me njeri

    Këto janë pamjet nga banesa ku ndodhi shpërthimi, në derën e Bakie Zotos, nënë e Gentjan Zotos.

    Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, ndërsa duke folur për mediat, ajo ka treguar se, nuk ka pasur konflikte me njeri dhe se është e habitur nga ngjarja.

    ‘Vetëm jetoj. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës. Erdhi policia. Nuk kam dëme të tjera.

    Kam kaq vite këtu në lagje, nuk kam pasur konflikte me njeri. Nuk di gjë, jam habitur edhe vetë’, tha ajo.

    Siç shihet edhe nga pamjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale në derën kryesore të banesës.

    Kujtojmë se i biri, Gentjan Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë.

  • “Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi

    “Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi

    Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi.
    Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, kanë raportojnë mediat greke.
    Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i dashuri i vajzës me të cilin Sulo Halili kishte krijuar një romancë.
    Por, mënyra se si u vra shqiptari tregon se krimi është kryer nga njerëz që e planifikuan eliminimin e tij prej një kohe të gjithë, e mbi të gjitha e dinin se çfarë duhet të bënin për të mbuluar gjurmët.
    27-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe banues në Halkida, përpara se të zhdukej u kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Tebë me një mik. Sipas informacioneve, ai e la mikun e tij në Tebë dhe i tha këtij të fundit se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë. Atje, dy ditë pas zhdukjes së tij, makina e 27-vjeçarit u gjet e braktisur. 27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje për ta njoftuar.
    Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik.
    Në emision in “Me Zemnër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, babai i Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
    “Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd.
    Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni.
    Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur.
    Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai./ News 24

  • Tritoli shpërtheu sapo ndezi makinën, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër: Konflikte…

    Tritoli shpërtheu sapo ndezi makinën, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër: Konflikte…

    “Nuk kam konflikte me askënd”, me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës 38-vjeçari Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë.

    Sipas dëshmisë së Busukjas, shpërthimi ndodhi sapo ai ndezi automjetin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
    Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
    Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit.
    Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
    Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e Policisë së Shtetit, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Enea Busukjas.

    Top Channel

  • Atentati në Shkodër, disa të shoqëruar! Zbardhet dëshmia e ‘objektivit’: Nuk kam…

    Atentati në Shkodër, disa të shoqëruar! Zbardhet dëshmia e ‘objektivit’: Nuk kam…

    “Nuk kam konflikte me askënd”. Me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës, 38-vjeçari E.B, të cilit iu bë atentat një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi”.
    Sipas deklarimit të E.B, inspektor tatimesh, shpërthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. E.B. është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
    Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.
    Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit, raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja.
    Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
    Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e policisë, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

  • “Nuk kam konflikte me askënd”, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër

    “Nuk kam konflikte me askënd”, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër

    “Nuk kam konflikte me askënd”, me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës 38-vjeçari Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë.

    Sipas dëshmisë së Busukjas, shpërthimi ndodhi sapo ai ndezi automjetin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
    Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
    Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
    Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e Policisë së Shtetit, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Enea Busukjas.

    Top Channel

  • Iu bë atentat me tritol, zbardhet dëshmia e inspektorit të Tatimeve në Shkodër, shoqërohen disa persona

    Iu bë atentat me tritol, zbardhet dëshmia e inspektorit të Tatimeve në Shkodër, shoqërohen disa persona

    enea busukja

    SHKODËR- Një ditë pas shpërthimit me tritol në mjetin e tij, inspektori i hetimit tatimor në Shkodër, Enea Busukja, ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor. I riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ka një indicie për autorët e vendosjes së lëndës plasëse në makinën e tij, i cili shpërtheu me telekomandë.
    “Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund ta ketë vendosur tritolin”, është shprehur Busukja, ndërsa policia ka shoqëruar dhe pyetur disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

  • “Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

    “Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

    Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka zbuluar detaje nga pistat e hetimit lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 4 tetor.
    Sipas Dacit, hetuesit po ndjekin pistën se 58-vjeçari mund të jetë vrarë si hakmarrje mes bandave kriminale, ku dyshohet se është përfshirë i biri. Gazetarja thotë se konflikte të vjetra po riaktivizohen në qytetin e Sarandës.
    “Doja ta nisja me pjesën ku e la Eni, ngjarja e korrikut ku djali i viktimës është arrestuar për përkrahje të krimit, pasi kishte një konflikt për çështje pronësie. Nga gjithë dinamika dhe mënyra e arrestimit, djalit dy ditë para se të arrestohej iu vendos një sasi eksplozivi. Prokuroria e Vlorës, në të gjithë analizën, pretendon se është një grup kriminal që edhe më herët në Sarandë ka bërë zhdukjen e dy personave. Është një çështje që ne e kemi trajtuar dhe lidhet pikërisht me konflikte të vjetra që po riaktivizohen në qytetin e Sarandës.”, tha Daci.
    Gazetarja theksoi se Isuf Jaçaj nuk ishte i njohur për konflikte të mëdha që mund të çonin në një vrasje të tillë demonstrative, por besohet se djali i tij ishte në krahun e kundërt të konfliktit dhe kjo ka mundur të sjellë hakmarrjen. Detajet nga mënyra e ekzekutimit, si sasia e tritolit dhe përndjekja që i kanë bërë viktimës tregon për këtë pistë.
    “Ndërsa sa i përket 58-vjeçarit, ka qenë personazh problematik, por jo për çështje që mund të çonin në vrasje. Të paktën ky është edhe nga deklarimet e familjarëve.Nuk kishte konflikte të forta që mund të çonin në ekzekutim, aq më tepër në këtë mënyrë aq demonstrative. Raste të tilla i kemi parë në Rrëshen. Fakti që i vendoset një sasi kaq e madhe eksplozivi është me dyshime të forta se djali ka qenë i pozicionuar në palën kundërshtare. Të paktën kjo është pista kryesore që po hetohet.Po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Kam pyetur edhe sot, po ndiqet nëpërmjet kamerave, montimi ka qenë shumë perfekt. Personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit ka qenë ekspert në montimin e tij. E kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë marrë të gjitha hapat për t’u siguruar që ai do të humbiste jetën,” tha Daci.
    Gazetari Artan Hoxha, gjithashtu i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, tha se Saranda është kthyer në qendër të krimit dhe sipas tij nga ana e hetuesve “ka nevojë për një hetim të thelluar e shterues që të pengojë marrjen e këtij qyteti nga bandat e krimit të organizuar”.
     

  • I vunë tritol në servis, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…

    I vunë tritol në servis, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…

    Pas shpërthimit me tritol në një servis në Fushë Krujë, ka folur pronari i biznesit.
    Alfred Gurra, në një prononcim për News24, jashtë kamerave tha se nuk ka konflikt me asnjë person. Ai u shpreh se ka mbetur i habitur nga ngjarja, duke shtuar se servisi ka kamera përreth.
    “Nuk kam konflikte me askënd. Mbeta i habitur nga ajo që ka ndodhur. Servisi ka kamera përreth. Mirëpo, kamerat nuk e kanë fiksuar autorin”, ka deklaruar ai.

  • I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut. Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve

    I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut. Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

    Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale.
    Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje.
    “Isha me bashkëshorten në banesë në momentin e ngjarjes. Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje“, ka dëshmuar Mziu, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
     

    Top Channel