Tag: konflikt

  • “Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë”/ Përplasjet, reagon juristi: Konflikt i hapur, nuk është hera e parë…

    “Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë”/ Përplasjet, reagon juristi: Konflikt i hapur, nuk është hera e parë…

    Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë, komentoi përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të Kushtetueses.
    Ai e cilësoi situatën si një konflikt institucional që ka vendosur në tension funksionimin e dy prej hallkave më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend.
    “Ka pasur një konflikt të hapur mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për çështjen e mandatit. Kryetari i Kushtetueses deklaronte se mandati i tij nuk përfundon në mars, por në dhjetor, ndërsa Gjykata e Lartë e kundërshtonte këtë qëndrim. Kjo përplasje institucionale dhe mosmarrëveshja për interpretimin e mandatit çoi çështjen deri në Komisionin e Venecias, ndërkohë që për një vit me radhë nuk është zëvendësuar mungesa në Kushtetuese.
    Sa i përket procedurave të brendshme të vendimmarrjes, votimi i fshehtë ka qenë praktikë në Konferencën e Gjyqtarëve që përbëhet nga 450 vetë. Por në një trupë me vetëm 15 anëtarë, çfarë kuptimi ka fshehtësia e votës kur realisht të gjithë e dinë se për kë ka votuar secili? Në këtë rast, procesi dëmtohet dhe bie besueshmëria.
    Kur tre sekretarë të zakonshëm vihen në pozitën për të analizuar votën e anëtarëve të trupës më të lartë gjyqësore në vend, minohet integriteti i procesit. Më vjen keq që dy ndër figurat më të respektuara të sistemit gjyqësor janë përfshirë në një debat publik të kësaj natyre.
    Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë si një gjykatë fakti dhe të shqyrtojë në themel vullnetin e Gjykatës së Lartë. Por ajo po kalon kufijtë e kompetencave të saj dhe po ndërhyn në çështje që përcaktojnë fatet e vendit. Nuk është hera e parë. Vetëm një dekadë më parë, kjo gjykatë rrëzoi afro 50 vendime të mazhorancës që kishin të bënin me integritetin territorial dhe fatin politik të Shqipërisë”, u shpreh ai.

  • Plas sherri në Tiranë/ Konflikt masiv me thika, 4 persona përfundojnë te ‘Trauma’, policia kryen shoqërime

    Plas sherri në Tiranë/ Konflikt masiv me thika, 4 persona përfundojnë te ‘Trauma’, policia kryen shoqërime

    Një konflikt masiv me thika ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur të paktën 4 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.
    Mësohet se 4 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spitali e Traumës në Tiranë. Në konflikt, përveç thikave mësohet se janë përdorur edhe sende të tjera të forta.
    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar çdo person që ka marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.

  • Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Bathores, Tiranë, këtë të diel.

    Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Do jesh në konflikt me Ramën apo do bashkëpunosh me të? Ja si përgjigjet Florian Binaj

    Do jesh në konflikt me Ramën apo do bashkëpunosh me të? Ja si përgjigjet Florian Binaj

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, foli për herë të parë për kandidimin e tij të papritur. Ndër të tjera ai u pyet sesi do ti kishte marrëdhëniet me kryeministrin Rama.
    Florjan Binaj:
    “Nuk e kam kompleks të bashkëpunoj me të për të mirën e qytetit, se kur e sheh Tiranën nga Surreli duket bukur, po hajde brenda në Tiranë ku rrimë ne ta shohësh si është” tha ai.

  • A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

    A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

    Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë ekskluzive për Top Story me Grida Dumën foli për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.

    I pyetur nga Grida Duma se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim të vendimit, Begaj tha se do të mbrojë vendimin e tij presidencial në çdo rast.
    Presidenti Begaj komentoi edhe zgjedhjet për kreun e ri të SPAK dhe BKH.
    Pjesë nga intervista në “Top Story”
    Grida Duma: Ju thoni që unë kam ndjekur gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën, dhe kjo nuk bie në konflikt me Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të marrë një vendim. Unë bazohem tek vendimet thoni ju dhe jo mbi gjykimet në proces. Por në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim, çfarë do të shkaktonte kjo?
    Presidenti Begaj: Ju mendoni se mund të ketë një konflikt institucional midis legjitimitetit të zgjedhjeve?
    Grida Duma: Së pari, a do të pezullohen? A ka konflikt institucional? Cilat do të ishin variablat?
    Presidenti Begaj: Unë nuk mund të aludoj mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është në të drejtën e saj të zbatojë detyrimin ligjor. Ajo që ne sigurohemi kur nxjerrim një akt është që të marrim parasysh çdo pretendim dhe, nëse ky akt i Presidentit do të shkojë në një instancë ankimore apo ligjore, për të mbrojtur qëndrimin tonë në çdo rast.
    Grida Duma: Që do të thotë, përsëri jemi brenda ligjshmërisë, në gjithë zinxhirin, në logjikën tuaj.
    Presidenti Begaj: Jemi brenda ligjshmërisë.
    Grida Duma: Jemi përsëri në momentin kur BKH dhe SPAK do të kenë zgjedhje. Pak dihet që ndoshta krerët e tyre do të kenë një përqindje shumë më të vogël të peshës që kanë pasur dikur në instancat e tyre, sepse prokurorët e tjerë kanë po të njëjtën peshë. Megjithatë, duket sikur kreu i këtyre institucioneve përcakton edhe frymën e tyre.
    Ka pasur një analizë të thellë në media, një konflikt, jo interesi, por një konflikt kompetencash midis BKH dhe SPAK. Dhe mbi të gjitha, shqetësimi i madh është, a kemi sigurinë që vërtet po avancojmë në depolitizimin dhe mungesën e influencës politike në këto dy instanca të drejtësisë?
    Në fakt, drejt apo jo drejt, z. President, sepse unë besoj se drejtësia ka më shumë hallka sesa vetëm SPAK apo BKH që merren me politikën, por që janë “koka e peshkut” në njëfarë mënyre… Në qasjen tuaj, a do të jetë i depolitizuar ky proces?
    Dhe, a ka një rol të mundshëm të nënkuptuar apo të kuptuar të Presidentit të Republikës për të balancuar në kushtet ku kemi një çekuilibër politik midis pozitës dhe opozitës, sa i përket numrit sasior të aktorëve në Parlament? A bëhet roli juaj edhe më i rëndësishëm?
    Presidenti Begaj: SPAK dhe GJKKO janë institucione që kanë dalë nga reforma në drejtësi. Unë bashkohem me vlerësimin e qytetarëve që SPAK është një institucion i cili ka besueshmërinë më të lartë në vend dhe ka dhënë rezultate që ndihen në publik përsa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
    Patjetër që SPAK-u nuk është i vetmi që duhet ta bëjë këtë punë. Në vendin tonë janë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, të cilat duhet të kryejnë të njëjtin mision. Kërkohet bashkëpunim, bashkërendim dhe një qasje e përbashkët për të arritur rezultate akoma më të prekshme.
    Unë mendoj që zgjedhja e drejtuesve të rinj të SPAK dhe BKH ka një rëndësi të veçantë dhe kjo zgjedhje duhet të bazohet në meritë, profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Unë jam mbështetës i reformës në drejtësi, mbështes pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe besoj fort që zgjedhja e tyre do të bazohet në meritë.
    Nga ana tjetër, mendoj që reforma në drejtësi duhet të shndërrohet tashmë në një drejtësi funksionale, në një drejtësi që të jetë e drejtë për të gjithë njerëzit, në një drejtësi që ka një procedurë ligjore të rregullt sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
    Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim kanë edhe institucionet që, sipas ligjit, janë vetërregullues të sistemit të drejtësisë. Dhe në asnjë rast nuk ka ndërhyrje politike. Nuk ka asnjë rol të Presidentit të Republikës për të ndikuar në përzgjedhjen apo ngritjen në detyrë të dikujt që është pjesë e institucioneve të drejtësisë.

  • Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, mes disa nxënësve.

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se fëmijët kanë përdorur sende të forta, teksa dyshohet se ka të lënduar.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rastit.

    Top Channel

  • Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, 39-vjeçari goditi me thikë një person, i plagosuri mori hak! Dy në pranga

    Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, 39-vjeçari goditi me thikë një person, i plagosuri mori hak! Dy në pranga

    Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilisht, ku mbeti i plagosur njëri prej personave të përfshirë në këtë sherr.
    Policia lokale ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariatin e Devollit 4 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar.
    Bëhet fjalë për Guri Mazelliun e Ylli Xhaçkën. Sipas policisë, Guri Mazelliu fillimisht ka goditur me thikë një person në këmbë ndërsa me pas është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.

    Me pas, kanë qenë personat e përfshirë në konflikt ata që kanë kërkuar të vazhdojnë konfliktin, dhe kanë tentuar të bllokojnë brenda në automjet Guri Mazelliun, por ky i fundit është larguar me shpejtësi.

    Policia ka arrestuar gjithashtu edhe Ylli Xhaçkën, i cili akuzohet se pa leje drejtimi, ka transportuar me automjet personat e përfshirë në konflikt për të ndihmuar ata që të zënë në pritë Guri Mazelliun.
    Për këtë, policia e ka arrestuar ndërsa personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë proceduar në gjendje të lirë.
    Sipas policisë kjo është hera e tretë që këta persona përfshihen në konflikt me njëri-tjetrin ndërkohë që deri tani asnjë nuk ka treguar motivet e konflikteve
    Megjithatë, policia po heton për të shkuar tek motivi i konflikteve që ky grup personash kanë patur me njëri-tjetrin./vizioplus.tv

  • Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona

    Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona

    Një incident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Bilishtit. Nga pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur dy persona zbresin nga një automjet dhe tentojnë të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij.
    Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e një prite, ka arritur të shmangë dhunën duke dhënë gaz makinës dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, në këtë moment nuk është raportuar për persona të lënduar.
    Vetë shoferi, i cili është paraqitur më pas në polici, ka deklaruar se është goditur me thikë gjatë përplasjes. Policia e Devollit ka shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në konflikt dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë incident, i cili ka tronditur qytetin e vogël juglindor.
     

  • Sherr në mes të rrugës, dyshohet për një të plagosur

    Sherr në mes të rrugës, dyshohet për një të plagosur

    Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 20:47
    Një konflikt i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bilishtit. Dy persona zbresin nga një automjet dhe përpiqen të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij.
    Ky i fundit ka reaguar menjëherë duke larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, shoferi pretendon se është goditur me thikë gjatë incidentit. Ndërkohë, forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona të përfshirë për të sqaruar rrethanat. Në momentin e largimit të automjetit, nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.
    Pritet që policia të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë ngjarje. Përpara kësaj skene, ka patur një konflikt të mëparshëm po sot midis personave. Njëri prej tyre ka pretenduar se është goditur me thikë gjatë konfliktit.

  • “Është ngjarje e rëndë”/ Xhelal Mziu flet për shpërthimin: Ja te kush dyshoj se më ka vënë tritolin

    “Është ngjarje e rëndë”/ Xhelal Mziu flet për shpërthimin: Ja te kush dyshoj se më ka vënë tritolin

    Deputeti Xhelal Mziu ishte i ftuar sot në një emision televiziv ku foli për shpërthimin me tritol në banesën e tij, disa javë më parë.
    Ai e cilësoi ngjarjen të rëndë, teksa tha se nuk ka konflikt me asnjë person dhe dyshon se është një sulm me prapavijë politike. Ai akuzoi po ashtu policinë dhe Ministrinë e Brendshme për mos reagim dhe mosveprim mbi ngjarjen.
    “Nuk ishte vilë po shtëpi dy-katshe. Në Bathore ku u në jetoj do gjeni shtëpi më të mira dhe se ajo e mija. Nuk gjej asnjë arsye se përse mund të ketë ndodhur pasi nuk kam asnjë konflikt, as unë e as familjarë të mitë. Policia ka patur kohën e nevojshme për të gjetur shkaqet, por nuk ka dhënë asnjë informacion që pas regjistrimi të akuzës ditën e ngjarjes.Mendoj se është sulm me prapavijë politike. Kjo mazhorancë këto mjete përdor, o të dërgon prokurorinë, ose të vendos tritol. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Të vendoset tritol në banesën e një deputeti dhe të mos ketë reagim as nga policia, as nga ministri i Brendshëm, apo eksponentë të tjerë. Kur heshtin ndaj një personi të tillë imagjino çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë. Përderisa nuk kam konflikt me asnjë person, nuk kam pse të kem frikë apo t’i druhem askujt. Janë thjesht inskenime politike.”- tha Mziu.