Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.
Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
Sipas burimeve të korrespondentes Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.
Tag: konflikt
-

Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset
-

Konflikt mes të rinjve në Lezhë, plagosen të dy! Njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset
Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.
Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.Top Channel
-

Konflikt për parkimin mes të rinjve në Tiranë, qëllohet me armë 29-vjeçari. Identifikohet autori
Një konflikt banal për parkimin ka degjeneruar në përdorimin e armës në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 32-vjeçari Franci Canak, pas një konflikti për motive të dobëta, me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të këtij të fundit. 29-vjeçari u plagos në këmbë dhe u transportua me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Blutë e kryeqytetit po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri”, njofton policia. -

Fier Seman – Konflikt për pronësinë përfundon me të shtëna armësh, një person i shoqëruar dhe dy të shpallur në kërkim
Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim armësh në fshatin Fierseman të Divjakës, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.
Sipas informacioneve paraprake, pas një debati verbal, shtetasit Z. K., 58 vjeç, dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i Z. K. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Si pasojë e konfliktit, Sh. K. ka reaguar duke përdorur armën e gjahut që e posedonte me leje, dhe ka qëlluar, duke dëmtuar automjetin e shtetasit A. G.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. K., ndërsa dy të tjerët, Z. K. dhe A. G., janë shpallur në kërkim.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ” -

DINAMIKA e vrasjes së Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur
Vladimir Topjana
ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Itali, ku Vladimir Topjana u qëllua pë vdekje me tre plumba nga bashkëatdhetari i tij Rogert Shota. Mediat e huaja raportojnë se shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie.
Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Në pranga është vendosur autori 34-vjeçari Rogert Shota dhe babi i tij, Pren Shota. Dy autorët e dyshuar kishin njohje personale me viktimën.Si ndodhi ngjarja
43-vjeçari Vladimir Topjana kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë tip “Audi” , nga i cili zbriti Rogert Shota me të atin, Pren. Me ta ishte dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.
Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Hetimet vijojnë dhe një tjetër pistë është edhe një konflikt i viktimës, ndodhur në vitin 2018./ZËRI -

Vrasja e Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

‘Kanosje’ dhe ‘shpërdorim detyre’, arrestohet polici, u përfshi në një konflikt fizik
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ai është arrestuar mbrëmjen e datës 4 prill pasi pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me dy shtetas duke kanosur jetën e tyre.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.
-

4 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ Përplasja mes makinave në Durrës përfundon në sherr masiv (EMRAT)
Një aksident mes dy automjetesh në Durrës u shndërrua në një konflikt fizik, duke çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr. 13, ku pas përplasjes mes makinës të 63-vjeçarit B. H. dhe asaj të 42-vjeçarit Altin Kraci, situata degradoi në dhunë mes shoferëve dhe personave të tjerë të përfshirë.
Policia arrestoi në flagrancë tre vëllezërit Altin, Edison dhe Robert Kraci, për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim, si dhe 22-vjeçarin Agim Hasanbelliu, i cili akuzohet edhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim është shpallur B. H., i cili dyshohet edhe për “Shkatërrim prone”. Ndërkohë, administratori i një lokali pranë vendit të ngjarjes, A. Zh., është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka hequr dhe fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimin.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -

Përplasja mes makinave në Durrës përfundon në sherr masiv, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim (Emrat)
Një aksident mes dy automjetesh në Durrës u shndërrua në një konflikt fizik, duke çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr. 13, ku pas përplasjes mes makinës të 63-vjeçarit B. H. dhe asaj të 42-vjeçarit Altin Kraci, situata degradoi në dhunë mes shoferëve dhe personave të tjerë të përfshirë.
Policia arrestoi në flagrancë tre vëllezërit Altin, Edison dhe Robert Kraci, për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim, si dhe 22-vjeçarin Agim Hasanbelliu, i cili akuzohet edhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim është shpallur B. H., i cili dyshohet edhe për “Shkatërrim prone”.
Ndërkohë, administratori i një lokali pranë vendit të ngjarjes, A. Zh., është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka hequr dhe fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimin.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -

U mor peng nga 3 të rinj, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit
Është zbardhur dëshmia e Dodë Gjoka, 35-vjeçari i cili një ditë më parë u mor peng nga tre të rinj për t’u lënë më pas i lirë.Burime bëjnë me dije se Gjoka ka pohuar para forcave blu se ka pasur një konflikt të çastit me 3 persona, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje lidhur me çfarë kanë debatuar të rinjtë.
“Kam pasur një konflikt të çastit me tre persona, por më shumë nuk mund të flas”, ka thënë Gjoka, shkruan tvklan.Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Lezhë, rreth orës 14:10, në vendparkimin e makinave të një lokali në rrugën Lezhë-Milot.
Pasi u mor peng, pas disa orësh ai u la i lirë nga pengmarrësit.
Uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.