Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në hapësira të dobishme për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin.Kjo marrëveshje synon që pasuritë e konfiskuara të shndërrohen në qendra dhe mjedise sociale që promovojnë të drejtat e fëmijëve, ofrojnë shërbime dhe mundësi për të rinjtë, si edhe fuqizojnë komunitetin në luftën për një shoqëri më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.Bashkëpunimi parashikon identifikimin dhe vënien në dispozicion të pasurive të konfiskuara nga AAPSK, ndërsa UNICEF Shqipëri do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare, praktikat më të mira dhe mbështetjen teknike për t’i transformuar këto pasuri në modele funksionale që i shërbejnë zhvillimit social.Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:“Sot hedhim një hap të madh përpara në kthimin e pasurive të konfiskuara në vlerë të prekshme për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë shoqërinë. Nëpërmjet këtij partneriteti meUNICEF Shqipëri, ne jo vetëm që i japim një destinacion të ri këtyre pasurive, por ndërtojmë hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë ndihen të mbrojtur, të përfshirë dhe të fuqizuar. Ky proces është një shembull konkret i mënyrës sesi drejtësia mund të shndërrohet në mundësi për komunitetin.”Nga ana e tij, Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, z. Murat Sahin, vuri në dukje se kjo marrëveshje është në linjë me angazhimin e UNICEF për të mbështetur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri:“Transformimi i pasurive të konfiskuara në hapësira për fëmijët dhe komunitetin është një nga mënyrat më të forta për të kthyer drejtësinë sociale në realitet. UNICEF është i angazhuar të bashkëpunojë me AAPSK në këtë nismë, duke sjellë ekspertizën dhe përvojën ndërkombëtare për të krijuar mjedise që u japin fëmijëve mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u përfshirë në jetën shoqërore. Ky është një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit.”Marrëveshja e nënshkruar do të shërbejë si bazë për një sërë iniciativash të përbashkëta, përfshirë krijimin e qendrave komunitare në pasuritë e konfiskuara; programe të dedikuara për fëmijët dhe të rinjtë në fusha si edukimi, shëndeti mendor dhe përfshirja sociale; fuqizimin e organizatave vendore për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këto hapësira; si edhe ngritjen e modeleve të qëndrueshme të ripërdorimit social që mund të shërbejnë si shembull edhe në rajon.Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në kthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në një aset të përbashkët për shoqërinë shqiptare. Ai përforcon mesazhin se pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund dhe duhet të rikthehen si burim i zhvillimit dhe i shpresës për brezat e rinj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: konfiskuara
-

Në 2022 firmosi vetë vendimin që mbron ndërtuesit e paligjshëm, tani nuk ndal sulmin ndaj gjyqtarit Balliu
Kryeministri Edi Rama nuk ndal sulmin ndaj gjyqtarit të gjykatës Administrative, Hazbi Balliu për vendimin që lidhet me pallatin e konfiskuar nga KKT-ja, – një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik – ku qeveria kishte planifikuar të vendoste Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Në një postim në facebook Rama hedh aludime se gjyqtari nuk ka lexuar provat që shteti kishte vendosur në dispozicion.
Atë që Rama nuk përmend është se vendimi i gjyqtarit Hazbiu u mbështet në një vendim që vetë Rama ka firmosur vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin.
“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë” shkruan Rama.
Vendimi
Vendimi i vitit 2022 bën fjalë për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik.
Vendimi u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.
Hoteli 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave. Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019. Bazuar në këtë vendim Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.
Dhe gjyqtari mori vendimin për sigurimin e padisë, e cila përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara
Edhe kryetari i grupit parlametar të PD-së i bëri publik dje vendimin e Ramës që mbron ndërtuesit e paligjshëm.
Ndërkohë edhe pse taksapaguesit (shqiptarë dhe evropianë) kanë shpenzuar mbi një miliardë euro për të rindërtuar objektet e dëmtuara nga tërmeti zyrën e Kadastrës e la të pariparuar.
Lexo dhe: Rama la Kadastrën 4 vjet në godinën e dëmtuar nga tërmeti
-

Rama e akuzoi për vendimin e pallatit të konfiskuar, reagon për BIRN gjyqtari Hazbi Balliu:Të sjellë prova që unë jam..
Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”.
I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama, ndërsa u bëri gjyqin edhe institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit që nuk vepronin ndaj “abuzimeve ulëritëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i qeverisë së tij për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik. Megjithatë, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj më vonë në një procedurë legalizimi, që u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.
Por jo të gjithë ndërtuesit patën të njëjtin shans.
Një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave.
Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019.
Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.
Gjyqtari Hazbi Balliu është një magjistrat i ri, i diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatat Administrative të Gjirokastrës, Lushnjes dhe së fundmi të Tiranës.
I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.
“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara,” tha ai.
Balliu shtoi më tej se nuk shqetësohej nga kritikat për vendimmarrjen, pasi edhe nëse nuk vinin nga qeveria do të vinin nga pala tjetër në proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit që e cilësonte atë “të pacipë”.
“Ne, si gjyqtarë të Gjykatës Administrative, trajtojmë çdo ditë çështje me palë qeverinë dhe nuk më shqetëson kritika e kryeministrit për vendimin,” tha Balliu.
“Ajo që më ka prekur është që më ka thënë ‘i pacipë’. Nuk e di ku kryeministri ka parë që unë jam sjellë si i pacipë? Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet ta bëjë këtë të besueshme për publikun dhe të tregojë ku apo si,” shtoi ai.
Sulme ndaj drejtësisë
Gjyqtari Hazbi Balliu nuk është i vetmi magjistrat i sulmuar nga kryeministri Edi Rama për vendimarrjen e tij. Përgjatë qeverisjes së tij, Rama u ka bërë shpeshherë gjyq publik prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë marrë vendime kundër qeverisjes së tij.
Vetëm gjatë këtij viti, Rama ka atakuar direkt gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, një gjyqtare të Tiranës që rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës si dhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për kallëzimin penal të kabinave pa leje në fshatin turistik të Thethit.
Njësoj si rastet e tjera, edhe sulmi ndaj gjyqtarit Balliu rikthen në vëmendje procedurën kontroverse me pallatet pa leje dhe nxjerr në pah standardet e dyfishta të ndjekura nga institucionet shtetërore.
Kompania RT Max ka shfrytëzuar si bazë ligjore për padinë e saj ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara të dërguar në parlament nga qeveria Rama si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 589/2022 që legjitimon parablerjen ndaj subjekteve zhvilluese.
BIRN mësoi se kompania ngriti padi, pasi pavarësisht se ka paguar shumën e garancisë dhe ishte në pritje të formalizimit të kontratës që do t’i mundësonte të blinte shtesat në objekt bazuar në vendimin e qeverisë së vjeshtës 2022, siç është bërë në raste të ngjashme, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet.
Më 31 korrik, gjyqtari Hazbi Balliu pranoi kërkesën për sigurim padie dhe vendosi pezullimin e zbatimit të vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Gjyqtari Balliu i tha BIRN se vendimi i tij ishte një procedurë standarde për të mos lejuar tjetërsimin e pronës pa i dhënë mundësi ankuesit të kërkonte shqyrtimin në themel të çështjes në gjykatë.
Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve për koment mbi rastin deri në publikimin e këtij shkrimi. Përfaqësuesit e kompanisë RT Max ishin të paarritshëm./Birn/ -

Si Rama sulmoi gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij
Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”.
I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.
“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama, ndërsa u bëri gjyqin edhe institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit që nuk vepronin ndaj “abuzimeve ulëritëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i qeverisë së tij për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik. Megjithatë, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj më vonë në një procedurë legalizimi, që u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.
Por jo të gjithë ndërtuesit patën të njëjtin shans.
Një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave.
Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019.
Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.
Gjyqtari Hazbi Balliu është një magjistrat i ri, i diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatat Administrative të Gjirokastrës, Lushnjes dhe së fundmi të Tiranës.
I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.
“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara,” tha ai.
Balliu shtoi më tej se nuk shqetësohej nga kritikat për vendimmarrjen, pasi edhe nëse nuk vinin nga qeveria do të vinin nga pala tjetër në proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit që e cilësonte atë “të pacipë”.
“Ne, si gjyqtarë të Gjykatës Administrative, trajtojmë çdo ditë çështje me palë qeverinë dhe nuk më shqetëson kritika e kryeministrit për vendimin,” tha Balliu.
“Ajo që më ka prekur është që më ka thënë ‘i pacipë’. Nuk e di ku kryeministri ka parë që unë jam sjellë si i pacipë? Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet ta bëjë këtë të besueshme për publikun dhe të tregojë ku apo si,” shtoi ai.
Sulme ndaj drejtësisë
Gjyqtari Hazbi Balliu nuk është i vetmi magjistrat i sulmuar nga kryeministri Edi Rama për vendimarrjen e tij. Përgjatë qeverisjes së tij, Rama u ka bërë shpeshherë gjyq publik prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë marrë vendime kundër qeverisjes së tij.
Vetëm gjatë këtij viti, Rama ka atakuar direkt gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, një gjyqtare të Tiranës që rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës si dhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për kallëzimin penal të kabinave pa leje në fshatin turistik të Thethit.
Njësoj si rastet e tjera, edhe sulmi ndaj gjyqtarit Balliu rikthen në vëmendje procedurën kontroverse me pallatet pa leje dhe nxjerr në pah standardet e dyfishta të ndjekura nga institucionet shtetërore.
Kompania RT Max ka shfrytëzuar si bazë ligjore për padinë e saj ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara të dërguar në parlament nga qeveria Rama si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 589/2022 që legjitimon parablerjen ndaj subjekteve zhvilluese.
BIRN mësoi se kompania ngriti padi, pasi pavarësisht se ka paguar shumën e garancisë dhe ishte në pritje të formalizimit të kontratës që do t’i mundësonte të blinte shtesat në objekt bazuar në vendimin e qeverisë së vjeshtës 2022, siç është bërë në raste të ngjashme, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet.
Më 31 korrik, gjyqtari Hazbi Balliu pranoi kërkesën për sigurim padie dhe vendosi pezullimin e zbatimit të vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Gjyqtari Balliu i tha BIRN se vendimi i tij ishte një procedurë standarde për të mos lejuar tjetërsimin e pronës pa i dhënë mundësi ankuesit të kërkonte shqyrtimin në themel të çështjes në gjykatë.
Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve për koment mbi rastin deri në publikimin e këtij shkrimi. Përfaqësuesit e kompanisë RT Max ishin të paarritshëm.
/Reporter.al/ -

Kryeadministratorja e AAPSK: Rrisim bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e aseteve të konfiskuara
Kryeadministratorja e AAPSK: Rrisim bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve të konfiskuaraKryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, znj. Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo vetëm një mënyrë efektive për të kthyer drejtësinë në komunitet, por edhe një mundësi për të ndërtuar besimin e qytetarëve te institucionet,” – u shpreh znj. Xhaja, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.Z. Xhaja shprehu gadishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ambulanca të reja për burgjet, AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A.
15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme shëndetësore, janë pjesë e një projekti për modernizimin e flotës mjekësore në sistemin penitenciar shqiptar.Projekti është financuar nga fondi i posaçëm në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me vendimin e marrë nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar. Nëpërmjet këtij vendimi u mundësua financimi i furnizimit të DPP me 8 ambulanca të kategorisë A, si pjesë e angazhimit për të vendosur pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi në funksion të strukturave ligjzbatuese dhe në shërbim të komunitetit.
Mjetet do të shpërndahen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar kapacitetet logjistike dhe përkujdesjen shëndetësore për të dënuarit dhe të paraburgosurit.
AAPSK vijon të luajë një rol kyç në përdorimin me efektivitet të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke i shndërruar ato në mekanizma për forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve publike, si dhe gjenerimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Kjo është një ndër mënyrat më efikase për të rritur ndikimin e drejtësisë në shoqëri dhe për të siguruar që pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në burime të vlefshme për interesin publik. -

AAPSK thirrje për ide inovative, pasuritë e konfiskuara në shërbim të zhvillimit komunitar
Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale.
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një thirrje publike për paraqitjen e projekt-ideve, me fokus ripërdorimin social të pasurive që ndodhen aktualisht në administrim të saj.
Kjo iniciativë vjen si një përpjekje konkrete për të transformuar pasuritë e përfituara përmes paligjshmërisë në hapësira me vlerë për komunitetin, në shërbim të shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura.
Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë ide kreative me ndikim real në terren dhe që kanë potencialin të shndërrohen në projekte konkrete, të zbatueshme dhe të qëndrueshme. Projekti përfitues do të gëzojë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Agjencisë në raport me donatorë dhe fondacione të interesuara për të investuar në drejtësi sociale dhe zhvillim komunitar në Shqipëri.
Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aktorësh, përfshirë: institucione qendrore dhe njësi të qeverisjes vendore, organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ndaj viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit, OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave në nevojë, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një histori aktive të paktën trevjeçare në fushat përkatëse.
AAPSK nënvizon se kjo thirrje është një mundësi për këdo që ka një ide të vlefshme dhe vizion për ta kthyer një pronë të konfiskuar në një hapësirë që i shërben të mirës publike.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Aplikimi duhet të përmbajë: përshkrimin e idesë dhe qëllimin; objektivat dhe grupin përfitues; formën e përdorimit të pronës; afatet e zbatimit; si edhe kapacitetet e zbatuesit dhe partnerët e mundshëm.
Propozimet mund të jenë të thjeshta në përmbajtje, por duhet të tregojnë qartësisht ndikimin që parashikohet dhe mënyrën sesi prona e konfiskuar mund të shndërrohet në një vlerë të shtuar për komunitetin. -

Pronat e krimit, pasuri publike/ Agjencia që i administron: Nuk i marrin më ish-pronarët, organizatat të sjellin ide për menaxhimin
Të gjitha pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Policia e Shtetit nuk u kthehen më ish-pronarëve, pasi ato janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga bota e krimit.
Këto asete mund të përdoren nga komuniteti për kauza të mira. Në vitin 2024, vlera e aseteve të sekuestruara ishte 27 milionë euro, ndërsa vlera e pronave të konfiskuara ishte 4 milionë euro.
Sipas raportit vjetor të AAPSK-së, pjesa më e madhe e aseteve të konfiskuara janë pasuri të paluajtshme, si apartamente dhe tokë truall. Një shtëpi apo një tokë e blerë me para që vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike apo prostitucioni, mund të kthehet në një qendër sociale që i shërben të gjithëve.
Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së: “Agjencia ka vendosur të bëjë një thirrje për organizatat që të shpalosin idenë e tyre se çfarë mund të bëhet me pronat e sekuestruara. Kjo është në vijim të gjithë punës që ka bërë agjencia, duke i inventarizuar të gjitha pasuritë dhe duke i bërë të hapura për këdo që vlerëson se duhet t’i marrë në përdorim.”
T’i marrësh pronën një personi apo grupi kriminal kërkon guxim. Pavarësisht kësaj, deri më tani vetëm një pronë është arritur të administrohet nga shoqëria civile – dikur tokë e një personi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, sot është kthyer në një qendër didaktike me agrume.
Pronat e konfiskuara kalojnë në pronësi të shtetit, i cili më pas mund të prodhojë të ardhura financiare që administrohen nga agjencia përkatëse.Top Channel


