Tag: konfirmuar

  • Urdhri i Ramës, vala e dorëheqjeve vazhdon në Bashkinë e Selenicës

    Urdhri i Ramës, vala e dorëheqjeve vazhdon në Bashkinë e Selenicës

    Në valën e dorëheqjeve të drejtorëve e administratorëve të Bashkive së fundmi kanë dhënë dorëheqjen edhe 5 administratoret e njësive administrative të Bashkisë Selenicë. A2 CNN mëson se dorëheqjet e tyre janë protokolluar dhe konfirmuar në rrugë zyrtare nga Bashkia e Selenicës.  Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin të zhvilluar në Durrës pak ditë më parë.
    Edhe në bashkinë e Selenicës janë konfirmuar tashme dorëheqjet e pesë drejtuesve të njësive administrative. Megjithatë puna e tyre do të analizohet dhe në fund pas një analize të detajuar do të shikohet nëse do të ketë largim përfundimtar të tyre.
    Urdhri pritet të zbatohet edhe në Bashkinë e Vlorës aty kur deri më tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

  • Lajme të këqija për Jamal Musialën pas dëmtimit në ndeshjen me PSG, Bajerni jep informacionin zyrtar

    Lajme të këqija për Jamal Musialën pas dëmtimit në ndeshjen me PSG, Bajerni jep informacionin zyrtar

    Bajerni ka konfirmuar më të keqen për Jamal Musialën. Ylli gjerman duhet t’i nënshtrohet operacionit së shpejti në Gjermani.
    Doktorët kanë konfirmuar se Musiala ka frakturë në fibulë, që është e shoqëruar me thyerje dhe zhvendosje të kyçit të këmbës. Talenti u dëmtua dje, ndërsa u përplas me Donarumën.
    Musiala do të qëndrojë për “një periudhë të gjatë”. Një ditë e gjitha për t’u harruar dje për Bajernin, që u mposht nga PSG me rezultatin 2-0 në Botërorin për klube.
    Ishte një aksion i sekondave të fundit në pjesën e parë, kur Musiala u përplas me Donarumën. Menjëherë ra në sy se ishte dëmtim i rëndë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SYRI TV/ Zgjerohet harta e murtajës në Shqipëri, deri tani 11 vatra pozitive në vend

    SYRI TV/ Zgjerohet harta e murtajës në Shqipëri, deri tani 11 vatra pozitive në vend

    Në qarkun e Gjirokastrës është konfirmuar vatra e parë e murtajës, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.

    Rasti është identifikuasr në një fermë në qytetin e Libohovës e cila është izoluar dhe karantinuar e gjithë tufa. Në të gjithë vendin rezultojnë 13 ferma pozitive të shpërndarë në 11 vatra.

    Harta e murtajës së bagëtive është zgjeruar edhe ne Libohove.  Në këtë zonë është konfirmuar rasti në një fermë.

    Deri në këtë moment, janë identifikuar 𝟏𝟑 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞, të shpërndara në 𝟏𝟏 𝐯𝐚𝐭𝐫𝐚 të ndryshme në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe  Gjirokastër.

  • Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa

    Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa

    Në qarkun e Gjirokastrës, një ndër territoret më të rëndësishme blegtorale në vend, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.

    Rasti është identifikuar në një fermë në qytetin e Libohovës, ku autoritetet veterinare kanë reaguar duke e izoluar dhe karantinuar tufën.
    Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar në qark, tha se rasti është zyrtarisht i konfirmuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.
    “Ne kemi nga përgjigjet e laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Tiranë një rast të konfirmuar pozitiv në Bashkinë Libohovë, në qytetin Libohovë. Sapo morëm njoftimin e menjëhershëm, ishte dita e shtunë, ora 16:30, grupi i punës i përbërë nga tre persona shkuam në fermë dhe kontaktuam pronarin për t’i bërë të ditur rezultatin e analizës dhe për të marrë masat urgjente, e cila konsiston në izolimin e tufës dhe në bllokimin e lëvizjes”, shprehet Zharkalli.
    Qarku i Gjirokastrës, një ndër zonat kryesore blegtorale në vend me rreth 4.5% të numrit kombëtar të deleve dhe dhive, është përballur për herë të parë me murtajën e ruminantëve të vegjël.
    Pas konfirmimit të parë të sëmundjes në Shqipëri në fillim të qershorit në qarkun e Shkodrës, identifikimi i një vatre të re në Libohovë ka shtuar ndjeshëm shqetësimin për përhapje, veçanërisht për shkak të lëvizjes së kafshëve dhe kontaktit të shpeshtë mes tufave në këtë zonë.
    “Momentalisht ndodhen 256 krerë, nga të cilat 230 janë të leshta, pjesa tjetër janë të dhirta. Ajo që konstatojmë nga monitorimet e përditshme për t’u theksuar është që ferma nuk ka temperaturë kafsha, nuk ka shenja klinike të shfaqjes së sëmundjes dhe nuk ka ngordhshmëri në fermë. Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë të paktën 10 ditë”, shton Zharkalli.
    Sipas ekspertëve, edhe pse murtaja e ruminantëve të vegjël nuk përbën rrezik për njerëzit, ajo mbetet një kërcënim serioz për sektorin blegtoral, për shkak të përhapjes së shpejtë dhe dëmeve të mëdha ekonomike që mund të shkaktojë.
    Në këtë fazë, autoritetet po zbatojnë protokollin e plotë të kontrollit dhe izolimit, ndërsa bëjnë apel për bashkëpunim nga blegtorët dhe komuniteti lokal.

    Top Channel

  • Murtaja e bagëtive! Konfirmohet vatra e dytë në Korçë, rrezikohen 5000 krerë

    Murtaja e bagëtive! Konfirmohet vatra e dytë në Korçë, rrezikohen 5000 krerë

    FOTO ILUSTRUESE

    KORÇË-Një tjetër vatër e murtajës është konfirmuar në qarkun e Korçës. Autoritetet raportojnë se analizat kanë rezultuar pozitive për një nga fermat e fshatit Shkoze në bashkinë e Maliqit, ku 192 krerë do të asgjësohen. Fermeri që zotëron fermën e infektuar tregon se dëmi është kolosal, aq sa i ka ngelur vetëm vetëflijimi në rast se nuk ndihmohet nga shteti.
    “Do groposen mbi 180. Dëm shumë i madh, nuk llogaritet. Duam pak ndihmë, ne me këto kemi bukën. Vetëm me këtë punë merremi. Në rrugë jam, në borxhe jam. Po nuk dhanë ndihmë, do hap gropën ngjitur për veten time”, shprehet fermeri  Enkel Shkembasi.
    Ndërkohë, ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës, ku oër pasojë, janë rreth 5000 kafshë të rrezikuar. Autoritetet veterinare shprehen se situata është në kontroll edhe pse dëmi i përllogaritur është i madh.
    Dy ditë më parë më 22 qershor, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në përditësimet e fundit raportoi se aktualisht janë konfirmuar 12 ferma pozitive në 10 vatra të ndryshme të infeksionit. Dy rastet e fundit janë 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lushnjë. Deri më tani janë prekur dhe asgjësuar 1200 krerë. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por që sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj./ZËRI

  • Zyrtarisht 241 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Indi, i vetmi i mbijetuar një shtetas britanik

    Zyrtarisht 241 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Indi, i vetmi i mbijetuar një shtetas britanik

    Air India ka konfirmuar se nga 242 personat në bordin e avionit të saj që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë, të gjithë vdiqën përveç një personi.

    I mbijetuari i vetëm është një shtetas britanik me origjinë indiane.
    “Me keqardhje ju njoftojmë se nga 242 persona në bord, 241 janë konfirmuar viktima. I mbijetuari i vetëm po trajtohet në spital”, tha Air India në një deklaratë.
    Në avion ishin 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.
    Pasagjerët përbëheshin nga 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 shtetas kanadez.
    Theksojmë se nga përplasja e avionit me një spital civil u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë, mes tyre ishin dhe disa studentë.
     

    Top Channel

  • Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

    Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka konfirmuar sot rastin e parë në vend të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), një sëmundje infektive që prek delet dhe dhitë. Rasti është zbuluar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.
    Mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit. Menjëherë pas konfirmimit, janë zbatuar masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim izolimin, kontrollin dhe menaxhimin e situatës në terren.
    Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta që të respektojnë masat parandaluese, të shmangin lëvizjen e kafshëve dhe të njoftojnë menjëherë Shërbimin Veterinar nëse konstatojnë simptoma si temperaturë, rrjedhje nga hunda, inflamacion i syve, diarre apo ngordhje të papritura. Është vënë në dispozicion edhe numri i gjelbër falas 0800 3366 për raportime.
    Theksohet se kjo sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Autoritetet premtojnë ndjekje të rreptë të situatës dhe informim të vazhdueshëm për qytetarët.

  • Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

    Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë.
    Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në një fermë të mbarështimit të dhive.
    Konfirmimi është bërë nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve.
    Analizat e bëra në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kanë konfirmuar praninë e virusit PPR.
    “U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

  • Bayern, ylli konfirmon largimin: “Ai ishte klubi që më donte më shumë”

    Bayern, ylli konfirmon largimin: “Ai ishte klubi që më donte më shumë”

    11 Maj 2025

    14:46

    Telesport

    Mbrojtësi i Bayern Munich, Eric Dier, ka konfirmuar pas ndeshjes me Gladbach se do të largohet nga ekipi në fundin e këtij sezoni.
    Lojtari ka konfirmuar gjithashtu se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Monaco: “Me atë klub kam pasur bisedat më të mira. Ka qenë klubi që më ka dashur më shumë. Nuk kishte dyshime”.
    Në javët e fundit, drejtuesi i Bayern Munich, Christoph Freund, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes jashtë fushe të Bundesliga-s kundër Leipzig.
    “Ne folëm me Eric për një zgjatje kontrate. Ai na informoi se nuk do të rinovojë dhe se do të na lërë. Ai është një djalë i mirë dhe kaluam shumë mirë së bashku. Shpresojmë që ai ta përfundojë kohën e tij me ne me titullin e tij të parë”, tha drejtori sportiv i klubit.
    Dier fillimisht u transferua në Mynih në huazim nga skuadra angleze e Premier League, Tottenham, në janar 2024, përpara se të blihej përfundimisht nga Bayern verën pasuese.

  • Inter- Barça për finalistin e parë, formacionet

    Inter- Barça për finalistin e parë, formacionet

    Pas pak (21:00), në ‘San Siro’ ndeshja e kthimit Inter- Barcelona në duelin e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjithçka nis nga barazimi në të vajtjes 3-3.

    Simone Inzagi po mbështetet te Lautaro Martinez: sulmuesi argjentinas, viktimë e një tërheqje në muskujt fleksorë të kofshës së majtë në ndeshjen e parë, fillon së bashku me Markus Turam. Formacioni standard i parë në Katalonjë është konfirmuar në tërësi: Pavard është ende jashtë, dhe vendin e tij do ta zërë Bisek. Dimarko është konfirmuar në të majtë.

    Nga ana e tij trajneri gjerman i barës Hansi Flik, nuk bëri asnjë para-taktikë në deklaratat e tij para ndeshjes: Robert Levandovski fillon nga stoli, në sulm është Ferran Torres, Lamine Jamal dhe Rafinja.

    Ndryshimet për Blaugranët kanë të bëjnë me mbrojtjen, duke pasur parasysh dëmtimin e mbrojtësit Zhyl Kunde: Erik Garsia luan në të djathtë, Gerard Martin është konfirmuar në të majtë me Kubarsi dhe Injigo Martinez.

    Formacionet zyrtare:

    Inter (3-5-2): Zomer; Biseck, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro martinez. Tr: Simone Inzagi.

    Barcelona (4-2-1-3): Shezni; Garcia, Kubarsi, Injigo Martinez, Gerard Martin; Pedri, De Jong; Dani Olmo; Lamine Jamal, Ferran Torres, Rafinja. Tr: Hansi Flik.

    Vazhdo leximin