Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: konfirmuar
-

Familjarët konfirmojnë ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit
Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.
Mediat maqedonase raportojnë se familjarët kanë konfirmuar gjithashtu se artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak që ka pësuar ndërsa ishte në Itali.
Shpat Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare, i dashur për publikun dhe i pranishëm në skenë për më shumë se dy dekada. -

Familjarët konfirmojnë lajmin për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi
Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar diten e sotme lajmin për vdekjen e tij. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11.
Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Ngushellime familjes! -

“Atij k*rvës, palloshit…”/ Kujt i drejtohej Balluku me nofkat epike? Lala: E kam të konfirmuar, bëhet fjalë për…
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku komunikonte me kryeministrin Edi Rama, paralelisht me ish-vartësin e saj Evis Berberi, në lidhej me tenderat.
Lala u shpreh se çështja e radhës në SPAK do të jetë aeroporti i Vlorës, por nuk dihet ende nëse do t’i faturohet Ballukut pasi është çështje nën hetim.
“Në komunikimet që Balluku kishte me ish-vartësin e tij Evis Berberi, lihet të nënkuptohet që ka komunikime paralelisht me Ramën, që e etiketon me terma jo etikë. E kam të konfirmuar këtë gjë, edhe pse disa prej nofkave të përdorura nuk qëndrojnë me thënë të drejtën.
Çështja e Rradhës në SPAK por që nuk di a do t’i faturohet Ballukut është Aeroporti i Vlorës. Rama hezitoi ta lëshonte direkt Ballukun, për herë të parë në një intervistë për DË përdori një gjuhë të drunjtë dhe të ftohtë, ndryshe nga gjuha e përdorur në rastet për Veliajn apo Tahirin”, tha ajo.
-

Budapesti bëhet qendra e botës? Rusia thotë se samiti Trump–Putin është shumë pranë
Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 14:53
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kontaktet diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po përparojnë, duke konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të pritur një samit të dytë Rusi–SHBA në Budapest.
Sipas Zakharovës, ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë për nevojën e komunikimit të rregullt mes dy qeverive, pavarësisht ritmit të ngadaltë të kontakteve:“Me ardhjen e administratës së re amerikane, ne ndiem një dëshirë të sinqertë nga ana e tyre për të rifilluar dialogun,” u shpreh ajo.
Ajo theksoi se, edhe pse dialogu nuk po ecën me ritmin e dëshiruar, pala ruse po monitoron nga afër zhvillimet dhe mbetet e angazhuar për të avancuar axhendën dypalëshe.
Zakharova iu referua kontakteve të mëparshme në kuadër të samitit Rusi–SHBA në Alaska, ku pas një bisede telefonike mes ministrave të jashtëm, nuk pati vazhdim të menjëhershëm të komunikimit. Megjithatë, sipas saj, palët ranë dakord për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, veçanërisht për çështje që lidhen me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Zëdhënësja ruse konfirmoi se Rusia është e gatshme të mirëpresë një samit të dytë me SHBA-në në Budapest, me kusht që ai të bazohet në rezultate konkrete dhe të përpunuara mirë nga takimi i mëparshëm në Alaska.
Kjo gatishmëri është konfirmuar edhe nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke reflektuar interesin e Moskës për të thelluar dialogun strategjik me Uashingtonin. -

Identifikohet personi që spiuonte Gilmando Danin brenda në Aeroportin e Rinasit
Detaje të reja nga hetimet për atentatin mafioz në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.
Sipas burimeve policore është konfirmuar që është identifikuar edhe personi i cili ka patur rolin e vëzhguesit dhe të informatorit brenda aeroportit dhe shumë shpejt mund të shpallet në kërkim.
Ai ka qenë fillimisht i maskuar me kapele dhe syze dhe ka qëndruar rreth një orë në aeroport. Gjithahstu hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ngjarje.
Hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e Mustafa Sheqerit.
Konfirmohet edhe personi që ka apsur roline vëzhguesit ka parkuar automjetin në parkingun e Rinasit fillimisht ka qenë i maskuar me kapele syze.
Avioni është vonuar 40 minuta dhe Toyota që është përdorur nga autorët ka qarkulluar rreth 40 minuta në Rinas dhe personi tjetër që ka pasur rolin e vëzhguesit e informatori nga burime nga policia është identifikuar dhe mund të shpallet në kërkim. Ka qëndruar në ambientet e aeroportit.
Ka vëzhguar çdo lëvizje të Danit e Sheqerit dhe ka informuar ekzekutorët. Ai ka parë të gjithë skenën e krimit.
Më pas ka shkuar tek automjeti që kishte parkuar dhe më pas është larguar dhe ky me automjet pasi janë larguar 3 personat që ishin ekzekutorë.
Ka dyshime të forta që ky person që ka ruajtur Danin dhe Sheqerin ka pasur sinjale që në momentin e parë nga aeroporti i Barcelonës. Informatori dhe ekzekutorët kanë qëndruar rreth një orë në aeroport.
gijotina.com/ -

Zbulohet data e nisjes së spektaklit ‘Big Brother VIP Kosova 4’
Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë më në fund një datë për t’u shënuar në kalendar. Produksioni ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i katërt i këtij formati të ndjekur do të startojë më 17 nëntor, duke rikthyer emocionet, dinamikat dhe surprizat që bëjnë çdo edicion të veçantë.
Për javë të tëra publiku ishte lënë në pritje, ndërsa organizatorët ruanin heshtjen rreth detajeve të spektaklit. Kjo pritje duket se ka shërbyer për të shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe zhurmën në rrjetet sociale, ku fansat kanë bërë vazhdimisht supozime dhe pyetje për datën e nisjes dhe konkurrentët.
Edhe këtë vit, produksioni ka preferuar të mbajë identitetin e banorëve sekret deri në momentin e hyrjes në shtëpi, duke shtuar misterin që gjithmonë shoqëron këtë format. Megjithatë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të mundshëm, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, duke bërë që diskutimet të vazhdojnë.
Ky edicion pritet me interes të lartë, pasi sezonet e mëparshme kanë sjellë personazhe të fortë, përplasje, emocione dhe momente që janë komentuar gjatë në media dhe rrjete sociale. Për këtë arsye, publiku është i etur të shohë se çfarë dinamike do të krijohet këtë herë dhe cilat figura publike apo personazhe të reja do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend.
Me datën tashmë të konfirmuar, Big Brother VIP Kosova 4 hyn zyrtarisht në fazën e numërimit mbrapsht. -

Në heshtje e pa zhurmë, fejohet Afrona Dika!
Afrona Dika ka bërë një pauzë të gjatë nga media, duke ruajtur privatësinë e saj personale, por së fundmi ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale që ka ngritur shumë pyetje. Bukuroshja ka postuar një fotografi ku shfaqet me një unazë të bukur te gishti, e cila ka bërë që ndjekësit të mendojnë për një mundësi fejesë.
Megjithatë, edhe pse fotografia ka ngjallur kuriozitet, Afrona nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me këtë ngjarje dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.
Burime të Prive nga Liberta Spahiu kanë konfirmuar se ka pasur zhvillime të reja në jetën e Afronës, edhe pse ajo ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës private dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për momentin. E vetmja gjë që dihet është se Afrona duket e lumtur dhe e përmbushur në aspektin personal, por mbetet e paqartë se kush është partneri që ka marrë zemrën e saj.
Përveç jetës private, Afrona është aktive me projektet e saj profesionale. Ajo po vazhdon me sukses podcastin e saj, i cili ka sjellë intervista të veçanta dhe personazhe interesante, duke ofruar një përmbajtje të freskët dhe tërheqëse për audiencën. Ndërkohë, të gjithë presin me padurim për të mësuar më shumë detaje rreth jetës së saj dhe mundësinë për të ndarë edhe më shumë nga aventura e saj personale.
Rikujtojmë që në vitin 2019, Afrona Dika dhe këngëtari i njohur Blero, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni përrallore buzë bregdetit të Shëngjinit tek Rana e Hedhun. -

Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor.
Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve serioze, kanë konfirmuar prokurorët.
Më 16 mars, gjatë një koncerti në klubin Pulse në Koçan, shpërtheu zjarr në klubin e stërmbushur me njerëz, duke lënë të vdekur dhjetëra persona. Si pasojë e zjarrit u plagosën pothuajse edhe 200 persona të tjerë.
Tetë muzikantë nga ky bend ishin në mesin e viktimave nga zjarri.
Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një koncerti nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa të shkaktonin rrëmujë të madhe.
Prokurorët kanë thënë se klubi pothuajse nuk përmbushte asnjë standard të sigurisë.
Më herët gjatë këtij muaji, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar aktakuzat ndaj 34 personave – një hap i rëndësishëm drejt gjykimit të atyre që besohet se ishin përgjegjës për një nga zjarret më vdekjeprurëse në klubet e natës në Evropë.Pasi i ka konfirmuar aktakuzat, gjykatësi pritet të vendosë për datën e nisjes së gjykimit.
Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM – Koçani me degën Cabaret PULS dhe kompanisë MMMM CAFE – Koçani, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.
Në mesin e të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre.
Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona.
Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Lupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.
Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.
Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.
Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulen në bankën e të akuzuarve gjithashtu./ REL/
-

Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët
Një ditë pas incidentit që tërhoqi vëmendjen e tifozëve, në stadiumin e Leskovacit është ngritur flamuri shqiptar, krahas atij serb.
Drejtues të UEFA-s kanë konfirmuar se kjo është bërë gjatë mëngjesit të sotëm. Në fillim, mungesa e flamurit kuqezi kishte shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ishte komentuar gjerësisht nga mediat.
Autoritetet organizatore kanë ndërhyrë për të rregulluar situatën përpara ndeshjes së mbrëmjes.
Ndërkohë, është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë sektor të dedikuar për tifozët shqiptarë. Biletat për këtë përballje nuk janë hedhur në shitje të lirë.
Siguria do të jetë maksimale, me qindra efektivë policie që do të monitorojnë ndeshjen dhe rrethinën e stadiumit.
