SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues.
Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.
Tag: konfirmon
-

Nuk mund të justifikohet më/ SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë…
-

SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ‘21 Janarin’: Ia komunikuam sot teksa…
SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues.
Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK. -

Hapja e grupkapitullit të fundit, Presidenti Begaj: Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me BE-në.
Për Presidentin, ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.
“Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.”, shprehet ai.Top Channel
-

Hamasi konfirmon: 33 të vdekur nga sulmet e sotme izraelite
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se një seri sulmesh ajrore izraelite në territor vranë të paktën 33 persona sot, nga numri i mëparshëm që ishte 21 të vdekur.
Ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit nëntëditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Top Channel
-

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze.
Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili kishte preferuar të tërhiqej: Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve.
Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në X: E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit.Macron ka vlerësuar se takimi i sotëm me partitë politike në Elize konfirmon se ekziston një rrugë e mundshme për të arritur kompromis dhe për të shmangur shpërndarjen (e parlamentit).
Kështu kishte bërë të ditur stafi i presidentit francez, duke cituar mediat franceze. -

Emri/ Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë.Top Channel
-

Ministrja Koçiu konfirmon Top Channel: E shkarkova zv.ministrin, bashkatdhetari nga New York e denoncoi për tymosjen e duhanit brenda restorantit
Që pas lajmit të raportuar fillimisht nga Top Channel, ministrja Albana Koçiu konfirmon shkarkimin zv.ministrin Andi Mahila nga detyra.
Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit.
Koçiu shprehet se denoncimi ishte bërë nga një bashkatdhetar në New York, ndërsa shton se pas verifikimeve të bëra, u shkarkua zv/ministri.
Reagimi:
Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.Top Channel

