Tag: konfirmohet

  • Asambleja e PS/ Rama prezanton Qeverinë e re, Balluku konfirmohet zv.kryeministre (EMRAT)

    Asambleja e PS/ Rama prezanton Qeverinë e re, Balluku konfirmohet zv.kryeministre (EMRAT)

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në Asamblenë e PS-së, po prezanton emrat e Qeverisë së re. Emri i parë që rikonfirmohet është ai i Belinda Ballukut, e cila do të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministre si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
    Si kryetar Kuvendi, ai propozoi që vendin e Elisa Spiropalit ta marrë Niko Peleshi, ndërsa Taulant Balla rikthehet si kryetar grupi parlamentar i PS. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. Gjithashtu, kreu i Qeverisë udhëzoi që Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave, të shkarkohet si kryebashkiaku i kryeqytetit dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e PS në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Rama po ashtu zbuloi se ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin parlamentar të punëve të jashtme, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do drejtojë komisionin e ligjeve. Një tjetër ish-ministër, Arbi Mazniku, u propozua nga Rama si drejtues komisionit parlamentar të posacëm per reformën e re zgjedhore.
    Më poshtë, emrat e qeverisë së re, të shpallur nga Rama:
    Belinda Balluku – zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
    Albana Koçiu – ministre e Punëve të Brendshme.
    Elisa Spiropali – ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme.
    Petrit Malaj – rikonfirmohet ministër i Financave.
    Blendi Gonxhe – ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Sofjan Jaupaj – ministër i Mjedisit.
    Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit.
    Evis Sala – ministre e Shëndetësisë.
    Delina Ibrahimaj – ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë.
    Pirro Vengu – konfirmohet ministër i Mbrojtjes.
    Andis Salla – ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ervin Demo – ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
    Adea Pirdeni – konfirmohet ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
    Toni Gogu – ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.
    LAJM NE PERDITESIM…

  • Qeveria e re/ Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, do të mbajë edhe ministrinë e Infrastrukturës

    Qeveria e re/ Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, do të mbajë edhe ministrinë e Infrastrukturës

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

  • Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër zonës

    Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër zonës

    Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës.

    Vatra është në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, do të asgjësohen rreth 192 krerë ndërkohë që rreziku në zonë është i lartë.
    Ndërkohë, ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës, teksa ferma më e afërt me vatrën është vetëm 500 metër larg. Për pasojë, janë rreth 5000 krerë të rrezikuar.
    Në vijim, pritet të bëhen procedurat për asgjësimin si dhe vëzhgimin e perimetrit brenda distancës 3 kilometër.

    Top Channel

  • Do të asgjësohen 192 kafshë/ Konfirmohet një tjetër vatër murtaje në Maliq! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Do të asgjësohen 192 kafshë/ Konfirmohet një tjetër vatër murtaje në Maliq! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës, në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, kjo vatër ndodhet në një fermë në pronësi të Enkel Shkembasit.

    Në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes, do të asgjesohen rreth 192 krerë bagëti në këtë fermë. Rreziku në zonë konsiderohet i lartë, pasi në afërsi ndodhen rreth 5,000 krerë bagëti të tjerë, ndër të cilët më i afërti është vetëm 500 metra larg.

    Po vijohet me të gjitha procedurat për asgjesimin e kafshëve të infektuara, si dhe me vëzhgimin e perimetrit brenda një radiusi prej 10 kilometrash për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

  • Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës.

    Vatra është në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, do të asgjësohen rreth 192 krerë ndërkohë që rreziku në zonë është i lartë.
    Ndërkohë, ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës, teksa ferma më e afërt me vatrën është vetëm 500 metër larg. Për pasojë, janë rreth 5000 krerë të rrezikuar.
    Në vijim, pritet të bëhen procedurat për asgjësimin si dhe vëzhgimin e perimetrit brenda distancës 3 kilometër.

    Top Channel

  • Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

    Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

    Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Kosova Press. Hajrulla Çeku aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pritet që këtë të enjte të shpallë kandidaturën për Komunën e Prishtinës.
    Edhe parti të tjera politike në Kosovë, kanë nisur tashmë të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të bashkive (komunave), në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 12 tetor 2025. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin, ish Ministre e Arsimit në Shqipëri në periudhën 2019-20.

  • Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

    Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

    Aktualitet E Premte, 13 Qershor 2025 13:50

    Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës konkretisht në fshatin Shuec të Devollit.
    Aktualisht në fermën ku janë evidentuar rastet ndodhen përfaqësues të shërbimit veterinar për të kryer të gjitha procedurat.

     

  • Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

    Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

    Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive.
    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur se dy vatrat e konfirmuara janë në zonën e Shkodrës dhe të Dibrës.
    Pas vendosjes në karantinë të fermës në Shkodër, vatra tjetër e dyshuar është identifikuar në zonën e Martaneshit, Dibër ku janë marrë kampionë dhe pritet përgjigjja laboratorike.
    Autoritetet bëjnë të ditur se në dy fermat që kanë rezultuar pozitive me Murtajë janë eliminuar të gjitha kafshët, me një total prej 156 krerë.
    Ndërkohë aktualisht po zhvillohen kontrolle intensive në të gjithë vendin për të mbajtur situatën nën kontroll: 41 grupe veterinerësh janë në terren për kontrollin e fermave dhe tregjeve të kafshëve të gjalla. Janë ngritur grupe pune në akset rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkitë.
    Që nga identifikimi i rastit të parë janë kontrolluar 301 ferma, me gjithsej 46,324 krerë dhen e dhi./tvklan

  • Konfirmohet lamtumira e mesfushorit anglez, Manchester City nuk e grumbullon për Botërorin e klubeve

    Konfirmohet lamtumira e mesfushorit anglez, Manchester City nuk e grumbullon për Botërorin e klubeve

    5 Qershor 2025

    12:12

    Telesport

    Jack Grealish po distancohet gjithnjë e më shumë nga Manchester City. Pas fjalëve të trajnerit Pep Guardiola ditët e fundit, që konfirmoi një largim të mundshëm të tij, një tjetër e dhënë duket se po vjen për një të ardhme diku tjetër të mesfushorit.
    Sipas “Sky Sports”, 30-vjeçari do të përjashtohet nga lista e 35 lojtarëve që do të nisen për në Shtetet e Bashkuara, për Botërorin e Klubeve. Turne ku skuadra e “citizens” do të përballen në grup me Juventus, Wydad Casablanca dhe Al Ain.
    Nëse konfirmohet, ky përjashtim do të shënonte fundin e historisë midis Grealish dhe City, pavarësisht dy viteve të tjera të kontratës së tij në fuqi. I ardhur në vitin 2021 nga Aston Villa për një shifër që tejkalon 100 milionë euro, mesfushori me tipare sulmuese ka pasur një paraqitje jokonsistente në aventurën e tij.
    Këtë sezon Grealish ka shënuar vetëm tre gola në 32 paraqitje në gara të ndryshme për një total prej 1521 minutash në fushë. Anglez mund të ndezë merkaton e verës duke qenë se si në Premier League ashtu edhe jashtë saj nuk mungojnë admiruesit të gatshëm për ta marrë.