Tag: konferencës

  • E FUNDIT/ Penalltia e humbur kushton rëndë, Partizani humb në shtesa dhe eleminohet nga Liga e Konferencës

    E FUNDIT/ Penalltia e humbur kushton rëndë, Partizani humb në shtesa dhe eleminohet nga Liga e Konferencës

    Partizani ka përfunduar rrugëtimin e tij në arenën europiane. Të kuqtë janë eleminuar në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit 1-1 në Estoni, Partizani ka pritur në “Air Albania” Nome Kaljunë.
    Kryeqytetasit patën shansin e artë të siguronin kualifikimi në minutën e 79, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në të 104-tën Ivanovi shënoi golin e kualifikimit për Nome Kaljunë./Sport Ekspres/

  • Vllaznia fiton dhe fluturon në raundin e dytë të Conference League

    Vllaznia fiton dhe fluturon në raundin e dytë të Conference League

    Vllaznia siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ekipi ka arritur një përmbysje spektakolare në Letoni, duke siguruar kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pas një fitoreje 4-2 ndaj Daugavpils, që rikuperoi humbjen 0-1 të ndeshjes së parë në Elbasan.
    Shkodranët hynë në fushë me vendosmëri dhe gjetën golin e parë me Mensah, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Por festa nuk zgjati shumë, pasi vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën ndeshjen me dy gola të shpejtë. Kur dukej se gjithçka po komplikonte sërish për skuadrën kuqeblu, erdhi goli i rëndësishëm i Jagos në fundin e pjesës së parë, i cili e riktheu baraspeshën dhe shpresën për përmbysje.

    Në pjesën e dytë, loja u bë më e kujdesshme, me Vllazninë që kishte vështirësi për të qenë e rrezikshme përpara portës. Por gjithçka ndryshoi në minutat e fundit, kur në skenë doli talenti Dodaj. Fillimisht, ai shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës shqiptare në rezultat të përgjithshëm, për të qenë më pas protagonist edhe me një asist perfekt për Malën, i cili vulosi fitoren dhe përmbysjen 4-2.
    Një sukses i madh për Vllazninë, që tregon forcën e karakterit dhe besimin deri në fund, duke siguruar një kualifikim të merituar në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të luajë me Vikingur Reykjavik.

  • Liga e Konferencës, raundi i dytë, përballjet eventuale

    Liga e Konferencës, raundi i dytë, përballjet eventuale

    Shorti i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës 2025/26

    Rruga në Champions FCI Levadia Tallinn (EST) / FC RFS (LVA) – FC Iberia 1999 Tbilisi (GEO) / Malmö FF (SWE)FK Žalgiris (LTU) / Hamrun Spartans FC (MLT) – Shelbourne FC (IRL) / Linfield FC (NIR)The New Saints FC (WAL) / KF Shkëndija (MKD) – FC Drita (KOS) / FC Differdange 03 (LUX)

    NK Olimpija Ljubljana (SVN) / FC Kairat Almaty (KAZ) vs Klubi futbollistik FCSB (ROU) / Inter Club d’Escaldes (AND)FC Noah (ARM) / FK Budućnost Podgorica (MNE) vs KuPS Kuopio (FIN) / FC Milsami Orhei (MDA)FC Dinamo-Minsk (BLR) – KF Egnatia (ALB)

    …Conference Laegue

    Dundee United FC (SCO) – FC UNA Strassen (LUX)Larne FC (NIR) / FK Auda (LVA) – FC Sheriff Tiraspol (MDA) / FC Prishtina (KOS)FC DAC 1904 Dunajská Streda (SVK) – FC Urartu (ARM) / FC Neman Grodno (BLR)*FC Vaduz (LIE) – Dungannon Swifts FC (NIR)Silkeborg IF (DEN) – KA Akureyri (ISL)Rosenborg BK (NOR) – FK Banga (LTU)Atlètic Club d’Escaldes (AND) / F91 Diddeleng (LUX) – FC Dinamo City (ALB)FK Austria Wien (AUT) – Spaeri FC (GEO)

    FC Ballkani (KOS) – Floriana FC (MLT) / Haverfordwest County AFC (WAL)Viking FK (NOR) – FK Željezničar (BIH) / FC Koper (SVN)AEK Athens FC (GRE) – PFC Levski Sofia (BUL) / Hapoel Beer-Sheva FC (ISR)SS Tre Fiori FC (SMR) / FC Pyunik (ARM) – Győri ETO FC (HUN)*Riga FC (LVA) – Racing FC Union Luksemburg (LUX) / FC Dila Gori (GEO)Raków Częstochowa (POL) – MŠK Žilina (SVK)Birkirkara FC (MLT) / FC Petrocub (MDA) – Sabah FC (AZE) / NK Celje (SVN)FC Ararat-Armeni (ARM) – FC Universitatea Cluj (ROU)

    NK Varaždin (CRO) vs CD Santa Clara (POR)FK Kauno Žalgiris (LTU) / Penybont FC (WAL) vs Valur (ISL) / FC Flora Talin (EST)Paksi FC (HUN) / CFR 1907 Cluj (ROU) vs NK Maribor (SVN)KF Vllaznia (ALB) / BFC Daugavpils (LVA) vs FC Malisheva (KOS) / Víkingur Reykjavík (ISL)Hammarby Fotboll (SWE) vs R. Charleroi SC (BEL)FK Radnički 1923 (SRB) vs SJK Seinäjoki (FIN) / KÍ Klaksvík (FRO)FK Novi Pazar (SRB) vs Jagiellonia Białystok (POL)FC Polissya (UKR) vs FK Borac (BIH) / FC Santa Coloma (DHE)

    La Fiorita 1967 (SMR) / FC Vardar (MKD) vs FC Lausanne-Sport (SUI)Havnar Bóltfelag (FRO) vs Brøndby IF (DEN)FC Olexandriya (UKR) vs AEK Larnaca FC (CYP) / FK Partizan Beograd (SRB)Hibernians FC (MLT) vs FC Spartak Trnava (SVK) / BK Hacken (SWE)St. Patrick’s Athletic (IRL) / FC Hegelmann (LTU) vs Nõmme Kalju FC (EST) / FK Partizani (ALB)AIK Stockholm (SWE) vs FCB Magpies (GIB) / Paide Linnameeskond (EST)FK Sarajevo (BIH) vs Universitatea Craiova (ROU)Aris Limassol FC (CYP) vs Puskás Akadémia FC (HUN)

    St Joseph’s FC (GIB) / Cliftonville FC (NIR) vs Shamrock Rovers FC (IRL)FC Shakhtar Donetsk (UKR) / Ilves Tampere (FIN) vs AZ Alkmaar (NED)PFC Zire (AZE) vs HNK Hajduk Split (CRO)PFC Arda Kardzhali 1924 (BUL) vs NSÍ Runavík (FRO) / HJK Helsinki (FIN)Legia Warszawa (POL) / FC Aktobe (KAZ) vs AC Sparta Praha (CZE)FC Zimbru Chisinau (MDA) vs FC Astana (KAZ)FK Deçiç (MNE) / FC Sileks (MKD) vs SK Rapid (AUT)FC Torpedo-Belaz (BLR) / FK Rabotnicki (MKD) vs Maccabi Haifa FC (ISR)

    Araz-Naxçıvan PFK (AZE) vs Aris Thessaloniki FC (GRE)Omonoia FC (CYP) – FC Torpedo Kutaisi (GEO) / FC Ordabasy (KAZ)PFC Cherno More (BUL) vs İstanbul Başakşehir FK (TUR)FK Sutjeska-Nikšić (MNE) / FC Dynamo Brest (BLR) kundër Beitar Jerusalem FC (ISR)

    *Pjesëmarrja e FC DAC 1904 Dunajská Streda (SVK) dhe Győri ETO FC (HUN) është subjekt i procedurave ligjore në vazhdim.

    Datat dhe orët e ndeshjeve do të komunikohen deri më 23 qershor 2025 (vajtje-ardhje)

    Vazhdo leximin

  • Trukuan humbjen 6-1 në shtëpi në Ligën e Konferencës, UEFA skualifikon për 10 vite ekipin malazez

    Trukuan humbjen 6-1 në shtëpi në Ligën e Konferencës, UEFA skualifikon për 10 vite ekipin malazez

    UEFA ka vendosur me dorë të hekurt për Arsenal Tivatin. Skuadra malazeze është dënuam me 10 vite skualifikim nga kompeticionet e organizuara nga UEFA. Pas investigimeve të kryera është zbuluar se klubi në fjalë ka trukuar ndeshjen kundër Alashkerit në vitin 2023. Skuadrat luanin në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe Arsenali i Tivatit u mposht me shifrat 6-1 në shtëpi nga armenët.
    Përpos skualifikimit 10-vjeçar, organizimi më i lartë i futbollit europian ka gjobitur klubin me 500 mijë euro, si dhe ka dënuar përjetë njërin prej lojtarëve të Arsenalit të Tivatit. Mësohet se UEFA i ka kërkuar FIFA-s që ndëshkimi të shtrihet edhe në kompeticionet e zhvilluara prej tyre./Sport Ekspres/

  • Liga e Konferencës/ Sinjalet e rivalëve të mundshëm të Partizanit nëse kalohet turi

    Liga e Konferencës/ Sinjalet e rivalëve të mundshëm të Partizanit nëse kalohet turi

    Partizani u përball të enjten me Kaljun, ndërsa sytë ishin edhe diku tjetër në mbrëmjen e 17 korrikut. Pas ndeshjes së Partizanit, nisi St. Patriks-Hegelman. Skuadra që do kualifikohet do luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës me fituesin e çiftit Partizani-Kalju.
    St. Patriks e fitoi takimin e parë ndaj skuadrës lituaneze me rezultatin minimal 1-0. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendësit, që gjithsesi fitoren e gjetën nga penalltia në minutën e 79-të. Sulmuesi Kena u tregua i saktë nga 11-metërshi. Irlandezët patën më tepër kontroll topi, ndërsa edhe shpërdoruan raste të shumta. Nga Hegelman në Dublin u regjistrua vetëm një gjuajtje në portë. Vendësit shpërdoruan raste të shumta, për këtë fitorja nuk i kënaq aq sa duhet.

    Bastet favorizonin St. Patriks për ndeshjen e shtëpisë, teksa po ashtu ndodhej në vazon e favoritëve të turit të parë. Pas një forme shumë të dobët në kampionat, irlandezët rimorën veten. Në anën tjetër, Hegelman që po bën mjaft mirë në kampionatin e tij, duhet të befasojë kundërshtarin në Lituani.
    Ndryshe nga e enjtja, Partizani do ta mësojë përpara kundërshtarin e radhës pasi Hegelman-St. Patriks nis në orën 18:00, më 17 korrik. Sfida e Partizanit është programuar në orën 20:00. Dhe të kuqve u bën punë vetëm fitorja në “Arena Kombëtare”. Barazimi 1 me 1 në Estoni ka lënë gjithçka hapur.

  • Liga e Konferencës, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare në turin e parë kualifikues

    Liga e Konferencës, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare në turin e parë kualifikues

    Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku skuadrat shqiptare mësuan rivalët e tyre.
    Partizani do të përballet me estonezët e Nomme Kalju, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër letonezëve të Daugavpils. Për Partizanin pritet një transfertë e largët, ndërsa Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e parë në Shkodër.
    Malisheva nuk ishte me fat në short, pasi do të sfidojë Vikingur, ndërsa Deçiq do të përballet me Sileksin.
    Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.
    Ndërkohë, Dinamo e trajnerit Ilir Daja e nis rrugëtimin e saj nga turi i dytë, pas përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda United, çka i dha një avantazh të papritur skuadrës shqiptare.

  • Hidhet shorti i Conference League, Vllaznia njeh kundërshtarin e turit të parë eliminator…

    Hidhet shorti i Conference League, Vllaznia njeh kundërshtarin e turit të parë eliminator…

    Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Partizani, Vllaznia, por dhe Deçiq me Malishevën mësuan kundërshtarët e tyre.
    Transferta të largëta për Partizanin dhe Vllazninë, që do luajnë respektivisht përballë estonezëve të Nome Kalju dhe letonezëve të Daugavpils. Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.
    Shorti nuk u tregua bujar me Malishevës, që do të sfidojë Vikingur. Në anën tjetër Deçiq gjeti Sileksin në short.
    Kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës.

    SHORTI I TURIT TË PARË NË LIGËN E KONFERENCËS
    Nome Kalju – Partizani
    Vllaznia – Daugavpils
    Malisheva – Vikingur
    Deçiq – Sileks

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Conference League/ Chelsea fiton me përmbysje finalen përballë Betis

    Conference League/ Chelsea fiton me përmbysje finalen përballë Betis

    Çelsi është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor.
    Londinezët kanë mundur në finale Betisin me shifrat 4-1, pas një pjese të dytë të jashtëzakonshme.
    Betis hapi rezultatin në finalen e Ligës së Konferencës UEFA dhe arriti të ruante një avantazh të ngushtë deri në fund të pjesës së parë.

    Megjithatë, në pjesën e dytë, spanjollët nuk mundën t’i rezistojnë më presionit të skuadrës angleze.
    Chelsea u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me katër gola. Së pari, Fernandez barazoi rezultatin dhe vetëm pesë minuta më vonë, Jackson e kaloi ekipin në epërsi.
    Në fazat e fundit, londinezët shënojnë edhe dy gola të tjerë me Sancho dhe Caicedo.
    /vizionplus.tv
     

  • Partizani siguron Europën, ndryshojnë skenarët për Ligën e Konferencës

    Partizani siguron Europën, ndryshojnë skenarët për Ligën e Konferencës

    Partizani i ka dhënë fund ëndrrës për titullin kampion pas barazimit me Egnatian, që i kaloi rrogozhinasit në finalen e Superiores. Megjithatë, skuadra e kuqe ka marrë një lajm pozitiv: kualifikimin e sigurt për në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.
    Kryeqytetasit do të jenë të vendosur në vazon e skuadrave të forta në turin e parë të këtij kompeticioni europian, falë koeficientit të lartë 6,5 në renditjen e UEFA-s. Ky pozicion u jep atyre një avantazh të rëndësishëm në short, duke rritur gjasat për të kaluar ture dhe për të siguruar përfitime financiare për klubin.
    Në krahun tjetër, Dinamo e Tiranës – edhe ajo pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës – do ta nisë rrugëtimin europian nga vazoja e skuadrave të dobëta. Me një koeficient prej vetëm 1,575, blutë do të përballen me kundërshtarë më të fortë që në nisje, për shkak të mungesës shumëvjeçare në garat e UEFA-s.

  • Altimira: Jemi të sigurt për t’u sjellë gëzim tifozëve të Betis

    Altimira: Jemi të sigurt për t’u sjellë gëzim tifozëve të Betis

    Ndeshje për t’u administruar në Poloni me Betis Sevilje teksa në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës fitoi 2-0.

    “Një mundësi unike.” Kështu e paraqet Serxhi Altimira ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Konferencës kundër Jagielonias.

    Mesfushori andaluzian foli në konferencën për shtyp: “Po i afrohemi kësaj ndeshjeje sikur të ishte një finale – filloi ai – pavarësisht avantazhit nga ndeshja e parë. Duhet të dalim atje dhe të fitojmë, dhe po punojmë shumë për ta bërë këtë.”

    Vazhdo leximin