Ëndrra e Dinamos për t’u kualifikuar për të parën herë në grupet e Ligës së Konferencës ka përfunduar sot. “Nëndetësja” nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 kundër Jagiellonias në “Air Albania”.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 68 nga Dejvi Bregu, por vetëm 11 minuta më vona Rallisi barazoi sërish shifrat. Kështu, Dinamoja është eleminuar nga Liga e Konferencës me shifrat e përgjithshme 4-1, duke qenë vetëm një hap larg fazës së grupeve./Sport Ekspres/
Tag: konferencës
-

E FUNDIT/ Ëndrra e Dinamos përfundon në “Air Albania”, blutë eleminohen një hap larg grupeve
-

Drita bën histori, kualifikohet për herë të parë në fazën e Ligës së Konferencës
Skuadra e Dritës ka shkruar një faqe të re të futbollit kosovar në arenën europiane. Pas suksesit në Ballkan, kampionia e Kosovës është bërë skuadra e dytë kosovare që arrin fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Differdange në Luksemburg, duke fituar 1:0. Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2:1 në favor të Dritës, gjë që i dha avantazh të madh ekipit për këtë sfidë.
Në minutën e tretë, futbollisti i Differdange, Buch, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, çka e bëri më të lehtë dominimin e Dritës. Gol i vetëm u shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 61-të, nga penalltia.
Me këtë fitore, Drita siguron vendin në fazën e ligës dhe nesër do t’i mësojë kundërshtarët në shortin që do të tërhiqet në mesditë./KultPlus.com
-

Dinamo e Dajës pak shanse nga bastet përballë Jagiellonias, por “nëndetësja” ka planet e saj
Adriatik BALLA
Liga e Konferencës do të kthehet sërish në mesjavë me duelet e para për raundin e “play-off”-it, ku në garë është dhe Dinamo jonë, fituese e Kupës së Shqipërisë. Dinamo ka kaluar tre raunde deri tani, nga të cilat raundin e parë nuk e preku fare sepse në varësi të formulës së UEFA-s e nisi direkt nga raundi i dytë. Thënë ndryshe, dinamovitët janë shumë pranë fazës së grupeve të Ligës së Konferencës he do të bëjnë përpjekjet e veta maksimale për të qenë në grupe. Kundërshtari, Jagiellonia e Polonisë, nuk është i lehtë si ekip, por jo dhe aq i frikshëm, ndaj skuadra e Ilir Dajës do të përpiqet që në fillim të marrë rezultat pozitiv në transfertë për të mundësuar kalimin në raundin tjetër me një rezultat maksimal në shtëpi.
Situata dhe parashikimi i kompjuterit
Dinamo përballet këtë javë me polakët e Jagiellonias në ndeshjet e vlefshme të “play-off” të Ligës së Konferencës. Një përballje padyshim e vështirë, me polakët që shihen si favoritë të dukshëm, ndonëse Dinamo ka treguar se di të bëjë surpriza. Sipas kompjuterit të “Football Meets Data”, që ka simuluar 10 mijë herë të gjitha ndeshjet e “play-off”, Jagiellonia është favorite absolute për kualifikimin e mëtejshëm, me 86% mundësi për të vazhduar në fazën në grupe të turneut. Kjo do të thotë që për Dinamon mbeten vetëm 14% shanse kualifikimi. E megjithatë, kjo nënkupton se blutë kryeqytetas kanë më shumë shanse se sa parashikohej të kishin para ndeshjes së kthimit ndaj Hajduk Split. Superkompjuteri asokohe u jepte bluve vetëm 12% mundësi për të vazhduar më tej, por skedar e Dajës ia doli të linte pas gjigantët e futbollit kroat. Sa i përket përballjes së Dritës me Diferdanzh, kampionët e Kosovës llogariten si favoritë me 74% të mundësive për të vazhduar më tej sipas simulimeve kompjuterike.
Portieri/ Alen Sherri nis sezonin titullar në Itali me Frozinonen
Portieri Alen Sherri do e nisë me mision aventurën e re. “Gardiani” i Kombëtares është preferuar titullar nga Frozinone, e cila përballet me Monzën në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë. Sfida do të nisë në orën 18:00 dhe vendos kush kalon në raundin e 1/16-ave. Ish-portieri i Egnatias ndodhet i huazuar te Frozinone. Pas eksperiencës me Kaljarin, u preferua kalimi në Seria B për më tepër minuta. Frozinone gëzon të drejtën e blerjes së kartonit pas përfundimit të këtij sezoni.
Karamba i Dinamos në “radarët” e Hajdukut
Sipas mediave sportive, Gasama Karamba është lojtari i cili ndiqet me interes nga klubi kroat, Hajduk i Splitit, prej disa muajsh. Të enjten, ai tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë me lojën e tij në mesfushë pikërisht ndaj Hajdukut. Karamba është kthyer në një element fiks në rreshtimin Ilri Dajës dhe loja e tij e ka bërë një nga futbollistët më të spikatur të mesfushës së bluve. Hajduku raportohet se ka bërë një ofertë të parë konkrete për transferimin e tij, por Karamba nuk ngutet për t’u larguar nga blutë. Ai do të presë një herë përfundimin e ndeshjeve në Ligën e Konferencës, pasi në rast kualifikimi në fazën në grupe, nuk ka ndër mend të largohet nga klubi shqiptar të paktën edhe për këtë sezon. -

Ballkani tronditet në Irlandë dhe eliminohet nga Kupat e Europës
Ballkani është eliminuar nga faza kualifikuese e turit të tretë për në Ligën e Konferencës, pasi u mposht thellë nga Shamrock Rovers, 4-0.
Ndeshjen e parë, skuadra nga Suhareka e fitoi 1-0, por që në takimin e dytë në udhëtim u shpartallua.
Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt.
Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën.
Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme.
Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të.
Gaffney (48’) sërish ndëshkoi Ballkanin, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Për 3-0 ia doli të realizonte Honohan në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët edhe më shumë skuadrës kosovare.
Burke shënoi golin e katërt për Shamrock Rovers, duke e konfirmuar eliminimin e Ballkanit nga Liga e Konferencës.
Ballkani tani do të fokusohet në startin e sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës që nis në këtë fundjavë. -

Egnatia dhe Dinamo Siti sot në provën e “zjarrit” në Ligën e Konferencës, shans historik për dy ekipet e Superiores
Adriatik BALLA
Sot në mbrëmje ekipet e Egnatias dhe të Dinamos do të synojnë të bëjnë një progres domethënës në paraqitjen e skuadrave shqiptare në kompeticionet e UEFA-s. Në kuadër të turit të tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës, Egnatia dhe Dinamo Siti kanë shanset e tyre të kalojnë edhe këtë raund, edhe pse kjo do të jetë e vështirë. Egnatia dhe Dinamo Siti do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën “play-off”. Kampionët e Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stožice”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00. Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli Dinamo Siti – Hajduk Split. Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në transfertë, por u mundën 2-1. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë. Sfida Dinamo Siti– Hajduk Split do të luhet në orën 20:45. FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në ndeshjet e kthimit të raundit të tretë të UEFA Conference League.
Qëndrimi i Pajazitit
Ndërkohë, te Hajduku kroat që luan përballë Dinamos tonë është dhe mesfushori Adrion Pajaziti, i cili ka deklaruar se është gati të gjuajë penallti nëse do të jete e nevojshme kundër Dinamos në ndeshjen e kthimi të turit të tretë të Ligës së Konferencës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, do të jetë përsëri në fushën e lojës me fanellën e Hajdukut dhe në konferencën e sotme për mediat ku ishte përkrah trajnerit Garsia, theksoi se ishte gati të bënte gjithçka për të kualifikuar skuadrën e tij.
“Kjo është një ndjesi speciale për mua pasi po luaj në shtëpinë time. Familja ime do të jetë këtu dhe jam shumë entuziast. Personalisht mendoj se luajta mirë në ndeshjen e fundit, por ka gjëra të cilat duhet të përmirësoj. Ne do të luajmë në një stadium të shkëlqyer. Tifozët janë fantastikë. Ne shqiptarët jemi njerëz shumë patriotikë. Kam qenë krenar sa herë kam luajtur këtu. Përgatitje për penalltitë? Me këdo që luajmë ne mundohemi që t’i imponojmë ritmin tonë të lojës. Ne analizojmë veten dhe mundohemi të përmirësohemi. Jemi gati edhe për penalltitë nëse do të ketë të tilla. Por unë shpresoj të mos ndodhë. Nëse do të duhet të gjuajmë të tilla, unë do të jem vullnetar për të goditur një”, tha Pajaziti para mediave.
UEFA dënon Leç Poznanin për thirrjet “Kosova është Serbi”
Klubi i futbollit Leç Poznan është gjobitur nga UEFA të enjten. Klubi polak është dënuar për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës. Ndër të tjera një gjobë e ka marrë edhe për banerin e madh me shkrimin “Kosova është Serbi”. UEFA e ka gjobitur Leç Poznanin me 10 mijë euro për banerin “Kosova është Serbi të shfaqur gjatë ndeshjes së parë të tretë kualifikues të Championsit. -

Kur Fishta detyroi shkrimtarin serb të dalë jashtë Konferencës Ndërkombëtare të Letërsiesë në Romë
Një ndodhi interesante ka ndodhur shumë vite më parë ndërmjet Homerit shqiptar, Gjergj Fishtës dhe një shkrimtari serb.
Gjergj Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?
Viti se kur ndodhi kjo ngjarje dhe emri i shkrimtarit serbit nuk saktësohen, por bëhet fjalë për një shkrimtar që kishte shkruar në një libër se shqiptarët janë njerëz me bisht. Dhe në ditën e parë të Konferencës, para hapjes së saj, i vetmi i ftuar në këmbë ishte poeti ynë, Gjergj Fishta.
-Pse nuk zini vend, ju lutem? – e pyet drejtuesi i Konferencës – nuk keni karrige.-Jo, jo, karrige kam, por s’kam ku të vë bishtin – ia kthen Fishta.-Çfarë !!! – habitet ai.
Po, po – vijon Fishta – ai zotëria atje – shënjon me emër dhe gisht në sallë – ka shkruar në librat e tij, që ne shqiptarët jemi njerëz me bisht. Ndaj, për këtë gjë të ulët ndaj bashkëkombësve të mi, ose ai të gjejë ku e kam unë bishtin, ose unë nuk ulem nëse ai nuk le sallën.
Dhe sipas burimeve nga të pranishmit, shkrimtari serb është detyruar të dalë dhe të largohet krejtësisht nga Konferenca e Romës.
-

Nesër hidhet shorti i play-off, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës
Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi vendosi rrogozhinasit përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit përballë Hajduk Splitit.
Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që nesër ata do të mësojnë se me kë mund të ndeshen në play-off të kompeticionit, nëse vazhdojnë me tej.Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Por në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.
Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit play-off dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, me Fiorentinën e Kristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor. -

E FUNDIT/ Dinamo ia del edhe me 10 lojtarë, kualifikohet në turin e 3-të të Ligës së Konferencës
Dinamo është në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Blutë kanë eleminuar Atletik Eskaldesin me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-2. Ndeshja e sotme ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Zabërgja zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, por Berlanga ktheu sërish baraspeshën në të 49-n. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar, Dinamos iu desh të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 52-të, kur Karamba u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, po të njëjtin fat pati edhe Andade, i cili në minutën e 77 la Altetik Eskaldesin me një lojtar më pak. Loja nuk prodhoi më gola deri në fundin e saj, duke bërë që Dinamoja të sigurojë kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/ -

Në luftë me kohën, Partizanit i përsëritet situata
Partizani do të nisë stërvitjen nesër, më 25 korrik, pas një jave pushimesh që pasuan eliminimin zhgënjyes ndaj Kaljus në Ligën e Konferencës. Klubi kishte vendosur paraprakisht këtë datë për rikthimin, por ndërkohë gjendet në një situatë të vështirë, akoma pa trajner dhe me kohën që nuk është në anën e tij.
Në pritje të emërimit të timonierit të ri, Fation Muhameti do të drejtojë përkohësisht skuadrën në seancat stërvitore. Ai pritet të mbajë kontrollin e programit, ndërkohë që merkato për sezonin e ri vijon. Situata aktuale nuk është hera e parë që ndodh.Në vitin 2022, Partizani shkarkoi Dritan Mehmetin pas daljes nga Europa në turin e parë. Edhe një vit më parë, Orges Shehi u largua pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pikërisht aty ku nis sezoni, në Europë, po pësohen tronditjet më të mëdha në struktura.
-

Partizani për turp, Malisheva asfaltohet. 8 ekipe shqiptare vazhdojnë Kupat Europiane
Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës në turin e parë pas humbjes 0-1 ndaj Kalju në “Arenën Kombëtare”
Partizani u eliminua që në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, pas humbjes 0-1 në “Arenën Kombëtare” ndaj Kaljut, vetëm në kohën shtesë. Ndeshja e parë në Estoni përfundoi në barazim 1-1.
Gjatë 90 minutave të rregullta, skuadra e Partizanit ishte më e kërkueshme dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.
Penalltia e humbur nga Skuka – VIDEO
Goli i Nomme Kalju – VIDEO
Në minutën e 80’, ata patën një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Xhulio Skuka dështoi, pasi portieri kundërshtar arriti të ndalojë gjuajtjen e tij.
Në kohën shtesë, pavarësisht disa përpjekjeve të “Demave” për të ndryshuar rezultatin, në minutën e 104’, Ivanov shfrytëzoi një kundërsulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha kalimin më tej skuadrës estoneze.
Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.
Sakaq, zyrtarizohet përballja e FC Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës – skuadra kryeqytetase do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.
Lajmi u konfirmua pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, ku Prishtina fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar nga raundi i parë të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kualifikim edhe për ekipin shqiptar të Malit të Zi, Deçiq i Tuzit, i cili pavaresisht humbjes në Maqedonine e Veriut nga Sileks (2-1) kalon ne turin e dyte te Conference League pasi fitoi 2-0 në shtepi ndeshjen e vajtjes.
Në tur te dyte futen tashme edhe Ballkani i Kosovës dhe Dinamo City i Shqipërisë, përballë respektivisht Floriana (Maltë) dhe Athletic D’Escaldes (Andorrë)
Vllaznia do te perballet ndaj Vikingur Reikjavik ne tur te dytē, kurse Egnatia, që zbriti nga Champions, ndaj Dinamo Minsk ne Bjellorusi. Ja shorti i plotë:
Conference League | Turi 2
Dinamo Minsk-Egnatia
Vllaznia-Vikingur Reikjavik
Larne-Prishtina
Athletic D’Escaldes-Dinamo
Ballkani-Floriana
Deçiq-Rapid Wien
Champions | Turi 2
Shkëndija-FCSB
Kopenhagen-Drita