Tag: konferencës

  • “Po i heqin të drejtën e fjalës opozitës”, Këlliçi pas Konferencës së Kryetarëve: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

    “Po i heqin të drejtën e fjalës opozitës”, Këlliçi pas Konferencës së Kryetarëve: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi foli pas Konferencës së Kryetarëve për debatin që u zhvillua.

    Këlliçi tha se u zhvillua një debat për ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend. Deputeti tha se në 3 seanca parlamentare Niko Peleshi me urdhër të Taulant Ballës ka ndërprerë seancat në mënyrë që opozita të mos mundet të diskutojë për problemet të qytetarëve.
    “Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve ku për rend dite kishim 3 kërkesa të depozituara nga grupi parlamentar i PD-së. Dua të sqaroj se pati një debat tejet të gjatë në lidhje me ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend, kur drejtimin e këtij institucioni kaq të lartë e ka marrë Niko Peleshi.
    Në një muaj jetë parlamentare, respekti i mazhoranës për opozitën shihet në faktin që në 3 javët e fundit është përjashtuar 2 herë nga seanca kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi vetëm sepse ka kërkuar zbatimin e rigoroz të rregullores së kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë.
    Mjafton fakti që 3 seancat e fundit janë përgatitur të gjithë deputetët e opozitës për të folur për çështjet madhore të vendit dhe në këto 3 seanca Peleshi ka marrë vendimmarrjen e qartë dhe urdhrin politik nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla për t’i ndërprerë seancat që deputetët e opozitës të mos flasin.
    Mos harroni seancën e parë ku diskutohej programi i qeverisë, ajo seancë në mënyrën më të paprecedentë në 34 vite parlamentarizëm u ndërpre, duke i mohuar shqiptarëve të dëgjonin qoftë qëndrimin e mazhorancës për programin qeverisës, qoftë qëndrimin e deputetëve të opozitës për programin e paraqitur para tyre.
    Në seancën e dytë ndodhi e njëjta gjë, një skenar i paraplanifikuar nga mazhoranca, për të ndaluar opozitën që të flasë për çështjet e rëndësishme që prekin sot qytetarët shqiptarë.
    E njëjta gjë u bë dje sapo po afronte momenti i diskutimit të ligjit të mbetjeve, i cili vjen dhe rikthehet të strategjia që la në gjysmë PD në vitin 2013″,  u shpreh Këlliçi.

    Top Channel

  • Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

    Miratimi i këtij Komisioni do të bëhet me parashikimin që puna të nisë në ditën kur publikohet raporti i OSBE-ODIHR-it.
    Gjithashtu, do të rishikohet pika 3, në mënyrë që përfaqësimi në komision të bëhet mbi bazën e grupeve parlamentare dhe jo mbi bazën e partive parlamentare.
     

    Top Channel

  • Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

    Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

    Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

    Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
    Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:
    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);
    Rrugën “Gjergj Filipi”;
    Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.
    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse.

    Top Channel

  • Konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, policia njofton masat: Ja akset rrugore që do të bllokohen

    Konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, policia njofton masat: Ja akset rrugore që do të bllokohen

    Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

    Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
    Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:
    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);
    Rrugën “Gjergj Filipi”;
    Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.
    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse.

    Top Channel

  • Konferenca e NATO-s në Tiranë, policia njofton masat: Ja akset rrugore që do të bllokohen

    Konferenca e NATO-s në Tiranë, policia njofton masat: Ja akset rrugore që do të bllokohen

    Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

    Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
    Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:

    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);

    Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.

    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.

    Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse.

  • Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët që bllokohen

    Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët që bllokohen

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të zhvillohet në datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve.
    Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:
    -Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
    -Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

  • Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se maxhoranca ka ngritur një propagandë për çështjen e integrimit.
    “Unë nuk arri dot ta kuptoj se keni ngritur një propagande për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do të duhet të mbroni veten dhe kryeministrin.”, tha Zhupa.

  • 30-vjetori i Konferencës së Katërt Botërore për Gratë/ Presidenti Begaj, i pranishëm: Veprime të matshme dhe…

    30-vjetori i Konferencës së Katërt Botërore për Gratë/ Presidenti Begaj, i pranishëm: Veprime të matshme dhe…

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
    Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres.
    “Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.
    Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme. Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
    Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.
    Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën.

  • Kuvendi njofton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, çfarë pritet të miratohet

    Kuvendi njofton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, çfarë pritet të miratohet

    Mazhoranca socialiste vijon me zbatimin e agjendës parlamentare, pavarësisht kërkesave apo kundërshtive të opozitës.
    Konkretisht, pasi miratoi e vetme komisionet e reja parlamentare, vendim për të cilin PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 për miratimin e listës së anëtarëve dhe zëvendësuesve në komisionet e përhershme parlamentare.
    Por, kërkesa e kryeparlamentarit Niko Peleshi, që ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare pritet të rikthejë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shkarkimin e tij nga ky post, shkruan A2 CNN.
    Raporti i drejtimit të komisioneve është 7 nga PS dhe 4 nga PD. Ashtu si emrat e drejtuesve të këtyre komisioneve, PD pritet të mos dërgojë emrat nga radhët e saj, pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit që çoi në ndarjen 7 me 4 të komisioneve të përhershme.

  • E BUJSHME/ Dy klube shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës, Drita dhe Shkëndija shkruajnë historinë

    E BUJSHME/ Dy klube shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës, Drita dhe Shkëndija shkruajnë historinë

    Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar. Dy klube shqiptare do të jenë në grupet e Ligës së Konferencës. Drita ka mposhtur Diferdanzhin me shifrat 0-1 falë golit të shënuar nga Krasniqi në minutën e 61-të. Me rezultat të përgjithshëm 1-3 kampionët e Kosovës kanë prerë biletën për në grupet e Ligës së Konferencës.
    Në të njëjtin kompeticion do të marrë pjesë edhe Shkëndija. Kuqezinjtë e Tetovës janë përballur me Ludogoretsin në “play off” të Ligës së Europës. Bullgarët fituan me rezultatin 2-1, po aq sa Shkëndija në ndeshjen e parë. Sfida shkoi në shtesa, kur Ludogoretsi shënoi edhe dy herë të tjera, duke e përfunduar takimin në shifrat 4-2. Kështu, kuqezinjtë u eleminuan nga Liga e Europës, për të vazhduar rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/