Tag: konferencë

  • Samiti në Tiranë/Rama në konferencë me kryeministren e Danimarkës: Ditë e frytshme!

    Samiti në Tiranë/Rama në konferencë me kryeministren e Danimarkës: Ditë e frytshme!

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për mediat me homologen daneze, Mette Frederiksen.
    Para gazetarëve, Rama ka vlerësuar rëndësinë e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një shenjë të qartë për përkushtimin e Shqipërisë dhe rajonit ndaj kontinentit europian dhe vlerave të tij themelore.
    “Kam vërtet kënaqësi që të them se sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë, për t’i mbajtur fort bashkë vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi, për të bërë të mundur të ruajmë vlerat dhe parimet tona. Duke mbrojtur qytetarët tanë dhe të ardhmen e Europës. Diskutuam dhe si do të ecim më tej, për investimet më shumë në inovacion, për të investuar më shumë në ato fusha të Europës që i përkasin atij komuniteti politik dhe për ato vende që nuk i përkasin ende BE-së. Dita ka qenë e frytshme. Kishim shumë diskutime. Në fund pati shumë diskutime interesante dhe vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE-së në zyrën e Presidentit të Këshillit Europian”, tha Rama.

  • Rama konferencë me Presidentin e KE: Mbyllim negociatat brenda 2027

    Rama konferencë me Presidentin e KE: Mbyllim negociatat brenda 2027

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë me Presidentin e KE, Antonio Costa.
    “Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit. Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz”, theksoi ai.

  • PD drejt humbjes, Berisha paralajmëron konferencë

    PD drejt humbjes, Berisha paralajmëron konferencë

    Teksa PS është drejt mandatit të katërt, nuk ka ende një deklaratë zyrate nga Partia Demokratike.
    Kreu i kësaj force, Sali Berisha ka paralajmëruar konferencë me gazetarët në orën 13:30.
    “Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia e PD, njoftoi Partia Demokratike.

    Sipas KQZ, janë numëruar 2213 kuti nga 5225 në total, ku PS renditet forcë e parë me 52.54 % dhe PD forcë e dytë me 34.25 %.

  • Në Angli luhet për ‘gjithë’ Europën, tetë ekipe…

    Në Angli luhet për ‘gjithë’ Europën, tetë ekipe…

    Tre javë nga fundi, Premier League sa shumë verdikte.

    Liverpul, kampioni i ri n; Premier League, e ka të siguruar tashmë një vend në Ligën e Kampionëve, Arsenali pothuajse, por jo ende. Për pjesën tjetër, në Premier League lufta për një vend në trenin europian është e vështirë, nga Man[ester Siti apo Bournemouth.

    Për t’u evidentuar, në Ligën e Kampionëve të ardhshëm do të ketë gjashtë ekipe angleze (pesë plus një midis Mançester Utd dhe Totenhem, të cilët do të luajnë finalen e Ligës së Europës).

    Dy kupat kombëtare, Kupa FA dhe Kupa Carabao, përkatësisht i japin të drejtë një vendi në Ligën e Europës dhe një në Konferencë. Ai që mund të prishë situatën mund të jetë Kristal Palasë, finalist kundër Sitit, ndërsa Njukasëll, të paktën ka siguruar aksesin në Konferencë duke triumfuar në Kupën e Ligës.

    Nëse ekipi i Guardiolës do të fitonte Kupën FA, vendi në Konferencë do t’i shkonte të tetit (aktualisht Brentford)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media

    “Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media

    Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme.
    Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës).
    Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.
    “Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve.
    Po ashtu, do të prezantojmë edhe detajet e protestës qytetare që do të mbahet të shtunën më 19 prill në Prishtinë, si vazhdim i kundërshtimit qytetar ndaj padrejtësive ekonomike që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
    Konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Sali Berishës iu refuzohet hyrja në Parlamentin Europian, ja arsyeja që nuk mori pjesë në takimin e njoftuar

    Sali Berishës iu refuzohet hyrja në Parlamentin Europian, ja arsyeja që nuk mori pjesë në takimin e njoftuar

    Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”.

    Aktiviteti fillonte në orën 14:00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë.
    Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty.
    Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar pak më parë në X :
    “Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”.
    Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e parimeve demokratike në këtë vend.
    I gjithë aktiviteti i tij mbeti takimi me grupin konservator ku merrte pjesë Mediu, Vokshi Dule, Beleri dhe një polak një ditë më parë. Berisha ka postuar një lajm sot, 8 prill, (gjatë konferencës së zakonshme për shtyp në Tiranë), se ishte zëri i i shqiptarëve në Strasbourg, por atë takim mund ta kishte bërë dhe në Tiranë, se me të vetët ishte.

    Sali Berisha sot në konferencë për median, nga Tirana
     

  • A iu refuzua sot hyrja ne Parlamentin Europian Sali Berishës?

    A iu refuzua sot hyrja ne Parlamentin Europian Sali Berishës?

    Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte në orën 14.00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë.
    Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty.
    Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar pak më parë në X : Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”.
    Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e parimeve demokratike në këtë vend.
    I gjithë aktiviteti i tij mbeti takimi me grupin konservator ku merrte pjesë Mediu, Vokshi Dule, Beleri dhe një polak një ditë më parë. Berisha ka postuar një lajm që ishte zëri i i shqiptarëve në Strazbourg, por atë takim mund ta kishte bërë dhe në Tiranë se me të vetët ishte.

    /Tema