Tag: konferencë

  • Kosova në zgjedhje lokale/ Abdixhiku në konferencë me Ramën, shpall fitoren në tre komuna:12 tetori është i 12 komunave

    Kosova në zgjedhje lokale/ Abdixhiku në konferencë me Ramën, shpall fitoren në tre komuna:12 tetori është i 12 komunave

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidatin për komunën e Prishtinës, Përparim Ramën kanë dalë në një konferencë për mediat.
    Abdixhiku ka falenderuar qytetarët e Kosovës për procesin demokratik zgjedhor. Ai shpalli fitoren e LDK-së në komunën e Istogut, Lipjanit dhe Juniku. Ai tha se për herë të parë pas 12 vitesh LDK është parti kryesuese edhe në votimet për kandidat edhe për kuvend komunal.
    “Do ta quajmë konferencë të fitores së LDK-së. Falenderojmë qytetarët e Kosovës për një process demokratik e të drejtë.Jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës. Dua të falenderoj komisionerët e LDK-së. Dua të falenderoj dhe institucionet zgjedhore. LDK konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna. 12 tetori është i 12 komunave të LDK-së.
    LDK sonte shpall fitoren në Istog, Lipjan dhe në Junik në raund të parë. Urojmë kryetarët e këtyre komunave. Urojmë fituesin kryesor të garës në këto zgjedhje Përparim Ramën. Në Prishtinë pas 12 vitesh, LDK është parti e parë edhe për kandidat edhe për kuvend komunal. Kjo është shenjë e forcimit të LDK-së.”, është shprehur Abdixhiku.

  • Rama njofton konferencë për media, të pranishëm ministrat Koçiu dhe Lamallari, ç’pritet të diskutohet

    Rama njofton konferencë për media, të pranishëm ministrat Koçiu dhe Lamallari, ç’pritet të diskutohet

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 11:30 këtë të premten. Mësohet se në konferencë, së bashku me Ramën, do të jenë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
    Nuk dihen detaje rreth kësaj konference, por prezenca e dy ministrave tregon se në fokus do të jenë çështjet që lidhen me Punët e Brendshme dhe Drejtësinë. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë konferencës të bëhen edhe njoftime për vendimmarrje apo reforma specifike në fushat që mbulojnë ministrat e pranishëm.

    Kjo është një nga konferencat e rralla të kryeministrit Rama pas marrjes së mandatit të ri, pasi ai ka zgjedhur të rikthehet tek kjo formë komunikimi me publikun. Konferenca e Ramës me ministrat Koçiu dhe Lamallari vjen vetëm pak orë para takimit me strukturat e Tiranës, që do të zhvillohet në orën 16:30./ZËRI

  • Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”

    Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”

    Konferencë shtypi mbi fluturimet me dronë në Danimarkë

    DANIMARKË- Mbi Danimarkë janë parë përsëri dronë mbi aeroporte, (25.09.)- këtë herë, u prekën edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte. Dronë janë parë edhe në aeroportet Esbjerg dhe Sönderbirg, si edhe Skrydstrup. Aty janë stacionuar avionë luftarakë, F-16 dhe F-35. Edhe aeroporti në Aalborg përdoret nga ushtria.
    Ende nuk dihet qartë, kush fshihet pas dronëve
    Shumë detaje janë ende të paqarta. Gjithçka tregon se pas tyre qëndrojnë profesionistë, tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp në Kopenhagen këtë mëngjes. Numri i saktë i dronëve nuk dihet ende, as nuk ka pasur ndonjë informacion mbi madhësinë e tyre. “Është ende shumë herët për të thënë se cili është objektivi i dronëve ose kush është pas tyre”, tha një zyrtar  policie. Drejtori i Policisë Federale, Thorkild Fogde, tha në një konferencë për shtyp vonë natën se aktiviteti i dronëve në Aalborg ishte disi i ngjashëm me atë në Kopenhagen disa ditë më parë.
    Madje u vu re edhe një model i ngjashëm, me dronët të dukshëm dhe që vepronin me dritat e tyre të ndezura. Policia tha se nuk kishte rrezik për pasagjerët në Aeroportin e Aalborgut. Tre fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. Një fluturim hyrës dhe dy lidhje dalëse u anuluan.
    Dy ditë më parë, aeroporti kryesor i vendit në Kopenhagen ishte mbyllur për katër orë për shkak të pamjeve të dronëve. Rreth 100 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u prekën. Kryeministrja Mette Frederiksen e quajti këtë së fundmi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot”. Danimarka nuk e përjashton që Rusia është e përfshirë në këtë incident. por, mbetet e paqartë se kush qëndron pas dronëve. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez, Oslo, gjithashtu u detyrua të mbyllej për shkak të pamjeve të dronëve./DW

  • U aksidentua me biçikletë dhe operua, Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

    U aksidentua me biçikletë dhe operua, Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

    13 Shtator 2025

    14:51

    Alfred Lleshi

    Luis Enrique u shfaq në konferencë për shtyp me dorën në mbajtëse, pas aksidentit me biçikletë që i shkaktoi frakturë në klavikul, por nuk ka ndërmend të ndalet. Trajneri i PSG do të jetë në pankinë në ndeshjen e Ligue 1 kundër RC Lens, të dielën në “Parc des Princes”.
    Spanjolli, i vendosur të japë shembull force dhe profesionalizmi, zhvilloi normalisht seancën stërvitore dhe i qetësoi të gjithë: “Kam udhëhequr stërvitjen si zakonisht. Nesër do të jem gati për ndeshjen kundër Lens”.
    Edhe pse me një dëmtim serioz, Luis Enrique nuk pranon justifikime: “Aksidenti im nuk do të ndryshojë asgjë. Jam gati, mund të bëj gjithçka, mund të vazhdoj të punoj si zakonisht”.

  • Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

    Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • VIDEO/ Ministrja bie keq në tokë gjatë konferencë për shtyp

    VIDEO/ Ministrja bie keq në tokë gjatë konferencë për shtyp

    Bota E Martë, 9 Shtator 2025 19:08
    Një incident i rëndë ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi. Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën.
    Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore. Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

    Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, të martën, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson.

  • VIDEO / E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

    VIDEO / E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

    Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi, ku Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën.
    Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore. Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën.
    Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, të martën, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson. Më parë, ajo ka shërbyer si këshilltare e qytetit në Göteborg.

  • Vjen Letonia, Slilvinjo në konferencë shtypi (live)

    Vjen Letonia, Slilvinjo në konferencë shtypi (live)

    Vjen Letonia, Slilvinjo në konferencë shtypi (live) – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Silvinjo konferencë shtypi para Gjibraltarit (live)

    Silvinjo konferencë shtypi para Gjibraltarit (live)

    Silvinjo konferencë shtypi para Gjibraltarit (live) – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Thanë se ka ndërruar jetë, Trump reagon i revoltuar: Dy ditë të mos dal unë në konferencë…

    Thanë se ka ndërruar jetë, Trump reagon i revoltuar: Dy ditë të mos dal unë në konferencë…

    Presidenti amerikan Donald Trump vendosi t’i përgjigjej me një konferencë shtypi lajmeve që po qarkullonin mbi shëndetin e tij, e që mbërrinin deri në aludime se presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të kishte vdekur.

    Duke u shfaqur vetë përpara njerëzve, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t`i dhënë fund teorive të konspiracionit, e sigurisht, nuk e la t`i shpëtonte rasti edhe për të bërë pak ironi.
    “Të gjitha fake news, isha shumë aktiv gjatë fundjavës. Javën e kaluar, pata disa konferenca për shtyp. Vetëm dy ditë nuk dola unë, dhe filluan direkt të thonë: ja pra, diçka nuk shkon me të, nuk është mirë”, shprehet Donald Trump.
    Thashethemet rreth shëndetit të Trump dominuan diskutimet në internet pak ditë  pasi presidenti u fotografua me një mavijosje të madhe në dorë. Në fund të gushtit, këngët “Trump ka vdekur” dhe “Ku është Trump?” filluan të bëheshin trend në platformën X. Edhe më shumë benzinë zjarrit i hodhi një deklaratë e zv/presidentit amerikan, JD Vance, i cili foli për një përgatitje të mundshme për të marrë pushtetin, nëse Trumpit mund t’i ndodhte diçka, pavarësisht se ai shtoi se është i bindur që presidenti i Shteteve të Bashkuara është në formë të mirë, do të shërbejë deri në fund të mandatit të tij dhe do të bëjë gjëra “të mëdha për popullin amerikan”.
    Trump vizitoi përsëri fushën e golfit të hënën, me përfaqësuesit e shtypit të Shtëpisë së Bardhë që raportuan se ai qëndroi në klub për rreth pesë orë e gjysmë para se të kthehej në shtëpi

    Top Channel