Tag: konferenca

  • Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja sfidat çerekfinale dhe ato të fazës “play in”

    Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja sfidat çerekfinale dhe ato të fazës “play in”

    Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportive 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën play off. Gjashtë ekipet e para të secilës Konferencë kalojnë direkt në fazën play off.
    Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën play in, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistet e fundit. Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt.
    Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill. Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – Ekip nga play-in
    (2) Boston – Ekip nga play-in
    (3) New York – (6) Detroit
    (4) Indiana – (5) Milwaukee
    Konferenca e Lindjes-Play in
    (7) Orlando – (8) Atlanta
    (9) Chicago – (10) Miami
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – Ekip nga play-in
    (2) Houston – Ekip nga play-in
    (3) Lakers – (6) Minnesota
    (4) Denver – (5) Clippers
    Konferenca e Perëndimit-Play in
    (7) Golden State – (8) Memphis
    (9) Sacramento – (10) Dallas

  • Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill, reagon Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit

    Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill, reagon Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit

    Shqipëria po hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian. Të hënën, më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku pritet të hapen kapituj të rinj negociues në procesin e integrimit.
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrën e tij karakteristike, duke vlerësuar intensitetin e këtyre negociatave si më të lartin në historinë e integrimit europian të vendit.
    Postimi:

    S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

    Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen

    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom

    God blles AllbeniaGod blles Jurop

  • Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg

    Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg

    Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.
    Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.
    Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
    Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
    Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
    Të martën, ministrat e jashtëm diskutojnë edhe për përshpejtimin e zgjerimit me shtetet ballkanike ku vendi ynë dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. /ATSH

  • Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Shqipëria shënon një tjetër hap me rëndësi në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

    Të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Europës, në konferencën ndërqeveritare do të diskutohen proceset e radhës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Deri më tani janë zhvilluar 3 konferenca ndërqeveritare, të cilat kanë pasur në objektivin e vet diskutimet dhe avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022, në Bruksel, dhe e dyta më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u çelën negociatat për grup-kapitujt e parë, në disa fusha me rëndësi, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
    Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 202224, në Bruksel, në nivel ministror, dhe shërbeu për hapjen e negociatave në politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

    Top Channel

  • Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Kemi bërë progres, do rrisim financimin për 16 mijë fëmijët me aftësi të veçanta

    Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Kemi bërë progres, do rrisim financimin për 16 mijë fëmijët me aftësi të veçanta

    Po zhvillohet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
    I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se konferenca shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.
    “BE ka përcaktuar financim të vecantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuses në të gjithë hapësirën evropaine, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë. Këtu financimi i posacëm i BE lidhet me përfshirjen aktive të qeverive dhe përfshirjen aktive në ndërtimin e partneriteteve me organizata jo qeveritare dhe me përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale e shëndetësore dhe programe mbështetëse për prindërit. Në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm, një bazë e sigurtë për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE.
    Një nga pikat ky synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë. Një rritje mbështetjeje e cila nuk është thjesht financiare por edhe institucionale. Për këtë ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit po punojnë që të rriisn numrin e mësuesve specialë, sikundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët në spital, klasa mësimore dhe arti, që iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe bindjen se do t’ja dalin në betejën e sëmundjeve të tyre.”tha Rama.

  • Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Sot në Tiranë zhvilloi punimet Konferenca e 13 Kombëtare e OVP të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.
    Ishte një Konferencë model për nga organizimi, për nga zgjedhja e delegatëve në mënyrën më demokratike nga anëtarësia, në çdo Njësi vendore të Republikës, për nga sundimi i normave dhe parimeve demokratike të drejtimit të Konferencës nga vullneti i shprehur me votë nga vet delegatët e mandatuar, për nga përmbajtja e diskutimeve, e deri te zgjedhja e të gjitha strukturave udhëheqëse, duke respektuar rigorozisht Statutin e OVP të LANÇ.
    Në zbatim të Ligjit “Për Organizatat joqeveritare” si dhe të Statutit të OVP të LANÇ, në çdo veprim të saj, konferenca u mbikëqyrë me rigorozitet nga një Dhomë Noterie në Tiranë.
    Pjesëmarrja dhe posaçërisht përshëndetja e ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Z. Pandeli Majko, si dhe përshëndetjet e një numri të madh shoqatash atdhetare të vendit, ishin një vlerë e shtuar për Konferencën e 13-të Kombëtare të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.