Tag: konferenca

  • Konferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2026

    Konferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2026

    Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
    Sipas rendit të ditës do të diskutohen një sërë projektligjesh dhe do të shqyrtohen kërkesat e PD-së për mocionin me debat lidhur me fondet e IPARD-it, raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
    1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” nga ministri i Financave.
    2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”.
    3. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 19 dhjetor 2025.
    4. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 28 nëntor 2025.
    5. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural).
    6. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për mocion për zhvillimin e debatit “Për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025”.
    7. Përcaktimi i kohës së debatit për raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

  • Nga kryeministër i vendit më të varfër në Evropë në filozof global, Rama i jep ‘leksione’ botës

    Nga kryeministër i vendit më të varfër në Evropë në filozof global, Rama i jep ‘leksione’ botës

    I mbetur në avion duke shëtitur nga konferenca në konferencë, herë i ftuar e herë i paftuar kreu i rilindjes tani ka nisur ti japë mend Evropës. Duke se me Shqipërinë që është vendi më i varfër në Evropë, më i kriminalizuari në Evropë dhe me nivelin me të ulët se të gjithë vendet e tjera të Evropës ai ka mbaruar punë. Tani për mendjen e tij “brilante” kanë nevojë bota. Po e përdorin të “shkatërrojnë” kapitalizmin amerikan.
    Por misioni i tij i paguar nga Sorosi që të sulmojë politikat e SHBA dhe të Presidentit aktual Donald Trump nëpër konferencat e paguara nga Shoqëria e Hapur duket se nuk po i funksionon siç duhet. Megjithëse ata që marrin pjesë qeshin dhe englendisen me batutat e kllounit me atlete.
    Gjatë ditës së sotme ai ka qenë i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë fjalës së tij, “lideri global”, foli për konfliktin në Ukrainë duke u ndalur edhe tek konfliktit në Lindjen e Mesme.
    “Europa, e cila është e angazhuar maksimalisht për paqen, duhet të ketë autonominë e saj së paku, politikën e saj të jashtme, planin e saj të paqes dhe të bëjë luftën”, u shpreh kryetari i PS. Duket që shkon e flet dhe nuk është shumë i informuar për atë çfarë bën Evropa, për atë që ka investuar Evropa për paqen, për Ukrainën apo Lindjen e Mesme. Hipokrizia e tij dhe deliri i tij arrin deri atje se ti kërkojë BE që “të këtë planin e vet të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.
    Rama është shumë i “mërzitur” se nuk po e shikon Evropën të zgjohet, “të zgjohet në mënyrën si duhet, ka një zgjim nëse mund ta quajmë këtë. Ende nuk ka një plan evropian paqeje, ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti, që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike.
    Flet përçart pa një bosht të qartë. Përsërit vetveten ne çdo takim. I vetmi bosht që i lidh fjalët e tij janë goditja e fuqisë dhe politikave amerikane dhe mbështetja pa lëkundje e ideve të Soros që është edhe sponsori kryesor i udhëtimeve të tij nga konferenca në konferencë.

  • Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

    Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

    ”Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha Luçiano Boçi.

    Top Channel

  • Zyrtarisht jemi në Serbi-Shqipëri! Mësoni kur shpallet lista dhe kur është konferenca zyrtare e Silvinjos

    Zyrtarisht jemi në Serbi-Shqipëri! Mësoni kur shpallet lista dhe kur është konferenca zyrtare e Silvinjos

    Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.
    Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar këtë të premte, më 3 tetor. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
    Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.
    Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica” në Leskovac, në orën 20:45.
    Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
    Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

  • Debate në konferencën e kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat

    Debate në konferencën e kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat

    konferenca e kryetareve

    TIRANË- Është zhvilluar përmes debateve mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se mazhoranca refuzoi kërkesën për mocion me debat mbi prioritetet e qeverisë Rama. Kreu i grupit parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se kërkesa ishte konform rregullores së Kuvendit, dhe refuzimi i saj tregon frikën e mazhorancës për t’u përballur në Kuvend.
    “Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konforme rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
    Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE.
    Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo-normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin.
    Bilanci i vetëm i qeverisë është: ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”, u shpreh kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

  • OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi,cilat ishin konkluzionet

    OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi,cilat ishin konkluzionet

    Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana, se cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë janë kritere të panegociueshme për progresin e vendeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe se komunikimi, shkëmbimi i përvojave e ndarja e dilemave profesionale, i shërbejnë forcimit të rolit të tyre për integritetin e sistemit të drejtësisë e besimin e qytetarëve, por edhe procesit të integrimit në BE.
    Duke paraqitur konkluzionet e konferencës dy ditore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha mes të tjerash, se “Nga kjo konferencë do të marr me vete disa reflektime personale dhe profesionale.
    E para, se sfida jonë nuk është thjesht të fitojmë besimin e publikut, por të ndërtojmë një sistem drejtësie, që është i aftë të gjenerojë legjitimitet dhe vetëbesim, përmes cilësisë, efikasitetit dhe transparencës. Kontributi i institucioneve tona nuk është vetëm një profesion, por një mision që lidhet drejtpërdrejt me vlerat më të larta të shoqërisë së një vendi si drejtësia, besimi i qytetarëve dhe përgjegjësia publike. E dyta, se kemi më shumë të përbashkëta se veçanti dhe kjo është arsyeja pse bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një dëshirë dhe vullneti i mirë nga ana jonë, por jam i sigurt se është i domosdoshëm. Vetëm duke shkëmbyer përvoja, duke organizuar vizita pune, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke vijuar takime të tilla periodike, ne mund të arrijmë standarde të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.
    Kjo përvojë e parë e organizuar në Tiranë është një dëshmi e qartë, se bashkëpunimi ynë rajonal ka potencial real për t’u kthyer në një traditë të qëndrueshme. Mund ta vazhdojmë këtë rrugëtim në qytetet e tjera të rajonit, duke e pasuruar gjithmonë me ide të reja, përvoja të reja dhe rezultate konkrete.”
    Konferenca, që bëri bashkë në Tiranë në datat 25 dhe 26 shtator 2025, institucione të drejtësisë nga 6 vendet e rajonit tonë, u bashkëorganizua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prezenca e OSBE në Shqipëri, me misionet e OSBE në kryeqytetet e rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup.
    Për dy ditë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë së rajonit diskutuan rreth tre temave të mëdha, parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

  • Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës! PS tentoi zhbërjen e opozitës

    Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës! PS tentoi zhbërjen e opozitës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar shumicën se po minon funksionimin demokratik të Parlamentit dhe po përjashton në mënyrë sistematike opozitën nga proceset vendimmarrëse.
    Sipas Gjekmarkajt, opozita është vendosur nën një presion të vazhdueshëm përmes zhbërjes së komisioneve parlamentare, reduktimit të hapësirës për debat dhe dënimeve që ai i cilësoi si “absurde”. Ai u ndal edhe te zhvillimi i seancës së dytë parlamentare, ku sipas tij, kryeministri u paraqit me një qëndrim provokues, me synimin për të shmangur debatin dhe transparencën, duke mos prezantuar ministrat e rinj dhe duke mos lejuar diskutime që do t’i jepnin qytetarëve dhe trupit diplomatik një pasqyrë më të qartë të qeverisë.
    “Në këtë kontekst, kërkova përsëritjen e seancës plenare, thirrjen e Komisionit të Legjislacionit për të shqyrtuar mundësinë e një mocioni ndaj z. Peleshi, si dhe anulimin e dënimeve të padrejta ndaj deputetëve të opozitës,” u shpreh Gjekmarkaj para gazetarëve.
    Ai paralajmëroi se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se ende nuk është marrë një vendim për të propozuar emrat për komisionet parlamentare. “Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep Parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante që synon të çojë opozitën në qoshe,” deklaroi Gjekmarkaj.

  • Peleshi injoron kërkesën e PD-së për shkarkim/ Sot mbahet Konferenca e Kryetarëve

    Peleshi injoron kërkesën e PD-së për shkarkim/ Sot mbahet Konferenca e Kryetarëve

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit, konferenca e Kryetarëve do të mbahet në orën 11:00.
    Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve.
    Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi opzita nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend.
    Gjithashtu në seancë plenare janë miratuar vetëm emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale

  • Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

    Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

    Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re. 
    Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës. 
    “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi. 

  • Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

    Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

    Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

    Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.
    “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
     

    Top Channel