Tag: koncertin

  • Paralajmërim i rreptë për koncertin e Kanye West në Sao Paulo

    Paralajmërim i rreptë për koncertin e Kanye West në Sao Paulo

    Autoritetet në Sao Paulo kanë vendosur masa të rrepta sigurie për koncertin e ardhshëm të Kanye West, i cili do të mbahet më 29 nëntor në hapësirën e hipodromit të Interlagos. Reperi, i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme gjatë viteve të fundit, po përballet me paralajmërime serioze nga zyrtarët lokalë, të cilët janë shprehur se çdo referencë ndaj nazizmit apo regjimeve fashiste do të sjellë pasoja të menjëhershme ligjore.
    Kryebashkiaku i qytetit, Ricardo Nunes, u shpreh publikisht se në territorin e Sao Paulos nuk do të tolerohet asnjë mesazh që bie ndesh me ligjin kundër promovimit të ideologjive ekstreme. Ai theksoi se nëse gjatë performancës reperi përdor terma, tekste apo gjeste që lidhen me nazizmin, policia do të ndërhyjë menjëherë. Sipas tij, kjo masë synon të mbrojë qytetin nga çfarëdo forme propagande të rrezikshme, pavarësisht se West ka shprehur kohët e fundit pendesë për komentet e tij antisemitike.
    Edhe organizatorët e koncertit, Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos, janë vënë në qendër të përgjegjësisë ligjore: nëse artisti shkel rregullat, edhe ata rrezikojnë arrestimin si pjesë e përgjegjësisë organizative.
    Situata është tensionuar më tej pas një ankese të paraqitur nga këshilltarja Cris Monteiro, e cila denoncoi publikisht një këngë të West të titulluar “Heil Hitler”. Ankesë që çoi prokuroren Ana Beatriz Pereira de Souza Frontini të lëshonte një urdhër zyrtar që ndalon shfaqjen ose shitjen e çdo simboli nazist në event.
    Me këtë paketë masash, autoritetet e Sao Paulos synojnë të shmangin incidentet dhe të garantojnë që koncerti të zhvillohet pa provokime që cenojnë rendin publik.

  • Lorde e paaftë për performancë në Luksemburg: Çfarë e detyroi këngëtaren të anulojë koncertin?

    Lorde e paaftë për performancë në Luksemburg: Çfarë e detyroi këngëtaren të anulojë koncertin?

    Këngëtarja e njohur neozelandeze, Lorde, anuloi papritur koncertin e saj në Rockhal të Luksemburgut vetëm disa orë para se të dilte në skenë, për shkak të një helmimi të rëndë me ushqim.
    Artistja 29-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Ella Yelich-O’Connor, njoftoi fansat përmes Instagramit, duke shkruar se ishte “shumë e sëmurë” dhe “mezi qëndronte në këmbë”. Ajo theksoi se kishte pushuar gjatë gjithë ditës, por gjendja e saj fizike nuk i lejonte të performonte, duke shprehur keqardhje për publikun.
    “Luksemburg, më vjen shumë keq. U helmova nga ushqimi dhe nuk jam në gjendje të performoj. Ju meritoni më shumë,” shkroi Lorde. Ajo gjithashtu bëri me dije se po bashkëpunon me organizatorët për të riplanifikuar datën e koncertit dhe ofroi mundësinë e rimbursimit për ata që kishin blerë bileta.

    Koncerti ishte pjesë e turneut evropian Ultrasound World Tour, që promovon albumin e saj më të ri, Virgin, i publikuar më 27 qershor. Albumi ka marrë reagime pozitive dhe ka debutuar në krye të listave të njohura në Australi, Zelandë të Re dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Lorde ka folur më parë për sfidat e saj emocionale dhe presionet mbi shëndetin mendor dhe trupin, duke treguar se rikthimi në muzikë e ka ndihmuar të gjejë sërish frymëzim. Këngëtarja e talentuar mbetet një nga figurat më të ndjekura në skenën ndërkombëtare, duke kombinuar artin me angazhimin personal dhe emocional.

  • Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij.

    Sipas mediave, Steven Palmer, përdori avionin për udhëtime personale për të parë të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country Alexis Wilkins. Ajo do të këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje boksi.
    Në një deklaratë në “X”, Palmer mohoi akuzat duke i quajtur ato thashetheme të pabaza dhe zhurma nga anarkistët e internetit.
    Ai e mbrojti jetën e tij private duke e quajtur Wilkins një patriote të vërtetë dhe partneren e tij të jetës.
    Steven Palmer, drejtonte Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të FBI-së, që merret me kërcënime madhore të sigurisë dhe mbikëqyr ajrore të agjencisë.

    Top Channel

  • Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi

    Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi

    Robbie Williams është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Stamboll, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës nga sulmet terroriste.
    Këngëtari britanik, 51 vjeç, njoftoi përmes një postimi në Instagram se anulimi i performancës së fundit të turneut “Britpop” ishte përtej kontrollit të tij dhe stafit organizator.
    “Autoritetet e qytetit e kanë anuluar shfaqjen në interes të sigurisë publike,” shkroi Williams, duke shtuar se “gjëja e fundit që do të doja është të rrezikoja jetën e fansave të mi. Siguria e tyre është prioriteti im.” Koncerti duhej të mbahej më 7 tetor në Atakoy Marina, në të njëjtën datë me përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, një moment i ndjeshëm për rajonin. Mediet turke raportojnë se vendimi lidhet me tensionet politike dhe rreziqet e mundshme të sigurisë.
    Artisti i njohur për hitin “Angels” shprehu keqardhje për fansat turq, duke theksuar se kishte dashur ta mbyllte turneun pikërisht në Stamboll, një qytet me të cilin ka lidhje familjare përmes bashkëshortes së tij, aktoren Ayda Field, e cila është me origjinë turke. Pavarësisht anulimit, Williams do të rikthehet së shpejti me projekte të reja: albumi i tij i ri “Britpop” pritet të publikohet më 6 shkurt 2026, pasi data e mëparshme u shty për të shmangur përplasjen me publikimin e fundit të Taylor Swift.

  • “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej

    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej

    “Wind of Change”, kënga që u bë himni i përmbysjeve të sistemeve totalitare në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë, pushtoi Tiranën mbrëmjen e së dielës, në koncertin e Scorpions në sheshin “Skënderbej”.

    Qindra fansa nga të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe turistë të huaj, ngritën në peshë kryeqytetin teksa shoqëronin grupin e preferuar të rokut gjatë interpretimeve të hiteve më të njohura.
    Shprehja “Mosha është thjesht një numër” merr vlerë më shumë se kurrë për artistët që japin shprtin në skenë. Një energji e pashterueshme, edhe pas 60 vitesh nga krijimi i grupit legjendar.
    Me koncertin në Tiranë, Scorpions përmbyllën turin europian, por theksuan se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim në shfaqje të tjera.

    Top Channel

  • Gruaja kishte me vete fëmijë pa mbrojtëse veshësh, Maluma ndërpret koncertin për të

    Gruaja kishte me vete fëmijë pa mbrojtëse veshësh, Maluma ndërpret koncertin për të

    Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët.
    Në një video të regjistruar, këngëtari 31-vjeçar shihet duke ndërprerë koncertin dhe duke kritikuar nënën për pakujdesinë e saj.
    “A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu“, dëgjohet të thotë këngëtari.

    @estilodf Maluma detiene su show para regañar a una mamá que llevó a un bebé de 1 año sin protegerle los oídos. CC: @gerudito #maluma #malumababy #malumaoficial #malumaedits #malumafans #papijuancho #mexico #méxico #cdmx #malumaconcert ♬ sonido original – EstiloDF

    “Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote“, vazhdoi këngëtari, i cili është gjithashtu baba i një vajze 1-vjeçare.
    “Po e tund majtas e djathtas sikur të ishte lodër. Ky foshnjë nuk do të jetë këtu. Po ta them me gjithë dashurinë dhe respektin tim, tani që jam baba… nuk do ta çoja kurrë në një koncert. Herën tjetër, ji më vigjilent“, përfundoi Maluma, me turmën që e duartrokiste për reagimin e tij.

  • VIDEO/ Pas darkës së përfolur, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry

    VIDEO/ Pas darkës së përfolur, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry

    Thashethemet për një romancë të mundshme mes Katy Perry dhe Justin Trudeau janë ndezur sërish, pasi ish-kryeministri kanadez u pa në koncertin e këngëtares në Montréal, vetëm pak ditë pasi u fotografuan së bashku në një darkë intime.
    Sipas një dëshmitari okular, Trudeau ishte në humor të shkëlqyer gjatë performancës: këndonte me zë të lartë, qeshte dhe dukej plotësisht i përfshirë në atmosferën elektrizuese të koncertit.
    Të dy janë aktualisht beqarë, dhe dalja e tyre e përbashkët për darkë dhe pije në fillim të javës ka bërë që rrjeti të shpërthejë në spekulime. Duket se mes tyre ka një kimi të dukshme, që tani po komentohet gjerësisht nga fansat.

  • “Oasis” tall Coldplay-n pas skandalit viral: Në koncertin tonë mund të tradhtoni lirisht

    “Oasis” tall Coldplay-n pas skandalit viral: Në koncertin tonë mund të tradhtoni lirisht

    Pas rikthimit madhështor me turneun “Live ’25”, grupi legjendar britanik “Oasis” ka goditur fort, këtë herë jo me muzikë, por me ironi.
    Në një postim të fundit, grupi ka shkruar se “Çdo biletë për koncertin tonë vjen me një leje speciale për të tradhtuar me kë të dëshironi”, një thumb i drejtëpërdrejtë ndaj incidentit viral që tronditi koncertin e “Coldplay”.
    Gjatë një nga netët në Manchester, Liam Gallagher shtoi kripë në plagë duke u tallur nga skena:
    “A kemi ndonjë çift të dashuruar këtu? Mos u shqetësoni, tek ne s’ka kamera që të nxjerrin zbuluar si te Coldplay.”
    Kujtojmë se gjatë një performance të “Coldplay”, CEO i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, u kap në ekranin gjigant duke u përqafuar ngrohtësisht me kolegen e tij Kristin Cabot, moment që shkaktoi shpërthim në rrjet dhe përfundoi me dorëheqjen e tij.

  • Komenti epik i Chris Martin në koncertin e parë të Coldplay pas videos virale

    Komenti epik i Chris Martin në koncertin e parë të Coldplay pas videos virale

    Vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri një koment humoristik në koncertin e tij të parë që nga videoja virale e një “kamere puthjeje” që tradhtonte një çift në një performancë të mëparshme.
    Të shtunën, më 19 korrik, Martin me shaka paralajmëroi audiencën se “kamera e puthjes” do të fillonte regjistrimin. “Do të donim t’ju përshëndetnim disa prej jush në audiencë”, tha ai në një video të postuar në X (më parë Twitter), duke shtuar: “Mënyra se si do ta bëjmë këtë është përmes kamerave tona, duke ju treguar në ekranin e madh. Pra, ju lutemi, nëse nuk jeni lyer ende, bejeni tani.”
    Gjatë një koncerti të Coldplay në Boston të mërkurën në mbrëmje, një kamera puthjeje kapi drejtorin ekzekutiv të martuar të Astronomer, Andy Byron, në një përqafim me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Christine Cabot. Kur kuptuan se ishin në kamera, u larguan nga njëri-tjetri dhe fshehën fytyrat. Çifti u identifikua në mediat sociale dhe videoja e tyre së bashku ka grumbulluar dhjetëra miliona shikime që kur u postua.