Tag: koncert

  • VIDEO/ Lady Gaga, një koncert epik në Brazil me dy milionë njerëz

    VIDEO/ Lady Gaga, një koncert epik në Brazil me dy milionë njerëz

    Koncerti më i madh i Lady Gaga -s deri më sot u zhvillua në Rio de Janeiro , Brazil , dhe tërhoqi dy milionë njerëz, të cilët mbushën qytetin, siç mund ta shohim në një video mbresëlënëse më poshtë.
    Kjo ngjarje u zhvillua si pjesë e turneut të yllit për albumin e saj të tetë, ” Mayhem” , dhe shënoi kthimin e saj pas vitit 2021 .
    Disa nga fansat e saj fanatikë madje kishin filluar të formonin radhë të gjata herët atë mëngjes për të siguruar hyrje. Vlerësohet se u angazhuan afërsisht 5,000 oficerë policie , me detektorë metalesh, dronë dhe kamera për njohjen e fytyrës, për të siguruar që eventi të mbahej në mënyrë të sigurt.

    Ishte një ngjarje e organizuar nga qyteti i Rio de Janeiros – si një koncert i Madonnës që i parapriu, në maj 2024 – i cili vlerësohet se ka nxitur ndjeshëm ekonominë lokale.
    Duke u ngjitur në skenë, Lady Gaga shpalosi një flamur brazilian dhe deklaroi: “Më keni pritur për më shumë se dhjetë vjet”. Brazil, jam gati. Do t’ia jap gjithçka nga vetja”  . Kjo u pasua nga performanca me pamje të frymëzuara nga uniforma e ekipit kombëtar të futbollit .
    Njerëz udhëtuan nga e gjithë vendi për ta parë dhe për të kënduar së bashku me të hite si ” Alejandro “, ” Poker Face “, ” Bad Romance ” dhe ” Abracadabra “. Njëri prej tyre, 28-vjeçari Luan Messias , tha se e kaloi gjithë natën në autobus për të qenë atje, ndërsa 22-vjeçarja Alisha Duarte qëndroi në radhë që nga ora 7:40 e mëngjesit: ” Lady Gaga e meriton!” “Do të jetë shumë e mbushur me njerëz, por ne do të mbijetojmë “, i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

  • “Rrëfimi i tingujve” në hollin koncertor, TKOB: Ky koncert është një përjetim unik

    “Rrëfimi i tingujve” në hollin koncertor, TKOB: Ky koncert është një përjetim unik

    Tinguj të ndjerë u rrëfyen në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë të diel, duke prekur të gjithë artdashësit e pranishëm në sallë. Për të pranishmit në koncertin “Rrëfimi i tingujve”, pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca solli një rrëfim muzikor, që shkoi përtej notave, përtej shikimit, drejt thellësive të shpirtit njerëzor. “Sot nuk është më çudi që sallat e TKOBAP-së mbushen plot e përplot në çdo shfaqje apo koncert”, shprehet teatri, që ka ndarë në faqen e tij dhe disa momente të këtij koncerti. Pianisti Nicola Pio Nasca solli një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.
    TKOB shprehej përpara koncertit se vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë, Nicola Pio Casa është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano. “Ky një shembull frymëzues i forcës dhe dashurisë për artin. Ky koncert është një përjetim unik, ku muzika flet përtej shikimit me një ndjesi që të prek në çdo frymëmarrje”, thuhet nga TKOB. Koncerti që u zhvillua këtë të dielë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen në vijim dhe të atyre më parë, që janë zhvilluar në programin artistik. Herë pas here në koncertet që zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit marrin pjesë artistë shqiptarë dhe të huaj, që vijnë me një program të pasur muzikor për të pranishmit. Pas këtij koncerti që u zhvillua këtë të dielë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka bërë me dije zhvillimin e një tjetër koncerti që do të zhvillohet në ditët e para të muajit maj.

  • “K’cimi i Tropojës” në UNESCO, koncert festiv në TKOB!

    “K’cimi i Tropojës” në UNESCO, koncert festiv në TKOB!

    Një krenari kombëtare që mbrohet nga UNESCO, kërcimi i Tropjës dhe ritmet e tij ‘pushtuan’ skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një koncert festiv mbrëmjen e së premtes. “Me Ritmet e Tropojës” solli me tupan këngë e kërcime të kësaj zone, ndërsa një vend ‘nderi’ zuri sigurisht Kërcimi i Tropojës dhe pjesët më të bukura të tij.
    “Sillen në këtë koncert gjërat më të bukura: nisma, lindja e kërcimit dhe si bëhet ky kërcim, për të vijuar më pas me të tjera momente plot ritëm e bukuri: kërcimi me guralecë i vajzave, me instrumente paramuzikorë dhe me krismat e veta onomatopike, vallet e folklorit, që dallohen në Tropoja nga krahina në krahinë, kemi sjellë kostumet e veçanta, secili me motivet e veta, dhe vallet koreografike festive nga grupi folklorik dhe Ansambli i shtetit”, – thotë koerografi Skënder Haklaj.
    “Në një nga bisedat tona me Ministrinë e Kulturës erdhi në vëmendjen tonë mundësia për të ndihmuar në pasurinë e padukshme kulturore. Në atë kohë kemi filluar me Elvën dhe suksesi i parë ishte xhubleta. Më pas u vazhdua me sukses me transhumancën, sot me Kërcimin e Tropojës. Është në rrugë eposi i kreshnikëve, jemi duke punuar për Motin e madh dhe ajo që jemi duke punuar me Ministrinë e Kulturës është që të bëjmë gati një paketë të re të kësaj lloj trashëgimie për vendin, e cila është një garë në vetvete mes vendeve të Ballkanit. Nuk vuajmë nga kjo lloj trashëgimie, por duhet vetëm të gjejmë ato elemente thelbësorë dhe atë lloj pasioni, siç pamë këto këngë e valle deri tani.”, – u shpreh Martin Mata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (ADF), në fjalën e tij përshëndetëse para fillimit të koncertit.
    Futja e Kërcimit të Tropojës në listën e UNESCO-s është një arritje historike për vendin tonë. Në koncertin e mbajtur për nder të kësaj trashëgimie pati performanca magjepsëse nga bartës të kësaj tradite ndër breza dhe bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

  • Durrës, koncert homazh për Papa Françeskun

    Durrës, koncert homazh për Papa Françeskun

    Një mbrëmje e veçantë dhe e mbushur me emocione ishte ajo e së premtes në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo” sollën një koncert homazh dedikuar Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
    Nën drejtimin e dirigjentit italian Fabio Ciofini, orkestra dhe kori interpretuan vepra të kompozitorit të njohur amerikan Dan Forrest, ku u veçua “Pater Noster”, një pjesë e ndjerë në nderim të Papës.

    “Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga Fondacioni ynë 𝐵𝘳𝑢𝘯𝑒𝘭𝑙𝘰 & 𝘍𝑒𝘥𝑒𝘳𝑖𝘤𝑎 𝐶𝘶𝑐𝘪𝑛𝘦𝑙𝘭𝑖, që është në një vend të vogël në Perugia dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e Forcave të Armatosura”, tha Ciofini.
    Edhe për instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, ky koncert mbarte një ngarkesë të veçantë emocionale.
    Ishin të shumtë artëdashësit që mirëpritën këtë bashkëpunim vokalo-simfonik.
    Tv Klan

  • Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

    Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

    Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen e kaluar u ngjitën Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo”.

    Ata sollën një koncert vokalo-simfonik si një homazh për Papa Françeskun, në prag të ceremonisë mortore të tij.
    Dirigjenti Fabio Ciofini thotë: “Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga fondacioni ynë dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e forcave të armatosura.”
    Në këtë bashkëpunim të parë, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian, interpretuan vepra të kompozitorit amerikan Dan Forrest.
    Artdashësit durrsakë e pritën mirë këtë koncert që përcolli ndjeshmëri dhe homazh në nderim të Papa Françeskut, po dhe një bashkim kulturash përmes artit.

    Top Channel

  • Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë

    Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë

    Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 09:13
    Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.
    Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

    Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.
    Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza.
    “Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

  • “A ka ndonjë koncert? Paska shumë njerëz”! Luis Enrike e nis me batuta dhe tregon dëshirën: Frymëzohem nga ndeshja me Liverpulin

    “A ka ndonjë koncert? Paska shumë njerëz”! Luis Enrike e nis me batuta dhe tregon dëshirën: Frymëzohem nga ndeshja me Liverpulin

    PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Aston Vilën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i skuadrës franceze është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Luis Enrikja e nisi me një batutë për numrin e gazetarëve të pranishëm, ndërsa më pas shtoi se do të dëshironte që skuadra e tij të luante si në të njëjtën mënyrë si kundër Liverpulit nëndeshjen e parë në Paris.
    “Shumë njerëz këtu? A ka ndonje koncert sot?”, ishte batuta me të cilën hapi komferencën për shtyp trajneri i PSG-së. Më pas Luis Enrike vazhdoi me fjalët: “Cilën ndeshje do të merrja si frymëzim? Me Livepurlin në “Parkun e Princave”, pavarsisht humbjes. Këtë dua të shikoj edhe nesër, megjithëse do të jetë e vështirë. Thjesht do të doja të ndryshoja rezultatin. Preferoj të luaj pak më keq, por me një rezultat pozitiv”./Sport Ekspres/

  • Koncert recital/ Në teatrin “Migjeni” me kryeveprat e muzikës botërore dhe shqiptare

    Koncert recital/ Në teatrin “Migjeni” me kryeveprat e muzikës botërore dhe shqiptare

    Në skenën e Teatrit “Migjeni”, dy emra të shquar të muzikës shqiptare, pianistja Fatma Spahiu dhe violinisti Lorenc Radovani, erdhën me një koncert recital.

    Publiku shijoi një mbrëmje të veçantë, ku repertori i përzgjedhur përfshiu kryevepra të muzikës botërore dhe shqiptare, ndër të cilat spikati vepra e Çesk Zadejës ndërsa kulmi i mbrëmjes ishte premiera e një krijimi unik nga kompozitori Artan Liçaj,
    Ky recital ishte një homazh për artin dhe një kujtesë e fuqishme.

    Top Channel