Tag: koncert

  • Dua Lipa: Ejani me mua, prapa skenave të festivalit  “Sunny Hill”

    Dua Lipa: Ejani me mua, prapa skenave të festivalit  “Sunny Hill”

    Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj Service95, ku sjell momente të veçanta nga prapaskenat e edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival 2025, i mbajtur në Prishtinë.

    Në këtë rrëfim vizual, ajo flet me emocion për rikthimin në vendlindje dhe për përgatitjet intensive që kanë paraprirë natën e parë të festivalit, ku ajo performoi para publikut vendas në një atmosferë magjike. E rrethuar nga familja dhe ekipi i saj, Dua ndan një histori personale që fillon nga koncerti i saj i parë në Prishtinë, në vitin 2016, deri te zhvillimi i një festivali me përmasa ndërkombëtare.

    “Koncerti im i parë në Prishtinë ishte në vitin 2016. Po bëja një turne në Europë dhe mendova: nëse po performoj nëpër kontinent, patjetër duhet të kthehem edhe në shtëpi dhe të jap një koncert,” rrëfen ajo në video. “Me ndihmën e babait tim, e organizuam si një koncert bamirësie për Fondacionin Sunny Hill.”

    Ajo thekson se suksesi i atij eventi u kthye në shtysë për të krijuar diçka më të madhe, një festival që sot sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës botërore dhe artistë nga mbarë rajoni.

    “Ishte një ide shumë e madhe, madje paksa frikësuese, por e ndërtuam me familjen. Donim të sillnim një imazh ndryshe për Kosovën, më pozitiv, plot jetë, kulturë dhe energji të reja.”

    Videoja përfshin momente intime përpara se ajo të ngjitej në skenë: ngrohjet vokale, përgatitjet me grupin dhe atmosferën elektrizuese pas kuintave. Një nga pjesët më prekëse është kur ajo tregon për një mysafir shumë të veçantë atë mbrëmje:

    “Sonte do të këndoj një këngë në shqip, dhe do të kem në skenë babain tim. Ai është frymëzimi im më i madh.”

    Për Duan, ky rikthim në Prishtinë është më shumë se një koncert, është një kthim në rrënjë, një “homecoming” emocional, ku ndan skenën me babanë e saj, Dukagjin Lipa, një ish-muzikant dhe një nga figurat kyçe në organizimin e festivalit.

    Në fund të videos, ajo shpreh mirënjohjen për gjithçka që është arritur deri tani, me shpresën që Sunny Hill të vazhdojë të rritet dhe të bëhet një pikë referimi kulturore për rajonin.

    “Ka gjithmonë një energji të veçantë në Kosovë gjatë verës. Tani është edhe më shumë. Dhe unë e dua këtë, sidomos kur jam pjesë e saj me familjen time.”/Service95/KultPlus.com

  • Inva Mula magjeps publikun, sporano e njohur, koncert në amfiteatrin e Durrësit

    Inva Mula magjeps publikun, sporano e njohur, koncert në amfiteatrin e Durrësit

    Në ambientet e Amfiteatrit antik të Durrësit, muzika, arti dhe historia u takuan në një koncert që përcolli emocione të forta dhe përjetime të rralla. Skena iu besua sopranos së madhe shqiptare dhe ikonës ndërkombëtare të operas, Inva Mula, e shoqëruar nga instrumentistët virtuozë Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe kori i fëmijëve “Okarina”.

    Inva mula ndau emocionet e të performuarit për herë të parë në skenën e Amfiteatrit të Durrësit.
    Instrumentisti i njohur Ekland Hasa u ngjitet gjithashtu për herë të parë në skenën e Durrësit.

    Pushues dhe turistët e shumtë, përjetuan një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut.
    /vizionplus.tv

  • Orkestra Frymore e Durrësit, koncert dhe atmosferë festive në qytetin bregdetar

    Orkestra Frymore e Durrësit, koncert dhe atmosferë festive në qytetin bregdetar

    Sheshi “Liria” në Durrës u kthye mbrëmjen e djeshme në një skenë të hapur artistike, ku u zhvillua koncerti festiv i Orkestrës Frymore, nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja dhe me pjesëmarrjen e solistes Juna Ruci.

    Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se ky aktivitet u zhvillua në vazhdën e eventeve të shumta kulturore dhe artistike të këtij sezoni turistik, ndërsa Orkestra Frymore e qytetit dhuroi një koncert emocionues për qytetarët dhe turistët që zgjedhin Durrësin si destinacion.

    Nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja, orkestra solli një repertor të pasur me vepra të njohura nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj.

    “Një emocion i veçantë iu shtua koncertit falë interpretimit mjeshtëror të solistes Juna Ruçi. Tingujt e muzikës dhe entuziazmi i të pranishmëve krijuan një atmosferë festive në qytetin tonë”, pohoi Sako.

    Repertori përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si: Prenk Jakova, Feim Ibrahimi, Bizet, Shostakovich, Beethoven, Morricone, The Beatles, ndërthurur mjeshtërisht për të sjellë një përjetim muzikor të larmishëm dhe frymëzues.

    Ky aktivitet është pjesë e kalendarit artistik të verës në Durrës, që synon të promovojë artin dhe të krijojë hapësira kulturore për komunitetin./atsh/ KultPlus.com

  • Sopranoja Inva Mula dhe virtuozët Ekland dhe Redi Hasa me “Meloditë e  Mesdheut” në amfiteatrin antik të Durrësit

    Sopranoja Inva Mula dhe virtuozët Ekland dhe Redi Hasa me “Meloditë e  Mesdheut” në amfiteatrin antik të Durrësit

    Nga Julia Vrapi
    “Meloditë e Mesdheut” vijnë në një mbrëmje në amfiteatrin antik në Durrës. Një koncert i veçantë që sjell artistë të njohur shqiptarë me famë ndërkombëtare mbrëmjen e datës 5 gusht. Mbrëmja muzikore me meloditë më të bukura të Mesdheut vjen nga sopranoja  e njohur Inva Mula me virtuozët Ekland dhe Redi Hasa. Qendra Muzeore Durrës shprehet se pjesë e kësaj mbrëmje muzikore është dhe Kori i Fëmijëve “Okarina” me mjeshtren Elikona Hysaj Shala. Sopranoja Inva Mula më këtë koncert kthehet pas shumë vitesh në qytetin e Durrësit e shoqëruar nga dy instrumentistë të famshëm Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa violonçel.  Ndërsa kori “Okarina” që nga fillimet e tij numëron suksese të njëpasnjëshme dhe secili ka veçantinë e vet si paraqitje. “Meloditë e Mesdheut” vjen si një koncert i veçantë, që bashkon artin, kulturën dhe emocionin dhe ka dhe mbështetjen e Bashkisë së Durrësit e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, ku hyrja është e lirë për publikun.
    Sopranoja Inva Mula vjen me këtë koncert pas “Festivalit MIK 2025” që u zhvillua në Korçë.  Aktiviteti artistik “MIK Festival” i drejtuar nga sopranoja e mirënjohur Inva Mula zhvilloi edicionin e tij të tetë nga data 10-13 korrik, me një kalendar të pasur artistik, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për të sjellë 4 ditë me muzikë në mjediset e Korçës. E veçanta e këtij festivali ishte koncerti kushtuar lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako, në 90-vjetorin e lindjes. Si soprano Inva Mula ka marrë pjesë në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe “La Traviata-n” në qytete të rëndësishme, si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Mula ka një aktivitet të vlerësuar ndër vite, ku në vijim ka qenë dhe pjesë e produksioneve të tjera operistike.
    Virtuozët Ekland dhe Redi Hasa
    Ekland Hasa në vitet ’90-të shpërngulet në Itali ku fillon një jetë shumë të pasur artistike si Koncert Maester, por edhe si solist. Si Koncert Maester ka bashkëpunuar me solistë të kalibrit si Monserat Kabalet, Hosé Karreras, Leo Nucci, Desirée Rankatore, Marcello Alvarez, ndërsa si solist ka recitale dhe koncerte për piano dhe orkestër në të gjithë Evropë dhe Azinë. Perfeksionohet në Munih në klasën e pianistit të madh Ludwig Hoffman. Punon për agjencitë “Albano Carrisi production”, “11%8 records”, “Ponderosa arts and music”, ku është protagonist si interpret dhe arranxhues në muzikën e filmit dedikuar Celine Dion, ku vetë këngëtarja përmend dhe falenderon kompozitorin Redi Hasa dhe interpretuesin dhe arranxhuesin Ekland Hasa. I është dedikuar filmi “Le note di Ekland, “Parlate a bassa voce” dhe “Bach is Back”.
    Redi Hasa është violonçelisti i njohur shqiptar, i cili jeton në Itali dhe ka arritur të ketë një karrierë ndërkombëtare. Violonçelisti shqiptar Redi Hasa ishte pjesë e “Oscar” në 2021. Muzika e dy filmave, “Nomadland” të Chloe Zao dhe  “The Father” të Florian Zeller, që triumfuan në këtë edicion të 93-të “Oscar” mbanin firmën e kompozitorit dhe pianistit italian Ludovico Einaudi, i cili për realizimin e dy projekteve bashkëpunoi dhe me violonçelistin e njohur shqiptar. Redi Hasa ka bashkëpunuar me këngëtaren italiane Maria Marzotta, me kompozitorin dhe pianistin me famë botërore Ludovico Einaudi, rokerin Robert Plant dhe Led Zeppelin. Bashkëpunimet e tij  janë të shumta, por në vijim të aktivitetit të tij edhe muzika e dokumentarit “Unë jam: Celine Dion” për këngëtaren me famë botërore mban emrin e kompozitorit shqiptar Redi Hasa.

  • Dua Lipa me rikthim triumfal në Prishtinë, Sunny Hill nis rrugëtimin me koncert të përmasave botërore

    Dua Lipa me rikthim triumfal në Prishtinë, Sunny Hill nis rrugëtimin me koncert të përmasave botërore

    Flonja Haxhaj

    Mbrëmjen e kaluar, Prishtina u kthye në qendrën e muzikës ndërkombëtare, teksa filloi festivali i shumëpritur Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. Në një atmosferë elektrizuese, skena i takoi rikthimit të këngëtares që ka bërë krenare çdo shqiptar nëpër bptë, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

    Qyteti u përfshi nga një valë emocionesh dhe pritjeje. Radhë të gjata makinash dhe turma të mëdha njerëzish që lëviznin drejt vendit të ngjarjes, dëshmonin se ky ishte më shumë se një koncert, ishte një kthim në shtëpi, një festë kombëtare. Me mijëra duar në ajër dhe me zemra që rrihnin në të njëjtin ritëm, publiku e priti me padurim yllin shqiptar me famë botërore.

    Prej orës 17:00, skena e Sunny Hill Festival u bë vatër e një parade artistësh të njohur dhe të dashur për publikun. Performanca të fuqishme dhe shumëngjyrëshe u sollën nga emra si Deezy, Art Lokaj & TNM, Kida, Sienna Spiro, Edis dhe Tayna,  të cilët krijuan imazh të zjarrtë për atë që do të vinte më pas, hyrja triumfale e Dua Lipës, yllit që ka bërë krenar çdo shqiptar nëpër botë.

    Dua Lipa e nisi koncertin me këngën ‘Training Season’, duke e ndezur atmosferën me një performancë madhështore dhe skenografi unike. Koncerti vazhdoi njëtrajtshëm me ‘End of an Era’, ‘Break My Heart’, ‘One Kiss’, ‘Watcha Doing’, ‘Levitating’ dhe  ‘These Walls’.

    Pas këtyre performancave erdhi edhe momenti kulminant i mbrëmjes, ku Dua Lipa ftoi në skenë babain e saj, Dukagjin Lipën, solistin e grupit të njohur ‘Oda’ dhe bashkëthemelues i festivalit. Dy breza, dy gjenerata artistësh, u bashkuan në një interpretim të veçantë të këngës ‘Era’ nga grupi legjendar ‘Gjurmët’. Ky moment bashkoi edhe publikun, ku së bashku kënduan të gjithë njëzëri.

    Pas këtij momenti, Dua Lipa u rikthye sërish me hitet e tjera ‘Maria’, ‘Physical’, ‘Hallucinate’ ,’Falling Forever’, ‘Happy for You’ dhe ‘Love Again’. Me ‘Be the One’, u rikthye në një nga sukseset e para që e prezantuan Dua Lipën me skenën botërore, duke krijuar një moment të ndjeshëm dhe nostalgjik.

    Ky koncert, ndryshe siç do të mund të ishte rëndom koncerti i ndonjë nga yjeve të tjerë botërorë në Prishtinë, erdhi shumë më ndjeshëm për këtë publik, marrë parasysh lidhjen që ka me yllin Lipa. Kohë pas kohe ndër performance, Lipa u fliste publikut të saj në gjuhën shqipe.

    Në një moment ajo falëndëron të gjithë për pjesëmarjen, teksa edhe flet për festivalin.

    ‘Është kënaqësi me pasë mundësi me kriju një festival, për vendin tonë. Tash janë bërë gjashtë edicione të këtij festivali, e çdo vit po bëhet mirë e më mirë’, tha Lipa teksa falënderoi të gjithë ata që e bëjnë të mundur realizimin e këtij festivali.

    Spektakli dhe madhështia e këtij koncerti vijoi me super-hitet ‘New Rules’, ‘Dance the Night’ dhe ‘Don’t Start Now’, performance këto që ndezën skenën dhe bënë që publiku të këndojë e të vallëzojë pa pushim.

    Ndërkaq, ky koncert përfundoi me ‘Houdini’, një fund magjik për një natë të paharrueshme, që shënoi rikthimin e yllit Dua Lipa në skenën e Prishtinës.

    Ndërkaq sot, publiku i Sunny Hill do të ketë mundësinë të dëgjojë perfancën e Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainte, Pint, Ledri dhe Headie One. Ndërkaq,  ylli kryesor i mbrëmjes do të jetë këngëtaro Shaën Mendes./KultPlus.com

  • Cardi B përballet me probleme ligjore: Paditet për hedhjen e mikrofonit në koncert

    Cardi B përballet me probleme ligjore: Paditet për hedhjen e mikrofonit në koncert

    Një grua nga Ohio po padit Cardi B, duke pretenduar se është goditur “me forcë” nga një mikrofon i hedhur nga reperja gjatë një performance në Drai’s Beachclub në Las Vegas në vitin 2023.

    Sipas një padie të paraqitur në Gjykatën e Tetë Gjyqësore në Qarkun Clark, Nevada, gruaja, e identifikuar si Jane Doe, ishte në udhëtimin e saj të parë solo në Las Vegas dhe mori pjesë në performancën kryesore të Cardi-t në Drai’s Beachclub më 29 korrik 2023.

    Padia pretendon se gjatë performancës së saj, Cardi, 32 vjeç, “u shfaq në skenë në kushte të temperaturës dukshëm të lartë dhe, ndërsa mbante një mikrofon, kërkoi verbalisht që publiku të spërkatte ujë mbi të”.

    Në atë kohë, një klip nga koncerti u bë viral ku shfaqej krijuesja e hitit “Bodak Yellow” duke i kërkuar turmës ta “spërkatnin me ujë” me një kusht .

    Padia pretendon se Cardi “bëri gjeste dhe deklarata të përsëritura duke i inkurajuar pjesëmarrësit në koncert të hidhnin ujë, duke autorizuar dhe ftuar në mënyrë implicite spërkatjen e lehtë nga pijet”.

    Doe pretendon se Cardi “e demonstroi më tej pëlqimin dhe pjesëmarrjen e saj duke derdhur ujë nga një shishe mbi trupin e saj ndërsa ishte në skenë” dhe se ajo “reagoi fizikisht ndaj spërkatjeve duke e goditur të pasmet ndërsa lëngjet e hedhura nga publiku binin në kontakt me të”.

    Sipas padisë, Doe, në një përpjekje për të vepruar “në përputhje me mjedisin” dhe “në një mënyrë të pajtueshme me të pranishmit e tjerë, spërkati një pjesë të vogël të pijes së saj në drejtim të Cardi B”.

    Mirëpo më pas Cardi B hodhi mikrofonin në drejtim të saj./KultPlus.com

  • Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze/ “Mik Festival” rikthehet në Korçë

    Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze/ “Mik Festival” rikthehet në Korçë

    Nga data 10 deri më 13 korrik, qyteti i Korçës do të mirëpresë edicionin e 8-të të “Mik Festival”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike dhe artistike në Shqipëri.

    Për katër net me radhë, festivali do të sjellë pesë koncerte, ku një nga më të veçantët do t’i kushtohet tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako.

    Ky koncert-homazh do të rrëfejë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos dhe do të shënojë rikthimin në skenë, pas më shumë se 30 vitesh, të artistes Tatjana Kora Elmazi.

    Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur si Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi, si dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Çakos.

    “Në natën e dytë i bëjmë homazh lirikut më të madh të vokalit shqiptar, Gaço Çako”, – u shpreh sopranoja Inva Mula.

    Një tjetër koncert me peshë do të zhvillohet në Drenovë, me titullin “Stili Vjenez”. Ylli i mbrëmjes do të jetë balerini me famë botërore Eno Peçi, që interpreton në Operën e Vjenës, së bashku me balerinën Adela Muçollari.

    “Do të sjellim dy numra nga Vjena. Njëri është nga kompozitori Gustav Mahler, mjaft intim dhe delikat. Tjetri është një koreografi me stilin vjenez, krijuar nga unë”, – u shpreh Peçi.

    “Pjesa që do të interpretoj me Eno Peçin është një krijim i ri, një emocion i ri. Jemi në detajet e fundit”, – shtoi balerina Adela Muçollari.

    Festivali do të hapet me natën shqiptaro-kineze, një koncert që bashkon muzikën klasike dhe tradicionale të dy vendeve. Një risi këtë vit është edhe koncerti kushtuar serenatave korçare, ku do të interpretohen këngë të panjohura më parë për publikun.

    Ky koncert është menduar si finalja e festivalit dhe do të zhvillohet në Parkun e Qytetit. Mbrëmja, e titulluar “Retro Passion”, do të sjellë në skenë qytetarë me pasion për muzikën, edhe pse nuk e kanë ndjekur në mënyrë profesionale.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “E frikshme”: Inteligjenca Artificiale diagnostikon katërfish më saktë se mjekët?

    UNESCO: Parku Kombëtar i Drilonit në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po montonte skelat për një koncert, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin

    Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po montonte skelat për një koncert, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin

    Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Shëngjin. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
    Sipas policisë, Zef Lorenci, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, është rrëzuar nga skela ku po punonte, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. I riu ishte duke montuar skelat për një koncert që do të mbahej mbrëmjen e sotme.
    Sakaq, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    “Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri xhiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri xhiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Kompania e CEO-së Andy Byron, tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme.

    Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts.
    Manjati i biznesit me sa duket nuk i kushtonte vëmendje asgjëje përveç muzikës, ndërsa e përqafon gruan.
    Megjithatë, sapo kuptuan se përqafimi i tyre po transmetohej në ekranin e madh, ata u shkëputën papritur, duke u përpjekur me nxitim të shmangeshin nga vëmendja.
    Kur Chris tha me humor pasi i pa në ekranin e madh, “Oh, shikoni këta të dy. Ose kanë një lidhje jashtëmartesore ose janë thjesht shumë të turpshëm”, një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
    Një deklaratë doli në internet dje nga Byron, por kompania e tij Astronomer ka pretenduar se ishte e rreme. Firma i tha TMZ se kjo “nuk ishte një deklaratë e vërtetë”.
    Deklarata ‘e rreme’ shkruante: “Dua të pranoj momentin që ka qarkulluar në internet dhe zhgënjimin që ka shkaktuar.
    “Ajo që supozohej të ishte një natë muzike dhe gëzimi u shndërrua në një gabim që u zhvillua në një skenë shumë publike. Dua t’i kërkoj falje sinqerisht gruas sime, familjes sime dhe ekipit tim në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës.
    Ky nuk është ai që dua të jem ose si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtohej. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësi dhe për të kuptuar hapat e ardhshëm, personalisht dhe profesionalisht. Kërkoj privatësi ndërsa lundroj në këtë proces.
    Gjithashtu dua të shpreh sa shqetësuese është që ajo që duhet të kishte qenë një moment privat u bë publike pa pëlqimin tim. I respektoj artistët dhe argëtuesit, por shpresoj që të gjithë të mendojmë më thellë për ndikimin e shndërrimit të jetës së dikujt tjetër në një spektakël.”
     

    Top Channel

  • Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri gjiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri gjiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Kompania e CEO-së Andy Byron, tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme.

    Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts.
    Manjati i biznesit me sa duket nuk i kushtonte vëmendje asgjëje përveç muzikës, ndërsa e përqafon gruan.
    Megjithatë, sapo kuptuan se përqafimi i tyre po transmetohej në ekranin e madh, ata u shkëputën papritur, duke u përpjekur me nxitim të shmangeshin nga vëmendja.
    Kur Chris tha me humor pasi i pa në ekranin e madh, “Oh, shikoni këta të dy. Ose kanë një lidhje jashtëmartesore ose janë thjesht shumë të turpshëm”, një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
    Një deklaratë doli në internet dje nga Byron, por kompania e tij Astronomer ka pretenduar se ishte e rreme. Firma i tha TMZ se kjo “nuk ishte një deklaratë e vërtetë”.
    Deklarata ‘e rreme’ shkruante: “Dua të pranoj momentin që ka qarkulluar në internet dhe zhgënjimin që ka shkaktuar.
    “Ajo që supozohej të ishte një natë muzike dhe gëzimi u shndërrua në një gabim që u zhvillua në një skenë shumë publike. Dua t’i kërkoj falje sinqerisht gruas sime, familjes sime dhe ekipit tim në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës.
    Ky nuk është ai që dua të jem ose si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtohej. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësi dhe për të kuptuar hapat e ardhshëm, personalisht dhe profesionalisht. Kërkoj privatësi ndërsa lundroj në këtë proces.
    Gjithashtu dua të shpreh sa shqetësuese është që ajo që duhet të kishte qenë një moment privat u bë publike pa pëlqimin tim. I respektoj artistët dhe argëtuesit, por shpresoj që të gjithë të mendojmë më thellë për ndikimin e shndërrimit të jetës së dikujt tjetër në një spektakël.”
     

    Top Channel