Tag: koncert

  • Filarmonia e Kosovës me koncert në Prishtinë dhe Shkup

    Filarmonia e Kosovës me koncert në Prishtinë dhe Shkup

    Filarmonia e Kosovës sonte mban koncertin jubilar në shënim të 25-vjetorit të themelimit, duke e hapur njëkohësisht sezonin artistik 2025/2026. Koncerti do të mbahet nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.

    Orkestra dhe Kori i Filarmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra vokalo-instrumentale nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi: “Symphonic Pain” dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae”

    Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, dhe solistët e jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas.

    Ndërkaq, nesër më 27 shtator 2025 duke filluar nga ora 19:30, mbahet po i njëjti koncert në sallën e madhe të Orkestrës Filarmonike të Maqedonisë së Veriut.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    INTELEKTUALI PAK DIOGJEN, PAK SOKRAT

  • Merr tjetër rrjedhë skandali i CEO-s së Astronomer, bashkëshorti i drejtoreshës me të cilën u kap “mat” ishte…

    Merr tjetër rrjedhë skandali i CEO-s së Astronomer, bashkëshorti i drejtoreshës me të cilën u kap “mat” ishte…

    Showbiz E Enjte, 25 Shtator 2025 14:46
    Kristin Cabot, ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë amerikane Astronomer, u përfshi në një ‘skandal’ të bujshëm pas një incidenti në një koncert të Coldplay, ku u filmua duke u përqafuar nga shefi i saj, Andy Byron. Ngjarja, e quajtur “Kiss Cam” në media, ka shkaktuar një reagim të fortë, veçanërisht pas shpërndarjes së videos, që e tregoi Cabot në një moment të sikletshëm me Byron.
    Ndërkohë, një hetim i The Times ka zbuluar se Cabot ishte ndarë nga burri i saj, Andreë Cabot, dhe se kjo ndarje kishte ndodhur disa javë para ngjarjes në koncert. Për më tepër, burime të besueshme pohojnë se Andreë Cabot kishte qenë po ashtu në të njëjtin koncert, duke i dhënë fund spekulimeve mbi një marrëdhënie të mundshme të tradhtisë. Sipas këtyre burimeve, Cabot kishte shkuar në koncert me disa kolegë, ndërsa burri i saj ishte me një tjetër grua, tashmë e dashura e tij.
    Pas këtij incidenti, Andy Byron dha dorëheqjen nga pozita e CEO i Astronomer, ndërsa Kristin Cabot u largua menjëherë nga pozita e saj në kompani. Të dy kanë qenë nën një presion të madh publik, ndërkohë që shumë e kanë cilësuar këtë ngjarje si një shembull të marrëdhënieve të pasigurta në mjedise të punës dhe si një dëshmi e ndikimit të mediave sociale në jetët private të individëve të shquar.

  • Saimir Pirgu me Orkestrën Simfonike të Shkodrës koncert në Shirokë,mbrëmja premton një udhëtim përmes tingujve klasikë

    Saimir Pirgu me Orkestrën Simfonike të Shkodrës koncert në Shirokë,mbrëmja premton një udhëtim përmes tingujve klasikë

    Nga Julia Vrapi
    Një udhëtim përmes tingujve klasikë premton mbrëmja kur do të zhvillohet koncerti i tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Një mbrëmje unike muzikore, ku koncerti do të zhvillohet në mbrëmjen e  datës 5 shtator në Shirokë në Shkodër. Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu këto ditë ishte dhe në një koncert që u zhvillua në Kalanë e Kaninës, ku pjesë ishin edhe të tjerë artistë, ndërsa në Shirokë do të jetë për një koncert të tij gala. Me grupin e punës dhe drejtuesen e Orkestrës Simfonike të qytetit të Shkodrës, Elda Laro po zhvillohen këto ditë edhe përgatitjet e fundit për koncertin e tenorit me famë botërore Saimir Pirgu, ndërsa pritet që të sjell një program të pasur artistik. Për këtë koncert ka reaguar edhe tenori Saimir Pirgu, që ka ndarë në faqen e tij njoftimin për zhvillimin  e tij. “Ju falënderoj përzemërsisht për ftesën. Shihemi në Shirokë”, shprehet tenori Pirgu në një postim në rrjete sociale. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci shprehet se koncerti i tenorit Saimir Pirgu është një ngjarje, që sjell artin e madh ndërkombëtar në Shkodër, duke e bërë qytetin epiqendër të kulturës dhe muzikës klasike. “Më 5 shtator 2025, në sheshin qëndror të Shirokës, tenori me famë botërore Saimir Pirgu do të sjellë një koncert gala magjepsës, duke e kthyer këtë hapësirë në një skenë të artit dhe emocioneve të mëdha. Nën drejtimin e maestros Elda Laro, me Orkestrën Simfonike të Shkodrës dhe Korit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, mbrëmja premton një udhëtim të paharrueshëm përmes tingujve klasikë. Moderatorja e këtij eventi do të jetë Ema Ndoja”, shprehet Benet Beci në rrjete sociale për këtë koncert, që do të zhvillohet në sheshin qëndror në Shirokë.  Koncerti që do të zhvillohet këtë shtator është në vijim dhe të tjerë aktiviteteve artistike dhe kulturore më parë, që janë zhvilluar me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës.
    Një aktivitet i pasur artistik
    Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu ka një aktivitet të pasur artistik në skena të ndryshme. Me një axhendë tejet të ngjeshur, në teatrot më prestigjiozë në botë, tenori Saimir Pirgu me interpretimet e tij ka qenë pjesë e produksioneve të ndryshme operistike. Ndërsa vjet në muajin nëntor tenori u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) pas 13 vitesh mungesë. Tenori u ngjit në skenë për operën “Tosca” vepër e kompozitorit Giacomo Puccini me rolin e Mario Cavaradossi-t. Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, tenori Saimir Pirgu është cituar në shtypin ndërkombëtar si një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot dhe si një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik, etj. Me një aktivitet  të vlerësuar nga kritika dhe publiku, në çmimet që ka marrë tenori Saimir Pirgu përmendim edhe çmimin prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë).

  • ‘Locked In’, koncerti me muzikë elektronike ndez atmosferën në Vlorë

    ‘Locked In’, koncerti me muzikë elektronike ndez atmosferën në Vlorë

    Artdashësit vlonjatë, por edhe turistët e shumtë vendas e të huaj, shijuan mbrëmjen e djeshme rimet e muzikës elektronike.

    Për rreth katër orë artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë ndezën atmosferën në Lungomare.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga ky koncert.

    “Kështu dukej Vlora mbrëmë me Locked In – mijëra të rinj, qytetarë dhe turistë përjetuan në Lungomare muzikën e mirë dhe energjinë pa fund”, shkruan Kumbaro.

    Në koncert performuan emra të njohur si Burak Jeter, Kristian Marki, Stefi Deriko dhe Abelo Mania.

    Ky koncert i organizuar nga bashkia e Vlorës kishte për synim gjallërimin e jetës artistike të qytetit bregdetar gjatë sezonit veror./atsh/ KultPlus.com

  • Sonte në Prishtinë: Koncert solemn në nder të Shën Nënë Terezës

    Sonte në Prishtinë: Koncert solemn në nder të Shën Nënë Terezës

    Sonte, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 19:30, do të mbahet Koncerti Solemn Nderimi – Shën Nënë Tereza, Nëna e mbarë Globit, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së saj.

    Artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare do të interpretojnë një program të veçantë, duke përfshirë vepra klasike, poezi dhe performanca që prekin shpirtin, kushtuar jetës, misionit dhe dritës së shenjtores shqiptare, transmeton KultPlus.

    Ky koncert është një mundësi për të bashkuar shqiptarët rreth figurës së Shën Nënë Terezës, duke nderuar bijën tonë që u bë nënë e mbarë botës.

    Hyrja është e lirë, dhe organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje solemne dhe emocionale./KultPlus.com

  • Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

    Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

    Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Nëna Terezë” do të organizohet një koncert solemn në nderim të jetës dhe veprës së shenjtëreshës Shën Nënë Terezës.

    Përmes kësaj mbrëmjeje që vjen si ndërthurje e artit, kujtesës dhe mirënjohjes shënohet zyrtarisht edhe fillimi i “DITËVE TË NËNË TEREZËS” 2025.

    “Kjo mbrëmje do të sjellë një ndërthurje arti, kujtese dhe mirënjohjeje, në përulësi ndaj një figure që i përket mbarë njerëzimit dhe tempullit të saj në zemër të Prishtinës” thuhet në njoftim.

    Koncerti mbahet  më 26 gusht 2025, në orën 19:30, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. Pas koncertit organizohet edhe koktej në Qendrën “Bogdanipolis”./ KultPlus.com

  • Koncert për Diasporën në Shkodër, mbrëmjet e verës kalohen me muzikë, duartrokitet fort Luiz Ejlli

    Koncert për Diasporën në Shkodër, mbrëmjet e verës kalohen me muzikë, duartrokitet fort Luiz Ejlli

    Mbrëmja kushtuar Diasporës, e mbushi plot pedonalen përpara bashkisë Shkodër. 

    Këngëtari Luiz Ejlli u prit me duartrokitje nga qindra qytetarë dhe vizitorë. Ata shprehen se  atmosfera është e veçantë dhe se koncerti është një surprizë e bukur për të gjithë.
    “Kjo është shumë fantastike, dola për xhiro me biçikletë, pashë që kishte koncert dhe u ndala. Më duket se do e ndjek… po emocionuese”, tha një turiste.
    Emocione mbrëmjes i dha edhe performanca e grupit “Burn” ndërsa mbrëmja u mbyll mes muzikës e ritmeve verore.
    Atmosfere festive që përsëritet thuajse çdo nate ne kuadër te koncerteve të verës qe po organizon bashkia.
     
     

    Top Channel

  • Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani me koncert në Hamburg

    Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani me koncert në Hamburg

    Kori i Filharmonisë së Kosovës do të hapë sezonin e ri artistik me një paraqitje të veçantë dhe njëkohësisht debutimin e tij në Gjermani. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, koncerti do të mbahet më 8 shtator 2025 në Hauptkirche St. Petri (Bei der Petrikirche 2, 20095 Hamburg), duke nisur nga ora 19:30, përcjellë KultPlus.

    Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, kori do të prezantojë programin “Horizonte”, një udhëtim muzikor që ndërthur breza dhe kultura. Në repertor përfshihen vepra nga tradita ndërkombëtare korale, si dhe krijime të kompozitorëve kosovarë nga gjenerata e dytë e deri tek përfaqësuesit e shkollës së re të muzikës.

    Ky koncert pritet të jetë një mundësi e veçantë për prezantimin e artit koral të Kosovës në një skenë prestigjioze gjermane, duke forcuar lidhjet kulturore mes dy vendeve./KultPlus.com

  • Fëmija1-vjeç me nënën në koncert, Maluma ndërpret performancën: Po e tund sikur të ishte lodër

    Fëmija1-vjeç me nënën në koncert, Maluma ndërpret performancën: Po e tund sikur të ishte lodër

    Showbiz E Hënë, 11 Gusht 2025 15:00
    Këngëtari me famë botërore, Maluma ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ai shihet teksa ndërpret performancën dhe kritikon nënën për pakujdesinë e saj.
    ”A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote”, tha këngëtari.

    Maluma i cili ka një vajzë 1-vjeçare, theksoi gjithashtu se nuk do ta bënte kurrë këtë gjë si baba.

    Maluma stops his concert in Mexico City to scold a mother who brought her 1-year-old baby without ear protection:
    “That is an act of irresponsibility. And you’re swinging him around as if he were a toy. That child doesn’t want to be there.” pic.twitter.com/ptxpcuuHzw
    — Pop Crave (@PopCrave) August 10, 2025

  • Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet

    Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet

    Dafina Zeqiri mund të jetë gati të rikthehet fuqishëm në skenë, këtë herë në një stadium. Dyshimet janë shtuar pas një fotoje të postuar nga bashkëshorti i saj, ku çifti shihet duke ecur të përqafuar në një ambient stadiumi, me sfondin e tribunave të kuqe.
    Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë duke planifikuar një koncert madhështor pas periudhës së pushimit për shkak të shtatzënisë.

    As Dafina dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por fansat mezi po presin një rikthim të tillë spektakolar.