Tag: koncert

  • “Nëntori Festiv” me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

    “Nëntori Festiv” me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka prezantuar programin artistik të muajit nëntor, në kuadër të nismës “Nëntori Festiv”, të realizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

    Muaji i festave dhe i identitetit kombëtar do të shënohet me një sërë koncertesh e aktivitetesh që sjellin muzikën, vallen dhe traditën shqiptare në qytete të ndryshme të Kosovës.

    “Programi Artistik i Nëntorit:

    20 nëntor 2025 – Koncert në Qendrën Korrektuese në Lipjan

    26 nëntor 2025 – Koncert në Teatrin “Avdush Hasani”, Podujevë

    28 nëntor 2025 – Koncert në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë

    “Festoni Nëntorin në AKKV Shota”

    Nga 10 deri më 21 nëntor 2025, Ansambli “Shota” do të hapë dyert për shkollat fillore, të mesme dhe institucionet parashkollore, të cilat do të kenë mundësi të ndjekin nga afër programet artistike të ansamblit.

    Të gjitha institucionet e interesuara duhet të rezervojnë paraprakisht terminin e vizitës”, thuhet në njoftim.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LUMTURIA, TREGIM NGA MAKSIM GORKI

  • “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës”, Denis Bizhga: Do të jetë një dialog muzikor në kohë dhe vendndodhje

    “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës”, Denis Bizhga: Do të jetë një dialog muzikor në kohë dhe vendndodhje

    Nga Julia Vrapi
    Tingujt e kitarës vijnë me një koncert këtë nëntor në qytetin e Gjirokastrës. Koncerti “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës” zhvillohet në qytetin e gurtë, si pjesë e aktiviteteve të Javës Kulturore Spanjolle. Koncerti sjell vepra të kompozitorëve  spanjoll, ndërsa ato do të luhen nga një prej artistëve të njohur shqiptarë, i cili është prezantuar me sukses dhe në skenat e huaja. Koncerti “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës” mbrëmjen e datës 7 nëntor, një udhëtim muzikor unik me virtuozin Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i Albania International Guitar Festival. Kitaristi Denis Bizhga shprehet se këtë herë do të jetë me një koncert në një qytet, që dhe i origjinës së tij. “Prej kohësh e kam dashur një koncert në qytetin e gurtë të shkrimtarit tonë të dashur, Ismail Kadare, qytet dhe i origjinës time. Ky koncert sjell interpretime të veprave më të njohura të kompozitorëve spanjoll, duke krijuar një përvojë estetike dhe shpirtërore”, shprehet kitaristi i njohur.
    Nga meloditë evokuese dhe delikate të Francisco Tárrega, që të çojnë në një botë të mbushur me emocione, deri te pasioni dhe lirizmi i Isaac Albéniz, çdo tingull sjell emocion, finesë dhe traditë të thellë muzikore. “Do të jetë një dialog muzikor në kohë dhe vendndodhje, ku historia dhe tradita e kitarës klasike rilindin në një mënyrë moderne. Një pikëtakimi muzikor ndërmjet miqësisë shqiptaro-spanjolle”, vijon më tej Bizhga. Ky koncert organizohet nën kujdesin e Ambasadës e Spanjës, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Gjirokastër, UNED Albania, Javët Kulturore Ndërkombëtare. Koncerti do të zhvillohet te salla e qendrës UNED në Gjirokastër, por pjesë e tij do të jenë dhe vepra shqiptare. Në këtë koncert kitaristi Denis Bizhga do të luajë një kompozim të tij kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Vepra muzikore quhet Vita et Gestis dhe mbështetet në tingujt e folklorit tonë. Koncerti këtë nëntor pritet të jetë edhe një aktivitet i veçantë në jetën artistike në këtë qytet.
     Koncerti në aktivitetet kulturore
    Java Kulturore e Spanjës nisi më 3 nëntor në vendin tonë dhe vijon me aktivitete deri më datë 7 këtë muaj. Prezantime librash, filma, valle tradicionale, etj, si pjesë e aktiviteteve këtë javë kulturore. Më 3 nëntor valltarja e flamenco-s, Lucia La Bronce solli shpirtin spanjoll në shfaqjen “Recóndito” në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Balerina andaluziane, anëtare e Ballet Flamenco de Andalucía me mjeshtërinë dhe pasionin e saj solli një performancë të paharrueshme për publikun.  Java e Kulturës Spanjolle do të mbyllet më 7 nëntor në qytetin e Gjirokastrës, me koncertin e kitaristit të njohur Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i “Albania International Guitar Festival”, i cili do të përcjellë pasionin, lirizmin dhe elegancën e kitarës klasike, që do të lidhin publikun me traditën dhe emocionet e Spanjës. Java Kulturore e Spanjës është në vijim të Javëve Kulturore Ndërkombëtare në vendin tonë, që po vijojnë me aktivitete të ndryshme. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
     

  • Dafina Zeqiri rikthehet fuqishëm me koncert madhështor në dhjetor

    Dafina Zeqiri rikthehet fuqishëm me koncert madhështor në dhjetor

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “La Sylphide” këtë nëntor në skenë, kalendari artistik në TKOB vijon edhe me koncerte premierë  

    “La Sylphide” këtë nëntor në skenë, kalendari artistik në TKOB vijon edhe me koncerte premierë  

    Nga Julia Vrapi
    Baleti “La Sylphide” këtë nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa programi artistik vijon dhe me koncerte premierë, muzikën e filmave shqiptarë apo dhe aktivitete të tjera. Në vijim të aktivitetit artistik muzika e George Enescu-t vjen premierë në Tiranë, një mbrëmje muzikore  më 6 nëntor në TKOB që i kushtohet gjeniut rumun dhe trashëgimisë së tij muzikore. “Shqipëri o nëna ime”, premiera e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të jetë më 8 nëntor. Më 10 nëntor do të jetë “Koncert Simfonik Poetik”, me orkestrën e harqeve të TKOB dhe dirigjent James Ross, violonçel Dorina Laro dhe klarinetë Erenik Behlula. Por më 15 nëntor artistë nga TKOB do të jenë në Gjakovë, ku do të zhvillohet koncerti gala “Ermonela Jaho”  me dirigjent Sergio Alapont dhe Orkestrën Simfonike të TKOB në bashkëpunim me festivalin “Ditët e nëntorit”. Koncerti do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Gjakovë. Më 17 nëntor programi muzikor vijon me koncertin koral “Trupa e korit të TKOB”, dirigjent Dritan Lumshi dhe piano Ingrid Pulizo. Më 19 nëntor në hollin koncertor muzikë dhome me “Koncert recital duo cello-piano”, violonçel Ejona Nako dhe piano Ina Petrollari Laço. Kalendari artistik më 21 nëntor sjell koncertin instrumental-simfonik  “Beethoven dhe Mozart”, dirigjent Peter Michael Carst dhe Orkestra Simfonike e TKOB. Më 22 nëntor në hollin koncertor zhvillohet koncerti koral “Zëri i shpirtit”,  Kori i Zërave të Bardhë, dirigjent Dritan Lumshi dhe koncert maestër Ingrid Pulizo, drejtuese e korit Sonila Baboçi. Më 25 nëntor “Kënga e Mjellmës”, cikli i fundit i Franz Schubert vjen premierë absolute. Një udhëtim poetik mes jetës dhe përjetësisë. Bariton Artur Vera dhe piano Etrita Ibrahimi. Më 26 nëntor Check Boys-Boni Puer, kori i djemve me famë botërore nga Çekia sjell 35 djem për të një koncert në TKOB, e më pas më 27 nëntor në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Dirigjent Marek Stilec, piano Vartan Agopian dhe dirigjent kori Pavel Horak.  Në vijim të programit më 28 nëntor koncert muzikë filmash shqiptarë. Orkestra Simfonike e RTSH dhe Orkestra Simfonike e TKOB bashkohen në ditën e flamurit për të sjellë në kujtesë historinë e filmit shqiptar të treguar nën tinguj. Ansambli Popullor përmbyll muajin me performanca në Fier dhe Vlorë, duke shpërndarë ritmin e traditës shqiptare.
    Baleti “La Sylphide”
    “La Sylphide” është një nga baletet më të magjishëm të epokës romantike. Në versionin koreografik të August Bournonville, me muzikën plot ndjeshmëri të Herman Severin Løvenskiold dhe nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, trupa e baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjellin një mbrëmje përrallash më 4 dhe 5 nëntor. Libreti i veprës është nga Adolphe Nourit. Në mëngjesin e ditës së martesës, James, i rrëmbyer mes realitetit dhe ëndrrës, zgjohet nga një puthje e lehtë. Sylphide, një krijesë ajri që e thërret drejt botës së saj të padukshme. Ai përpiqet ta harrojë, por fryma e saj e ndjek kudo. Një shtrigë e vjetër, Madge, i profetizon të fejuarës së tij, Effies, se do të martohet me kushëririn Gurn, jo me James-in. I ndarë mes dashurisë tokësore dhe asaj qiellore, James ndjek Sylphide-n në pyllin e saj magjik. Duke u përpjekur për ta mbajtur pranë atë, ai bie pre e mashtrimit të shtrigës dhe i hedh mbi supe një shall të helmuar, duke e shuar atë. “La Sylphide” është një nga baletet e para romantike. Për herë të parë u performua në Paris, në vitin 1832.

  • Orkestra e RTSH koncert me veprat e Gjon Simonit, dirigjent Eno Koço,  në skenë dhe violinisti Lorenc Radovani

    Orkestra e RTSH koncert me veprat e Gjon Simonit, dirigjent Eno Koço,  në skenë dhe violinisti Lorenc Radovani

    Krijimtaria e kompozitorit Gjon Simoni në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH. Një mbrëmje e veçantë muzikore këtë tetor kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Gjon Simoni, nën drejtimin e dirigjentit Eni Koço “Nderi i Kombit” dhe me pjesëmarrjen e violinistit  Lorenc Radovani. Në sallën e Universitetit të Arteve, Orkestra Simfonike e RTSH solli një koncert që preku zemrat e publikut, një udhëtim përmes veprave të paharrueshme të kompozitorit Gjon Simoni. “Nën dirigjimin plot finesë të Maestro Eno Koço dhe me interpretimin e violinistit Lorenc Radovani, muzika mori jetë, duke sjellë emocione të thella dhe duartrokitje të zjarrta. Një mbrëmje që dëshmon se arti dhe muzika shqiptare mbeten gjallë në çdo notë”, thuhet nga orkestra rreth koncertit. Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit  është e pasur dhe e larmishme, ajo është luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të Shqipërisë dhe jashtë saj. Ndërsa edhe ky koncert më 23 tetor solli një program të pasur me krijimtarinë e tij. Koncerti i radhës i Orkestrës së RTSH këtë tetor u zhvillua me pjesëmarrjen e violinistit të njohur Lorenc Radovani, i vlerësuar për nivelin e lartë artistik, muzikalitetin dhe integritetin e interpretimit të tij. Përveç veprimtarisë pedagogjike, Lorenc Radovani ka zhvilluar një karrierë të gjerë koncertale si solist dhe muzikant i muzikës së dhomës, duke interpretuar në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ai ka bashkëpunuar me orkestrat kryesore shqiptare dhe me orkestra ndërkombëtare si MittelEuropa Orchestra (Itali), Greeley Philharmonic Orchestra (USA), Orkestra Ballkanike, Orkestra e Mesdheut, Ansambli “Porteno” (USA) dhe të tjera. Ndër bashkëpunimet me dirigjentë dhe instrumentistë të njohur veçohen emrat: Teqja, Koço, Lepuri, Barbullushi, Llapaj, Quadrini (Itali), Silivestro (Itali), Cuniot (Francë), Pacor (Itali), Cortese (USA), Madhi, Tartari, Basha, Paço, Manaj, Rexha-Tershana, Spahiu, Ciofini (Itali), Nicholas (USA), Natalia Chiaikovskij (Rusi), Mustea (Rumani) etj.

  • “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë, shfaqet filmi “Koncert në vitin 1936”

    “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë, shfaqet filmi “Koncert në vitin 1936”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro u shfaq në Prishtinë. Ambasada e Shqipërisë në Kosovë zhvilloi mbrëmjen e dytë të ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe me mbështetjen e Kino Armata. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj në fjalën e tij të mirëseardhjes, theksoi rëndësinë e kësaj nisme që sjell më afër publikun filmdashës dhe nxënësit e shkollave në Kosovë me trashëgiminë tonë të pasur kinematografike, me gjuhën dhe kulturën shqipe që na bashkojnë.
    “Në këtë mbrëmje u shfaq filmi klasik “Koncert në vitin 1936” i regjisorit të mirënjohur Saimir Kumbaro, një krijim që mbetet dëshmi e shpirtit dhe historisë sonë. Faleminderit të gjithëve që u bashkuan në këtë udhëtim të bukur artistik, që ndërton ura midis brezave dhe forcon lidhjet vëllazërore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, shprehet ambasadori Malaj. Filmi, “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro  u shfaq në versionin e tij të restauruar. Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua më parë në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari. Në role janë aktorët Manushaqe Qenami, Margarita Xhepa, Bep Shiroka, Robert Ndrenika, Gjon Karma, Roland Trebicka, Nikolla Llambro, Albert Verria, Ilia Shyti, Mirush Kabashi, Enver Dauti.
    “Koncert në vitin 1936” është prodhim i vitit 1978. Filmi, që tregon historinë e dy interpretueseve, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 pas restaurimit u shfaq më parë edhe në Tiranë e Libohovë.

  • Violinisti Giuseppe Gibboni dhe Orkestra e Operës me një koncert premierë, vepra edhe nga Paganini e Rachmaninov

    Violinisti Giuseppe Gibboni dhe Orkestra e Operës me një koncert premierë, vepra edhe nga Paganini e Rachmaninov

    Nga Julia Vrapi
    Koncert premierë me vepra nga Paganini, Rachmaninov, Stravinsky & Rimsky-Korsakov këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sezoni artistik sjell në skenë dhe një nga violinistët me famë ndërkombëtare Giuseppe Gibboni. Koncerti me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën e Forcave të Armatosura është nën drejtimin e maestros Sergio Alapont. Giuseppe Gibboni, fitues i çmimit “Premio Paganini”, dhe një nga violinistët më në zë të momentit vjen në TKOB për këtë koncert premierë, që është dhe një nga veprimtaritë e rëndësishme muzikore këtë sezon artistik. Pjesë e koncertit këtë mbrëmje është dhe “Uverturë mbi tema popullore”, op. 28 nga Nikolai Rimsky-Korsakov. Sipas teatrit më parë, “Uverturë mbi tema popullore”, op. 28 është plot ritme popullore, melodi që frymojnë traditë dhe një orkestracion plot ngjyra që parathotë gjenialitetin e autorit të Sheherazade.
    “Kjo uverturë e hershme, kompozuar kur Rimsky-Korsakov ishte vetëm 22 vjeç, bashkon tri këngë popullore në një simfoni emocionesh, nga himni solemn deri te ritmet vallëzuese të fshatit. Një vepër që shpalos thelbin e muzikës romantike, ku çdo notë tingëllon si një kujtim i tokës, traditës dhe shpirtit të një kombi”, thuhet nga teatri rreth veprës muzikore premierë absolute nga Orkestra e TKOB-së në bashkëpunim me OSFA-në. Pas këtij koncerti këtë mbrëmje, Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë muaj debuton në Festivalin Respighi Bologna 2025. Në këtë festival Orkestra Simfonike e TKOB-së më 13 tetor do të prezantojë një program muzikor me vepra të autorëve botërorë. Edhe në këtë koncert publiku i Bolonjës në Itali do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur dhe mjaft impenjativ, nën drejtimin e dirigjentit spanjoll Sergio Alapont, por edhe me pjesëmarrjen e violinistit Giuseppe Gibboni.
     Aktiviteti muzikor i violinistit  
    Violinisti Giuseppe Gibboni që këtë mbrëmje do të jetë në koncert është i njohur për teknikën e tij brilante, ndjeshmërinë interpretuese dhe pjekurinë artistike që rrallë gjendet në një moshë kaq të re. Sipas teatrit, Gibboni është një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij. “Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Premio Paganini” 2021, ai u bë violinisti i parë italian pas 24 vitesh që fitoi këtë çmim prestigjioz, duke marrë gjithashtu dhe çmimin e publikut dhe dy çmime speciale për interpretimet më të mira të veprave të Paganinit. Me një virtuozitet që ndërthur pasionin me perfeksionin teknik, Gibboni ka performuar në disa nga skenat më të njohura europiane, duke u konsideruar si një fenomen i violinës moderne”, thuhet për violinistin italian. Violinisti Giuseppe Gibboni që këtë mbrëmje do të jetë pjesë e koncertit vjen në vijim dhe të artistëve të tjerë të njohur të skenave europiane në TKOB, që kanë qenë pjesë e shfaqjeve dhe koncerteve të ndryshme.

  • Pse u anulua një koncert i Robbie Williams në Stamboll?

    Pse u anulua një koncert i Robbie Williams në Stamboll?

    Muzikanti Robbie Williams shkroi në rrjetet sociale se performanca e tij në Stamboll u anulua për shkak të “interesave të sigurisë publike”. Këngëtari tha se i vinte “sinqerisht keq” që nuk do të performonte në Atakoy Marina të martën, më 7 tetor, siç ishte njoftuar.
    Koncerti u anulua nga autoritetet e qytetit dhe muzikanti tha se nuk donte të rrezikonte sigurinë e fansave të tij në asnjë mënyrë.
    “Siguria e tyre është e para,” shkroi ai në Instagram Story-n e tij.
    “Ishim shumë të emocionuar që do të performonim në Stamboll për herë të parë dhe me qëllim zgjodhëm atë qytet për koncertin e fundit të turneut ‘Britpop’. Të përfundoja këtë seri epike koncertesh para fansave të mi turq ishte një ëndërr e imja, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që familja ime ka me këtë vend të bukur,” vazhdoi Williams në postimin e tij.
    Më pas ai kërkoi falje nga të gjithë ata që planifikonin të vinin në koncert dhe tha se vendimi ishte përtej kontrollit të tyre.
    “Për të gjithë ata që donin t’u bashkoheshin 1.2 milion njerëzve që ndanë këtë turne fenomenal me ne këtë vit, më vjen vërtet keq. Ne mezi prisnim këtë shfaqje, por vendimi për ta anuluar ishte përtej kontrollit tonë,” shtoi ai.
    Arsyeja e anulimit të koncertit
    Shfaqja e tij thuhet se u anulua, siç raportohet nga The Standard, për shkak të frikës nga kërcënimet në Turqi në lidhje me mbështetjen e tij të kaluar për Izraelin. Shfaqja ishte planifikuar gjithashtu të zhvillohej më 7 tetor, përvjetori i dytë i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
    Williams filloi turneun në maj dhe ka performuar në Londër, Amsterdam, Berlin, Helsinki dhe Athinë. /tesheshi.com/

  • “200 vjet Strauss”, instrumentistët e Orkestrës Filarmonike të Vjenës koncert në Tiranë

    “200 vjet Strauss”, instrumentistët e Orkestrës Filarmonike të Vjenës koncert në Tiranë

    Nga Julia Vrapi
    Instrumentistë nga Orkestra Filarmonike  e Vjenës do të vijnë në Tiranë me një koncert për të festuar 200-vjetorin e Johan Strauss. Koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është pjesë e programit artistik këtë muaj. Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar të Teatrit të Operës dhe Baletit këtë muaj përmban premiera, recitale dhe mbrëmje gala për publikun. Sipas teatrit, ky kalendat artistik është një udhëtim frymëzues. “Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor në TKOBAP është një udhëtim frymëzues që sjell një mozaik emocionesh në zemër të Tiranës”, shprehet teatri.
    Mbrëmjen e datës 28 tetor një grup instrumentistësh nga Orkestra Filarmonike e Vjenës do të zhvillojë koncertin në Tiranë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për të festuar 200-vjetorin e kompozitorit austriak, Johan Shtraus (Johann Strauss). Koncerti që pritet të jetë në vijim këtë muaj është dhe një nga momentet e veçanta në kalendarin artistik të TKOB. Koncerti zhvillohet si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe Ambasadës Austriake. Orkestra e Vjenës është konsideruar si ndër më të mirat në botë, ku në skenën tonë një ansambël i kësaj orkestre vjen me një koncert dhe një program të zgjedhur muzikor.
    Programi artistik
    Më 7 tetor kalendari artistik këtë muaj në Opera vijon me një koncert recital. “From Bach to Blues” ku sjell me violinë Caroline Adomeit dhe në piano Fatma Spahiu. Në 9 tetor do të jetë një koncert instrumental-simfonik premierë. Kjo mbrëmje muzikore sjell Orkestrën Simfonike të TKOB dhe instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura- QSFA, dirigjent Sergio Alapont dhe violinist Giuseppe Gibboni. Në 10 tetor do të jetë “Classical Night Music”, koncert koral- trupa e korit të TKOB-së, dirigjent Dritan Lumshi dhe koncert maestër Ingrid Pulizo.
    Në 11 dhe 12 tetor është në skenë shfaqja “Puls” bashkëprodhim i TKOB-së dhe IDFT me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit. Por 12 tetori sjell dhe një koncert në hollin koncertor në mbrëmje, Frida Bollani në piano koncert premierë. Më 13 tetor Orkestra Simfonike e TKOB do të jetë në Bolonjë në Respighi Festival. Në 15 tetor është  programi artistik sjell “Notte Morricone” një bashkëprodhim i TKOB-së dhe IDFT me mbështetjen e MTKS, koreografia Marcos Morau dhe muzika Ennio Morricone.
    Në vijim më 18 tetor do të jetë dhe mbrëmja gala  në 70-vjetorin e regjisorit Nikolin Gurakuqi, në datat 22 dhe 25 tetor do të jenë në skenë shfaqje të tjera që vijnë dhe bashkëprodhim të TKOB me IDFT, ndërsa në datë 27 tetor do të jetë koncerti recital-muzikë dhome “Duo Cello-Piano” në violonçel Ejona Nako dhe piano Viola Paço. Pas koncertit “200 vjet Strauss” më 28 tetor, kalendarin artistik e mbyll një tjetër koncert instrumentalo- simfonik më 29 tetor, që sjell dhe solistë artistë njohur.

  • Filmi “Koncert në vitin 1936” i vitit 1978  në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” i vitit 1978  në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” prodhim kinematografik i vitit 1978 do të shfaqet në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”. Filmi me regji nga Saimir Kumbaro është në vijim të filmave që po shfaqen te Kino Armata në Prishtinë. Projekti “Netët e filmit shqiptar” është rezultat i një bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, dhe ka si qëllim të promovojë vlerat tona të përbashkëta kulturore e historike përmes gjuhës universale të artit. Filmi “Koncert në vitin 1936” i regjisorit Saimir Kumbaro do të shfaqet në 8 tetor në mbrëmje në versionin e tij të restauruar, i shoqëruar me titra në gjuhën angleze.
    Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua më parë në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari, piktor Astrit Tota, montazhi Nazmie Gazheli. Zëri Xhevat Behri, kostumet Faik Këllezi, grimi Luçije Gjonçaj, Ana Arapi, drejtor filmi Fuat Çano. Filmi është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1978.
    Filmi tregon historinë e dy interpretuesve, një pianiste dhe një këngëtare lirike të shkolluara në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 duke marrë me vete pianon, për të sjellë artin e tyre te njerëzit e varfër dhe për të ndikuar në emancipimin e grave. Kur mbërrijnë në qytetin e vogël të Lushnjes për të dhënë koncert, ato ndeshen me paragjykime dhe me pengesa nga autoritetet vendore që paraqiten si perëndimorë, por që në thelb janë në kontrast me ta