Real Madrid nuk ka ndërmend të presë deri vitin tjetër për të transferuar si lojtar të lirë mbrojtësin e Liverpool, Ibrahima Konate. Klubi madrilen po përgatit një propozim shumë interesant për të bindur kampionët e Anglisë të lënë të lirë që këtë verë qendërmbrojtësin francez.
Sipas burimeve të ndryshme pranë klubit madrilen, Real Madrid po mendon të përfshijë Brahim Díaz si pjesë të marrëveshjes, së bashku me një shumë shtesë prej 10 milionë eurosh, për të bindur kampionët e Anglisë të lirojnë mbrojtësin francez një vit më herët se sa ishte planifikuar.
Edhe vetë dëshira e lojtarit është të transferohet që tani në Madrid. Liverpool është i gatshëm të lejojë largimin e francezit, por ka kërkuar 50 milionë euro, ndërsa ende nuk dihet përgjigja e tyre për propozimin e fundit të Real Madrid.
Brahim Diaz, edhe pse nuk ka pasur minutazhin e plotë te Real Madrid, ka treguar cilësi dhe aftësi të mira në fushën e lojës, aq më tepër që mund të mbulojë më së miri dy-tre pozicione në fushë dhe mund të jetë një plus i madh për Arne Slot për sezonin e ri.
Në anën tjetër, drejtuesit e Real Madrid kishin planifikuar transferimin e Konate verën e ardhshme, por ka qenë insistimi i vazhdueshëm i Xabi Alonso në ditët e fundit që i ka shtyrë ata të bëjnë këtë propozim të ri për Konate.
Tag: konate
-

Alonso do me patjetër Konate, oferta e fundit e madrilenëve vështirë të refuzohet nga Liverpool
-

E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato
14 Korrik 2025
15:41
Telesport
Duke qenë se Ibrahima Konate ka refuzuar rinovimin me Liverpool dhe kontrata e tij skadon pas një viti, kjo ka bërë që francezi të kthehet në objektiv merkatoje për disa klube të mëdha.
Edhe pse dëshira e qendërmbrojtësit francez është të transferohet te Real Madrid, së fundmi në garë për 26-vjeçarin është futur fuqishëm edhe PSG. Luis Enrique e shikon Konate si lojtarin e duhur për të përforcuar mbrojtjen, sidomos pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-s në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Propozimi i PSG-së jo vetëm që përfshin një pagë tërheqëse, por edhe një projekt ambicioz sportiv që mund ta tundojë lojtarin të ndryshojë mendje dhe të mos transferohet në Madrid.
Në anën tjetër, Liverpool është gati të lërë të lirë lojtarin që këtë verë, mjafton të paguhet shifra 50 milionë euro. Një shifër mëse normale kur bëhet fjalë për merkaton e PSG-së. -

Ylli i Liverpool jep sinjale të qarta: Nuk rinovoj, dua Real Madridin
8 Korrik 2025
18:07
Telesport
Ibrahima Konate ka sinjalizuar Real Madridin se është gati të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Mbrojtësi, i cili mbetet pa kontratë verën e ardhshme, ka disa muaj që gëzon interesin e klubit madrilen. Liverpool e ka kuptuar se nuk e mban dot me pahir francezin.
26-vjeçari deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit në “Anfield”, sepse ka vetëm një objektiv: Real Madridin.
Në Madrid ka nisur një revolucion total në mbrojtje me emra si Raul Asencio dhe Dean Huijsen. Konate do të jetë goditja e radhës për një repart të rifreskuar dhe vital. -

Liverpool në telashe, mbrojtësi francez i pakënaqur, refuzon ofertën e ardhur nga klubi
25 Qershor 2025
10:31
Telesport
Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën fillestare të Liverpool për të zgjatur kontratën e tij. Lajmi është konfirmuar nga “The Guardian”.
Më 1 korrik, qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me “reds”.
Thuhet se Konate është i zhgënjyer nga oferta e bërë nga Liverpool, me përfaqësuesit e tij që po kërkojnë një pagë bazë më të lartë, pasi oferta e re bazohej kryesisht në përmbushjen e objektivave të caktuara të performancës.
Nga ana tjetër, edhe qendërmbrojtësi tjetër Jarell Quansah është në prag të mbylljes së një transferimi prej 34 milionë eurosh te Bayer Leverkusen. -

Liverpool ka frikë nga Konaté, detyrohet ta shesë për një shifër “modeste”
24 Qershor 2025
17:25
Telesport
Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë “Alexander-Arnold” i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në “Anfield” dhe verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero.
Kështu, klubi i kuq ka vendosur ta shesë shtatlartin, nëse ai refuzon të rinovojë kontratën e tij.
Real Madrid, PSG dhe Bayern është grupi i klubeve që janë në vënë në garë për lojtarin e kombëtares franceze. Konaté mund të shitet për rreth 55 mln euro. Ai kërkon pagë 200 mijë paundë në javë. -

Ylli francez ndihet i zhgënjyer, Real Madrid është gati të përfitojë
Mbrojtësi i Liverpool-it, Ibrahima Konate, thuhet se është i zhgënjyer nga oferta e fundit që ka marrë nga klubi për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet vazhdojnë.
Sipas The Guardian, 26-vjeçari kuptohet se është i zhgënjyer nga struktura e ofertës së Liverpoolit, me përfaqësuesit e tij që besohet se po kërkojnë një pagë bazë më të lartë, e cila bazohej në arritjen e objektivave të caktuara të performancës gjatë sezoneve të fundit.
Një marrëveshje për Konate është e domosdoshme, pasi lojtarë si Jarell Quansah dhe Joe Gomez thuhet se do të largohen nga skuadra këtë verë, ndërsa kampionët e Premier League tashmë e kanë humbur Trent Alexander-Arnold.
Drejtori sportiv Richard Hughes arriti të merrte nga Real Madrid një shumë prej 10 milionë sterlinash përpara Kupës së Botës për Klube, por kjo nuk do të jetë e mundur për Konate.
Mbrojtësi francez hyn në vitin e fundit të marrëveshjes së tij muajin tjetër dhe mund të ndjekë gjurmët e Arnold për te Real Madrid, të cilët nuk do të hezitonin ta merrnin atë me kosto zero vitin e ardhshëm.
Rinovimet e fundit të kontratave për Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk sezonin e kaluar janë shenja premtuese, por klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar të ardhmen e mbrojtësve.
The Guardian përfundon duke thënë se ekziston një shqetësim në rritje në Anfield se ai Konate mund të largohet falas, gjë që do të ishte shkatërruese për tifozët të cilët nuk do të duan një përsëritje të transferimit të Alexander-Arnold.