7 Shtator 2025
16:47
Telesport
Ibrahima Konate vazhdon të refuzojë ofertën e Liverpool për rinovimin e kontratës, e cila mbaron në qershor të vitit 2026 dhe francezi sipas të gjitha gjasave do të largohet falas.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Madrid, aty ku do të gjejë edhe disa shokë të kombëtares franceze. I pyetur në grumbullimin e fundit të Francës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, nëse Kylian Mbappe, po ushtronte presion mbi të që të transferohej në Madrid, Konate dha një përgjigje që direkt u bë virale.
“Ai më telefonon çdo dy orë dhe më thotë a do transferohem te Real Madrid”, tha Konate duke qeshur. Një përgjigje tejet e sinqertë dhe që tregon se e ardhmja e qendërmbrojtësit francez do jetë pikërisht në Madrid.









