Tag: konate

  • As Konate dhe as Upamecano, prioriteti i Real Madridit është mbrojtësi 40 milionë euro

    As Konate dhe as Upamecano, prioriteti i Real Madridit është mbrojtësi 40 milionë euro

    30 Nëntor 2025

    20:25

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “Bild”, por edhe medie të tjera gjermane, interesi i Real Madridit mbi Nico Schlotterbeck sa po vjen edhe po rritet. Gjermani është prioriteti kryesor i klubit madrilen për ta transferuar atë gjatë merkatos së verës së ardhshme.
    Kontrata e Schlotterbeck me Dortmundin skadon në vitin 2027, ndaj për të mos rrezikuar largimin si lojtar të lirë, verdhezinjtë janë të gatshëm të heqin dorë prej 25-vjeçarit gjatë verës së ardhshme për një shifër rreth 40 milionë euro.
    Për Schlotterbeck ka një interes të madh edhe nga klubet e tjera “big” si PSG, Bayern, Barcelona dhe Liverpool, por për momentin madrilenët duken më afër tij. Përveç Schlotterbeck, Real Madrid po ndjek edhe emra të tjerë të njohur si Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate, që mund të vijnë si lojtar të lirë, por prioritet mbetet padyshim Schlotterbeck.

  • Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    10 Nëntor 2025

    17:50

    Telesport

    Ibrahima Konaté është emër konkret në merkaton e Bayern. Klubi bavarez e konsideron prioritet për verën e ardhshme, kur Dayot Upamecano (me siguri) do të largohet me parametra zero drejt Madridit.
    Në podkastin gjerman “Bayern-Insider”, moderuar nga gazetari Tobias Altschäffl, u raportua se rekordmenët e Bundesligës kanë kontaktuar që tani me agjentin e Konaté, Konrad Heß.
    Ashtu si Upamecano, edhe ylli i Liverpool është në fund të kontratës. Në verë ai mund të lëvizë me parametra zero. Ofertat për të nuk mungojnë. Interes kanë shfaqur edhe Real Madrid e PSG.
    Bayern e pëlqen francezin e “Të kuqve” sidomos sepse ai ka eksperiencë në kampionatin gjerman, duke qenë se më parë ka luajtur te Leipzig.

  • Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    9 Nëntor 2025

    10:42

    Telesport

    Konate është e sigurt që në verë do të largohet nga Liverpool me parametra zero. Ai ka një akord paraprak me Realin e Madridit.
    Arne Slot ka nisur që tani punën për gjetjen e një zëvendësuesi të francezit, i cili ka refuzuar të rinovojë me klubin e kuq.
    Zgjedhja e teknikut është një grek. Bëhet fjalë për Konstantinos Koulierakis të VfL Wolfsburg. Ai ka kontratë deri në 2029 me klubin gjerman dhe vlerësohet 45 mln euro.
    Për të ka interes edhe Tottenham, por Liverpool duket i avantazhuar.

  • As Konate dhe as Guehi, Real Madrid arrin marrëveshjen verbale me një tjetër super mbrojtës

    As Konate dhe as Guehi, Real Madrid arrin marrëveshjen verbale me një tjetër super mbrojtës

    5 Nëntor 2025

    18:46

    Telesport

    “Footmercato.net” raporton se Real Madrid ka arritur marrëveshjen verbale me qendërmbrojtësin e Bayern Munich, Dayot Upamecano. Francezi nuk ka rënë dakord me klubin bavarez për rinovimin me ta dhe duket se nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Real Madridit.
    Edhe pse është përfolur për një interes të madh të klubit madrilen ndaj Ibrahima Konate dhe Marc Guehi, dy qendërmbrojtësit që luajnë në Premier League nuk janë më një përparësi për “Los Blancos”. Klubi madrilen duket se ka zgjedhur përfundimisht Dayot Upamecano-n.
    Francezi, i konsideruar aktualisht si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë, do të transferohet falas në Madrid, një strategji që klubi madrilen po e ndjek shumë në sezonet e fundit, pra transferimi i emrave “big”, falas.

  • Konate do shkojë te Reali, Liverpool ka gati super përforcimin për të zëvendësuar francezin

    Konate do shkojë te Reali, Liverpool ka gati super përforcimin për të zëvendësuar francezin

    8 Tetor 2025

    18:12

    Telesport

    Ibrahima Konate nuk ka pranuar ofertën e Liverpool-it për rinovimin e kontratës, ndaj do të largohet si lojtar i lirë drejt Real Madridit në fund të këtij sezoni.
    Ndërkohë, Liverpool nuk po rri duarkryq dhe ka gjetur pasuesin ideal të Konate. Objektivi i madh i Liverpool për qendrën e mbrojtjes është Ousmane Diomande, 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë që luan për Sporting Lisbon.
    Me mbi 100 ndeshje të luajtura për Spotingun, Diomande ka treguar aftësi të mira jo vetëm në aspektin mbrojtës që është detyra e tij kryesore, por edhe në sulm. 21-vjeçari ka shënuar edhe 6 gola dhe ka dhënë dy asiste deri tani për klubin portugez.
    Përveç Liverpool-it, për Diomande-n interesohet edhe Chelsea. Sporting Lisbon kërkon 45-50 milionë euro për të lënë të lirë 21-vjeçarin.

  • Inter-i sfidon Real-in dhe PSG-në, tenton goditjen e madhe

    Inter-i sfidon Real-in dhe PSG-në, tenton goditjen e madhe

    2 Tetor 2025

    15:17

    Telesport

    Inter-i i është bashkuar garës për mbrojtësin e Liverpool-it, Ibrahima Konate.
    Me kontratën që i sakdon në qershor, Konate deri më tani nuk ka pranuar të hapë bisedimet për një rinovim me Liverpool-in.
    Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich kanë shprehur interes për të marrë Konate me kosto zero verën e ardhshme.
    Sipas L’Interista, zikaltrit është gjithashtu i interesuar për lojtarin francez.
    Një transferim me kosto zero po diskutohet brenda ekipit zikaltër, megjithëse një përpjekje me çmim të ulët në janar gjithashtu nuk është përjashtuar.

  • Konate drejt Real Madridit, Liverpool e zëvendëson me një tjetër francez

    Konate drejt Real Madridit, Liverpool e zëvendëson me një tjetër francez

    25 Shtator 2025

    21:03

    Telesport

    Mungon zyrtarizimi, por mund të quhet e kryer që Ibrahima Konate në verën e ardhshme do transferohet te Real Madrid, si lojtar i lirë. Francezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Liverpool-in dhe do të largohet në verë falas, me destinacion Madridin.
    Ndërkohë, ekipi i drejtuar nga Arne Slot e ka gjetur zëvendësuesin e Konate dhe duket se do jetë një tjetër francez. “BILD” raporton se Liverpool po mendon të zëvendësojë Ibrahima Konate me Dayot Upamecano.
    Ashtu si Konate, edhe Upamecano nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayern dhe do të largohet në qershor si lojtar i ri. Liverpool mund të jetë destinacioni perfekt për të. Po ashtu për qendërmbrojtësin francez të bavarezëve ka interes edhe nga klube të tjera të njohura, por transferimi drejt “Anfield” duket si destinacioni më i mundshëm.

  • “Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

    “Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

    16 Shtator 2025

    17:38

    Telesport

    Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën e Liverpool për rinovimin e kontratës e cila mbaron në qershor të vitit 2026. Francezi do të largohet si lojtar i lirë nga “Anfield” në verën e ardhshme.
    E ardhmja e qendërmbrojtësit francez do të jetë te Real Madrid. Palët kanë rënë dakord që më herët për kushtet personale dhe në verën e ardhshme Konate do jetë lojtar i “Los Blancos”.
    Në këtë situatë, drejtuesit e Liverpool kanë filluar që tani të bëjnë lëvizjet e para për të siguruar një zëvendësues të denjë për Konate. Mediat angleze raportojnë se objektivi i Liverpool është një dëshirë e vjetër e tyre, Ronald Araujo. Kampioni në fuqi i Premier League e sheh urugianin si zëvendësuesin perfekt të Konate.
    Në anën tjetër, duke parë formën e tij jo të qëndrueshme, drejtuesit e Barcelonës janë të hapur për shitjen e Araujo. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 50-60 milionë euro.

  • Konate njofton drejtuesit e Liverpool: E mora vendimin tim

    Konate njofton drejtuesit e Liverpool: E mora vendimin tim

    14 Shtator 2025

    10:08

    Telesport

    Nuk ka më dilema për mbrojtësin Ibrahima Konate.
    26-vjeçari dëshiron të luajë te Real Madrid, skuadra e tij e ëndrrave. Francezi ka njoftuar Liverpool që nuk do ta rinovojë kontratën në Anfield, kontratë e cila skadon në verën e ardhshme.
    Pra, Liverpool do ta humbasë francezin me parametra zero. Gafë, sepse ai është një nga 5 qendërmbrojtësit më të mirë në botë

  • Konaté tremb Liverpool-in: Unë te Real Madridi? Ky bashkatdhetar më telefonon çdo dy orë…

    Konaté tremb Liverpool-in: Unë te Real Madridi? Ky bashkatdhetar më telefonon çdo dy orë…

    8 Shtator 2025

    11:40

    Alfred Lleshi

    Ishte vetëm çështje kohe që Ibrahim Konaté të lidhej me një transferim të mundshëm te Real Madridi, pasi kontrata e tij me Liverpool-in skadon më 30 qershor 2026 dhe rinovimi nuk është ende në tryezë. “Reds” synojnë ta mbajnë në “Anfield”, por qendërmbrojtësi francez nuk e humbi rastin për të bërë shaka mbi një “të vërtetë të fshehur”.
    Konaté pranoi për “Telefoot”, gjatë grumbullimit me Francën: “Një bashkatdhetar më telefonon çdo dy orë (qesh)…” Ky bashkatdhetar nuk është tjetër, veçse Kylian Mbappé, i cili po përpiqet ta bindë të kalojë te Real Madridi.
    Në të njëjtën intervistë, Mbappé lavdëroi edhe ish-shokët e tij te PSG, Ousmane Dembélé dhe Achraf Hakimi, si kandidatë për “Topin e Artë”: “Nëse e meriton Dembele? Për mua po, shpresoj ta fitojë. Achraf gjithashtu, ka bërë një sezon historik dhe do të ishte shtysë e bukur për mbrojtësit”.