Tag: komunitetit

  • ‘Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!

    ‘Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!

    Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Zëra nga komuniteti denoncojnë se emërimet e fundit në qeveri janë thjesht një “fasadë” për sytë e ndërkombëtarëve, ndërkohë që anëtarët e tyre përballen me një kod zgjedhor penalizues dhe abuzim sistematik nga autoritetet.

    Një nga pengesat kryesore është Kodi Zgjedhor aktual.

    I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, Rivelino Çuno, kryetar i PEISH (Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë) tha se sistemi proporcional rajonal favorizon partitë e mëdha, duke e bërë të pamundur për komunitete si ai rom dhe egjiptian të përkthejnë votat e tyre në një mandat parlamentar.

    Me mbi 45,000 vota të shpërndara nga Vermoshi në Konispol, fuqia e tyre elektorale humbet, duke i lënë pa përfaqësim për 35 vite, një situatë krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit ku ata mbajnë poste ministrore.

     Ai u shpreh se pozita e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri është paradoksale: megjithëse numër i tyre është i konsiderueshëm dhe i shpërndarë në çdo qark të vendit, ndikimi i tyre politik mbetet i padukshëm për shkak të një formule zgjedhore që nuk i jep mundësi reale përfaqësimi.

    Sipas Çunos, kjo mospërputhje mes potencialit elektoral dhe rezultatit praktik tregon se politikat ndaj këtyre komuniteteve kanë qenë më shumë fasadë sesa përpjekje e mirëfilltë për integrim dhe përfaqësim dinjitoz.

    Deklarata e plotë:

    Unë mendoj që çdo subjekt politik ka një forcë specifike të veten. Dhe natyrisht kur ata nuk bëhen të përfshirë ose ta ndjejnë veten në mundësinë e asaj që duhet të bëjnë, pa diskutim ky kod i zgjedhor i penalizon. Për profesional rajonal është një kod shumë i vështirë.

    Është një kod i cili i shërben për dy subjektet e mëdhaja dhe jo subjektet e vogla.  

    Sidomos, tek vijmë te subjekti që natyrisht unë jam përfaqësues i tyre, komuniteti egjiptian dhe ai rom, i cili përbën një numër goxha të madh në nivel kombëtar, nga Vermoshi në Konispol.

    Po t’i mbledhin janë, të garantoj që janë mbi 40-45.000vota. Domethënë, votues. Dhe natyrisht që ne nuk i mbledhim dot në një vend ata për të votuar.

    Dhe kalkulimi i tyre nuk kthehen në mandat, për shkak sepse nuk i kalkulon dot në numër, në një qark të caktuar që na vendosin. Dhe kjo natyrisht na ngel për të dëshiruar sepse përfaqësimi i tyre nuk merret asnjëherë. Në 35 vite ky komunitet nuk ka pasur përfaqësim kurrë në Shqipëri, sepse nëse është në Këshillin e Ballkanit, janë në nivel ministra.

    Edhe kjo më bën çudi për shkak sepse unë drejtoj sot, në katër vitet e ardhshme mandatin për të përfaqësuar në nivel Ballkani Unionin Politik. Dhe homologët e mi sot janë ministra, deputetë, dhe unë e ndjej gjithmonë mungesë këtë përfaqësimin e komunitetit në Shqipëri.

    Edhe pse një numër goxha i madh i komunitetit si, jo si Kosova, jo si Maqedonia, jo si Mali i Zi, jo si Serbia, jo si Bosnja e të tjerë. Por e shoh këtu për shkak sepse këtu politikat përdoren vetëm për fasada.Nuk kam gjë personalisht me Ina Mjakon. Ajo është një aset komunitar, fiks, por jo një strategjiti mirëfilltë për shërbimin e komunitetit. Proklamim ndaj qeverisë për çeljen e Bashkimit Europian edhe si prioritet i pestë i komunitetit rom dhe egjiptian.

    Unë mendoj që të punësosh një njeri nuk do të thotë të përfaqësosh një komunitet. Dhe unë e shoh më shumë si një punësim sesa një përfaqësim dinjitoz ndaj komunitetit.

    Përfaqësimi dinjitoz i komunitetit vjen kur ti hasesh me problemet e tyre, ke një kohë të gjatë me ta, njeh problemet, përballesh, ke beteja  të jashtëzakonshme për t’u përballur edhe më në fund pastaj ti shpërblehesh për të qenë në koherencë me ta dhe në shërbim të drejtpërdrejtë me ta sepse i njeh.

    Papritmas kjo gocë është një gocë e mirë. Unë kam një konsideratë të veçantë për të, padyshim, por nuk është në një moment të duhur për t’i dhënë një shërbim efikas dhe shumë dinjitoz ndaj komunitetit.

    Sepse sot Rama po përpiqet që të bëjë gjithçka për të proklamuar ndaj çdo qytetari që ne kemi përfaqësim nga komuniteti, ja ku e keni, ose ndërkombëtarëve ja ku e keni dhe kjo do të jetë nesër aty ku do flasi realitetin e këtij komuniteti.

    Po është komplet ndryshe Flavio. Sepse po të shikosh gjendjen e tyre është një gjendje e cila nuk ka përmirësim ndër vite, po ka përkeqësim ndaj tyre. Dhe sinqerisht unë sfidoj çdokënd.

    Mund të dalim nga ky emision dhe të shkojmë dhe t’i shohim me sy të lirë se si jetojnë.

  • Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve

    Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve

    Kate Middleton, Princesha e Uellsit, organizoi një Koncert Vjetor të Krishtlindjeve në Westminster Abbey për të nderuar njerëzit, shumica e të cilëve ishin të ftuar për shërbimin e tyre ndaj komunitetit.

    Kate u shoqërua nga bashkëshorti i saj dhe trashëgimtari i fronit, Princi William. Eventi, të cilin princesha e nisi, është tani në vitin e tij të pestë dhe i jep familjes mbretërore mundësinë të falënderojë njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë bamirësi, mbledhin para dhe mbështesin shtresat në nevojë.Kate, 43 vjeç, e cila përfundoi një raund kimioterapie parandaluese vitin e kaluar për të trajtuar një lloj kanceri të paspecifikuar, i dha secilit mysafir një shënim ku shkruhej se si “të gjesh një moment për të dëgjuar dikë” dhe “një fjalë ngushëllimi” mund të bëjë një ndryshim në jetën e njerëzve.

    Ajo dhe William ishin në event me tre fëmijët e tyre, George, 12 vjeç, Charlotte, 10 vjeçe, dhe Louis, 7 vjeç.
    William priti 1,600 të ftuar së bashku me aktorët Kate Winslet, Chiwetel Ejiofor dhe Joe Locke, si dhe aktorin dhe komedianin Babatunde Alesse.
    “Në një kohë kur jeta ndonjëherë mund të duket e çrregullt dhe e pasigurt, sezoni i Krishtlindjeve na bën thirrje të kujtojmë fuqinë e shtrirjes së dorës ndaj njëri-tjetrit me bujari zemre, mirëkuptim dhe shpresë”, shkroi Kate në shënimin e saj. Ceremonia ishte e hapur për njerëz të të gjitha besimeve dhe ata që nuk besojnë në asnjë fe, tha Pallati Kensington. Eventi “Së bashku në Krishtlindje” do të transmetohet në rrjetin televiziv britanik ITV në prag të Krishtlindjeve.

    Top Channel

  • Rama sulmon gjyqtarët dhe shpërthen në akuza të forta ndaj tyre, kryeministrin e “lëshojnë” nervat dhe përplaset me …

    Rama sulmon gjyqtarët dhe shpërthen në akuza të forta ndaj tyre, kryeministrin e “lëshojnë” nervat dhe përplaset me …

    Rigels Seliman
    Kryeministri Edi Rama sqarimin e projekt-buxhetit të 2026 e vijoi dje në njësinë 2 të kryeqytetit (Tiranë), ndërsa nuk i ka kursyer “sulmet” për gjyqtarët, të cilët i ka quajtur injorantë ose të korruptuar. Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë teksa po fliste për marrëveshjet pronar-ndërtues dhe hapësirat publike, ndërsa theksoi se mjaft probleme ndodhin për shkak të gjyqtarëve të këtij lloji.
    “Problemi është e para për shkak se rritet popullsia në Tiranë, rritet nevoja dhe natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet. Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të përdoret për aktivitete si rritje bagëtish në qytet, sepse deri ku ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në dispozicion të komunitetit. Kemi arritur që kur bëhet një ndërtim në një pronë, flasim për ndërtim banesash, dhe pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues, gjithçka që është rreth ndërtimit, nuk është më e pronarit dhe as e ndërtuesit, është e komunitetit.
    Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon. E di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës duke i treguar fotografinë dhe duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor. Ama për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen, që një lokal i zë rrugën për të dalë nga shtëpia, të mendoje që ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y apo se është korruptuar inspektorati.
    Kur në fakt e vërteta është se ai lokali nuk prishet se gjykatësi i ka dhënë të drejtën të rrijë aty dhe të bëjë biznes në kurriz të komunitetit. Më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur. Nëse ne duam të ndërtojmë një shkollë apo kopsht, aty ku hapësira është e lirë dhe prona është private, atëherë duhet ta shpronësojmë. Nuk mund të jetë prona e pasistemuar aty për sa kohë është hapësirë publike kur pronari të marrë leje le të bëjë çfarë të dojë. dje ishte arritur shifra e 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Ku po bëhen projekte përkatëse për ti kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit”, deklaroi dje Rama.
    Kryeministri përplaset me qytetarët
    Por teksa ka folur për disa nga shqetësimet e qytetarëve, ka gjetur kohë edhe të lexojë komentet që i bëjnë në “Facebook-un” e tij. Madje në një koment të pakëndshëm për të, Rama nuk hezitoi ta quante komentuesin edhe idiot. “Ca komente në Facebook e njëri ka shkruar. “Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këta tipa, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet. Idiot komplet, poshtë komunizmi. Këto dëgjesa janë gjëja elementare që duhet të bëjë një forcë politike që qeveris. Këto dëgjesa në Amerikë zhvillohen normalisht.
    Ajo që është e re në këtë rast, është që ne po i bëjmë këto kur ka mbaruar fushata dhe ju e dini që menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet, deputetët kanë ardhur përsëri. Kemi një libër me mbi 2 mijë probleme për Tiranën. Filluam të punojmë për një dhatë që do të bëhej për zgjedhjet e Tiranës, por ja ku jemi pavarësisht se nuk kemi zgjedhje dhe unë nuk mendoj se është poshtë komunizmi, është rroftë demokracia. Është dhe dikush që thotë, ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’. Na marrin të keqen se shife sa vajza e djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, po Lumja si yll bote as nuk ka vite, as nuk dihet sa vjeç është sesi jeton”, u shpreh Rama.
    Ndërtimit pa lejë
    Ndërkohë kryeministri Edi Rama u ndal edhe në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, një aksion që tashmë ka nisur nga Farka në Tiranë. Rama tha se nuk do të lejohet asnjë metër i ndërtuar la leje, pasi do të prishet dhe hapësira do të shfrytëzohet për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve. “Do të jemi këmbëngulës në goditjen e fenonemit të ndërtimeve pa leje, ka nisur një operacion në Farkë dhe do të vijoi metër për metër dhe çdo metër tepër, që më tepër të bëra nga një lloj babëzie për të shitur më shumë dhe shumë shtrenjtë në kurriz të qytetit nuk kanë për t’i gëzuar dot ata që i kanë bërë.
    Ose do të shemben sipas rastit duke i hedhur në erë ato vilat, ose duke i shembur në mënyrë mekanike, aty do të bëhen çerdhe dhe kopshte dhe hapësira që i shfrytëzon bashkia. Unë jam besim plotë që ky mandat me këtë fuqi që na kanë dhënë njerëzit do t’i vërë vulën shumë gjërave. Duke nisur nga ulja e vendit në BE si e barabartë mes të barabartëve”, nënvizoi Rama.

  • Hapësirat publike, Rama: Gjyqtarët që iu japin të drejtë bizneseve janë të korruptuar, ose injorantë

    Hapësirat publike, Rama: Gjyqtarët që iu japin të drejtë bizneseve janë të korruptuar, ose injorantë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot në Njësinë 2 në kryeqytet, turin e dëgjesave me qytetarët për projektbuxhetin 2026. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, Rama deklaroi se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave.
    “Problemi është e para për shkak se rritet popullsia në Tiranë, rritet nevoja dhe natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet. Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të përdoret për aktivitete si rritje bagëtish në qytet, sepse deri ku ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në dispozicion të komunitetit”.
    Rama shigjetoi sërish gjyqtarët të cilët iu kanë dhënë të drejtë një zërë biznesesh për të zhvilluar aktivitetin e tyre në një zonë apo hapësirë që nuk kanë të drejtën e lejes për të ndërtuar apo për ta shfrytëzuar.
    “Kemi arritur që kur bëhet një ndërtim në një pronë, flasim për ndërtim banesash, dhe pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues, gjithçka që është rreth ndërtimit, nuk është më e pronarit dhe as e ndërtuesit, është e komunitetit. Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre, që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon.
    E di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës duke i treguar fotografinë dhe duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor. Ama për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen, që një lokal i zë rrugën për të dalë nga shtëpia, të mendoje që ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y apo se është korruptuar inspektorati. Kur në fakt e vërteta është se ai lokali nuk prishet se gjykatësi i ka dhënë të drejtën të rrijë aty dhe të bëjë biznes në kurriz të komunitetit”.
    Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se deri dje janë liruar 100 mijë metra katrorë nga zaptuesit.
    “Më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur. Nëse ne duam të ndërtojmë një shkollë apo kopsht, aty ku hapësira është e lirë dhe prona është private, atëherë duhet ta shpronësojmë. Nuk mund të jetë prona e pasistemuar aty për sa kohë është hapësirë publike kur pronari të marrë leje le të bëjë çfarë të dojë. Dje ishte arritur shifra e 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Ku po bëhen projekte përkatëse për ti kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit”, tha Rama.

  • VIDEO/ Shemben tre vilat pa leje në Sauk, Rama: Nuk mund të ndërtohen në kurriz të komunitetit

    VIDEO/ Shemben tre vilat pa leje në Sauk, Rama: Nuk mund të ndërtohen në kurriz të komunitetit

    Tre vilat pa leje në një zonë rezidenciale janë shembur me shpërthim të kontrolluar në Sauk.

    Teksa ka nxjerrë videon e shembjes, Rama shkruan se nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta në kurriz të komunitetit.
    “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit.
    Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje“-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me një grup arkitektësh dhe urbanistësh, ku diskutuan për planin “Tirana 2030” dhe projektin e nisur “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.
    Në bashkëbisedim me arkitektët dhe urbanistët, Manastirliu theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve në ndërtimin e një qyteti me dimensione të reja sociale.
    “Janë shumë arkitektë që janë angazhuar në një tjetër plan të mirëfilltë që lidhet me hapësirat publike dhe që lidhet me zhvillimin e këtyre hapësirave në funksion të komunitetit, një tjetër dimension social që qyteti ka nevojë t’i japim për të ndërtuar bashkëjetesën e shëndetshme mes gjithë atyre që kontribuojnë në qytet, por që duan të marrin nga qyteti më të mirën e tij”, tha Manastirliu.

    Duke folur për vizionin konkret të programit Tirana2030, Manastirliu nënvizoi se projekti Rilindja Urbane 2.0 do të përfshijë më shumë se 1000 hapësira publike në të gjithë qytetin që do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje.
    “Janë më shumë se 1000 hapësira, që janë 1000 mundësi, të cilat ne mund të punojmë për t’ia kthyer komunitetit në hapësira të gjelbërta, në funksion të grupmoshave të ndryshme, me një kënd sportiv për fëmijët dhe të rinjtë, me mjedise çlodhëse për të moshuarit”, tha Manastirliu.
    Ky program shënon një fazë të re të zhvillimit urban të Tiranës, ku bashkëpunimi mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit bëhet themel për ndërtimin e një qyteti më të jetueshëm, më gjithëpërfshirës dhe më social./vizionplus.tv

  • Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

    Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

    Zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Malo, ka bërë me dije se mjeku Agron Alija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ndërsa edhe në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Kanada i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
    Malo thekson se mjeku Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit.
    Agron Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.
    Statusi i plotë i Artemis Malo
    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.
    Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.
    Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin.
    Në këto momente të vështira, shpreh gjithë mbështetjen time dhe uroj forcë dhe durim familjes së Dr. Alija për të përballuar këtë humbje.
    U prehsh në paqe, Dr. Alija. Kujtimi për ty do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, me respekt, mirënjohje dhe mall të thellë për njeriun fisnik, mjekun e përkushtuar dhe mikun e dashur që ishe.

  • Bluzat e bardha në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Foto+Emri)

    Bluzat e bardha në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Foto+Emri)

    Zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Malo, ka bërë me dije se mjeku Agron Alija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ndërsa edhe në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Kanada i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
    Malo thekson se mjeku Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit.
    Agron Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.
    Statusi i plotë i Artemis Malo
    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.
    Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.
    Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin.
    Në këto momente të vështira, shpreh gjithë mbështetjen time dhe uroj forcë dhe durim familjes së Dr. Alija për të përballuar këtë humbje.
    U prehsh në paqe, Dr. Alija. Kujtimi për ty do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, me respekt, mirënjohje dhe mall të thellë për njeriun fisnik, mjekun e përkushtuar dhe mikun e dashur që ishe.

  • Nëse një i afërm do ishte pjesë e komunitetit LGBTI, a do të ndikonte në raportet tuaja me të? Përgjigjet në ‘Zëri i shqiptarëve’

    Nëse një i afërm do ishte pjesë e komunitetit LGBTI, a do të ndikonte në raportet tuaja me të? Përgjigjet në ‘Zëri i shqiptarëve’

    Pr/ligji për barazinë gjinore, si edhe qasja e shqiptarëve ndaj komunitetit LGBTI, ishin në fokus të pyetjeve të kryera në sondazhin e radhës, këtë të hënë, përgjigjet e të cilit u publikuan në “Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News. 
    Pyetjes, nëse një i afërm do të ishte pjesë e komunitetit LGBTI, a do të ndikonte në raportet tuaja personale me të? 
    79.2% i janë përgjigjur me po, dhe për 20.8% të të anketuarve ky nuk do të ishte një problem. 
    Janë 1107 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, të cilëve iu është dërguar linku në mënyrë krejt të rastësishme, për të analizuar kampionë si në zonat urbane por edhe ato rurale me një marzh gabimi prej 3%. 

  • Kandidatja e PS për Tiranën takim me mësuesit, Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

    Kandidatja e PS për Tiranën takim me mësuesit, Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare e Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve ju parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat e modernizimin e tyre.

    “Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija, jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë, familje, bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit.
    “Unë besoj fort dhe jam e bindur për këtë gjë, që marrëdhënia me shkollën, familjen dhe bashkinë, duhet, jo vetëm fuqizuar, por kthyer në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. Në shkollë është gjithë energjia, jo vetëm e fëmijëve dhe juaja, është energjia e prindërve, është energjia e familjes, është energjia e komunitetit, që pret të rikthehet në dijen për fëmijët, por edhe në kënaqësi për ju si mësues”, tha Manastirliu.
    Teksa foli për projektet e bashkisë në të ardhmen, Manastirliu tha se çdo projekt do të ketë në fokus dimensionin social të tij, në mënyrë që çdo anëtar i komunitetit në rolin që ai ka, të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.

    Top Channel