Tag: komunitetin

  • Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘mburojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘mburojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.

    Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
    Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
    Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
    Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.

    Top Channel

  • Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘murojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘murojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.

    Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
    Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
    Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
    Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.

    Top Channel

  • Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

    Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

    Rreth 400 protestues nga grupe kundërshtare marshuan të dielën në qytetin britanik Epping, në verilindje të Londrës, nën masa të rrepta sigurie, mes tensioneve të shtuara lidhur me emigracionin.

    Ngjarja vjen pas akuzave ndaj një azilkërkuesi, i cili dyshohet për tre sulme seksuale, përfshirë një përpjekje për të puthur një vajzë 14-vjeçare. Protestuesit u mblodhën përpara hotelit The Bell, që aktualisht strehon azilkërkues, pavarësisht thirrjeve të këshillit vendor për ta mbyllur atë.
    “Ata janë një kërcënim, nuk dimë kush janë dhe po rrezikojnë gjithë komunitetin”, deklaroi një protestuese që u identifikua si Cathy. Kundër protesta u organizua nga grupi Stand Up To Racism, me thirrjet “Refugjatët janë të mirëpritur këtu” dhe “Rrugët tona janë!”.
    Policia e Essex-it kishte ngritur barriera për të ndarë grupet dhe ndaloi mbajtjen e maskave, duke njoftuar për një operacion të “fortë për të mbrojtur komunitetin dhe për të ndaluar çdo përpjekje për dhunë”.
    U arrestuan tre persona, por protesta kaloi pa incidente të mëdha. Çështja e emigrantëve që mbërrijnë me varka përmes Kanalit të La Manshit ka ndezur ndjeshëm opinionin publik, sidomos mes krizës ekonomike dhe mesazheve nxitëse të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale.
    Përplasjet aktuale vijnë një vit pas ngjarjes tronditëse në Southport, ku tre vajza u vranë me thikë dhe trazirat shpërthyen pas përhapjes së lajmeve të rreme se autori ishte emigrant, ndonëse ishte i lindur në Britani. Deri tani, afro 24 mijë migrantë kanë kaluar Kanalin në vitin 2025 – shifra më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut

    VIDEO/ Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut

    Në rrugë dhe lagje të ndryshme në kryeqytet, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve.
    Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çmontimi, prej vetë bizneseve, i strukturave që cenonin hapësirat publike në zonën e Freskut.

    ”Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin”, u shpreh Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

  • Lirimi i hapësirave publike/ Rama poston videon: Në Tiranë vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin

    Lirimi i hapësirave publike/ Rama poston videon: Në Tiranë vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një video nga aksioni i bizneve për lirimin e hapësirave publike.
    Krahas videos që tregon çmontimin e ambienteve të bizneseve mbi trotuar, Rama shprehet se në Tiranë  vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin.
    POSTIMI I PLOTË: 
    Në Tiranë vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin

  • Nga krimi te shërbimi për komunitetin, hapet thirrja për projekte sociale mbi pasuritë e konfiskuara

    Nga krimi te shërbimi për komunitetin, hapet thirrja për projekte sociale mbi pasuritë e konfiskuara

    Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale.Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një thirrje publike për paraqitjen e projekt-ideve, me fokus ripërdorimin social të pasurive që ndodhen aktualisht në administrim të saj.Kjo iniciativë vjen si një përpjekje konkrete për të transformuar pasuritë e përfituara përmes paligjshmërisë në hapësira me vlerë për komunitetin, në shërbim të shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura.Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë ide kreative me ndikim real në terren dhe që kanë potencialin të shndërrohen në projekte konkrete, të zbatueshme dhe të qëndrueshme. Projekti përfitues do të gëzojë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Agjencisë në raport me donatorë dhe fondacione të interesuara për të investuar në drejtësi sociale dhe zhvillim komunitar në Shqipëri.Kush mund të aplikojë?Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aktorësh, përfshirë:Institucione qendrore dhe njësi të qeverisjes vendore;Organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ndaj viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit;OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave në nevojë, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një histori aktive të paktën trevjeçare në fushat përkatëse.AAPSK nënvizon se kjo thirrje është një mundësi për këdo që ka një ide të vlefshme dhe vizion për ta kthyer një pronë të konfiskuar në një hapësirë që i shërben të mirës publike.Si mund të aplikohet?Të interesuarit duhet të dorëzojnë projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Aplikimi duhet të përmbajë: përshkrimin e idesë dhe qëllimin; objektivat dhe grupin përfitues; formën e përdorimit të pronës; afatet e zbatimit; si edhe kapacitetet e zbatuesit dhe partnerët e mundshëm.Propozimet mund të jenë të thjeshta në përmbajtje, por duhet të tregojnë qartësisht ndikimin që parashikohet dhe mënyrën sesi prona e konfiskuar mund të shndërrohet në një vlerë të shtuar për komunitetin. AAPSK do të ofrojë mbështetje orientuese për të gjithë aplikuesit gjatë gjithë periudhës së thirrjes.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

    Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

    E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e shqiptarëve në SHBA dhe jo vetëm.
    Parada e përvitshme e shqiptarëve ka nisur me një mengjes të veçantë nga kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, një nga përkrahësit e komunitetit shqiptar në Amerikë.
    Në krye të paradës është banda e policisë së New York-ut.
    Të ftuar në këtë event të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, ishin edhe një grup i emisionit “Opinion” në Tv Klan.
    “Kjo është hera e parë që kryetari i bashkisë së New York-ut merr pjesë vetë në hapjen e paradës me flamurin shqiptar në dorë”,shprehet gazetari Blendi Fevziu.
    Eventi u zhvillua në afro 10 rrugë të New York-ut, ku u ndalua edhe qarkullimi i automjeteve.
    Parada organizohet nga Albanian Roots nën kujdesin e Presidentit, Marko Kepi. Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që marrin pjesë në këtë parade.
    Tv Klan

  • Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

    Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

    Të mërkurën në mëngjes një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo. Sipas hetimeve të para, flakët kanë nisur nga sistemi fotovoltaik që ndodhet në çatinë e ndërtesës C, ku po kryheshin punime për vendosjen e një shtrese hidroizoluese. Zjarri u përhap më pas edhe në laboratorin poshtë, një hapësirë prej 150 me 50 metra, ku për fat të mirë nuk ndodheshin persona në atë moment. Një punëtor që po punonte në çati u raportua i zhdukur, por më vonë u gjet i sigurt.
    Katër skuadra zjarrfikësish po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Për shkak të tymit të dendur, është evakuuar edhe një hotel pranë ndërtesës për sigurinë e banorëve dhe të stafit, raportohet Corrire Della Sera. 
    Laboratori poshtë është ai i kimi-se dhe gjenetikës, ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, si 500 litra etanol dhe bombola me protoksid azoti, gjë që ka rritur rrezikun dhe vështirësuar ndërhyrjen. Policia lokale ka bllokuar rrugët e aksesit në zonë, ndërsa kryetarja e bashkisë së Viterbos, Chiara Frontini, u ka kërkuar banorëve që të mbajnë të gjitha dritaret e shtëpive të mbyllura brenda një rrezeje prej një kilometri. Ajo njoftoi gjithashtu se do të nxirret një urdhër për mbylljen e dritareve dhe masat për dyqanet e zonës, për shkak të tymit të dëmshëm.
    Nuk raportohet për të lënduar rëndë, megjithatë disa persona janë dërguar me ambulancë për helmim të lehtë nga tymi. Zjarri shpërtheu rreth orës 10 në lagjen Riello, pranë Gjykatës së Viterbos.
    Prokuroria e Viterbos është duke pritur raportet e para nga zjarrfikësit dhe forcat e rendit, dhe pas përfundimit të verifikimeve do të hapë zyrtarisht një hetim për ngjarjen. Shkaqet e zjarrit ende po studiohen, por gjithçka tregon se ka nisur nga çatia ku po kryheshin punimet.
    Kjo ngjarje është një goditje e madhe për komunitetin shkencor dhe arsimor në fushën e agronomisë. Roberto Petretti, kryetar i Shoqatës së Agronomëve dhe Pylltarëve të provincës së Viterbos, theksoi se Fakulteti i Agronomisë i Universitetit të Tuscia-s është një nga më të mirët në Itali dhe një pikë kyçe për zhvillimin shkencor dhe edukimin profesional në këtë sektor. Ai shprehu solidaritet me komunitetin akademik dhe shpresën që të mos ketë të lënduar dhe që rindërtimi të nisë sa më shpejt.
    Në mbështetje të Universitetit u shprehën edhe autoritetet rajonale dhe qeveritare. Giancarlo Righini, këshilltar për buxhetin, bujqësinë dhe sigurinë ushqimore në rajonin Lazio, u shpreh i tronditur dhe premtoi bashkëpunim për rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit të fakultetit. Ndërkaq, këshilltarja për arsimin Luisa Regimenti garantoi mbështetjen për rifillimin e aktiviteteve akademike.
    Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë Energjitike, Gilberto Pichetto, në një postim në Facebook u shpreh i trishtuar për ngjarjen dhe siguroi komunitetin akademik, studentët dhe qytetarët se qeveria do të qëndrojë pranë tyre gjatë procesit të rimëkëmbjes, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen mjedisore të vendit.

  • “Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar”/ 11 Maji farsë elektorale, Kreu i PD Berisha: Kemi shpërndarë raportin…

    “Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar”/ 11 Maji farsë elektorale, Kreu i PD Berisha: Kemi shpërndarë raportin…

    Në konferencën për shtyp me gazetarët, Kreu i PD, Sali Berisha pranoi sot se opozita ka shpërndarë raportin e parë drejt kancelarive perëndimore për të denoncuar atë që ai e quan farsa elektorale e 11 majit.
    Gjithashtu, Berisha tha se dy zv/drejtorë të SHISH kanë bashkëvepruar gjatë fushatës me ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit në funksion të zgjedhjeve dhe në mbështetje të PS.
    Berisha tha se PD po sensibilizon komunitetin ndërkombëtar për shkeljet e denoncuara gjatë fushatë dhe ditën e zgjedhjeve.
    Sali Berisha:
    Asnjë letër nuk është dërguar. Letra është letër, raporti është raport. Është një raport paraprak, që është shpërndarë në një numër adresash në Europë dhe SHBA. Një raport fare paraprak, i cili nuk ka asnjë gjë tjetër përveçse këtyre që u them unë këtu, asnjë paragraf, asnjë rresht tjetër. Ne po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi me 11 Maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do ia dalim. Pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat u shkelën së bashku me vullnetin e qytetarëve shqiptarë në mënyrën më të pamëshirë…
    …E kam deklaruar unë që dy zëvendësdrejtorët e shërbimit sekret kanë marrë detyrë, unë mund të thosha drejtoresha, por jo, nuk them për atë, janë dy zëvendësdrejtorët që kanë marrë të gjithë regjistrat dhe kartelet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, aq sa kanë mbetur, se një pjesë nuk janë, dhe i kanë aktivizuar, në kundërshtim me çdo ligj. E kam thënë publikisht këtë. Unë e kam thënë këtë fill pas zgjedhjeve. Nuk ka asnjë sekret ndaj jush.
     

  • Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  

    Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  

    Kryeministri Rama po mban konferencën e përbashkët me Presidentin francez Emmanuel Macron. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se është një privilegj i madh që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian.
    ‘Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane’