Një konflikt në rritje mes komuniteteve lokale dhe shtetit mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore, po kërcënon seriozisht jetën në zonat rurale të Shqipërisë. Eksperti për çështjet mjedisore dhe pyjeve, Hasan Cani, njëkohësisht drejtues i këtij departamenti në PD, në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ka dhënë alarmin se burimet jetike si uji, pyjet dhe kullotat po u jepen me koncesion subjekteve private, duke shkatërruar ekonominë lokale dhe duke detyruar banorët të emigrojnë.Cani argumenton se këto pasuri nuk janë “pronë e shtetit”, por “pasuri kombëtare”. Roli i shtetit, sipas tij, nuk është t’i tjetërsojë ato, por të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm dhe në dobi të komunitetit.“Shteti nuk e ka pronë të veten që t’ia marrë banorëve autoktonë dhe t’ia japë një personi për qëllime të ngushta,” thekson Cani.Në themel të këtij fenomeni, sipas ekspertit, qëndrojnë ndryshimet në kuadrin ligjor, si ligji për zonat e mbrojtura dhe ai për kullotat, të cilat kanë lehtësuar dhënien e tyre me koncesion. Cani denoncon se procedurat ligjore, veçanërisht konsultimet publike, shpesh falsifikohen për të anashkaluar vullnetin e komunitetit. Kjo ndodh në shkelje të plotë të konventave ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria, e cila i jep komunitetit fjalën e parë dhe të drejtën për të vendosur për projektet që ndikojnë në jetën e tyre.Raste konkrete si ai i Çërravës në Pogradec, ku banorët u përplasën me Këshillin Bashkiak, apo rasti i Tërnovës së Madhe në Bulqizë, ku një burimi të vogël uji i kërcënohet shkatërrimi për ndërtimin e një hidrocentrali, ilustrojnë qartë dimensionin e problemit. “Komuniteti te ne jo vetëm nuk pyetet, por as nuk dëgjohet,” thotë Cani.Paradoksalisht, ky shkatërrim i burimeve vjen në një kohë kur qeveria promovon zhvillimin rural dhe turizmin malor.Eksperti e përshkruan situatën si një “emergjencë kombëtare”, duke bërë thirrje për mbështetjen e komuniteteve nga mediat dhe shoqëria civile, si dhe për një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë mbi praktikat abuzive dhe shpeshherë korruptive të dhënies së lejeve mjedisore dhe koncesioneve.
Ky është një shqetësim mbarëkombëtar. Ajo që sot ne shikojmë, është 1/10 ose 1/1000 e asaj çfarë ndodh sot në pasurinë kombëtare të vendit tonë, të burimeve natyrore, pyjore, kullosore dhe ujore. Kjo është pasuri kombëtare. Nuk është pasuri e shtetit. Shteti bën politikat për menaxhimin e qëndrueshëm dhe shumë funksional të kësaj pasurie. Dhe nuk e ka pronë të veten shteti që t’ia marrë banorëve autoktonë dhe t’ia japë një personi vetëm e vetëm për qëllime të ngushta personale.
Pasuritë natyrore të vendit tonë janë, prandaj zhvillohet jeta në ato në ato fshatra. Se jeta zhvillohet ku ka burime natyrore, ku ka ujë, ku ka pyje, ku ka kullota, ku ka livadhe, ku ka tokë. Një vend që nuk ka ujë është vend i shkretë, është shkretëtirë. Duhet të theksojmë se cilët ishin këto shkaqet. Ëhë. Që kemi arritur në këto pasoja. Kjo nuk është që ndodhi sot. Kjo është e paracaktuar. Që duhet të ndodhë në këtë në këtë mënyrë. Neve shkatërruam arsimin, shkatërruam shëndetësinë, tani po shkatërruam dhe familjen, tani po shkatërrojmë të gjithë pasuritë natyrore, që janë burimi i jetës. Është trashëgimia më e madhe e natyrës që jetojnë jo vetëm një brez, por në këtë pasuri jetojnë breza të tërë. Dhe neve do t’u lëmë pasuri brezave që vijnë, jo me pak pasuri natyrore që neve na lanë paraardhësit tanë. Të marrësh ujin e një fshati, i ke marrë jetën. I ke marrë pronën, i ke marrë gjithçka. Dhe ai fshat çfarë do të bëjë pa ujë? Do të detyrohet të emigrojë. Këto emigruan njerëzit, jashtë, po përsëri i mbetën. Dhe tani po shikoj që gjatë viteve të fundit ne kemi parë cilët janë këto shkaqe? Ndryshimi i ligjit i zonave të mbrojtura. Ku 13.700 hektarë sipërfaqe u hoqën nga zonat e mbrojtura që ishin zonat strikte të mbrojtura që me vlera të jashtëzakonshme për biodiversitetin.
Po. U ndryshua ligji i pyjeve. U ndryshua ligji i kullotave, i një neni i ligjit të kullotave. Ku vetëm me një leje që mund të marrësh diku, ti ke të drejtë të marrësh me qindra hektarë kullota. Por, a bëhen analiza në qoftë se ne shkatërrojmë një sipërfaqe të burimeve natyrore konkretisht kullotës, se çfarë ndikimi negativ ka kjo në qoftë se ne e kthejmë nga sipërfaqe kullosore në sipërfaqe parqesh fotovoltaike? Sa kokë bagëti ne eliminojmë nga kjo kullotë? Sa burime të tjera natyrore eliminojmë nga kjo kullotë. E për çfarë? Se dikujt i duhet që të prodhojë energjinë në kurriz të një komuniteti. Kjo është e patolerueshme dhe komunitetet tani, një pjesë e mirë po zgjohen, por duhet të zgjohen të gjithë komunitetet.
Dhe e gjithë shoqëria jonë, edhe ato që janë emigrantë, po e shikojnë se çfarë po i bëhet vendit tonë, se si po vidhet kjo pasuri kombëtare. Se si po shkelen të drejtat elementare në vendin tonë. E drejta për të jetuar në radhë të parë. Se në qoftë se më merr pronën, ke shkelur të drejtën për të jetuar. Këtu komunitetet nuk pyeten fare. Është një bazë e gjerë, e tërë ligjore, duke filluar që nga neni 56 i Kushtetutës, Ëhë. duke filluar nga gjashtë konventa ndërkombëtare që neve jemi pjesë dhe duhet që t’i zbatojmë, pa le pastaj aktet ligjore dhe nënligjore që janë përafruar me legjislacionin evropian. Neve legjislacionin tonë e kemi larguar nga legjislacioni evropian. Me ndryshimet që i kemi bërë. Qoftë në ligjin për kullotat, qoftë në ligjin për zonat e mbrojtura, qoftë…Ne në vend që ta përafrojmë, ose ta përputhim plotësisht, neve këtë e kemi larguar totalisht duke futur dhe duke arnuar që ai legjislacion sot është totalisht në interes të një grupi ose individësh.
Kjo është konventa ndërkombëtare, konventa e Aarhusit, e cila i jep të drejtë komunitetit për të vendosur. Pa vendosur komuniteti, pa u pyetur komuniteti, pa u sqaruar komuniteti, nuk mund të ndërtosh në asnjë vend për asnjë gjë. Komuniteti te ne jo vetëm nuk pyetet, por as nuk dëgjohet. Komunitetit ia japin fjalën e parë. Ai ka të drejtë, ai ka të drejtë të dëgjojë. Ne kemi parë skenat ku shkon policia me shkop gome te komuniteti. Komunitetit i futet pastaj policia duke i shkatërruar, duke u bërë presione dhe duke ua marrë pronën me forcë. Unë më 3 gusht isha në një fshat. Zall-Reç, njësia administrative. Në Bulqizë po. Po një fshat Tërnovë e Madhe në Bulqizë. Po i merren burimet ujore. Është një fshat me burime të jashtëzakonshme, burime natyrore, pyje, kullota.
Është shumë i rëndësishëm dhe është jetik për jetën e atyre banorëve. Ato banorë e kanë burim për ujë të pijshëm, për blegtori dhe për gjithçka. Shkatërrimi i atij burimi, shkatërrimi i atyre pasurive natyrore, pyje, kullotave, atë zonë e bën zonë të shkretë, zonë të shkatërruar, ku humbin shumë, shumë vlera të jashtëzakonshme. Ai vend ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore, qoftë mbitokësore, qoftë nëntokësore. Dhe kjo bëhet vetëm për interesa të një grupi njerëzish, për interesa të caktuara. Ku me atë ujë, kanë pasur, me atë ujë marrin…
Aty kërkojnë të marrin të gjithë rrjedhjet e ujërave, nuk kanë dallim ata, nuk kanë limit me shkatërruar gjithçka, me shkatërruar bimësinë, me atë kanale, me shkatërruar tokën dhe unë nuk e kuptoj se si në gjithë publikisht specialisti thoshte nuk ka ndikim mjedis. Por edhe një dru po të pritet ka ndikim mjedisi, jo të shkatërrohen hektarë të tërë pyje, kullota. Por komuniteti i zonës aty u mblodh dhe nuk e pranoi. U ngrit në një zëri dhe nuk e pranuan. Dhe ajo që është më kryesorja, aty kishin ardhur edhe nga diaspora atë ditë, djem të rinj, që e kundërshtuan. Kanë filluar investimet banorët e fshatit, duke ndërtuar shtëpitë e paraardhësve të tyre. Por në qoftë se ato u merret uji, ato shtëpia, ato investime që ata kanë bërë, u dalin jashtë funksionit sepse pa ujë nuk ka jetë.
Baza e gjithçkaje është uji. Edhe në qoftë se do të ndërtosh një shtëpi, sado e vogël, po ujin ku do ta marrësh? Në qoftë se ti merr ujë, për çfarë turizmi flet? Paketa e maleve është paketa që do të fusë një, në gjakderdhje njerëzit, sepse Shqipëria pronën e ka të shenjtë, njerëzit pronën e kanë të shenjtë. Nuk ka vend në Shqipëri që nuk ka emër. Askush nuk është kundra zhvillimit. Banorëve të malësisë, dërgoju rrugën, dërgoju energjinë elektrike, pastaj e zhvillojnë vetë zonën ato. Nuk ka nevojë që t’i nxjerrësh nga zona me forcë, të japësh leje, që këto leje janë totalisht leje korruptive. Po t’i shikosh raportet e vlerësimit, ndikimit në mjedis, ose letrat, ose praktikat që ndiqen. Asnjë shkresë nuk është e kopsitur ose një shkresë ligjore, shkresa ligjore. Të gjitha shkresat, nuk e di se si një administratë mund t’i pranojë të tilla dhe të miratojë lejet e tilla mjedisore, ose leje për shfrytëzimin e këtyre pasurive natyrore në kundërshtim me jetik me interesat e njerëzve.
A më mirë ne të mbështesim një komunitet prej 100-200 shtëpish që të jetojnë, të banojnë atje, apo më mirë t’i japim një subjekti shko merre ujin, shko bllokoje kullotën, shko kthejua kullotën në liqene, shko gërmova pyllin. Cili është zhvillimi këtu? Ku është ndryshimi i madh? Këtu, megjithëse njerëzit tani po e kuptojnë. Sepse po ndërgjegjësohen se prona është e shenjtë dhe pronën po ua marrin. Ato kanë filluar duke shkuar, duke mbrojtur pronat e tyre me çdo kusht.
Këto komunitete arrijnë ta mbrojnë, por këto duhet të kenë mbështetje. Në qoftë se nuk i mbështesin, pushteti lokal duhet të paktën që mediat e ndërgjegjshme dhe mediat që e shikojnë pasurinë kombëtare si një burim zhvillimi, duhet t’i mbështesin dhe të mos heshtin. Duhet që t’i ngrenë këto probleme të komuniteteve dhe problemet e pasurisë natyrore, pasurisë kombëtare, të shkojnë në nivelin më të lartë sot. Duhet të jetë sot një emergjencë kombëtare mbrojtja e kësaj pasurie. A ke parë në parlamentin shqiptar që diskutohet për pasurinë kombëtare? A ke parë u dogjën 60.000 hektarë pyje, a ka dalë një rezultat? Cila është vlera ekonomike e kësaj pasurie të djegur? Cili është dëmi i madh ose vlera e dëmit të kësaj pasurie të djegur? Sa vite kjo pasuri duhet të rikuperohet ose duhet të rehabilitohet? Pse shteti nuk jep leje të njihet do të pyllëzojmë, do të rehabilitojmë sipërfaqe të tëra me pyje, por thotë të marrim ujin, të shkatërrojmë, të presim. Cila politikë është kjo? Kujt i shërben kjo politikë? Këto nuk janë politika kombëtare, këto janë politika antikombëtare, këto nuk janë politika për komunitetin.
Komunitetet lokale për të në ato zona që janë të varfra, por ato e dinë se ç’është pasuria. Ato duhen mbështetur për mendimin tim me të gjitha format dhe të gjitha mënyrat. Unë në disa raste i shikoj ca pushtete lokale që e kuptojnë që pasuria është e shenjtë dhe i mbështesin banorët, por ka pushtet lokal që nuk e mbështet fare, biles një anëtar këshilli siç ishte rasti në Pogradec, pa e ditur fare se ç’është prona, ngre dorën atje t’ia marrin pronën. Po si mund ta marrësh pronën e një komuniteti atje, që mund të kullosë aty mbi 200, 300 kokë bagëti dhe për çfarë ta japësh? Për rrasa diellore? Që është, nuk jam kundër parqeve eolike. Në qoftë se do t’i vendosësh panele diellore, vendosi vertikalisht. Vendosi në vende që ja vlen të vendosen.
Ato sepse e marrin, e marrin pronën pa shpërblim, nuk paguajnë asnjë lloj takse, asnjë lloj detyrimi. Pse nuk e paguajnë vlerën e munguar të kullotës? Pse nuk paguhet vlera e munguar e pyllit? Ti paguhet komunitetit? Ai që do të bëjë biznes, të paguajë vlerën e munguar të pyllit që e dëmton. Paguajë vlerën e munguar të kullotës që dëmton. Kështu ndodh në vende që i kanë kështu? Bizneset e marrin falë tokën. Te ne po. Nuk paguajnë asnjë lekë për sa i përket sipërfaqes, për dëmin që shkaktojnë. As për vlerën e munguar të pyllit, as për vlerën e munguar të kullotës, as për vlerën e munguar të pasurive natyrore për x vite sa ai do ta shfrytëzojë atë sipërfaqe. Atëherë komuniteti ku do të jetojë? Me çfarë do jetojë? Sepse pasuritë natyrore janë të ripërtërritshme, pyjet dhe kullotat janë pasuri të ripërtërritshme.
Menaxhimi i qëndrueshëm i tyre i bën ato që atje zhvillohet jeta. Pastaj, në qoftë se shkatërrojmë ujin, kemi shkatërruar biodiversitetin. Qoftë në nivel ekonomik, qoftë në nivel mjedisor, qoftë në nivel social-kulturor. Neve kemi resurse për zhvillim e turizmit, jam plotësisht dakord. Më mirë zhvillohet turizmi, të mbështeten për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në këto zona, sesa neve të ndërtojmë hece apo të vendosim panele diellore t’i shkatërrojmë. Kanë futur një term tjetër tani, tokë joproduktive. Po ku ka tokë joproduktive? Ç’kuptim ka kjo toka joproduktive? Po ne shikojmë në pyllin e pishës së Thethit që është në shkëmb dhe shkon deri në 30 metra i lartë. Si do t’i themi ne kësaj sipërfaqeje, tokë joproduktive kur ahu është i lartë 30 metra? E qartë, është menduar vetëm, është menduar vetëm a mbillet apo nuk mbillet. Këtë pjesën tjetër nuk e konsiderojnë si pasuri.
Imagjino se çfarë koncepti është tokin produktive thotë edhe bëj çfarë të duash ti. Nuk ka tokin produktive. Ka mendje të shthurur, mendje injorante. Se toka është pjellore, toka është prodhuese kudo. Edhe në shkëmb bëhet pisha, bredhi, arrneni, gjithçka. Lloj lloj, të gjithë bimët mjekësore dhe era-vajore nëpër shkëmbinj bëhen. Si qenka toka jo produktive? Si qenka kullota dhe ja jep thotë kullotën? Ndryshuan ligjin për kullotat, një krim. Të mbulosh me qindra hektarë me parqe vetëm e vetëm se, sepse ligji nuk e lejonte, i kishte përcaktuar qartë se kur një sipërfaqe kullosore mund të ndryshojë destinacionin, përdoresh për veprimtari ekonomike. Tani e kanë bërë lirë fare. Mund të marrësh një leje edhe mund të zaptohesh kullotën e pronarit pa problem dhe pasi ta zaptohesh, pronari duhet të shkojë në gjyq që të fitojë të drejtën e pronës që e ka pasur, që e ka pronë të tij. Këto janë politikat sot, politikat jo kombëtare, por politika antikombëtare. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo që ndodh në Shqipëri.
Hapi i parë për të bërë një leje mjedisore dhe për të marrë një leje për ushtrimin e veprimtarisë është konsultimi publik. Me komunitetin. Marrja e mendimit, sqarimi i problemeve. Në momentin që komuniteti del kundra, nuk mund të zhvillohet ai projekt kushdo qoftë. Dhe jo konsultim kot, por Unë po i bëj thirrje prokurorisë, gjykatës, të gjithëve, të hapin të gjitha konsultimet publike, listat që dorëzohen në ministritë e linjës. Të marrin ato emra dhe të marrin në telefon persona të tillë. A ka marrë pjesë në atë dëgjesë publike? Ose ky person që ka marrë pjesë në dëgjesë publike, a është banor i atij fshati?
80% i ke false. Sepse çon listën e bëj listën thotë ai, e mbush njëri, bile po t’i shikosh në listat emërore, është i njëjti shkrim dore. I ka shkruar njëri të gjitha, i ka bërë kështu, i ka thënë ja kjo dëgjesa publike, komuniteti është dakord. Po kush komunitet është dakord kur ti t’i thuash një komuniteti unë do të marr ujin, do të marr kullotën, do të marr shpirtin? A është kush dakord, ma thuaj? Mund të jetë kush dakord në qoftë se i merr pasurinë? Vetëm në Shqipëri ndodh. Këtu ndodh. Ma jep qeveria. Jo, po jo, nuk ta jep qeveria. Komuniteti është prioritet. Është e përcaktuar edhe ligjërisht. Pa mendimin e komunitetit, pa konsultimin publik, nuk bëhet asnjë hap, asnjë tentativë para. Të gjitha konsultimet me publikun nuk bëhen. Ose formale. Dhe pastaj pasi ka marrë letrat atje me letra false pa konsultime me publikun, i dërgon dhe policinë atyre banorëve të shkretë, i intimidon, u bëhen dhe presione, dikush që ka ndonjë biznes në zonë i bën presion biznesit thotë do të zhduk biznesin, i çon 30-40 kontrolle njëri pas tjetrit, si ai të ulet dhe të mos flasë. Kjo, kjo realitet te ne.