Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitojë paraditen e sotme Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës.Ish-kryeministri pasi uroi festën për gjithë besimtarët, bëri dhe dy premtime për komunitetet fetare që do të realizohen nëse ai fiton në zgjedhjet e 11 majit.
Pjesë nga fjala e Berishës:“Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodokse. Jam i nderuar të jem këtu. Pas Krishtit mbret besimet fetare kanë ringjalljen e dytë në Shqipëri. Meritat tuaja janë të mëdha. E ngritët nga hiri në kushte të vështira. Psikologjia ateiste është fatkeqe për njeriun, e përjashton atë nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes. Përkushtimi ndaj Zotit dhe njeriut bëri që këto institucione të ngrihen nga shkrumbi dhe janë një institucion i rëndësishëm. Kudo dora e Kishave dhe Xhamive e Teqeve tek ata që janë në gjendje të pamundur është reale me të gjitha mundësitë.
Ne do të bëjmë dy gjëra. Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare. Ky fond ka mbetur aty ku ishte. Është e domosdoshme të dyfishohet. Brenda mandatit që vjen, ne do të zgjidhim problemin e pronave për institucionet fetare dhe gjithë shqiptarët. Ne kemi marrë angazhim që çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar të gjithë potencialin e shtetit”, tha Berisha.
Tag: komunitetet
-

Sali Berisha vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ja dy premtimet për komunitetet fetare
-

Pashkët/ Berisha: Dyfishojmë fondet për komunitetet fetare dhe zgjidhim çështjen e pronave
Kreu i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha zgjodhi të vizitojë Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës, një ngjarje shumë e rëndësishme në kalendarin e Krishterë.
Ish-kryeministri pasi uroi festën për gjithë besimtarët bëri dhe dy premtime për komunitetet fetare që do të realizohen nëse ai fiton në zgjedhjet e 11 majit.
“Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodokse. Jam i nderuar të jem këtu. Pas Krishtit mbret besimet fetare kanë ringjalljen e dytë në Shqipëri. Meritat tuaja janë të mëdha. E ngritët nga hiri në kushte të vështira. Psikologjia ateiste është fatkeqe për njeriun, e përjashton atë nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes. Përkushtimi ndaj Zotit dhe njeriut bëri që këto institucione të ngrihen nga shkrumbi dhe janë një institucion i rëndësishëm. Kudo dora e Kishave dhe Xhamive e Teqeve tek ata që janë në gjendje të pamundur është reale me të gjitha mundësitë.
Ne do të bëjmë dy gjëra. Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare. Ky fond ka mbetur aty ku ishte. Është e domosdoshme të dyfishohet. Brenda mandatit që vjen, ne do të zgjidhim problemin e pronave për institucionet fetare dhe gjithë shqiptarët. Ne kemi marrë angazhim që çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar të gjithë potencialin e shtetit”, tha Berisha. -

Jazz muzika në Mitrovicë-Një urë Kulturore që bashkon komunitetet
Mitrovica, një qytet me histori të pasur kulturore, ka gjetur në muzikën jazz një mjet të fuqishëm për të bashkuar komunitetet dhe për të promovuar diversitetin kulturor. Përmes festivaleve dhe iniciativave të ndryshme, jazz-i ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në këtë qytet të ndarë.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Mitrovicë është festivali “Mitrovica International Jazz Days”, i cili mbahet çdo vit në muajin gusht. Ky festival mbledh artistë të njohur nga vendi, rajoni dhe bota, duke ofruar performanca të jashtëzakonshme që pasurojnë skenën muzikore të qytetit. Edicioni i fundit, i mbajtur nga 22 deri më 24 gusht 2024, solli emra të njohur të skenës jazz, si Gunhild Carling dhe Kinga Glyk, të cilët performuan për një audiencë të gjerë dhe entuziaste.
Roli i jazz-it në bashkimin e komuniteteveMuzika jazz ka shërbyer si një platformë për të bashkuar komunitetet e ndryshme në Mitrovicë. Nën moton “Muzika na bashkon”, festivali ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe përfshirëse, duke promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin ndërmjet qytetarëve. Përmes muzikës, artistët dhe audienca kanë ndërtuar lidhje të reja, duke kontribuar në ndërtimin e një qyteti më të bashkuar dhe të hapur ndaj diversitetit kulturor.
Jazz-i në Mitrovicë është më shumë se një zhanër muzikor; është një simbol i bashkimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Përmes festivaleve si “Mitrovica International Jazz Days”, qyteti vazhdon të promovojë vlerat e paqes, tolerancës dhe diversitetit, duke dëshmuar se muzika ka fuqinë të kapërcejë barrierat dhe të ndërtojë ura ndërmjet njerëzve.
Pyetje për lexuesit tanë: A keni marrë pjesë ndonjëherë në “Mitrovica International Jazz Days”? Cili ishte momenti juaj i preferuar? Na tregoni përvojat tuaja në komentet më poshtë!