Tag: komunitetet

  • VIDEO- Ligji për barazinë gjinore, Prifti i Kishës Ortodokse në Vlorë: Skandal..! Vendosin vetë, pastaj thonë respektojmë komunitetet fetare

    VIDEO- Ligji për barazinë gjinore, Prifti i Kishës Ortodokse në Vlorë: Skandal..! Vendosin vetë, pastaj thonë respektojmë komunitetet fetare

    Dy ditë më parë Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës projektligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar këtë vendim mes tyre edhe komunitetet fetare.

    Mes personave që nuk është dakord për miratimin e këtij ligji është edhe At Konstandin Prifti i Kishës Ortodokse në Vlorë.

    Në një intervistë ai shprehet se para marrjes së vendimit Këshilli Ndërfetar kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji, duke theksuar se njohin vetëm konceptin burrë-grua.

    “Ky ligj para se të miratohej, Këshilli Ndërfetar ku marrin pjesë Komuniteti Mysliman, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Protesante dhe Komuniteti Bektashi kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji.

    Kisha predikon gjithmonë burrë e grua, këta e kanë hequr dhe e kanë quajtur gjini. Ne si komunitet ortodoks nuk e pranojmë se Zoti tha burrë e grua. Nuk e di si është miratuar në Shqipëri, kur në vende të tjera nuk është miratuar”, tha At Konstandin Prifti.

    Ndër të tjera ai thekson se ky vendim bie ndesh kur politikanët thonë se i respektojnë komunitetet fetare. Ndërsa për shoqërinë tonë është një skandal, pasi familja shqiptare është ndërtuar në bazë të vlerave dhe traditave.

    “Është një skandal, jemi një vend me tradita dhe duhet t’i ruajmë këto tradita, si i kemi pasur. Çfarë familje do të ketë tani, këto shkatërrojnë atë që është ngritur, si do të shumohet dheu me këtë.

    Vet vendosin, vet bëjnë dhe pastaj thonë se i respektojmë komunitetet fetare. Ky nuk është respekt për ne. Po humbasim ato që kemi ndërtuar me vite. Familja është e bekuar nga Zoti. Është turp për vendin tonë”, shtoi At Konstandin Prifti.

  • Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare.

    Këtë të hënë, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse u bënë bashkë dhe dolën në një konferencë të përbashkët duke akuzuar se në pronën e tyre të grabitur po ndërtohet një kullë 35-katëshe në qendër të qytetit.
    Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës.
    Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit, si edhe nga dy komunitetet fetare në Shkodër  ai mysliman dhe ai ortodoks  të cilët pretendojnë se trualli ku po ndërtohet i përket atyre.

    Top Channel

  • Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

    Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

    Këshilli Ndërfetar

    TIRANË-Projektligji për barazinë gjinore, i cili kërkon zgjerimin e konceptit tradicional burrë-grua, duke përfshirë identitete të tjera gjinore ka hapur një debat në opininin publik, ku shumë qytetarë mendojnë se me anë të këtij projektligji po cënohet familja tradicionale.
    Edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) ka deklaruar se është kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend.
    Në një deklaratë të përbashkët komunitetet fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua dhe për këtë arsye, kërkojnë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj.
    Deklarata e Plotë: 
    Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
    Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
    Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.
    Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.
    Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.
    Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.
    Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
    Në draftin e projektligjit nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI

  • Komunitetet fetare kundër përkufizimeve të reja në ligjin për barazinë gjinore: Të ruhet gjinia biologjike si bazë ligjore

    Komunitetet fetare kundër përkufizimeve të reja në ligjin për barazinë gjinore: Të ruhet gjinia biologjike si bazë ligjore

    Komunitetet fetare në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin e tyre për disa përkufizime dhe nene në projektligjin “Për barazinë gjinore”, të cilat, sipas tyre, bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare.
    Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar më 23 shtator 2025, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë – i përbërë nga pesë komunitetet kryesore fetare në vend – analizoi projektligjin në fjalë përmes një grupi pune me ekspertë të fushave përkatëse.
    Në përfundim të takimit, komunitetet theksuan rëndësinë e përkufizimit të qartë të termit “gjini”, duke e lidhur atë me gjininë biologjike të përcaktuar në lindje: burrë dhe grua. Ata e konsideruan këtë si themelin mbi të cilin është ndërtuar struktura shoqërore dhe familjare shqiptare.
    “Përkufizime si ‘identitet gjinor’ apo ‘shprehje gjinore’ krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim,” thuhet në deklaratë. Komunitetet riafirmuan mbështetjen për barazinë dhe mosdiskriminimin, por kërkuan që kjo të bëhet pa cënuar vlerat tradicionale dhe besimin fetar.
    Ata i bënë thirrje institucioneve që të marrin në konsideratë këto shqetësime dhe theksuan se përkufizimi binar burrë–grua është ende në përputhje me legjislacionin e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

  • BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

    BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

    Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
    “Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”.
    Unioni  bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

    Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.
    Edhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
    Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.
    “Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”.
    Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

  • “Unë përfaqësoj të gjitha komunitetet shqiptare”, Zhegrova flet para gazetarëve: Juventusi, ëndërr e bërë realitet

    “Unë përfaqësoj të gjitha komunitetet shqiptare”, Zhegrova flet para gazetarëve: Juventusi, ëndërr e bërë realitet

    Edon Zhegrova është prezantuar sot përpara mediave në një konferencë për shtyp të organizuar nga Juventusi. Sulmuesi shqiptar është shprehur se ndihet krenar që do të veshë fanllën bardhezi, pasi ka ëndërruar gjithmonë që një ditë të luajë për një klub të madh.
    “Juventusi është një klub i madh dhe unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh. Kur Komoli dhe Kelini më kontaktuan për herë të parë isha i lumtur për interesimin. Ishte një ëndërr që po bëhej realitet. Jam veçanërisht i lumtur dhe krenar.
    Edi Rama? Është tifoz i Juventusit. Ishte shumë krenar dhe më ka ndihmuar shumë. I jam mirënjohës, sepse unë përfaqësoj të gjithë komunitetet shqiptare. Sigurisht që do t’ja dhuroj fanellën”, ka deklaruar ndër të tjera Edon Zhegrova./Sport Ekspres/
     

  • Kosova në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës

    Kosova në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës

    Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës. Nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike të vitit 2007.  Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore, nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, Kosova mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike.Në tryezën e diskutimit në kuadër të projektit “Varfëria energjetike në Kosovë II’, të organizuar INDEP-i drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, Burim Ejupi, tha se Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të tarifave të rrymës.Siç tha ai nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike të vitit 2007.“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës. Nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike të vitit 2007”.Përfaqësuesi i Heinrich-Böll-Stiftung, Granit Gashi tha se qëllimi i tyre është të shtyhen përpara kornizat të cilat do të mundësonin tranzicionin energjetik për Kosovën.Ndërkaq, në kuadër të panelit të diskutimit me temën “Komunitetet e Energjisë për Zbutje të Varfërisë dhe Tranzicion Gjithëpërfshirës”, Besiana Qorraj Berisha nga Ministria e Ekonomisë tha se roli i tyre është hartimi i politikave dhe baza e bashkësive të energjisë.Ajo potencoi se Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022–2031 përfshin ndër objektivat kyç promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.Ekspertja për Zhvillim të Kapaciteteve, Lindita Daija, tha se në aspektin e legjislacionit, Kosova tashmë është në një stad të avancuar.Megjithatë, sipas saj, mbetet ende punë për t’u bërë në legjislacionin sekondar, veçanërisht sa i përket organizimit të komiteteve dhe përcaktimit të hapave më konkretë për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky organizim.“Megjithatë, mbetet ende punë për t’u bërë në legjislacionin sekondar, veçanërisht sa i përket organizimit të komiteteve dhe përcaktimit të hapave më konkretë për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky organizim”.Ndërkaq, Ekspertja e Burimeve të Energjisë, Zanfina Kabashi, u shpreh se Kosova ka potencial për shumë lloje të burimeve të energjisë së ripertëritshme.“Në Kosovë ka potencial për shumë lloje të burimeve të ripërtëritshme. Mirëpo, disa prej tyre si lloje të teknologjive janë më të pjekura në aspketin që ka edhe studime, por edhe raste kontkrete të cilat janë të ekzekuratra. Ka  raste dhe tentativa vazhdimisht, ka pasur edhe në të klauarën, me kriza, kanë dalkur edhe mundësi që njerëzit t’i shohin për inovacion këtë pjesë. Po tentohet të vlerëoshet edhe teknollgjitë e reja të cilat mund të përdor më së miri për tregun e energjisë në Kosovë”.Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e Energjisë dhe Varfërua Energjetike në Kosovë” thuhet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to që Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë. Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese.Përveç kësaj, rekomandimi tjetër është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror. Ky program duhet të nisë nga komunitetet më të cenueshme nga tranzicioni energjetik dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, duke e bërë parimin “mos lini askënd pas” kriter udhëheqës.Po ashtu, në raport thuhet se ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike.Rekomandimet përfshijnë edhe vendosjen e objektivave kombëtare (deri në fund të vitit 2026) si dhe ndërmarrjen e një fushate vetëdijesimi ku përfshirja e shkollave teknike të jetë prioritet për edukimin e brezit të ri. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipet e Italisë për të cilët nuk folën e nuk shkruan kurrë institucionet shqiptare! Shpërndajeni

    Shqipet e Italisë për të cilët nuk folën e nuk shkruan kurrë institucionet shqiptare! Shpërndajeni

    Shqipet e Italisë për të cilët nuk folën e nuk shkruan kurrë institucionet shqiptare, as edhe në tekset shkollore shqipe, pse kështu? (Madje jugu i Italisë deri në ditët e sotme njihej si popullate greke për shkak të përkatësisë fetare).

    Fshatrat arbëreshe përmbajnë dy-tre emra, një italian si dhe një ose dy emra vendase arbëreshe me të cilët fshatarët e njohin vendin.

    Komunitetet arbëreshe janë të ndara në komuna të shumta etnikë që korrespondojnë me zona të ndryshme të Italisë jugore. Megjithatë, disa vende tashmë kanë humbur karakteristikat e tyre origjinale dhe gjuhën, dhe të tjerat janë zhdukur plotësisht.

    Sot, Italia ka 60 komunitete me origjinë dhe kulturë arbëreshe, 41 komuna dhe 9 fshatra, të shpërndara në shtatë rajone të Italisë jugore, duke formuar një popullsi prej rreth 200,000 banorësh.Disa rrethina etnike kulturore shqipëtare mbijetojnë në zonat metropolitane të Milanos, Chierit, Torinos, Romës, Napoli, Bari, Kozenca, Krotone dhe Palermo.

    Lista e plotë e Komuniteteve Arbëreshe në Itali është: Shikoni foton:

    KOMUNITETI ME ORIGJINË SHQIPTARE.

    Janë gjithashtu më shumë se tridhjetë qendra të lashta shqiptare që kanë humbur, në periudha të ndryshme historike dhe për arsye të ndryshme, përdorimin e gjuhës shqipe dhe kështu karakterizohen nga mungesa e trashëgimisë historike dhe kulturore të arbëreshëve:

    Për Emilia-Romagna ato janë; Pievetta dhe Bosco Tosca, fshatrat e Castel San Giovanni (PC); për Lazion është Pianiano (VT), një fshat i Cellere; për Molise është Santa Croce di Magliano (CB); për Campania në provincën e Caserta është Alife.

    Për Puglian janë Casalnuovo Monterotaro, Castelluccio dei Sauri, San Paolo di Civitate (FG), Monteparano, San Giorgio Ionico, San Crispieri, Faggiano, Roccaforzata, Monteiasi, Carosino, Montemesola (TA); për Basilicata janë Brindisi Montagna, Rionero in Vulture (PZ).

    Në Kalabri janë Cervicati (Çervikat), Mongrassano (Mungrasana), Rota Greca (Rrota), San Lorenzo del Vallo (Sullarënxa ‘), Serra d’Aiello (Serrë, CS), Amato, Arietta (Arjèta), fraksioni i Petronà, Gizzeria (Jacaria) dhe katundet Mortilla (Mortilë) dhe Gizzeria Lido (Zalli i Jacarisë), Zagarise, Zangarona (Xingarona), fraksioni i Lamezia Terme, (CZ);

    Në Sicili kemi: Mezzojuso (Munxifsi), Palazzo Adriano (Pallaci, PA), Sant’Angelo Muxaro (Shënt’Ëngjëlli, AG), Biancavilla (Callìcari), Bronte (Brontë), San Michele di Ganzaria (Shën Mikelli, CT).Komunitetet Mezzojuso dhe Palazzo Adriano, në provincën e Palermos, duhet të konsiderohen si një rast i veçantë, pasi, pavarësisht se kanë humbur gjuhën shqipe dhe zakonet e origjinës, kanë mbajtur ritin greko-bizantin, një shtyllë të veçantë, së bashku me gjuhën dhe zakonet – të identitetit shqiptar të diasporës.

    Në këtë rast identiteti ruhet në aspektin fetar dhe në kujtesën historike. Komunitetet Cervicati, Mongrassano dhe Rota Greca, në provincën e Kozencës, ruajnë kujtesën e trashëgimisë kulturore origjinale.

    Shpërnguljet shqiptare, që në fillimet e diasporës së gjatë, çuan në formimin e komuniteteve arbëreshe të mesme-të vogla të integruara mirë në qytete të shumta ekzistuese të Italisë qendrore-veriore (në veçanti Venecia) dhe në kurorën e Aragonës (Napoli, Bari, Altamura, Barletta, Andria, Trani, Foggia, Bovino, San Severo, Lecce, Brindisi, Potenza, Matera, Melfi, Caltagirone dhe Piazza Armerina), në shumicën e rasteve realiteti – përsëri për arsye të ndryshme – i asimiluar nga kultura përreth.

    RRETHINAT KULTURORE, MIGRIMI DHE DIASPORA MODERNE SHQIPTARE.

    Rrethinat përkatëse kulturorë mbijetojnë ende në zonat e mëdha metropolitane të Milanos, Torinos, Romës, Napolit, Barit, Kozencës, Crotone dhe Palermos. Në pjesën tjetër të botës, pas migrimeve të shekullit të njëzetë në vende si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Brazili, Kili dhe Uruguai ka komunitete të forta që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat arbëreshe.

    Që nga viti 1990, me rënien e regjimit komunist postbolshevik në Shqipëri, komunitete të rëndësishme të shqiptarëve (shqiptarët e Shqipërisë) kanë hyrë dhe janë integruar në strukturën shoqërore të qyteteve italo-shqiptare.

    Me luf.tën për pavarësinë e Kosovës (2008) një grup shumë i ri i shqiptarëve, viktima të spastrimit etnik të regjimit jugosllav, është integruar edhe në komunitetet e ndryshme shqiptare të Italisë.

    Huazuar nga Jean Della Riina – Respekt!

  • Berisha: Opozita u ringjall! Kreu i PD premton dyfishim të fondeve për komunitetet fetare

    Berisha: Opozita u ringjall! Kreu i PD premton dyfishim të fondeve për komunitetet fetare

    Në ditën e shenjtë të kremtimit të Pashkës, kryedemokrati Sali Berisha zgjodhi të përcjellë mesazhe politike. Ai uroi besimtarët, ndërsa tha se përpjekja për asgjësimin e opozitës mori fund.
    “U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është më e fuqishme se kurrë, që të përzëjë antikrishtin nga trojet shqiptare. Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë. Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët”, tha Sali Berisha, kreu i PD.
    Nga kisha ortodokse e Kavajës, lideri i PD i premtoi komuniteteve fetare se, nëse vjen në pushtet, do të rrisë mbështetjen financiare.

    “Një për ju dhe një për fitoren e 11 majit. Do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre. Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe”, tha lideri i PD.
    Berisha kujtoi edhe Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe kontributin e tij për të rikthyer besimin fetar në Shqipërinë që sapo kishte dalë nga diktatura komuniste.
    /vizionplus.tv

  • ‘Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare’, Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për…

    ‘Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare’, Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës. Gjatë vizitës së tij, ai ndezi qirinj për besimtarët, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh politik i lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
    “Një për ju dhe një për fitoren e 11     Majit”, u shpreh Berisha, duke ndezur një tjetër qiri me shpresën për një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare.
    Në fjalën e mbajtur para besimtarëve dhe përfaqësuesve të kishës, Berisha premtoi rritje të mbështetjes për komunitetet fetare në rast se PD vjen në pushtet. Ai tha se do të dyfishojë fondin buxhetor për komunitetet fetare dhe se do të angazhohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, duke i dhënë prioritet institucioneve fetare dhe ish-të përndjekurve politikë.
    “Unë e kam deklaruar edhe më përpara, ajo që ne do bëjmë, dy gjëra, do përpiqemi dhe do i bëjmë.Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre.
    Por ky fond ka mbetur aty ku ishte dhe ne do e dyfishojmë atë, se është e domosdoshme të dyfishohet.
    Së dyti, brenda këtij mandati që vjen në rast se qytetarët shqiptarë votojnë, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e pronave me përparësi absolute për institucionet fetare, por edhe për të gjithë shqiptarët.
    Ne kemi marrë angazhim që në 4 vitet që vijnë, çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar kështu të gjithë potencialin që ka qeveria në të gjitha aspektet financiare, rikthime fizike, kompensime fizike, por shoqëria duhet të ndahet nga ato padrejtësi të krijuara, shumë të mëdha.
    Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe. Ne e kemi çështjen e zgjidhjes së pronave dhe të të përndjekurve politikë, duhet me çdo kusht që shoqëria të ndahet nga ato padrejtësi që janë bërë në të shkuarën.”