Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9.
Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.
Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.
“Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.
Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.
Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit.
Tag: komunitare
-

Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare
-

Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9.
Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.
Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.“Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.
Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.
Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit. -

Rama: Rikualifikimi i pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, do ndërthuret jeta sportive me atë komunitare
Pallati i sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit, do të transformohet në një godinë spektakolare që do të ndërthurë sportin, jetën komunitare dhe jetën urbane.
Kështu u shpreh sot gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, i cili solli në vëmendje zhvillimin e konkursit ndërkombëtar për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi” ku u shpall fituese kompania “MVRDV”.Rama tha se ky është një tjetër konkurs ndërkombëtar ku 6 finalistë emra të mirënjohur të arkitekturës ndërkombëtare janë përballur me projektet e tyre tejet mbresëlënëse.
“Në fund fare juria ndërkombëtare ja ka besuar rilindjen e pallatit të sportit studios prestigjioze ‘MVRDV’, e cila është e njohur për publikun shqiptar. Kjo studio ka lënë tanimë disa gjurmë në Shqipëri dhe ka propozuar një godinë spektakolare, faktikisht një top brenda të cilit zhvillohet jeta sportive dhe jeta komunitare e pallatit të rilindur ‘Asllan Rusi’”, tha Rama.
Projekti fitues u shpall nga një juri ndërkombëtare ndërsa sjell një vizion bashkëkohor, ku ndërthuren sporti, komuniteti dhe jeta urbane.
Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.
Projekti përfshin edhe ndërtimin e tri godinave për strehim dhe një hoteli sportiv si dhe ka hapësira të shumta për këmbësorët dhe një ndërthurje të harmonizuar me ambientin përreth.
Projekti fitues u vlerësua për qasjen inovative arkitekturore dhe integrimin e hapësirave të gjelbra dhe komunitare në zemër të Tiranës. -

Si do ta ndryshojë Tiranën? Florjan Binaj: Do të rikthej referendumet komunitare
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, kandidati jopolitik i opozitës, Florjan Binaj foli për vizionin dhe planin e tij nëse fiton bashkinë e Tiranës.
Ai tha se do bëjë një studim për të parë se çfarë vërtetë i duhet qytetit, teksa shtoi se do të kërkojë të kthej referendumet e vogla komunitare.
“Do bëhet një studim për të parë se çfarë ka nevojë ky qytet. Do kthej referendumet e vogla komunitare, do ishte shumë mirë”, tha ai. -

Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas
Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.
Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.
“Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi./atsh/KultPlus.com
-

“3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën komunitare”, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zaptimit të hapësirave komunitare, duke publikuar një video në Facebook ku denoncon veprimin e disa subjekteve që, sipas tij, kanë marrë peng këto hapësira të rëndësishme për jetën e përditshme të banorëve.
Rama thekson nevojën për rivendosjen e kufirit mes të drejtës dhe të paligjshmes në hapësirat publike, duke siguruar se këto zona do t’i kthehen komunitetit, me qëllim mbrojtjen e interesave të familjeve, të moshuarve dhe fëmijëve që jetojnë në zonat përreth.
“3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë:
Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!
Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar, por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”, ka shkruar kryeministri Rama. -

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare për sport dhe aktivitet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po shërbejnë si hapësira komunitare për fëmijët dhe të rinjtë gjatë pasditeve të verës.
Ai thekson se këto ambiente janë tashmë vendi më i mirë për fëmijët që duan të merren me sport dhe të shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë të shëndetshme, veçanërisht gjatë stinës së verës.
“Kam folur pa kursim për shkollat e reja që kemi ndërtuar në Tiranë, por përveçse mjedise me kushte moderne ku fëmijët marrin dije, ato shërbejnë edhe si qendra komunitare gjatë orëve të pasdites.
Ato janë padyshim hapësirat më të mira për fëmijët dhe të rinjtë që duan të aktivizohen në sporte të ndryshme, duke e shfrytëzuar kohën e lirë në verë në mënyrën më të shëndetshme.
Ja një foto album me disa nga palestrat më të mira, ku fëmijët stërviten pasditeve. Sepse kush edukohet me sport është vetëm një hap larg nga të qenit KAMPION!”,shkruan Veliaj. -

Ministri Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë: Kurban Bajrami, moment solidariteti
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte sot në Qendrën Komunitare në Shkozë ku shpërndau dhurata për fëmijët e kësaj qendre.
I shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekracionit (APR), Hoxha vizitoi këtë qendër komunitare siç u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale, “për të sjellë më shumë gëzim dhe buzëqeshje në këtë ditë të shenjtë”.Sipas ministrit Hoxha, “Kurban Bajrami është një moment solidariteti, afërsie dhe kujdesi për njëri-tjetrin, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë tonë”.
-

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Të mitur që kërkojnë lëmoshe, që lajnë xhamat e makinave, e të tjerë që mbahen në krah nga nënat teksa kërkojnë lëmoshë. Këtë pamje e shohim çdo ditë nëpër kryqëzimet kryesore të rrugëve të Tiranës.
Këta fëmijë shfrytëzohen nga të rriturit, në pjesën më të madhe të rasteve, nga prindërit apo familjarët e tyre.Shfrytëzimi i fëmijëve për punë vijon të mbetet një fenomen shqetësues.
Në vitin 2024 sipas Qendrës Komunitare të Terrenit në Bashkinë e Tiranës janë identifikuar 240 raste, ndërsa 102 raste janë konstatuar vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.
“Rreth 120 raste prej tyre janë parandaluar, të cilët aksesojnë aktualisht shërbimet komunitare”, tha Aida Pambuku, drejtore e Qendrës Komunitare të Terrenit, Bashkia Tiranë.
Sfidë është rikthimi i tyre sërish në rrugë edhe pasi marrin shërbimet e nevojshme, pasi të ardhurat që fitojnë nga lëmosha, i konsiderojnë më të larta.
“Shkojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë Lekë për fëmijë në ditë, kjo është një shumë e konsiderueshme dhe kjo është sfida më e madhe. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga qytetet e tjera, kjo e bën të vështirë procesin e menaxhimit”, tha Pambuku.
Për familjet që vazhdojnë dhe i shfrytëzojnë të miturit duke i rrezikuar sigurinë fizike dhe shëndetin janë bërë edhe kallëzime.
“Deri më tani janë 42 raste për të cilët janë kryer edhe kallëzimet penale, raste që nuk bashkëpunojnë më strukturat, sepse e shohin shfrytëzimin e fëmijëve, të miturve si një burim të ardhurash”, tha Pambuku.
Por a i ndihmojmë ne kur u japim lëmoshë këtyre fëmijëve?
Qendra Komunitare e Terrenit thotë se jo, sepse kjo mënyrë e nxit shfrytëzimin e fëmijëve.
Tv Klan