SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.
Tag: komunikuar
-

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
-

SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi. -

Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti
Ndërsa këtë të hënë prokurorët e SPAK e prisnin në Tiranë për t’i komunikuar akuzat që lidhen me hetimin e nisur pas zbulimeve në celularin e ish-vartësit të saj, Ervis Berberi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të jetë larg zyrave të drejtësisë shqiptare.
Nga Bukureshti, ku ndodhet për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Evropian, Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një reel ku flet për bashkëpunimin energjetik me Rumaninë.
Ajo thekson se e ka informuar ministrin rumun të energjisë për situatën në Shqipëri, duke përmendur se 10% e prodhimit vjen nga fotovoltaikët dhe 90% nga hidrocentralet.
Por ndërsa në rrjete sociale “Bela” tregon punën dhe angazhimin e saj ndërkombëtar, në Tiranë pyetjet për të shtohen: A do të paraqitet në SPAK? A do të përballet me akuzat që pritet t’i komunikohen? Apo zëvendëskryeministrja po zgjedh ta sfidojë drejtësinë duke mos dhënë asnjë shpjegim për mungesën?
Burime nga hetimi nuk e kanë konfirmuar ende nëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër për t’u paraqitur në SPAK, apo nëse prokurori i çështjes, Dritan Prençi, do ta thërrasë sërish në ditët në vijim. -

Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi n në SPAK
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.
Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit.Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.
Kontrata u lidh në 6 dhjetor të atij viti, ku parashikohej se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj. Tre javë pas lidhjes së kontratës, bashkia kreu pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.
Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.
Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë. Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes në Kolonjë.
Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki.
Erjon Isai ai ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH..
Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizues për shtetin. -

Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain
Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.
Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit.
Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç rezulton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, që kishte rolin e subjektit mbikëqyrës.
Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizuese për shtetin.
SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit që thotë se i ka lënë kohë kryebashkiakut të kryejë prapësimet me shkrim përpara se ta çojë dosjen tek gjyqtari paraprak. Karta e prokurorisë është këqyrja e telefonit të Canos tek e cila janë konstatuar komunikime në aplikacionin WhatsApp që sipas avokatëve provojnë njohjen mes zyrtarëve të bashkisë dhe mbikëqyrëses.Top Channel
-

Akuzat për tenderin 3 milionë lekë/ SPAK merr të pandehur Erion Isai dhe 6 zyrtarë të Bashkisë
Në prag të parashkrimit të hetimit të nisur në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën për dyshime për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.
Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta akuzë edhe 6 punonjësve të prokurimeve në këtë bashki, ndërsa hetimet lidhen me një tender me vlerë 3 milionë lekë, bërë për ujësjellësin e Kozelit.
Akuza i është komunikuar ditën e djeshme kreu të bashkisë nga një hetues i BKH. Hetimet janë iniciuar pas denoncimit të bërë në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, si subjekt mbikëqyrës.
SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit. -

Akuzohet për vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Beqaj: Nuk më është komunikuar akuza
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, ku para togave të zeza ka dalë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Kjo është seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje ku ish-ministri Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Beqaj gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.
Gjatë fjalës së tij, Beqaj deklaroi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar asnjëherë.
“Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Kjo është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre”, tha ai. -

Ilir Beqaj nuk pranon akuzën për vjedhje: Prokuroria nuk ma ka komunikuar, seanca e paligjshme, s’e kam personale…
ilir beqaj
TIRANË- Është mbajtur në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca e parë në themel në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili është marrë i pandehur për dosjen e sterilizimit. Beqaj është shprehur se çdo trupë gjykuese është e paligjshme, sa kohë që ka pranuar dosjen e prokurorisë për një akuzë, e cila atij nuk i është komunikuar kurrë. Në seancën e sotme, Beqaj është shprehur se Prokuroria e ka njoftuar vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe jo atë të vjedhjes.
“Çdo lloj trupe gjyqësore është e paligjshme, s’e kam personale. Nga prokuroria jam njoftuar vetëm për akuzën ‘Shpërdorim detyre’, akuza e re e vjedhjes nuk më është komunikuar kurrë”, është shprehur Beqaj në nisje të seancës.
Beqaj do të gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Seanca e radhës do të mbahet në datën 2 Tetor.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI -

Goditja për Metën/ Të hënën SPAK i zbardh zyrtarisht akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë
Ilir Meta do të njihet me akuzat dhe me mbylljen e hetimeve ndaj tij të hënën, në orën 11:00. Pasi të mërkurën nuk ishte e mundur për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, SPAK ka lajmëruar Presidentin e Partisë së Lirisë që të paraqitet pranë organit të akuzës, së bashku me avokatin e tij, të hënën, më 4 gusht. Më herët, SPAK i ka komunikuar akuzat ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, dhe ish-kreut të AKEP-it, Pirro Xhixho. Ndërkohë, vetë Meta, në një reagim në Facebook disa ditë më parë, është shprehur se ndaj tij ka zero prova dhe fakte.
Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur të hënën, në orën 11:00, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Meta, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej 21 tetorit 2024, do të shoqërohet në ambientet e SPAK-ut, ku së bashku me avokatin e tij do të firmosë mbylljen e hetimeve.
Komunikimi i akuzave për Ilir Metën ishte parashikuar të bëhej të mërkurën, por sipas ish-presidentit, lajmërimi i tij u bë në minutat e fundit. Në një status në Facebook, Meta sqaroi se ishte lajmëruar nga gardianët e burgut se duhej të paraqitej në SPAK për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, por për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej jashtë vendit, seanca u shty dhe u caktua për të hënën.Në reagimin e tij në Facebook, Ilir Meta shprehej se i gjithë procesi ndaj tij është i montuar dhe se ndaj tij ka zero fakte dhe zero prova.
Ndërkohë, tashmë SPAK i ka komunikuar akuzat ish-bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhi, e cila akuzohet për: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim”, dhe “Refuzimi për deklarim nga persona të zgjedhur dhe nëpunës publikë”. Për ish-kreun e AKEP-it, Pirro Xhixho, akuza e ngritur nga SPAK është ajo e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
-

“Nuk kam patur ftesë”/ SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, reagon Meta: Do të paraqitem sapo të…
Meta pretendon se ai është njoftuar mëngjesin e sotëm nga gardiani i burgut, teksa thekson se avokati i tij nuk ndodhej në Shqipëri. Ditën e sotme SPAK thirri ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij.
Avokati i tij Kujtim Cakrani kërkoi disa ditë kohë, me argumentin se është me pushime, ndërkohë kreu i PL- përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga SPAK.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.
U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.
Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.
Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:
ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme!