Tag: komunikohen

  • Ilir Metës i komunikohen akuzat, ish-presidenti njihet zyrtarisht me pretendimet e SPAK

    Ilir Metës i komunikohen akuzat, ish-presidenti njihet zyrtarisht me pretendimet e SPAK

    Ish-presidentit Ilir Meta do t’i komunikohen këtë të hënë zyrtarisht akuzat e ngritura nga SPAK, pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

    Në orën 11:00, avokati i Metës u paraqit në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.
    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

    Pak ditë më parë, e njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, si dhe për dy të akuzuarit e tjerë, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.
    /vizionplus.tv

  • SPAK mbyll hetimet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

    SPAK mbyll hetimet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

    SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur.
    SPAK do t’u komunikojë sot Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zyrtarisht 3 akuzat, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

    Ndërkohë Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Ilir Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.
    Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.
    Monika Kryemadhit do t’i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00. Akuzat do t’u komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.
    Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim, apo do të pushohet.

  • SPAK përfundon hetimet për çiftin Meta-Kryemadhi, ja kur u komunikohen akuzat

    SPAK përfundon hetimet për çiftin Meta-Kryemadhi, ja kur u komunikohen akuzat

    SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.
    Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.
    Monika Kryemadhit do t’i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00. Akuzat do t’u komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.
    Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim, apo do të pushohet.

  • Dosja CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK mbyll hetimet dhe u komunikon akuzat Metës e Kryemadhit

    Dosja CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK mbyll hetimet dhe u komunikon akuzat Metës e Kryemadhit

    SPAK përfundon hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

    Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie.

    Kryemadhit i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00, raporton gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj.

    Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

    Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.