Tag: komunikimi

  • Protestë para kryeministrisë, Boçi: Opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit

    Protestë para kryeministrisë, Boçi: Opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit

    Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se protesta e opozitës që do të mbahet me datë 17 nëntor para Kryeministrisë është një formë komunikimi politik e domosdoshme në kushtet kur opozitës i janë ndërprerë rrugët e komunikimit.
    ”Tani ky element nuk më duket shumë i rëndësishëm sepse është një fakt i cili është provuar edhe më parë. Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Jam shprehur duke u nisur edhe nga realiteti, ku fuzion ka arritur deri në atë pikë sa sot drejtues të policisë edhe të themi të nivelit të dytë siç ishte rasti i agjentit nuk janë njerëz thjesht që paguhen nga bandat e krimit të organizuar dhe vijojnë punën e tyre në institucion.

    Është një formë komunikimi politik unë mendoj e domosdoshme në kushtet kur opozitës i janë prerë rrugët e komunikimit që është komunikimi parlamentar deri diku mediatik jo se nuk është e pranishme. Mënyra se si e devijojnë debatin në studio të caktuara dhe si përqindja më e madhe e mediave godet vazhdimisht opozitën.

    Pra në kushtet kur ti nuk ke këtë komunikim që është komunikim politik që arrin edhe me fushatat zgjedhore, edhe me protestat të formave të tilla. Por arrin edhe me këtë komunikim që ty ta pengojnë dhe të munguar. Por pse është i domosdoshëm? Ajo që shihet si shqetësim sot është krijimi i distancës me qytetarin sepse kjo distancë përcakton edhe besimin e një force politike ndaj qytetarit dhe anasjelltas. Dhe kjo duhet shkurtuar edhe brenda vetë forcës por njëkohësisht edhe me qytetarin duke dërguar mesazhe tek ai”.

  • “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    I dashur Charles:Mora dje çeqet e tuNuk kërkoj gjykimin tënd për hebrenjtë apo Jetët e pandershmeDo ta vlerësoja nëse do t’i mbaje për vete mendimet e tua të fortaama duke të njohur ty, është e pamundur.Dua që ta dish se unë jam njeriu i vetvetespavarësisht se çfarë mendonmund të përpiqesh të më blesh, ama ti nuk mund të jesh unë.Nuk jemi aq të fortë dhe të shkëlqyer sa mund të jesh tiDobësia, turpi, dyshimet, kundërshtitë e mia janëndryshime të shpejtamjedisore, unë jam luftëtar jo bythëlëpirës.Shenjtor dhe Mëkatar, të gjitha në një.Këto janë kohë të vështira tashNuk jam më djalë i ri dhe nuk mund të jetoj një jetë emocionuesenjashtu siç jam mësuar,Ajo që admiroj tek njeriu është fisnikëria e tij, krenaria e tij. Më mungoninteligjenca bazëJam kokëfortë, mizor sall me veten time,Kështu që të kërkoj të jesh i duruar,Gjithmonë kam qenë i ndarë midis dashurisë dhe urrejtjes,Gëzimit dhe trishtimit.Jeta dhe Vdekja, jeta nuk është lojë.Me ose pa ty unë do të mbijetoj

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH KOCH: NJË RECENSION

  • E ardhmja e prezantimeve do të sjellë më pak faqe, por më shumë kuptim

    E ardhmja e prezantimeve do të sjellë më pak faqe, por më shumë kuptim

    PowerPoint nuk është thjesht një mjet prezantimi; është një mjet komunikimi. Qëllimi nuk është të mbushim slide-t, por të përqendrohemi në mesazhin kryesor.Në shumë organizata, prezantimet janë kthyer në rituale të pafund me dhjetëra slide plot me numra, por me pak kuptim. Njerëzit flasin për “të dhëna të shumta dhe njohuri të pakta”, dhe mënyra si komunikohen idetë përmes PowerPoint-it është një nga arsyet kryesore.Shumë drejtues e barazojnë sasinë e faqeve me seriozitetin e përgatitjes, ndërsa prezantimet e tejzgjatura dhe të mbushura me tekst krijojnë lodhje dhe vështirësojnë kuptimin e mesazhit.Studimet e psikologut amerikan Richard Mayer tregojnë se përsëritja e fjalëve të folura si tekst në ekran nuk ndihmon publikun, përkundrazi e ngarkon mendërisht dhe e bën më të vështirë përthithjen e informacionit.Ndërkohë, një anketë me mbi 1,000 punonjës në Gjermani tregoi se ata shpenzojnë rreth 20 orë në muaj për prezantime, nga të cilat tetë orë vetëm për formatimin, kohë që rrallë kthehet në vlerë reale për organizatën.Problemi nuk është mjeti në vetvete, por mënyra si përdoret.PowerPoint mund të jetë një mjet i fuqishëm komunikimi nëse fokusohet tek ideja kryesore dhe mesazhi që duhet të mbërrijë te audienca.Një prezantim i mirë nuk është çështje dizajni apo efektesh vizuale, por qartësie, empatie dhe pranie.Siç vëren ekspertja e komunikimit Nancy Duarte, shumica e drejtuesve nuk kanë mungesë teknikash, por mungesë lidhjeje të sinqertë me atë që duan të përcjellin.Prezenca është ajo që e kthen një fjalim të zakonshëm në komunikim të vërtetë dhe që ndihmon në ndërtimin e besimit dhe ndikimit.Në vend që të mbushin faqe me grafikë e tabela, drejtuesit duhet të sjellin përvojat e njerëzve të vërtetë, të punonjësve, klientëve apo partnerëve, sepse pas çdo statistike fshihet një histori.Të dhënat tregojnë çfarë po ndodh, por tregimet shpjegojnë pse.Amazon, për shembull, e ka zëvendësuar formatin tradicional të slide-ve me memorandume narrative, të cilat lexohen përpara diskutimeve për të nxitur reflektim dhe koherencë.Kjo qasje nxit mendimin e thelluar dhe shndërron prezantimin në një proces kuptimi, jo thjesht në një raportim.E ardhmja e prezantimeve po lëviz drejt formateve më bashkëpunuese dhe interaktive.Në vend të monologëve të njëanshëm, do të mbizotërojnë bisedat që ndërtojnë mirëkuptim, me më shumë përfshirje të audiencës, pyetje në kohë reale dhe përdorim të mjeteve dixhitale për mendim të përbashkët.Prezantimet do të bëhen më të personalizuara, me përmbajtje që përshtatet sipas interesit të dëgjuesve, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të thjeshtuar anën teknike dhe për të lënë njerëzit të fokusohen te përmbajtja dhe ndjenja.Në vend të slide-ve të mbushura me informacion, dizajni minimalist do të ndihmojë çdo faqe të përcjellë një ide të vetme, të qartë dhe të kuptueshme.Prezantimet nuk do të përfundojnë më me mbylljen e takimit, por do të shndërrohen në dokumente të gjalla që ushqejnë dialogun e mëtejshëm dhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve.Në thelb, prezantimet e së ardhmes nuk do të matin suksesin me numrin e slide-ve apo me efektet grafike, por me aftësinë për të nxitur mendim, bashkëpunim dhe veprim.Kur të dhënat bashkohen me historinë, kur drejtuesit flasin me qartësi dhe prani, atëherë informacioni merr kuptim, edhe komunikimi bëhet mjet i vërtetë udhëheqjeje. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çfarë ndodhi mes Armando Brojës dhe intervistueses? Komunikimi i sikletshëm që zgjoi vëmendjen e komentuesve

    Çfarë ndodhi mes Armando Brojës dhe intervistueses? Komunikimi i sikletshëm që zgjoi vëmendjen e komentuesve

    Së fundmi mund të keni hasur një video ku Françeska Rustemi, ish-Miss Universe Shqipëria, dhe Armando Broja, lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, përpiqen të sajojnë një intervistë që rezultoi në shkëmbimin më të sikletshëm ndonjëherë.
    Françeska, e cila përpiqet të nisë pyetjet me ndonjë batutë, u përball me Brojën që iu deshën ca sekonda të mira të kthente përgjigje pas çdo pyetjeje, gjithmonë pa e parë në sy.
    Françeska vazhdon ndjek planin e saj dhe e pyet nëse futbollisti ka ndonjë supersticion që e ndjek para ndeshjeve, nëse ka parë ëndrra sikur do të fitonte, e të tjerë, e të tjerë, por mori ca përgjigje të thata dhe kurrë një kontakt me sy.
    Kjo ka bërë që në rrjet të shpërthejnë komentet.
    Njerëzit që e ndjenë ngërçin e këtij komunikimi përtej telefonit, nuk kursyen as Françeskën për pyetjet “e pavenda” dhe as Armando Brojën për mungesën e gatishmërisë për të kthyer një përgjigje të plotë.

  • Nëse doni marrëdhëniet tuaja të funksionojnë, DUHET të komunikoni e jo të ikni…

    Nëse doni marrëdhëniet tuaja të funksionojnë, DUHET të komunikoni e jo të ikni…

    Foto ilustrim

    Komunikimi është zgjedhja e të qenit i pranishëm, jo mungesa

    Nga Mark SmithNëse doni që një marrëdhënie cilado qoftë; familjare, shoqërore etj. të funksionojë siç duhet, DUHET të komunikoni!Kjo do të thotë bashkëbisedim i pjekur emocionalisht me respekt, ndershmëri, mirësi dhe ndjeshmëri.Sepse komunikimi është edhe zgjedhja e të qenit i pranishëm dhe jo mungesa…Sepse nuk mund të krijosh besim me dikë që thjesht nuk është prezent dhe pa besim nuk mund të ndihesh i sigurt për të thënë hapur atë që ndihesh.Ka të bëjë me pranimin dhe respektimin e ndjenjave të personit tjetër po aq sa shprehni se si ndiheni.Ka të bëjë me themelin e asaj që duhet punuar së bashku, për t’u rritur së bashku!Komunikimi nuk ka të bëjë me konfrontimin, por me mënyrën se si punohet me respekt së bashku si ekip, si mbrohet shpina e njëri-tjetrit.Ka të bëjë me ndershmërinë, integritetin dhe respektin përmes besimit që ndërtohet nëpërmjet komunikimit mes nesh’!Sepse pa komunikim nuk ka besim, dhe pa besim nuk ka hapësirë ​​për një rrugëtim të gjatë së bashku…Në shqip: Leonora Buçinca

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GËZIM TUSHI: INTERNETI, KOMUNIKIMI DHE “PUBLIKU EGALITAR”

  • Vizita në Angli dhe kapelja e Melanisë. Cila është simbolika e saj?!

    Vizita në Angli dhe kapelja e Melanisë. Cila është simbolika e saj?!

    Melania Trump përdor kapelat e saj si një mjet komunikimi stilistik. Në Londër, ku shoqëron bashkëshortin e saj në udhëtimin e tij zyrtar, kapela e saj mbresëlënëse ngjyrë vjollcë është tashmë objekt analize nga ekspertët e diplomacisë së stilit. E njëjta gjë ndodhi edhe disa muaj më parë me kapelën e zezë strikte që mbajti në inaugurimin e Presidentit Amerikan.
    Siç thuhet, Melania Trump përdor kapelat e saj si mjete të fuqishme komunikimi stilistik, duke kombinuar elegancën me një “deklaratë politike”, por edhe duke vënë vulën e personalitetit të saj. Prandaj, ato janë gjithçka tjetër përveç zgjedhjeve të rastësishme.

    Gjatë vizitës së saj zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Melania zgjodhi një kostum gri “Dior Haute Couture” me jakë dhe rrip, të kombinuar me një kapelë leshi ngjyrë vjollcë. Zgjedhja e kapelës, e cila ofronte një kontrast të fortë me ansamblin monokrom, ishte një pikë referimi për pamjen e saj mbresëlënëse.

    Dhe ashtu ndodhi. Përdorimi i markave britanike dhe evropiane, si Burberry dhe Dior tregon respekt për modën vendase dhe rrit imazhin e saj diplomatik.
     

    Siç shkruan “Vogue”, pamja e Melanias përputhej me atë të Kate Middleton, e cila i qëndroi besnike pamjes së saj të preferuar mbretërore me një fustan të kuq nga “Emilia Wickstead”, një kapelë të njëjtë nga marka britanike “Jane Taylor” dhe një çantë dore “Chanel” me dorezë. Kapelja e Melanias përputhej gjithashtu me nuancën e kravatës së burrit të saj.
    Inaugurimi i vitit 2025: Mister dhe Pushtet
    Në inaugurimin e Donald Trump në janar 2025, Melania zgjodhi një kapelë blu marine me strehë të gjerë, të dizajnuar nga Eric Javits.
    Kapela, e cila i hijëzonte fytyrën, i jepte asaj një ndjesi shkëputjeje dhe ashpërsie, shkroi “The Guardian” në atë kohë, duke e distancuar atë nga imazhi tradicional i Zonjës së Parë si një figurë mikpritëse dhe e afrueshme. Zgjedhja u interpretua si një deklaratë pushteti dhe kontrolli, duke përforcuar imazhin e burrit të saj si një udhëheqës i fortë.

    Kapelat e Melania Trump shërbejnë si simbole që përmirësojnë imazhin e saj politik dhe personal. Qoftë distancimi në inaugurim apo mirësjellja diplomatike në Londër, zgjedhjet e saj nxjerrin në pah aftësinë e saj për të përdorur modën si mjet komunikimi dhe strategjie.

  • Ta bëjmë si Charlie Kirk që u vra në SHBA/ Alizoti ka një plan se si rrëzohet Edi Rama

    Ta bëjmë si Charlie Kirk që u vra në SHBA/ Alizoti ka një plan se si rrëzohet Edi Rama

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka folur për seancën e sotme parlamentare, ku mazhoranca qeverisëse, pasi i hoqi fjalën opozitës, votoi qeverinë dhe programin e Ramës.
    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Alizoi u shpreh se, Partia Demokratike duhet të organizojë takime diskutimi siç bënte konservatori Charlie Kirk në SHBA, para se të vritej.
    ‘Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani mërzitet BE-ja, apo jo. Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD.
    Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë, do të thotë se ne nuk jemi më të zgjuar se ai.
    Politikën nuk e shpikim dot nga fillimi, duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi me njerëzit.
    Një nga sociologët më të madhej të botës thotë; ky qëndron fuqia e një grupi? Komunikimi.
    Rama sot komunikon non stop nëpërmjet medieve të veta, ndërmjet qindra portaleve, komunikon nëpërmjet medieve.
    Ne nuk e kemi këtë mundësi, ama ne duhet të komunikojmë bio me njerëzit, sepse komunikimi është forca finale.
    Pa u bë këto etapa politike, racionale dhe me njerëz të zgjuar, grisjet e fletëve në parlament nuk asnjë lloj peshe.
    Është Tirana kryeqytet për në BE. Po e them unë jo, për një arsye, se është i vetmi kryeqytet që kërkon të hyjë në Europë që nuk ka ujë.
    Nëse nuk ke ujë në një kryeqytet, nuk ke asgjë. Uji është baza’, – tha Tomorr Alizoti
     

  • Ku “çalon gomari” i opozitës shqiptare?

    Ku “çalon gomari” i opozitës shqiptare?

    Tomorr Alizoti, deputet opozitar, ka tentuar të vërë gishtin në plagën e partisë së tij, një ditë pasi jeta parlamentare shënoi një precedent: votim qeverie pa asnjë debat. Kjo pasi mazhoranca vendosi, me forcën e kartonëve, që ta veprojë në këtë mënyrë pas trazimit të seancës prej nervozitetit opozitar prej ministres virtuale Diella.
    E tashmë që perceptimi negativ për paaftësi komunikimi po bie mbi opozitën, Alizoti thotë se pikërisht aty duhet të kërkuar zgjidhja, por jo vetëm.
    “Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani, mërzitet BE-ja apo jo.  Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD.
    Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë, do të thotë se ne nuk jemi më të zgjuar se ai.
     Politikën nuk e shpikim dot nga fillimi, duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi me njerëzit. Një nga sociologët më të madhej të botës thotë; ky qëndron fuqia e një grupi? Komunikimi.
    Ne duhet të komunikojmë bio me njerëzit, sepse komunikimi është forca finale. Pa u bë këto etapa politike, racionale dhe me njerëz të zgjuar, grisjet e fletëve në parlament nuk asnjë lloj peshe”, argmentoi ai. /tesheshi.com/

  • VIDEO/ ‘Ta bëjmë si Charlie Kirk në SHBA’, Alizoti: Ja si rrëzohet Edi Rama

    VIDEO/ ‘Ta bëjmë si Charlie Kirk në SHBA’, Alizoti: Ja si rrëzohet Edi Rama

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për seancën e sotme parlamentare, ku mazhoranca qeverisëse, pasi i hoqi fjalën opozitës, votoi qeverinë dhe programin e Ramës.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Alizoi u shpreh se, Partia Demokratike duhet të organizojë takime diskutimi siç bënte konservatori Charlie Kirk në SHBA, para se të vritej.

    ‘Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani mërzitet BE-ja, apo jo.

    Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD.

    Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë, do të thotë se ne nuk jemi më të zgjuar se ai.

    Politikën nuk e shpikim dot nga fillimi, duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi me njerëzit.

    Një nga sociologët më të madhej të botës thotë; ky qëndron fuqia e një grupi? Komunikimi.

    Rama sot komunikon non stop nëpërmjet medieve të veta, ndërmjet qindra portaleve, komunikon nëpërmjet medieve.

    Ne nuk e kemi këtë mundësi, ama ne duhet të komunikojmë bio me njerëzit, sepse komunikimi është forca finale.

    Pa u bë këto etapa politike, racionale dhe me njerëz të zgjuar, grisjet e fletëve në parlament nuk asnjë lloj peshe.

    Është Tirana kryeqytet për në BE. Po e them unë jo, për një arsye, se është i vetmi kryeqytet që kërkon të hyjë në Europë që nuk ka ujë.

    Nëse nuk ke ujë në një kryeqytet, nuk ke asgjë. Uji është baza’, – tha Tomorr Alizoti në SYRI TV.

  • “Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua më…

    “Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua më…

    Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike.
    “Le nam me këto syze kalamajsh”, i ka komentuar dikush kreut të qeverisë.
    ”Po ça të bëjëm tani, këto që na u gjendën miku im, po të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezia më pëlqen shumë’’, – ia ktheu Rama.