Tag: kompletuar

  • “Ky lloj starti i kompletuar i Mbappe është lajm i madh për Real Madridin”

    “Ky lloj starti i kompletuar i Mbappe është lajm i madh për Real Madridin”

    17 Shtator 2025

    8:54

    Alfred Lleshi

    Pedja Mijatović u shpreh i impresionuar nga paraqitjet e Kylian Mbappe: “Këtë sezon e shoh ndryshe, më të lumtur dhe më të qetë. Që në fillim ka luajtur mirë dhe ka shënuar gola, do ta kalojë shifrën e sezonit të kaluar. Është vendimtar, i shpejtë, golashënues, dëshiron të marrë pjesë në aksione dhe të japë asiste. E shoh shumë të kompletuar, ky është një lajm i madh për Real Madridin”.
    Mijatović vlerësoi edhe talentin e ri Franco Mastantuono (18 vjeç): “Në këtë moshë kaq të re ka shumë personalitet, aspak frikë. Nuk e tremb ‘Bernabéu’, ka mentalitetin tipik argjentinas të mos e njohë frikën. Nuk ka pasur fat përpara portës deri tani, por posedon potencial të jashtëzakonshëm. Ka shumë të ardhme përpara”.
    Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e besimit që Xabi Alonso po iu jep lojtarëve të rinj: “Të gjithë lojtarët e rinj e shohin trajnerin e tyre, që nuk e ka problem t’i aktivizojë. Duhet rrezikuar, shoh që Xabi Alonso e bën duke i hedhur në fushë. Ata e dinë që me këtë trajner do të kenë shumë mundësi për t’u afirmuar”.

  • Vora- Tirana në Laç, impianti super i kompletuar…

    Vora- Tirana në Laç, impianti super i kompletuar…

    Prej disa ditësh stadiumi “Laçi” është shndërruar në kantier pune. Bashkia Kurbin si pronare e impiantit sportiv në bashkëpunim me klubin ‘Laçi’ kanë ndërhyrë në gjithë struktuart e stadiumit duke e kthyer si gjithnjë në model për t’u ndjekur (video).

    Përtej fushes model, janë meremetuar dhe lyer mjediset e jashtme dhe të brendshme, stolat i janë nënshtruar një terapie përmirësimi, vënë dorë në ndriçimin e plotë e mbi të gjitha është bërë nga e para pjesa metalike që ndan tifozeritë me një gardh gjigand.

    Marrëdhëdhënja institucionale:

    FSHF, sektori i licensimit ka inspektuar ditë më parë dhe lënë detyra të cilat sipas kurbinasëve janë plotësuar 100%. Me gjasë ekspertët përfaqësuas të palës organizatore të garave sportive (FSHF), kanë dhënë dakortësinë.

    Ndërkaq nesër zhvillohet ndeshja e javës së dytë (Kategori e Parë) Laçi- Kastrioti (16:00) ndërsa të dielën e dyta e Superiores; Vora- Tirana (17:00)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ardon Jashari firmos me AC Milan, një mesfushor i kompletuar për Alegrin

    Ardon Jashari firmos me AC Milan, një mesfushor i kompletuar për Alegrin

    Milani ka kompletuar një nga transferimet më të bujshme të verës, duke siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar Ardon Jashari nga Klubi Bryzh. Marrëveshja kap vlerën e 34 milionë eurove në kushte fikse, plus 3 milionë euro bonus.Jashari pritet të jetë një shtesë kyçe në mesfushën e udhëhequr nga trajneri Masimiliano Allegri. Mesfushori 181 cm i gjatë kombinon aftësitë e lojës ndërtuese dhe sulmuese, ka kontroll të shkëlqyer të topit dhe vizion gjatë lëvizjes përpara. Ai ka luajtur si në mesfushë me dy lojtarë ashtu edhe me tre, duke treguar fleksibilitet të lartë në pozicione. Njohja e tij për të mbështetur mbrojtësit qendrorë dhe pasimet e gjata e rendisin vazhdimisht ndër lojtarët më të mirë të ligës në këto metrika.Shtimi i Jasharit pas Samuele Riçit dhe Luka Modriçit forcon mesfushën e Milanit, duke shtuar mundësinë e rotacionit dhe thellësinë taktike. Ai mund të zëvendësojë edhe lojtarë të tjerë si Riçi dhe Modriç, ndërkohë që Allegri do të duhet të gjejë ekuilibrin e duhur midis sasisë dhe cilësisë në lojë.Ky transferim tregon ambicien e Milanit për të ndërtuar një mesfushë të fuqishme dhe të kompletuar, dhe Jashari pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Milani ka kompletuar një nga transferimet më të bujshme të verës, duke siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar Ardon Jashari nga Klubi Bryzh. Marrëveshja kap vlerën e 34 milionë eurove në kushte fikse, plus 3 milionë euro bonus.Jashari pritet të jetë një shtesë kyçe në mesfushën e udhëhequr nga trajneri Masimiliano Allegri. Mesfushori 181 cm i gjatë kombinon aftësitë e lojës ndërtuese dhe sulmuese, ka kontroll të shkëlqyer të topit dhe vizion gjatë lëvizjes përpara. Ai ka luajtur si në mesfushë me dy lojtarë ashtu edhe me tre, duke treguar fleksibilitet të lartë në pozicione. Njohja e tij për të mbështetur mbrojtësit qendrorë dhe pasimet e gjata e rendisin vazhdimisht ndër lojtarët më të mirë të ligës në këto metrika.Shtimi i Jasharit pas Samuele Riçit dhe Luka Modriçit forcon mesfushën e Milanit, duke shtuar mundësinë e rotacionit dhe thellësinë taktike. Ai mund të zëvendësojë edhe lojtarë të tjerë si Riçi dhe Modriç, ndërkohë që Allegri do të duhet të gjejë ekuilibrin e duhur midis sasisë dhe cilësisë në lojë.Ky transferim tregon ambicien e Milanit për të ndërtuar një mesfushë të fuqishme dhe të kompletuar, dhe Jashari pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri.

  • PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

    PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

    30 Korrik 2025

    20:44

    Telesport

    Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është i pakënaqur dhe po kërkon një përforcim të bujshëm.
    Zgjedhja e Luis Enrique është pikërish mesfushori i Barcelonës, Gavi, të cilin e sheh si një përforcim ideal përkrah emrave si Fabian Fuiz dhe dy portugezëve, Vitinha dhe Joao Neves.
    Lojtari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe largimi i tij duket disi i vështirë, por jo i pamundur. Arseja është e thjeshtë. Oferta e PSG-së për Barcelonën është plot 80 milionë euro, një shifër që mund të rregullonte disi problemet që kanë katalanasit në aspektin financiar. Po ashtu për lojtarin, PSG ka një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht si dhe një rol kyç, gjë që i mungon aktualisht te Barcelona.
    Pavarësisht se e vlerësojnë shumë Gavi-n, Barcelona e ka repartin e mesfushës shumë të mbipopulluar dhe ka një konkurrencë të fortë për spanjollin. Sezonin e kaluar, Gavi ka qenë një zgjedhje e dytë për Hansi Flick, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë sezon.