Tag: kompleksit

  • Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij.
    Apeli u përball me dy kërkesa të ndryshme nga dy prokurorët e të njëjtës çështjeje. Një nga prokurorët kërkoi dënim me 20 vite burg, me pretendimin se Bexhdili ishte i rastësishëm në ngjarje dhe jo pjesë e grupit kriminal që rrëmbeu e zhduku më pas Jan Prengën.

    Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin. Po ashtu, ai dyshohet se ka ndihmuar këta persona në zhdukjen e trupit dhe ka dijeni për të, dijeni që nuk e ka ndarë me hetuesit.
    Gjatë deklarimeve të tij një gjyq, Bexhdili ka pranuar se ju është bindur personave që mbërritën në garazhin e kompleksit, për të zhvendosur trupin, si edhe t’ju ketë vënë në dispozicion një kazmë dhe lopatë, për shkak se ata ishin të armatosur.

  • VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    Laert Kasaj

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e kompleksit “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.
    Sipas burimeve të JOQ Albania, Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji”. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.
    Burime të redaksisë bëjnë me dije se Kasaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte përfunduar dhe biznesmeni ishte në nevojë për ndihmë mjekësore.
    Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen qartë të shara dhe ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën e përgjakur me bluzën e tij.

    Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që denoncimi i mëparshëm i Kasajt ndaj shkeljeve urbane nga lokalet fqinje po shihet si motiv kryesor i sulmit fizik ndaj tij.
    Në një mesazh të ardhur në redaksinë e JOQ Albania thuhej:
    “Mbrëmë në orën 22:30 në darkë, brenda kompleksit Delijorgji kanë rrahur shumë keq dhe ndodhet akoma në spital pronarin e restorantit Tokyo, Laert Kasaj, pronarët e barit Stockholm-it me arsyen pse i ka denoncuar tek kryeministri për të hequr tendat e lokaleve. Ja ku e mori makina e policisë, e çoi në spital.”

  • ‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

    ‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

    Pamje nga Golemi

    GOLEM- Një banor i kompleksit të banimit “Erges”, përballë hotel “Eter” në zonën e Pishave të Buta në Golem, ka denoncuar në redaksinë e Lexo.al zaptimin e hapësirës publike nga një subjekt privat që ushtron aktivitet si bar-piceri në ambientet ngjitur me pallatin. Banori ngre shqetësimin se vendosja e lokalit në oborrin e kompleksit ka sjellë një sërë problemesh për jetesën e tij dhe të familjes. Ai thotë se aktiviteti është zhvilluar pa transparencë dhe pa marrë miratimin e banorëve.
    “Unë kam një banesë në katin e parë të njërit prej pallateve dhe shqetësimi im është se aty është një bar piceri që ka zaptuar një pjesë të oborrit të kompleksit. Mua më ka ardhur ngjitur me ballkonin.”
    Ai shton se për shkak të kësaj situate nuk mund të përdorë as ambientin e ballkonit, pasi klientët e lokalit krijojnë zhurmë dhe shqetësime të përditshme:
    “Nuk dal dot në ballkonin tim sepse aty janë lloj-lloj klientësh që hanë dhe pinë dhe na shqetësojnë. Plus muzika e lokalit është problem më vete.”
    Një tjetër shqetësim serioz që ai nënvizon është vendosja e disa bombulave të mëdha gazi në muret e pallatit, të cilat, sipas tij, përbëjnë rrezik real për jetën e banorëve:
    “Kanë vendosur disa bombula të mëdha gazi në faqet e murit të pallatit dhe ky është një problem shumë i madh, sepse kemi frikë se mos plasin. Ne nuk dimë si janë instaluar dhe kemi frikë nga ndonjë eksplozion.”
    Përveç rrezikut, ai thekson edhe dëmtimin e strukturës së kompleksit, që ka sjellë përmbytje në banesë gjatë shirave të dimrit:
    “Të zotët e lokalit kanë prishur dhe strukturën e ambientit. Në dimër, kur bien shirat, na mbushen shtëpitë me ujë. Jam detyruar të bëj një shpenzim shumë të madh për këtë gjë, por kjo nuk mund të vazhdojë më.”
    Sipas tij, këto ndërhyrje bëhen në dimër, kur shumica e banorëve nuk janë të pranishëm, ndërsa në verë, gjithçka gjendet e përfunduar:
    “Të gjitha këto punë bëhen në periudhën që është dimër dhe në kompleks nuk ka banorë. Kur vijmë në verë, i gjejmë të mbaruar.”
    Ai shprehet i zhgënjyer nga mungesa e reagimit të institucioneve vendore, si Komuna e Golemit dhe Bashkia e Kavajës, të cilave u është drejtuar me shkresa zyrtare, por nuk ka marrë përgjigje:
    “I jam drejtuar Komunës së Golemit disa herë dhe më thonë që ‘e dimë rastin dhe do të vijmë për ta zgjidhur’, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë interesim. I jam drejtuar edhe me shkresë zyrtare, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk dua të aludoj për ndonjë mirëkuptim të pronarës me persona të komunës, por kjo situatë është e papranueshme.”
    Edhe ndaj Bashkisë së Kavajës është bërë ankim zyrtar, por pa rezultat: I jam drejtuar me shkresë zyrtare Bashkisë së Kavajës, por as këta nuk më kthejnë përgjigje, edhe pse e kanë detyrim ligjor.
    Banorët e tjerë të pallatit, sipas denoncuesit, kanë shprehur të njëjtat shqetësime dhe kanë firmosur një ankesë të përbashkët, duke kërkuar prishjen e ndërtimit dhe kthimin e hapësirës publike në gjendjen e mëparshme. Lexo.al do të ndjekë nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme./Lexo.al

  • “Barrikada që duhen shkulur nga vetë ngulësit”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: E vështirë lëvizja për banorët e kompleksit në Tiranë

    “Barrikada që duhen shkulur nga vetë ngulësit”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: E vështirë lëvizja për banorët e kompleksit në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mesazhin e një “qytetarit digjital”, i cili i ka shprehur shqetësimet për zaptimin e hapësirave publike në kompleksin ku banon.
    Qytetari shkruan se te kompleksit ASL në Tiranë, në krah te spitalit të Neurokirurgjisë, për shkak të zaptimit të hapësirave nga bizneset është e vështirë lëvizja për banorët.
    Krahas një fotoje nga zona në fjalë, kryeministri shkruan se “barrikadat duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre”, ndërsa ka paralajmëruar sërish gjoba dhe ndjekje penale për këto që nuk merr masa.
    Postimi i kryeministrit Rama
    “Miredita kryeminister! Duka marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkegjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne edhe banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak te aktivitetit ne Tirane. pallatit Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
    Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!

  • Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit, kërkesa për rishikim të pamjeve filmike shkakton debat

    Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit, kërkesa për rishikim të pamjeve filmike shkakton debat

    Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan prengës, më 17 janar 2020, nga Kamza deri në kompleksin luksoz, në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Angli.
    Avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi që të shikohen pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit, që bënë edhe zbulimin e krimit, në sallën e gjyqit.
    “Kemi konstatuar një gabim të organit të procedurës në interpretimin e pamjeve filmike”, tha ai mes të tjerash në kërkesën e tij në GJKKO.
    Në këtë kuadër mësohet se është shoqëruar për t’u pyetur edhe i dyshuari tjetër për ngjarjen Aldo Majnishta, në cilësinë e dëshmitarit.
    Bexhdili akuzohet se ishte pjesë e grupit ku ka dhe dijeni për zhdukjen e trupit të Prengës dhe të vendit se ku është hedhur apo groposur. SPAK nga hetimet ka deklaruar se Prenga është vrarë gjatë torturave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë, për të mos lënë prova.
    Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit me burg përjetë për Festim Bexhdilin, duke e kthyer çështjen për rigjykim, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë.
    Për ngjarjen janë të dyshuar si organizatorë dhe autorë Gentian Funiqi, (Doçi), Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” ku ndodhi dhe krimi.

  • Nis ndërtimi i kompleksit sportiv “Dyrrah City”, Rama: Shtatorin e ardhshëm mund të inaugurohet

    Nis ndërtimi i kompleksit sportiv “Dyrrah City”, Rama: Shtatorin e ardhshëm mund të inaugurohet

    Ka nisur ndërtimi i kompleksit sportivnë Shqipëri, “Akademia e Futbollit Dyrrah City”, që do të shërbejë si filial i akademisë elitare “Manchester City Football School and Academy”.Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të standardeve ndërkombëtare për zhvillimin e talenteve të rinj në futboll dhe sporte të tjera.
    Në kantierin e ndërtimit ishin të pranishëm Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësues të projektit si dhe drejtues vendorë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.Kompleksi do të përfshijë tetë fusha futbolli, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral, si dhe një fushë qendrore që do të lidhet me stadiumin për organizimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve madhore. Krahas tyre, parashikohen dy fusha basketbolli, një palestër, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe një park rekreativ, i projektuar për të ofruar ambiente pushimi dhe aktivitetesh fizike për të rinjtë.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e përfundimit të punimeve brenda afatit: “Dëshirojmë që të gjithë komponentët të jenë gati deri në shtator, me qëllim që të nisim menjëherë aktivitetet stërvitore.
    Edhe pse afati zyrtar është 48 muaj, punimet po ecin me ritme të shpejta dhe optimizmi është i lartë për një përfundim të parakohshëm.”
    Kryetari i PS, Edi Rama, u shpreh se “nëse punohet intensivisht, sepse në momentin që bëhet kjo, vendoset shtresa e parë, pastaj godina nuk është edhe ndonjë godinë e komplikuar. Unë mendoj që nëse kjo bëhet për 6 muaj, godina 6 muaj, edhe 2 muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inaugurohet kjo”.
    Aktualisht në kantier po punohet për përfundimin e dy fushave me bar sintetik, ndërsa po përgatitet infrastruktura për ndërtimin e objekteve kryesore.

  • Shtyhet sërish seanca paraprake për çështjen “Partizani” në GJKKO, zbulohet data e vendosur

    Shtyhet sërish seanca paraprake për çështjen “Partizani” në GJKKO, zbulohet data e vendosur

    Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Xhimi Begeja.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

  • Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

    Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

    Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Xhimi Begeja.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

  • Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama ndan pamje nga punimet

    Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama ndan pamje nga punimet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimi për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City.Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky stadium do të jetë në nivelet për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë.“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama publikon pamje nga punimet

    Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama publikon pamje nga punimet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga punimi për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City.

    Rama shkruan se ky stadium do të jenë në nivelet për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë.
    “Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel