Tag: kompleks

  • SYRI TV/ Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, flet në gjykatë ish-kopshtari i ‘Golden Resort’

    SYRI TV/ Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, flet në gjykatë ish-kopshtari i ‘Golden Resort’

    Festim Bexhdili, ish kopshtari i kompleksit të Golden te Hajrave ne Shijak ka dhene deshmi te forta ne gjykate per vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prenges.

    Ai ka rrëfyer se ne kompleks mberriten 4 persona te armatosur dhe i kërkuan lopate ndersa pretendon se nen kercenimin e armes e detyruan të ndihmonte ne zhvendosjen e trupit te pajete të Prenges nga Renxh Roveri ne Fiat Dublo.  Bexhdili thekson se autoret kishin theks verior ndersa tregon edhe momentin e mbërritjes se Altin Hajrit.

    Ish-kopshtari i kompleksit “Golden” të Hajrave ku u konstatua nga pamjet filmike për herë të fundit trupi i Jan Prengës, dëshmoi këtë të mërkurë në GJKKO, në procesin ndaj Dritan Rexhepit, që akuzohet si urdhërues i ngjarjes. Bexhdili ka dhënë dëshmi të forta por pa emra, teksa tregon se si e përjetoi atë situatë kur u përball me kufomën si dhe me njerëzit që e dërguan atë në kompleks, komunikimin me ta dhe qëndrimin që sipas tij pati Altin Hajri.

    Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një “Range Rover” i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga “Rangi” në një “Fiat Doblo”, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”.

    Gjykata e Lartë prishi muaj më parë vendimin e dënimit përjetë të Festim Bexdilit dhënë nga Apeli i Posaçëm duke e kthyer çështjen për rishqyrtim gjyqësor në të njëjtën gjykatë por me trupë tjetër gjykuese. Ai u akuzua për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.  Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar të 2020 në Kamëz, dyshohet për një konflikt të vëllait të tij për humbjen e një sasie prej 283 kg kokaine në Britaninë e Madhe. Në formë hakmarrje, gjykata thotë se me urdhër të Dritan Rexhepit, ky i fundit ekstraduar nga Turqia disa muaj më parë, është marrë peng 52-vjeçari i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Bexhdili pretendon SPAK ka dijeni për kufomën por deri më tani ai nuk e ka pranuar. Javën e ardhshme më datë 23 prill pritet të dëshmojë për herë të parë mbi akuzat dhe Dritan Rexhepi.