Tag: kompleks

  • Sulm me dronë në një kompleks pallatesh në Ukrainë, raportohet për shtatë të plagosur

    Sulm me dronë në një kompleks pallatesh në Ukrainë, raportohet për shtatë të plagosur

    Të paktën shtatë persona u plagosën pasi dronët rusë goditën një kompleks banimi në qytetin Okhtyrka, në rajonin verior të Sumy, njoftoi sot guvernatori lokal Oleh Khryhorov.

    Rajoni i Sumy, që kufizohet drejtpërdrejt me Rusinë, ka qenë nën bombardime pothuajse të përditshme që prej fillimit të pushtimit më 2022, teksa konflikti po i afrohet vitit të katërt.

    Sipas Khryhorov, i cili e publikoi njoftimin në Telegram, të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Dy prej tyre janë shtruar për trajtim, ndërsa pjesa tjetër ka marrë ndihmën e parë dhe është larguar pa u ndalur në spital.

    Guvernatori shtoi se godina shumëkatëshe e banimit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Disa prej banorëve arritën të strehohen në bodrum menjëherë pas sirenave të sulmit ajror, ndërsa ekipet e emergjencës kanë shpëtuar persona të tjerë nga katet e larta të ndërtesës.

    Reuters raporton se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur deklaratat e autoriteteve ukrainase. Nga ana ruse, Moska nuk ka dhënë ende një koment për goditjen.

    Të dyja palët mohojnë se synojnë civilët, por gjatë më shumë se tre viteve luftë, mijëra njerëz kanë humbur jetën, shumica dërrmuese civilë ukrainas.

  • Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen…

    Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen…

    Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Real Story”, ka bërë të ditur se hetimi i ri po fokusohet në elementë që nuk janë trajtuar më parë nga drejtësia.
    Eksperti shtoi se Prokurori Shehu po kryen një hetim kompleks, duke nisur nga çështja e “syrit të nxirë” të Andrea Prendit, një detaj që sipas tij lidhet me mundësinë e shantazheve apo presioneve të jashtme për të dhënë urdhra për të qëlluar ndaj protestuesve.
    Një tjetër pikë kyçe, sipas Karamuços, është dëmtimi mekanik i plumbit të nxjerrë nga koka e një prej viktimave.
    Në fokus është edhe fshirja e serverëve, e cila  siç thekson eksperti  nuk ka qenë në administrim të Gardës së Republikës, por të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ekziston një hierarki urdhrash që shkon deri te inxhinierët e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të rithirren sërish.
    “Linja e mbrojtës do të ecë me idenë që këto janë të gjykuara, por për dy viktima jo. Nuk është gjykuar dhe nuk është akuzuar askush dhe ato kanë ngelur aty, deri në një moment deri sa filli dhe u riaktizuave kjo dosje, u riaktivizua dosje për të parë a ka urdhra në mënyrë vertikale të zinxhirit komandues të gardës apo ka një shtysë tjetër dhe për këtë po bëhet një hetim kompleks nga ana e prokurorit Shehu, duke filluar nga syri i nxirë, sepse ka të bëjë me diçka tjetër atë ka shantazhuar ndonjë person i tretë, që ti të japësh urdhër për të qëlluan mbi protestuesit ose jo. Po hetohen këto detaje. E dyta pse është dëmtuar plumbi, ai plumb që u hoqën nga koka e të ndjerit në Turqi.
    Është dëmtim mekanik. Nuk e prodhon as arma dhe rikosheti. Kush ka qenë brenda kryeministrisë, Pra përveç zyrtarëve dhe gardës, ka pasur njeri tjetër, çfarë roli kanë patur ata. Fshirja e serverëve, nuk kanë qenë kurrë në administrimin e Gardës, por nën administrimin e sekretari të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ai jepte urdhra dhe ka një hierarki deri te inxhinieret e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të pyeten sërish.”, tha ai.

  • ’58 kate ndërtesa poshtë digës së liqenit’, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore

    ’58 kate ndërtesa poshtë digës së liqenit’, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore

    Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet që po kryhen poshtë digës së liqenit artificial në Tiranë.
    Përmes një poatimi në rrjetet sociale, ai përmendi disa çështje kryesore që sipas tij rrezikojnë cilësinë e jetës në zonë që janë furnizimi me ujë të pijshëm, infrastruktura arsimore, e shëndetësia.
    Deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë.
    Braçe theksoi se problematika bëhet edhe më e madhe, pasi në të njëjtën zonë po ndërtohen një pallat te Art Turbina, një kompleks te Parku Olimpik, si edhe komplekse të tjera.
    Postimi i plotë i Braçes:
    Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më në fund, ferrishtes lënë me minj, qen e mace të ngordhura, gjarpërinj etj i doli i zoti, po e kërkoja prej muajsh e s’u përgjigj kurrë për të pastruar këtë hapësirë. Shqetësimi që kam lidhet me infrastrukturën publike. E para, uji i pijshëm ose uji-Komuna në tërësi dhe kjo zonë, ka pasur probleme këtë verë në furnizimin me ujë, konsumatore që shtohen duhet të shoqërohen me burime ose sasi uji të shtuar që nuk cenon sasinë e ujit që shkon për frymë në banorët e zonës.
    E dyta, infrastruktura arsimore- Komuna dhe kjo zonë këtu, nuk ka asnjë çerdhe, ka vetëm një kopsht terësisht i ezauruar, diku pas pallateve të rrugës së Kosovarëve, nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare, nuk ka asnjë gjimnaz, në periferi fare të zonës është 9- vjeçarja ‘Dëshmorët e Lirisë tërësisht plotë dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini. E treta, infrastruktura shëndetësore- Komuna dhe kjo zonë nuk kanë asnjë ambulancë, asnjë qendër shëndetësore, ndërkohë që poliklinikën e kanë tek 21 Dhjetori.
    E fundit, zona e ndërtimit vjen deri poshtë digës, ka përfshirë dhe parkingun e bashkisë dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, eleminuar rrezikun e ujërave kur aty do të shkohet 6 kate nën dhe. Besoj që janë shqetësime legjitime. Dua t’u kujtoj se sot në këtë zonë po ndërtohen e janë në faza të ndryshme, një pallat te Art Turbina, një kompleks tek Parku Olimpik, një kullë e lartë mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, një kompleks tek Kristali, një tjetër kompleks tek Kika 2. Pra nevoja për infrastrukturë publike është ulëritese’, shkruan ai.

  • Vlogger-i rumun Selly do të ndërtojë një resort dhe kompleks argëtimi në bregdetin e Detit të Zi

    Vlogger-i rumun Selly do të ndërtojë një resort dhe kompleks argëtimi në bregdetin e Detit të Zi

    Vlogger-i dhe sipërmarrësi rumun Selly, themelues i festivalit Beach Please, njoftoi një investim prej dhjetëra milionë eurosh në një resort të integruar dhe kompleks argëtimi me emrin Nibiru, në bregdetin e Detit të Zi, pranë Costinești.Faza e parë e projektit parashikon një investim 50 milionë euro, dhe edicioni i ardhshëm i festivalit Beach Please do të mbahet atje vitin e ardhshëm, raportoi E…

  • Arrestohet ish-kreu i IMT-së, Durrës, Ardian Halili ndërtoi një kompleks me vila pa leje

    Arrestohet ish-kreu i IMT-së, Durrës, Ardian Halili ndërtoi një kompleks me vila pa leje

    Ardian Halili, me detyrë kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Durrës gjatë viteve 2017-2021, ka përfunduar në pranga pasi rezultoi se kishte ngritur një kompleks pushimi pa leje në zonën e Kepit të Rodonit.

    Sipas policisë, 8 vite më parë Ardian Halili ndërtoi në fshatin Shetaj të Ishmit disa shtëpi pushimi pa leje, por, siç duket nga reklama e bërë nga vetë ai në rrjetet sociale, në zonë janë ndërtuar edhe pishina, fusha argëtimi dhe ambiente restoranti, duke e shndërruar atë në një kompleks të mirëfilltë pushimi.
    Policia e Durrësit njoftoi se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga agjentët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar.

    /vizionplus.tv

  • Pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë (FOTO)

    Pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë (FOTO)

    “Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen.Ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet e veçanta nga ky kompleks.

  • “Mos na lini pa punë”/ Tregu i Zdrales në Shkodër do kthehet në kompleks pallatesh, Beci: Do gjejmë zgjidhje

    “Mos na lini pa punë”/ Tregu i Zdrales në Shkodër do kthehet në kompleks pallatesh, Beci: Do gjejmë zgjidhje

    Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që u kërkon lirimin e hapësirës deri ne fund te gushtit.
    Janë rreth 200 tregtarë, të cilët kërkojnë nga Bashkia e Shkodrës zgjatjen e afatit si dhe ndërtimin e një tregu të ri ku ata të mund të vazhdojnë aktivitetin. Ata u priten ne takim nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili ka shprehur mbështetje dhe është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të mos i lënë pa pune.
    Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Beci deklaron se Bashkia Shkodër do të vijojë të jetë një derë e hapur për këtë komunitet dhe se do të shqyrtohen të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Ai shton se janë diskutuar edhe projekte afatgjata për sistemimin e tregtarëve në hapësira të përshtatshme.
    Pronari i truallit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka lajmëruar se në vendin e tregut do të ndërtohet një kompleks pallatesh, bazuar në një leje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Investimi do të kryhet nga biznesmeni Alban Xhaferri, njëherazi president i klubit të futbollit Vllaznia.

  • Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë/ Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, në banesë iu gjetën granata dore

    Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë/ Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, në banesë iu gjetën granata dore

    Një 46-vjeçar është kapur në flagrancë në Himarë, pasi u konstatua se kishte kryer disa vjedhje në një kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë private.

    Gjatë kontrollit në ambientin ku qëndronte, atij iu gjetën 10 granata dore, sende të vjedhura dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë veprimtarisë kriminale.
    Burime nga hetimi bëjnë të ditur se gjatë mëngjesit të datës 25 maj, i arrestuari kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash nga një kompleks turistik. Pas kontrollit, në vendin ku qëndronte u gjetën gjithashtu gjashtë celularë të tjerë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë vjedhjeve.
    Nga hetimi rezultoi se ai është autor i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më 7 dhe 11 maj, në të njëjtin kompleks dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë grabitur pajisje elektronike dhe shuma prej 98,000 dhe 90,000 lekësh.
    Ndërkohë, është arrestuar edhe një 27-vjeçare nga Vlora, e cila ndodhej në të njëjtin ambient me autorin dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarive të tij, por nuk i kallëzoi ato.
    Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonën bregdetare.

    Top Channel

  • Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë, arrestohet në 46-vjeçari

    Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë, arrestohet në 46-vjeçari

    Policia a Himarës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi u konstatua se kishte kryer disa vjedhje në një kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë private.
    Gjatë kontrollit në ambientin ku qëndronte, atij iu gjetën 10 granata dore, sende të vjedhura dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë veprimtarisë kriminale.
    Gjatë mëngjesit të datës 25 maj, i arrestuari kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash nga një kompleks turistik. Pas kontrollit, në vendin ku qëndronte u gjetën gjithashtu gjashtë celularë të tjerë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë vjedhjeve.
    Nga hetimi rezultoi se ai është autor i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më 7 dhe 11 maj, në të njëjtin kompleks dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë grabitur pajisje elektronike dhe shuma prej 98,000 dhe 90,000 lekësh.
    Ndërkohë, është arrestuar edhe një 27-vjeçare nga Vlora, e cila ndodhej në të njëjtin ambient me autorin dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarive të tij, por nuk i kallëzoi ato.
    Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonën bregdetare.

  • Tiranë/ U kapën duke vjedhur në një kompleks, arrestohen dy persona

    Tiranë/ U kapën duke vjedhur në një kompleks, arrestohen dy persona

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke vjedhur në një kompleks të vendosur në rrugën “Fejzi Himzo” në kryeqytet.
    Shtetasit e arrestuar janë P. M., 51 vjeç, dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas kapjes në flagrancë, u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.
    Veprimet hetimore të mëtejshme zbuluan dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga të njëjtët individë në muajt mars dhe prill të këtij viti. Vlerat e vjedhura përfshijnë para, pajisje elektroshtepiake, vegla pune dhe pije alkoolike.
    Policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.