Tag: kompjuterët

  • 4 fobi të papritura që teknologjia mund të shkaktojë pa e kuptuar te ju

    4 fobi të papritura që teknologjia mund të shkaktojë pa e kuptuar te ju

    Përveç varësisë së shkakton, teknologjia duket se bën një punë të shkëlqyeshme në krijimin e fobive te ne. Raportet shkencore konfirmojnë se fobitë e mëposhtme nga teknologjia, jo vetëm që ekzistojnë, por ndikojnë ndjeshëm në shëndetin mendor të individit.

    Nomofobia
    A e keni të vështirë ta lini celularin nga duart tuaja? Ndiheni sikur jeni në ankth kur mendoni se jeni diku pa sinjal? Atëherë, mund të vuani nga Nomofobia, fobia e të qenit pa celularin tuaj ose të mos jeni në gjendje ta përdorni atë.

    Skopofobia
    Ndenja se dikush po na shikon është një nga fobitë e shkaktuara nga teknologjia. Vazhdimisht ndjeni se dikush po ju shikon. Në fakt, skopofobët priren të kenë këtë iluzion dixhital, i cili shpesh përfundon duke u bërë një obsesion.
    Kiberfobia
    Mund të duket absurde, por disa njerëz kanë frikë nga kompjuterët ose kanë frikë të punojnë në kompjuter. Simptoma kryesore e kiberfobisë është ankthi për gjithçka që lidhet me kompjuterët dhe teknologjinë. Në fakt, njerëzit që kanë këtë fobi besojnë se kompjuterët ndërhyjnë në jetën e atyre që janë kundër hapësirës kibernetike.
    Selfiephobia
    Duket e pamundur, por është e mundur që një person të ketë një fobi për të bërë një fotografi të vetes. Shumica e njerëzve mund të jenë në kërkim të këshillave të dobishme për selfie-n perfekte, por ata që vuajnë nga kjo fobi, shmangin vazhdimisht fotografimin e vetes sepse besojnë se nuk kanë fotogjenitet.
    /vizionplus.tv

  • BlackRock thekson rreziqet që mund ti vinë Bitcoin nga kompjuterët kuantikë

    BlackRock thekson rreziqet që mund ti vinë Bitcoin nga kompjuterët kuantikë

    Një prospekt i sapo rishikuar për Ishares Bitcoin Trust (IBIT) të BlackRock tani përfshin një shënim paralajmërues që thotë se shfaqja e kompjuterëve kuantikë të fuqishëm — dhe zhvillimet e lidhura me ta — mund t’i bëjnë të pafuqishme masat themelore kriptografike që mbrojnë Bitcoin-in.

    Kësaj jave debati rreth kompjuterëve kuantikë dhe Bitcoin u ringjall në sferën kripto ndërsa spekulime hedhin dyshime me aftësinë e rrjetit të Bitcoin për ti mbijetuar thyerjes dhe ekspozimit.
    Diskutimet u përqendruan tek një studim i ri postuar në arvix.org ku detajohet një metodë faktorimi të integer-ëve 2048-bit duke përdorur më pak se 1 milionë kubidë jo-perfektë.

    Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, BlackRock, menaxheri i ETF-së më të madhe të bitcoin në botë, ndryshoi prospektin e IBIT duke përfshirë shënimin në lidhje me kompjuterët kuantikë.
    Shtesa më e re në prospektin e IBIT përfshin një shënim paralajmërues: “Në të kaluarën, janë zbuluar dhe shfrytëzuar dobësi në kodin burimor të aseteve digjitale, përfshirë dobësi që kanë çaktivizuar disa funksione për përdoruesit, kanë ekspozuar informacionin personal të tyre dhe/ose kanë rezultuar në vjedhjen e aseteve të tyre digjitale.”

    Dokumenti më pas shpjegon më tej, duke paralajmëruar se përparimet në kompjuterikën kuantike mund të komprometojnë themelin kriptografik mbi të cilin mbështetet Bitcoin. /PCWorld Albanian

  • Telefonat dhe kompjuterët pa tarifa! “U shpëtojnë” vendimeve të fundit të Trump, përfiton edhe Kina

    Telefonat dhe kompjuterët pa tarifa! “U shpëtojnë” vendimeve të fundit të Trump, përfiton edhe Kina

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur t’i përjashtojë telefonat dhe kompjuterët nga tarifat reciproke, përfshirë ato më të ashprat të vendosura ndaj importeve kineze.

    Siç kanë njoftuar autoritetet doganore, pajisjet elektronike janë në mesin e atyre që do të përjashtohen nga tarifat e vendosura ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, madje edhe ndaj Kinës që përballet me tarifë 145 për qind.
    Vlerësohet se tarifat do të kenë ndikim të madh në gjigantët teknologjikë si Apple, që i prodhon telefonat iPhone dhe produktet tjera në Kinë. Rreth 90 për qind e prodhimit të iPhone-it bazohet në Kinë.
    Sipas ekspertëve ekonomikë në SHBA, ky përjashtim nga tarifa “është lajmi më i mirë i mundshëm për investitorët e teknologjisë”.
    Kompanitë ende nuk e kanë komentuar vendimin.

    Top Channel

  • BBC: Trump përjashtoi smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat! Si ndikohen konsumatorët nga ky vendim

    BBC: Trump përjashtoi smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat! Si ndikohen konsumatorët nga ky vendim

    Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja disa pajisje elektronike si telefonat inteligjentë, kompjuterët, çipat dhe panele diellore, që prodhohen kryesisht në Kinë. Këto përjashtime vlejnë edhe për tarifat globale 10% dhe tarifat shumë më të larta ndaj Kinës, që shkonin deri në 125%.
    Ky vendim vjen pas presionit nga kompanitë teknologjike amerikane si Apple dhe Nvidia, të cilat paralajmëruan rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët. Ekspertët e quajtën këtë një “ndryshim loje” për industrinë.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi është t’u jepet kohë kompanive që të zhvendosin prodhimin në SHBA. Megjithatë, mallrat elektronike do të vazhdojnë të jenë subjekt i tarifës 20% për shkak të lidhjes me krizën e fentanilit.
    Trump gjithashtu ka vendosur një pauzë 90-ditore për tarifat e reja për shumicën e vendeve – përveç Kinës, të cilës ia ka rritur tarifat në 145% për shkak të masave hakmarrëse të saj.
    Në thelb, përjashtimi nga tarifat i jep frymëmarrje kompanive teknologjike amerikane, ndërsa Trump e përdor si strategji për të forcuar pozicionin e tij në negociatat tregtare./BBC/

  • Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

    Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka përjashtuar telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nga tarifat reciproke të vendosura për importet kineze.Masa vjen pas shqetësimeve nga kompanitë e teknologjisë amerikane se çmimi i pajisjeve elektronike mund të rritet ndjeshëm, pasi shumë prej tyre prodhohen në Kinë.
    Përjashtimet përfshijnë gjithashtu pajisje dhe përbërës të tjerë elektronikë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit, mikroçipet dhe kartat e memories.Nuk është e qartë nëse importet e teknologjisë nga Kina do të goditen nga tarifa 20% që nuk ishte pjesë e tarifave reciproke të shpallura më 2 prill.
    Disa vlerësime sugjeronin se çmimet e iPhone dhe mallrave të tjera elektronike në SHBA do të rriteshin tre herë nëse kostot e tarifave do t’u kalonin konsumatorëve.
    Trump kishte planifikuar një mori tarifash të larta për vendet në mbarë botën që do të hynin në fuqi këtë javë.
    Por të mërkurën, ai ndryshoi shpejt kursin, duke njoftuar se do të zbatonte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të SHBA – përveç Kinës – tarifat e së cilës ai i ngriti në 145%.

  • “Shpëtojnë” pajisjet teknologjike! Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat

    “Shpëtojnë” pajisjet teknologjike! Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur përjashtimin e smartfonëve dhe kompjuterëve nga tarifat e reja që do të aplikohen për mallrat kineze.

    Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për rritjen e çmimeve për pajisjet elektronike janë shtuar, për shkak të prodhimit të tyre masiv në Kinë.
    Doganat dhe Patrulla Kufitare e SHBA shpallën të premten se smartfonët dhe kompjuterët, si dhe një numër pajisjesh dhe përbërësish elektronikë, do të përjashtohen nga tarifa globale prej 10% që administrata Trump kishte planifikuar të vendoste për shumicën e mallrave të importuara. Po ashtu, tarifa 125% për mallrat kineze do të eliminohet për këto produkte.
    Ky vendim erdhi si rezultat i presioneve nga kompanitë e teknologjisë amerikane, të cilat kishin paralajmëruar se tarifat e larta mund të çonin në rritje të çmimeve për produktet e tyre dhe do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët.

    Top Channel

  • Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft

    Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft

    Pesëdhjetë vite më parë, Micro-Soft u themelua nga dy miqtë Bill Gates dhe Paul Allen.

    Siç edhe emri sugjeron, Microsoft ishte fillimisht i përqendruar tek mikroprocesorët dhe softueri, dhe Gates dhe Allen krijuan një kompani për të zhvilluar softuerë për Altair 8800, një kompjuter personal i hershëm.
    Themeluar më 4 Prill 1975, Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ofruar softuerin e parë për kompjuterët në 1980. U bë gurthemeli i MS-DOS, që dominoi kompjuterët IBM të viteve 80.

    Suksesi i hershëm i Microsoft në zhvillimin e softuerit për kompjuterët personalë i hapi rrugë versionit të parë të Windows në 1985. Ndërfaqja e hershme e Windows mbi MS-DOS bëri progres të shpejtë duke u shndërruar në një sistem operativ më i aftë me lançimin e Windows 95.

    Versioni i shumëpritur i Windows debutoi në mesin e natës ku fansat u rreshtuan pas dyerve të dyqaneve për të blerë kutitë e kopjeve të Windows 95 që më pas instalohej në kompjuterët e tyre.
    Windows 95 prezantoi shumë komponentë dhe pjesë të Windows-it që sot jemi shumë të njohur me ta si File Explorer, My Documents dhe Recycle Bin.
    Ndërsa me çdo version Microsoft përmirësonte më tutje Windows, gjithashtu zhvilloi një varietet aplikacionesh produktive përgjatë 1980 që së shpejti do të shndërrohej në suitën Office.
    Lançuar fillimisht në 1989 për Mac, Office u bë pjesë integrale e Windows ndërsa sot operon edhe në shfletues. Suksesi i Microsoft me Windows dhe Office i ka hapur rrugë zgjerimit të kompanisë në shumë drejtime përgjatë 50 viteve, përfshirë lançimin e konsolës së lojërave Xbox në 2001 apo Azure Cloud në 2008 e madje Bing Search në 2009.
    Microsoft ka eksperimentuar me disa harduerë përgjatë viteve, por linja më e suksesshme e pajisjeve ka ardhur në formën e Surface që u lançua në 2012-ën krahas Windows 8. Surface shërbeu si mjet i Microsoft për të demonstruar më të mirën e Windows dhe Office.
    /PCWord Albanian

  • FOTO-EMRAT/ Hakeruan kompjuterët e 3 prokurorë të SPAK, zbardhet identiteti i 2 të arrestuarve

    FOTO-EMRAT/ Hakeruan kompjuterët e 3 prokurorë të SPAK, zbardhet identiteti i 2 të arrestuarve

    Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes së dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa javë më parë, në orët e vona të natës, ku sistemi i alarmit të sigurisë së lartë në ambientet e SPAK u aktivizua në mënyrë të pazakontë dhe tregonte një ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e brendshëm informatik, çka vuri menjëherë në lëvizje oficerët e BKH-së dhe ekipin e IT-së.

    Burime të sigurta për mediat konfirmojnë se autor i dyshuar i këtij sulmi është Arnold Rrokaj, tashmë i arrestuar, i cili kishte siguruar akses të paligjshëm në kompjuterët e disa prej prokurorëve më të rëndësishëm të strukturës:

    Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta të fundit janë përfshirë në hetime delikate që prekin zyrtarë të lartë të dyshuar për korrupsion, si dhe rrjete të krimit të organizuar.

    Nga hetimet paraprake, rezulton se materialet e marra prej Rrokajt janë shpërndarë më tej tek ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj, dhe më pas te persona të tjerë në rrethin e tij shoqëror. Disa prej këtyre dokumenteve kanë përfunduar edhe në telefonin e Agim Ismailit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si dhe në pajisjen celulare të Dritan Palnikajt, sekretar aktual në Ministrinë e Arsimit.

    Palnikaj është marrë në pyetje ditët e fundit nga hetuesit e SPAK dhe telefoni i tij është sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm. Ndër materialet e komprometuara ka të dhëna që lidhen me dosjen e inceneratorëve dhe hetime të tjera që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë dhe grupe kriminale.

    Pavarësisht këtij sulmi të rëndë kibernetik, falë ndërhyrjes së shpejtë të agjentëve të BKH-së, është arritur të parandalohet depërtimi në sistemet më të ndjeshme të SPAK, përfshirë laboratorin sekret dhe rrjetin e drejtuesve të institucionit.

    Hetimet vijojnë, ndërsa ky skandal ngre alarmin për sigurinë e të dhënave konfidenciale të drejtësisë dhe ekspozon rrjedhje të mundshme informacioni në nivelet më të larta të administratës dhe politikës.